LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Letra e Gërvallës/ Osmani: Nuk ka pasur koordinim! Meloni, Macron dhe Scholz i përgjigjen Kurtit: Pa Asociacion, nuk ka pranim të Kosovës në KiE!

• Qeveria e Kosovës tha se është duke përgatitur një projekt statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në një përpjekje të orëve të fundit për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës, proces i kushtëzuar më hedhjen e hapave drejt themelimit të këtij mekanizmi. • Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla ka bërë me dije se Kosova po e shkruan një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se atë do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maji. • Në letër thuhet mes tjerash se projekt statuti i frymëzuar në bazë të një propozimi të hartuar nga Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert ne janar të vitit 2023. • Por presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është konsultuar nga Qeveria e Kosovës për letrën dhe nuk e përkrah atë. • Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave, i cili mblidhet më 16 dhe 17 maj.

5 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

Gërvalla letër KiE për draft-statutin për Asociacionin/ Osmani zhvillon takime me ambasadorin amerikan, britanik dhe gjerman

Letra e Gërvallës/ Osmani: Nuk ka pasur koordinim! Meloni, Macron dhe
jeff hovenier dhe vjosa osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, lidhur me zhvillimet nga letra e dërguar nga Qeveria e Kosovës në Këshill të Europës. 

Më herët, Presidenca e Kosovës ka thënë për Gazetën Express se letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla në Këshill të Europës ku zotohen se janë duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin nuk është konsultuar e dakordësuar me presidenten Vjosa Osmani.

“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e  tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, tha Presidenca e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz i ka dërguar letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE, sipas saj për zotimin për përgatitjen e një drafti që parasheh “krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim”. Sipas ministres së Jashtme, kjo letër është si vazhdimësi e zotimeve të tre krerëve të shtetit, presidentes Osmani, kryeparlamentarit Konjufca dhe kryeministrit Kurti.

Njoftimi i Gërvallës për zotimin e Kosovës për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një statut për Asociacionin vjen pasi disa vende, si Gjermania dhe Franca, kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

4 JAVE ME PARE

Letra e Gërvallës për draft-statutin për Asociacionin/ Osmani "përplaset" me qeverinë: U bë pa koordinim dhe miratim

Letra e Gërvallës/ Osmani: Nuk ka pasur koordinim! Meloni, Macron dhe
vjosa osmani

KOSOVË- Letra e Qeverisë së Kosovës me zotimin se po përgatit një draft-statut për themelimin e Asociacionit që iu dërgua Këshillit të Europës, nuk është konsultuar dhe dakordësuar me presidenten Vjosa Osmani. Presidenca e Kosovës ka thënë që çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione.

“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e  tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, ka deklaruar Presidenca e Kosovës për mediat. 

Më tej thuhet po ashtu se Osmani po vazhdon me konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Europës dhe që sa më parë të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. 

Presidentja Osmani gjatë gjithë ditës po vazhdon konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Evropës, ashtu siç ka bërë për një kohë të gjatë, me qëllim të zhbllokimit të këtij procesi.   Rrjedhimisht, Presidentja Osmani do ta mbështesë çdo veprim në drejtim të realizimit të këtij synimi, në përputhje të plotë me interesat shtetërore dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj edhe po bën përpjekje që shtetet anëtare të binden që sa më parë që të jetë e mundur të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, thuhet në përgjigjen e Presidencës. 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz i ka dërguar letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE, sipas saj për zotimin për përgatitjen e një drafti që parasheh “krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim”. Sipas ministres së Jashtme, kjo letër është si vazhdimësi e zotimeve të tre krerëve të shtetit, presidentes Osmani, kryeparlamentarit Konjufca dhe kryeministrit Kurti.

4 JAVE ME PARE

Vuçiç quan “mashtrim të radhës” njoftimin e Kosovës për draft-statutin për Asociacionin

Letra e Gërvallës/ Osmani: Nuk ka pasur koordinim! Meloni, Macron dhe
Aleksandër Vuçiç

SERBI - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e quajti “mashtrim dhe përpjekje joserioze” nga Kosova njoftimin se ajo synon ta hartojë një draft-statut për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të enjten në mëngjes se ia ka dërguar një letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se Kosova do ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin, për ta dorëzuar pastaj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, dhe se pret nga ai ta pranojë Kosovën si anëtaren më të re këtë javë.

Vuçiç tha në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së, që u mbajt në Kotorr, se Kosova nuk mund ta bëjë një draft-statut të tillë pa pajtimin e shtetit fqinj.

“Kush jeni ju ta dorëzoni këtë tekst [draft-statut]? Marrëveshja e Brukselit është mjaft e qartë, se ai duhet të bëhet me pajtimin e Serbisë, apo nëse ne pajtohemi, siç jemi pajtuar kontekstualisht, konceptualisht dhe në parim se duhet të jetë një tekst i dorëzuar nga BE-ja”, tha Vuçiq, raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se “po ndodh një tentim i madh për mashtrim” dhe se letra u dërgua në çastin e fundit, para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës këtë javë.

“Është një mashtrim i pastër, përmes të cilit Kurti dëshiron ta shmangë detyrimin e tij nga dialogu”, tha Petkoviq.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin dy herë në dialogun mes vete nën ndërmjetësimin e BE-së, më 2013 dhe më 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Deri më tani, për themelimin e Asociacionit janë prezantuar disa draft-statute, përfshirë një të Bashkimit Evropian fundvitin e kaluar, por edhe nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Qeveria e Kosovës vazhdimisht është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Petkoviq tha se statuti përfundimtar i Asociacionit “negociohet dhe aprovohet” në dialogun e nivelit të lartë në Bruksel, në mënyrë që të mos jetë “veprim i njëanshëm i Prishtinës”.

“Është e pamundur për organizatat joqeveritare ta shkruajnë statutin e Asociacionit, aq më tepër që një dokument i tillë të maskohet si një lloj propozimi zyrtar”, tha Petkoviq, duke iu përgjigjur deklaratës së Gërvallës se Kosova do ta hartojë statutin frymëzuar nga ai i propozuar nga FES.

Njoftimi i Gërvallës për zotimin e Kosovës për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një statut për Asociacionin vjen pasi disa vende, si Gjermania dhe Franca, kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Qeveria e Kosovës, fillimisht, e ka rezervuar këtë kusht.

Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave, i cili mblidhet më 16 dhe 17 maj.

Por, Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë./REL

4 JAVE ME PARE

Draft-statuti i Asociacionit, Qeveria e Kosovës: Oferta e Kurtit është refuzuar dy herë, varet nga bashkësia ndërkombëtare! Të shohim a do pranohet për herën e tretë

Letra e Gërvallës/ Osmani: Nuk ka pasur koordinim! Meloni, Macron dhe
Kurti

KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar ditën e sotme në lidhje me raportimet të cilat erdhën po sot nga zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla, se do ta dërgojnë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese. Përmes një postim në "Facebook", Kryeziu ka thënë se këtë premtim Kurti e kishte dhënë më 18 mars 2023 në Ohër e pastaj më 2 maj në Bruksel.

“Premtimi i zëvendëskryeministres Donika Gërvalla-Schëarz në letrën dërguar Byrosë së Këshillit të Evropës është ripërsëritje e premtimit që kryeministri Kurti ka dhënë me 18 mars 2023 në Ohër, e me 2 maj 2023 në Bruksel, kur ka ofruar gatishmërinë për të shkruar një draft-statut për Asociacionin bazuar në nenin 7 ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt 2023)”, ka shkruar Kryeziu.

Ai shtoi se oferta e parë e Kurtit ishte me tre shtylla që duhej të dakordoheshin paraprakisht (I. Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga 23 dhjetori 2015; II. qëndrimi evropian i znj. Federica Mogherini më 24 gusht 2015; dhe, III. qëndrimi amerikan i zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar më 30 janar 2023). Kryeziu shtoi se të dy oferta të kryeministrit janë refuzuar ndërsa presin të shohin a do pranohet për herën e tretë.

“Oferta e dytë ishte e frymëzuar nga modeli kroat e i cili është gjithashtu në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Të dy këto oferta të kryeministrit Kurti janë refuzuar. Të shohim a do pranohet për herën e tretë”, ka shkruar Kryeziu.


“Por kjo varet nga bashkësia ndërkombëtare, jo nga Qeveria jonë”, shtoi ai.

4 JAVE ME PARE

Anëtarësimi në KiE, Gërvalla: Qeveria po përgatit një draft-statut për Asociacionin, do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese në fund të muajt maji

Letra e Gërvallës/ Osmani: Nuk ka pasur koordinim! Meloni, Macron dhe

Gërvalla

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka njoftuar ditën e sotme se i ka shkruar letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Rousopoulos. Më tej ajo ka bërë me dije se në letër ka thënë se Kosova po e shkruan një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se atë do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maji.

Për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook", Gërvalla bën me dije se letra përmban zotimin se Qeveria e Kosovës do ta përgatisë një draft, ndërsa atë e ka publikuar të plotë Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet.

“Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, shkruan Gërvalla.

Ajo thotë se një draft i tillë i shërben në njërën anë synimit të qeverisë për të integruar komunitetet joshumicë dhe zbatimit të ligjeve të Republikës së Kosovës në të gjitha komunat. Drafti që po përgatitet, siç thotë Gërvalla, siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njejtën kohë pamundësimon ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin.

“Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte”, shkruan Gërvalla.

vjosa osmani donika gërvalla

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat

Zjarr në një treg rrobash në Shkodër/ Shtëllunga gjigande e tymit pushton zonën

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh