LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

14 Maji/ Godole e Bejko propozohen për Tiranën! Deputetët ndahen në 4 qëndrime: S’u dalim kundër kolegëve! Alibeaj: Gjithçka zyrtarizohet nesër

• Enkelejd Alibeaj pretendon se ka shtrirë dorën për bashkim me Partinë Demokratike, por nga mbledhja e sotme kanë dalë 2 emra që shihen si garues për Bashkinë e Tiranës. • Nga mbledhja e sotme është propozuar Jonila Godole dhe Roland Bejko, duke injoruar kështu Belind Këlliçin, i zgjedhur me votën e demokratëve nga procesi i Primareve. • Por vendimi i sotëm nuk është pritur mirë nga të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. • Kundër, zëshëm, kanë dalë Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku. • Të dyja janë shprehur që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mos votojnë kundër kolegëve të tyre. • Sipas tyre demokratët duhet të bashkojnë forcat kundër kryeministrit Edi Rama. Gazment Bardhi ka deklaruar se do të shprehet nesër, pas vendimit të marrë.• Bardhi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati kanë kërkuar të futen në garë vetëm me këshilltar bashkiakë, ndërsa deputetë si Orjola Pampuri, Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë të veçantë nga Berisha. • Pas mbledhjes, në një prononcim të shkurtër për mediat, Alibeaj tha se gjithçka vulose nesër, pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve.

7 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Deputetët të ndarë për kandidatët, Açka: Do të trishtohesha t’i shihja teksa theren

14 Maji/ Godole e Bejko propozohen për Tiranën! Deputetët ndahen
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka është shprehur se nuk do të dëshironte kurrë që të shihte demokratët që të përlesheshin sërish. Gjatë mbledhjes së zhvilluar nga Alibeaj, ajo ka dalë kundër vendimit të nxjerrjes së kandidatëve të tjerë në zgjedhjet lokale. Sipas Açkës, demokratët duhet të bashkohen kundër kryeministrit Edi Rama. 

Fjala e Açkës: 

Unë do të trishtohesha t’i shihja të theren demokratët me të cilët kam punuar dhe që i ndau Berisha, por do të respektoj vendimet që do të merren, edhe sikur të kem bindje tjetër, pasi demokratët janë më të rëndesishëm. Kështu ndihmojmë edhe kandidatët e Rithemelimit, të cilët nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku kanë hyrë, pasi zemra dhe dinjiteti i tyre është PD, por fati dhe bindja, fetishi a kushedi ç’arsye nuk i lë të dalin nga rreshtorja për të mbrojtur partinë e tyre. Unë kam folur me shumë prej tyre dhe ia shoh plagën që kanë, por janë në kurth, nje kurth i shëmtuar politik, ku në fakt ka hyrë çdo demokrat. Në, qoftë edhe duke marrë barrën e “të pamundurve” duhet ta ruajme PD nga mbrapshtia dhe skizma qe po gatuhet prej muajsh. Nuk është paaftësi por qëndrim i pastër politik në mbrojtje te PD-s’e, të Opozitës dhe të mos i japim regjimit skenarin e fitores me sytë e mbyllur prej skizmës sonë, në te cilën regjimi ka pjesen e vet te kontributit malinj. Por nuk ka turp me te madh politik s’e te cosh te djathtet, te kandidojne majtas, militantet e djathte te duartrokasin te majten dhe votuesit e djathte te votoj në majtas. Kjo eshte tradhtia me e madhe qe i bëhet s’e djathtas në keta 30 vjet he vjen pikerisht nga nje pjesë e themeluesve të së djathtës.

Sot, Enkelejd Alibeaj mblodhi mbështetësit e tij dhe doli me 2 emra që shihen si garues për Bashkinë e Tiranës, Jonila Godole dhe Roland Bejko. Vendimi i sotëm nuk është pritur mirë nga të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Kundër kanë dalë Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku. Të dyja janë shprehur që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mos votojnë kundër kolegëve të tyre. Sipas tyre demokratët duhet të bashkojnë forcat kundër kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që për tu futur vetëm me këshilltar bashkiakë kanë kërkuar deputetë si Gazment Bardhi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati etj ndërsa deputetë si Orjola Pampuri, Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë të veçantë nga PD.

2 MUAJ ME PARE

4 Qëndrime/ Si u ndanë mbështetësit e Alibeajt pas mbledhjeve të zhvilluara sot

14 Maji/ Godole e Bejko propozohen për Tiranën! Deputetët ndahen
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Përveçse të ndarë në dy kampe, përçarja e demokratëve thellohet akoma më shumë, kur edhe ata që mbështesin deputetin Enkelejd Alibeaj kanë qëndrime të ndryshme.

Grupi që është kundër nxjerrjes së kandidatëve për kryetarë bashkie, por vetëm anëtarë për këshilla bashkiak, përbëhet nga:

1-Gazment Bardhi
2-Jorida Tabaku

3-Dhurata Çupi
4-Saimir Koreshi

5-Dashnor Sula
6-Lefter Geshtenja

7-Flamur Hoxha
8- Bledion Nallbati

Grupi që është pro nxjerrjes së kandidatëve për kryetarë bashkie, por vetëm anëtarë për këshilla bashkiak, përbëhet nga:

1-Enkelejd Alibeaj
2.Zheni Gjergji
3. Eralda Tase
4. Oriola Pampuri (përveç zonës ku ka marrëveshje baza)
5.Kreshnik Çollaku (përveç zonës ku ka marrëveshje baza)
6.Roland Bejko
7.Fitim Zekthi
8. Jonila Godole
9. Gazment Koduzi
10. Taulanda Jupi.

Grupi i tretë ka mendime të ndryshme:

1- Endri Hasa (garojmë në disa bashki)
2-Agron Kapllanaj (garojmë në pak bashki, vetëm aty ku mendojmë se fitojmë).

Grupi pa qëndrim të prerë:

-Flutura Açka
-Agron Gjekmarkaj
-Ferdinand Xhaferraj
-Andia Ulliri
-Emilja Koliqi
-Merita Bakiu
-Seladin Jakupllari.

Sot, Enkelejd Alibeaj mblodhi mbështetësit e tij dhe doli me 2 emra që shihen si garues për Bashkinë e Tiranës, Jonila Godole dhe Roland Bejko. Vendimi i sotëm nuk është pritur mirë nga të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Kundër kanë dalë Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku. Të dyja janë shprehur që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mos votojnë kundër kolegëve të tyre. Sipas tyre demokratët duhet të bashkojnë forcat kundër kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që për tu futur vetëm me këshilltar bashkiakë kanë kërkuar deputetë si Gazment Bardhi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati etj ndërsa deputetë si Orjola Pampuri, Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë të veçantë nga PD.

2 MUAJ ME PARE

Alibeaj flet pas mbledhjes me demokratët: Nesër merrni vesh vendimin përfundimtar, po ndjek interesin e demokratëve

14 Maji/ Godole e Bejko propozohen për Tiranën! Deputetët ndahen
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Vendimi përfundimtar se si do të futen në zgjedhjet lokale mbështetësit e deputetit Enkelejd Alibeaj do të merret nesër. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Alibeaj tha se nesër do të mblidhet Kolegji Zgjedhor dhe më pas do të dilet me një vendim përfundimtar. Ai shtoi se çështja e zgjedhjeve ka një impakt të madh publik, ndaj ka zgjedhur të ndjekë linjën e interesin e demokratëve. 

Pjesë nga prononcimi: 

Ishte mbledhja e Kryesisë, më pas ishte dhe mbledhja e grupit parlamentar. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve Nesër do të mbledhim dhe Kolegjin Zgjedhor, ata që janë baza. Do të zhvillohen mbledhje të disa prej struktruave kryesore të PD-së, sepse çështja e zgjedhjeve është një çështje që ka impakt publik, ka një rëndësi të madhe për të gjithë demokratët. Diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Derisa të zyrtarizohen mjaftohuni me emrat që kanë dalë. Unë e kam publikuar qëndrimin tim, zyrtarizimi do të jetë nesër.

A është kjo një përçarje?

E kam aq maturi politike që të mos marr vendime individuale, sepse në zgjedhje apo në çfarëdo vendimmarrje politike, për të shkuar drejt interesit të demokratëve, mendimi i pjekur është ai i të gjithëve.

Opsioni për të dalë në zgjedhje vetëm me Këshillat Bashkiakë ka rënë?

Nesër i merrni vesh të gjitha. Vendimi final do të jetë vendimi që do të dalë nesër. Nesër formalizohet dhe nesër do ta themi.

