LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Anija me 2100 ton mbetje toksike mbërrin në Durrës! Sekuestrohen kontejnerët, Prokuroria: Të depozitohen në një vend të sigurt dhe të monitorohen 24 orë me kamera

• Anija e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale toksike që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet shqiptare. • Mësohet se anija "Moliva" me 200 kontejnerë me mbetje të rrezikshme ka ndaluar 1.5 milje nga Porti në Radë. • Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara. • Prokuroria e Durrësit ka dhënë vendimin për sekuestrimin e kontejnerëve që dyshohen me mbetje toksike të cilat mbërritën në orët e para të mëngjesit të sotëm. • Në vendim thuhet se të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. • Po ashtu prokuroria thotë se duhet të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. • Sipas vendimit, sendet e sekuestrua duhet të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VOA: Prokuroria e Durrësit sekuestroi 102 kontejnerët e mbushur me mbetjet e dyshuara si të rrezikshme

Anija me 2100 ton mbetje toksike mbërrin në Durrës! Sekuestrohen
Foto ilustruese

DURRËS- Prokuroria e Durrësit sekuestroi sot 102 konteinerë me afro 2 mijë e 100 ton mbetje të dyshuara si pluhur helmues nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, që u kthyen në portin më të madh të Shqipërisë mëngjesin e të hënës me anijen Moliva ardhur nga Italia.

Konteinerët u nisën nga Durrësi më 4 korrik drejt Tajlandës, e cila refuzoi ngarkesën pas alarmit, që dha organizata joqeveritare “Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN”, se në të kishte mbetje të rrezikshme helmuese nga proceset metalurgjike.

Prokuroria urdhëroi Autoritetin Portual, Kapitenerinë, Doganën, Drejtorinë e Kufirit, Policinë dhe Hetimin Doganor për të sekuestruar si provë materiale “konteinerët, të cilët janë transportuar sipas deklaratës doganore R27224 më 4 korrik të këtij viti me eksportues Sokolaj sh.p.k. dhe marrës GS Minerals Doo”, për hetimet e nisura dy muaj më parë “me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse”.

Dy prokuroret Suela Beluli dhe Mediana Meta detajuan në urdhërin e tyre se sekuestrimi u krye bazuar në procedimin mbi nenet përkatëse të Kodit Penal nën dyshimet për “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “ndotje të ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, si dhe “shpërdorim detyre të funksionarit publik”.

Prokuroria u kërkoi autoriteteve që konteinerët e sekuestruar të mos hapen, por të depozitohen në një vend të sigurtë nga pikëpamja mjedisore e fizike dhe të monitorohen me kamera pa ndërprerë.

Dyshimet janë se firma Sokolaj nuk i ka deklaruar si "mbetje të rrezikshme" pluhurat metalurgjike dhe i ka shkarkuar në një mjedis të hapur në portin e Durrësit për t'i eksportuar më pas jashtë vendit. BAN ka dyshime se transporte të tilla janë kryer periodikisht nga ky port.

Autoritetet shqiptare janë shprehur për “realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”.

Ndërsa BAN i bëri thirrje Shqipërisë për transparencë një javë më parë, duke hapur “kontejnerët publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe të ndajë mostrat, që mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm”.

BAN po ashtu ka shprehur gatishmërinë që të qëndrojë në Durrës për të mbështetur qeverinë shqiptare në kontrollin dhe trajtimin e konteinerëve. Krahas prokurorisë së Durrësit, hetime po kryen edhe zyra e Bashkimit Europian kundër Mashtrimeve, OLAF./ VOA

1 VITE ME PARE

Kthimi i mbetjeve të Kurum, drejtori i rrjetit të “Bazelit”: Jemi të sigurt që janë lëndë të rrezikshme

Anija me 2100 ton mbetje toksike mbërrin në Durrës! Sekuestrohen
Anija

DURRËS- Drejtori ekzekutiv i “Basel Action Network”, Jim Puckett, ka folur për anijen me 102 kontejnerë që është afruar Portit të Durrësit ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat nga Durrësi, Puckett tha se është i sigurt që këto kontejnerë përmbajnë mbetje të rrezikshme, duke shtuar se kjo ngarkesë nuk duhej të transportohej në Tajlandë.

"Jemi këtu me rastin  arritjes së anijes me mbetej toksike me 102 kontejnerë. Presim që anija Moliva të arrijë prapa krahëve tonë dhe të ankorohet pasdite. Do të vinte sot në mëngjes në orën 8, por është kërkuar nga autoritetet të mbahet një km larg bregut. Kemi informacion që kemi kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje. Besoj se kjo shtyrje është për shkak se ju jeni të gjithë këtu. Besojmë se pasdite do të ankorohet, por nuk jemi të sigurt  se çfarë do të ndodhë më pas.

Jemi në dijeni se ka një procedim penal nga Prokuroria për këtë çështje dhe shpresojmë që prokurorët të jenë këtu kur të vijë anija. Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë dhe në transparencë me publikun. Ka patur shumë polemika për këtë dërgesë. Disa thonë që nuk ka mbetje toksike, por jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike. Presim një analizë të plotë nga organet kompetente.

Jam 100% i sigurt se kjo ngarkesë nuk duhej të transportohej në Tajlandë. Kemi shkuar te fabrika në Tajandë dhe e kemi parë atje. Kemi bërë ekzaminimet tonë dhe kemi gjetur mbetje toksike të rrezikshme, arsenik dhe plumb. Besojmë se e ka origjinën nga kompania e çelikut e vendosur në Elbasan prandaj janë bërë gjithë vëzhgimet  e nevojshme”, tha Puckett.

1 VITE ME PARE

Sekuestrohen kontejnerët që dyshohen me mbetje toksike në Durrës, Prokuroria: Të depozitohen në një vend të sigurt dhe të monitorohen 24 orë me kamera

Anija me 2100 ton mbetje toksike mbërrin në Durrës! Sekuestrohen
Foto ilustruese

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka dhënë vendimin për sekuestrimin e kontejnerëve që dyshohen me mbetje toksike të cilat mbërritën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në vendim thuhet se të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. 

Po ashtu prokuroria thotë se duhet të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sipas vendimit, sendet e sekuestrua duhet të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

Vendimi i Prokurorisë:

Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr. 1596/2024.

Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë.

Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Anija me 2100 ton mbetje toksike mbërrin në Durrës! Sekuestrohen

1 VITE ME PARE

FOTO/ "Përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike!" Anija me 2100 ton mbetje toksike mbërrin në Durrës

Anija me 2100 ton mbetje toksike mbërrin në Durrës! Sekuestrohen
Anija

DURRËS- Anija e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale toksike që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet shqiptare. Siç shihet dhe nga pamjet, anija duket teksa lundron në ujërat shqiptare për tu ankoruar në portin e Durrësit.

Mësohet se anija "Moliva" me 200 kontejnerë me mbetje të rrezikshme ka ndaluar 1.5 milje nga Porti në Radë.  Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.

Momentalisht nuk është e qartë se si do të veprohet në këtë rast nga autoritetet shqiptare, të cilat thanë se, përsa kohë çështja është nën hetim, i takon Prokurorisë të përcaktojë procedurat që do të duhet të ndiqen. Pas një odiseje më shumë se 3 mujore lundrimi në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të nesërm, në portin e Durrësit, ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali.

Pluhuri i dyshur, i njohur me siglën EAF, përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer. Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

mbetjet toksike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet