Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë ka rezultuar i rremë. • Sipas raportimeve, policia ka përfunduar me kontrollet dhe nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme në parking. • Më herët u raportua se ka qenë një punonjëse e stafit të hotelit që ka lajmëruar policinë më pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. • Pas telefonatës policia mbërrit në vendin e ngjarjes dhe evakuoi menjëherë stafin dhe klientët e hotelit.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë ka rezultuar i rremë. Sipas raportimeve, policia ka përfunduar me kontrollet dhe nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme në parking.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.
Më herët u raportua se ka qenë një punonjëse e stafit të hotelit që ka lajmëruar policinë më pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Pas telefonatës policia mbërrit në vendin e ngjarjes dhe evakuoi menjëherë stafin dhe klientët e hotelit.
TIRANË- Një telefonatë për bombë në parkingun e një hoteli në qendër ka alarmuar policinë e Tiranës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë evakuimin e stafit dhe klientëve të hotelit. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, një nga klientët ka dalë me robdishan në rrugë.
Ndërkohë policia bëri me dije se janë lajmëruar edhe forcat xheniere dhe vijojnë hetimet për ngjarjen.
TIRANË- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me alarmin për bombë në parkingun e një hoteli në qendër të Tiranës. Sipas informacioneve zyrtare në ka qenë një punonjëse e stafit të hotelit që ka lajmëruar policinë më pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Bëhet me dije se personat në hotel janë evakuuar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit. Në vijim pritet të zbardhen detaje të reja.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.
Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.
TIRANË- Një alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës ka alarmuar autoritetet. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryhen verifikimet e nevojshme.
Policia ka dyshime për alarm të rremë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për rastin.