 

2 MUAJ ME PARE

"Ndiheni i kërcënuar?" Alibeaj shfaqet i shoqëruar nga Garda: Nuk i dua, por ligji duhet zbatuar

14 Maji/ Godole e Bejko propozohen për Tiranën! Deputetët ndahen
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shfaqur sot i shoqëruar nga punonjës të Gardës së Republikës. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Alibeaj u pyet nëse kjo gjë ka ardhur pas ndonjë kërcënimi të mundshëm, por deputeti e mohoi këtë gjë.

Pjesë nga prononcimi:

Pse keni sot shoqërues të Gardës, ua sollën apo i kërkuat ju?

Është një detyrim i Gardës, e kam pak të vështirë të jem i shoqëruar. Por edhe ligjet e shtetit duhet t'i zbatojmë. 

Ndiheni i kërcënuar?

Asnjëherë kurrë. 

Sot, Enkelejd Alibeaj mblodhi mbështetwsit e tij dhe doli me 2 emra që shihen si garues për Bashkinë e Tiranës, Jonila Godole dhe Roland Bejko. Vendimi i sotëm nuk është pritur mirë nga të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Kundër, zëshëm, kanë dalë Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku. Të dyja janë shprehur që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mos votojnë kundër kolegëve të tyre. Sipas tyre demokratët duhet të bashkojnë forcat kundër kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që për tu futur vetëm me këshilltar bashkiakë kanë kërkuar deputetë si Gazment Bardhi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati etj ndërsa deputetë si Orjola Pampuri, Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë të veçantë nga PD.

2 MUAJ ME PARE

Përfundon mbledhja e Alibeajt, Jonila Godole dhe Roland Bejko propozohen kandidatura për Tiranën

14 Maji/ Godole e Bejko propozohen për Tiranën! Deputetët ndahen
Foto ilustruese

TIRANË- Përfundon mbledhja e Alibeajt dhe mbështetësve. Gjatë takimit të sotëm u diskutua për daljen me një kandidat në zgjedhjet lokale të 14 majit, që sipas deputetëve të Partisë Demokratike, kandidatura të përshtatshme janë Jonila Godole dhe Roland Bejko. Të dy propozohen që të garojnë për Tiranën. 

Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe i ashtuquajturi Kolegji i Kryetarëve, të cilët do të propozojnë po ashtu kandidatura. E ndërkohë që Alibeaj nxjerr kandidatë të tjerë për Tiranë, pretendon se ka shtrirë dorën drejt Sali Berishës për të dalë me një garues të përbashkët. Deri më tani, pas procesit të Primareve, demokratët kanë zgjedhur që për Bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt të garojë Belind Këlliçi. 

 

2 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Alibeajt/ Jorida Tabaku: Të futemi në zgjedhje me kandidatë unikë, s'kërkoj votë kundër kolegëve

14 Maji/ Godole e Bejko propozohen për Tiranën! Deputetët ndahen
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se në zgjedhjet e 14 majit duhet që dalin me kandidatë unikë, duke kërkuar kështu bashkimin me garuesit e dalë nga Primaret e kryedemokratit Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së kërkuar nga Enkelejd Alibeaj, Tabaku ka theksuar se demokratët kanë një kundërshtar të përbashkët që është kryeministri Edi Rama. Por theksoi mbi të gjitha se ajo nuk do dalë në fushatë që të kërkojë votë kundër kolegëve të saj.

“Kam të njëjtin qëndrim që kisha në shtator. Opozita duhet të dalë me kandidatë unikë. Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh. Ne kemi një kundërshtar, kemi qeverinë dhe asnjë arsye e asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës. Ne duhet të mbrojmë logon e PD, të nxjerrim PD si alternativë në këto zgjedhje. Nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi. Nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë dhe më shumë se kaq”, tha Tabaku.

2 MUAJ ME PARE

Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për Këshillat bashkiakë

14 Maji/ Godole e Bejko propozohen për Tiranën! Deputetët ndahen
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka deklaruar forca politike tek e cila ajo bën pjesë duhet që në zgjedhje të shkojë e bashkuar. Gjatë mbledhjes e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, Çupi ka theksuar se ata nuk duhet të dalin me kandidatura për kryebashkiak, por vetëm për këshilla bashkiak.

“Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajsë gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një here e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja Enkelejd dhe Gaz. Ju duhet të jeni përbashkues. Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet. Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitoze dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shume se partitë e tjera. Ndërkohë nuk duhet te dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit,”- tha Çupi.

enkelejd alibeaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit