LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aktivizohet një vatër zjarri në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në Finiq, reshjet e shiut shuajnë flakët në pyjet e Fushë-Arrëzit

Reshjet e shiut që përfshinë vendin në orët e fundit kanë ndihmuar në fikjen e disa zjarreve. • Disa vatra në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz janë shuar plotësisht gjatë natës nga rrebeshi i shiut. • Reshjet kanë ndihmuar në fikjen e flakëve në zonat e Lumit të Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku prej ditësh zjarret kishin krijuar probleme serioze për mjedisin dhe komunitetin lokal. • Pavarësisht se vatrat janë shuar plotësisht, dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. Vetëm në zonën pyjore Sakat – Laku i Hithit, janë djegur 60 hektarë me pyje, ndërsa rreth 130 hektarë të tjerë janë prekur nga flakët. • Edhe në zonën e Kryeziut, zjarri ka shkrumbuar rreth 7 hektarë pyje me pisha, duke dëmtuar ndjeshëm florën dhe faunën vendore. • Situata është përmirësuar edhe në qarkun e Vlorës, ku mbrëmjen e kaluar u raportua për përkeqësim të ndjeshëm të zjarreve. • Vatrat janë shuar plotësisht në fshatin Vajzë dhe në Drashovicë të bashkisë Selenicë. • Aktualisht, një vatër e vogël mbetet aktive në fshatin Mavrov, por autoritetet raportojnë se ajo është drejt shuarjes. • Ndërkohë në bashkinë Finiq është aktivizuar një vatër e re zjarri, konkretisht në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq. • Sipas informacionve, era e fortë në zonë ka favorizuar përhapjen me shpejtësi të flakëve. • Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve ndodhen forca zjarrfikëse. Gjithashtu po operohet edhe nga ajri me një helikopter për vënien nën kontroll të situatës.

5 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Vijojnë aktive dy vatra në Tiranë dhe një në Leskovik! Dy helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve në Finiq

Aktivizohet një vatër zjarri në zonën malore mes fshatrave
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë shuar, 2 janë aktive dhe 2 janë në monitorim.

Aktualisht vatrat aktive janë në Pezë Helmës dhe Ibë në Tiranë; në Parkun Natyror Gërmenj në Leskovik dhe në fshatin Dërmish në bashkinë Finiq. Te kjo e fundit në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve.

Bëhet me dije se aktualisht nuk ka rrezik për banesat nga zjarri. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Situata e zjarreve në vend

Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në Finiq të Vlorës, dy helikopterë të FA janë duke kryer operacione intensive nga ajri, duke mbështetur forcat tokësore në shuarjen e flakëve.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat:

- 9 vatra janë shuar,
- 2 vatra janë aktive,
- 2 vatra janë në monitorim.

Aktualisht aktive mbeten vatrat në:

* Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë: Vatra e zjarrit po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur.
* Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë: Është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku një vatër u shua një ditë më parë. Terreni është i paarritshëm për mjetet zjarrfikëse. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë 12 forca zjarrfikëse me pajisje individuale dhe 4 forca të APR.

* Parku Natyror Gërmenj, njësia Leskovik: Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 3 mjeteve dhe 14 efektivëve zjarrfikës të MZSH Kolonjë, si dhe 6 forcave policore.

* Fshati Dërmish, njësia Finiq, Vlorë: Vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre. Në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

10 MUAJ ME PARE

Aktivizohet një vatër zjarri në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në Finiq, zjarrfikësit dhe një helikopter në vendngjarje

Aktivizohet një vatër zjarri në zonën malore mes fshatrave
foto nga vendngjarja

FINIQ- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq. Sipas informacionve, era e fortë në zonë ka favorizuar përhapjen me shpejtësi të flakëve. 

Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve ndodhen forca zjarrfikëse. Gjithashtu po operohet edhe nga ajri me një helikopter për vënien nën kontroll të situatës.

10 MUAJ ME PARE

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Fushë- Arrëz, u shkrumbuan dhjetëra hektarë pyje

Aktivizohet një vatër zjarri në zonën malore mes fshatrave
foo ilustruese

FUSHË-ARRËZ- Disa vatrja zjarri në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz janë shuar plotësisht gjatë natës nga rrebeshi i shiut. Reshjet kanë ndihmuar në fikjen e flakëve në zonat e Lumit të Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku prej ditësh zjarret kishin krijuar probleme serioze për mjedisin dhe komunitetin lokal.

Pavarsisht se vatrat janë shuar plotësisht, dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. Vetëm në zonën pyjore Sakat – Laku i Hithit, janë djegur 60 hektarë me pyje, ndërsa rreth 130 hektarë të tjerë janë prekur nga flakët. Edhe në zonën e Kryeziut, zjarri ka shkrumbuar rreth 7 hektarë pyje me pisha, duke dëmtuar ndjeshëm florën dhe faunën vendore.

Ndërkohë, situata është përmirësuar edhe në qarkun e Vlorës, ku mbrëmjen e kaluar u raportua për përkeqësim të ndjeshëm të zjarreve. Vatrat janë shuar plotësisht në fshatin Vajzë dhe në Drashovicë të bashkisë Selenicë. Aktualisht, një vatër e vogël mbetet aktive në fshatin Mavrov, por autoritetet raportojnë se ajo është drejt shuarjes.

10 MUAJ ME PARE

Ndezi zjarr pas një konflikti me bashkëfshatarin, flakët dogjën tokën me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë (EMRI)

Aktivizohet një vatër zjarri në zonën malore mes fshatrave
Foto

SELENICË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Selenicë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 43-vjeçari ka ndezur një zjarr pas një konflikti me një bashkëfshatar të tij. Zjarri u ndez në fshatin Drashovicë.

Si pasojë e flakëve mësohet se është djegur një sipërfaqe e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të personit që u konfliktua me të arrestuarin. 43-vjeçari është identifikuar si Elvis Bylyshi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Vlorë për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë;

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

E. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

10 MUAJ ME PARE

"U ndezën nga një grup kriminal"/ Zjarret në Vlorë, Ministria e Mbrojtjes: Anëtarët zgjedhën të veprojnë natën kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri

Aktivizohet një vatër zjarri në zonën malore mes fshatrave
pamje nga zjarret

VLORË- Disa vatrja zjarri përfshinë mbrëmjen e kaluar zonat e Dukatit, Drashovicës  në qarkun e Vlorës. Zjarret raportohet se ishin të qëllimshme dhe kjo ngriti alarm tek autoritetet dhe banorët lokalë. Lidhur me situatën ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka dhënë detajet e fundit se si paraqitet situata. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, dyshohet që zjarret janë shkaktuar nga një grup i strukturuar kriminal, që ka vepruar me qëllim dhe në mënyrë të koordinuar.


Konkretisht zjarret u shfaqën mes orës 20:15 dhe 22:15, në një periudhë kohe që konsiderohet kritike për shkak të pamundësisë për ndërhyrje ajrore. Dukat i Ri ishte një nga vatrat më të rrezikshme, por falë reagimit të menjëhershëm të emergjencave civile, zjarri u izolua dhe u shmang çdo rrezik për banesat. Ndërkohë, tre vatra aktive në lartësitë e Drashovicës dhe dy të tjera në Vajzë mbeten ende të pakontrolluara.


Reagimi:

Sonte, mes orës 20:15 dhe 22:15, është shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë. Pas reagimit të shpejtë të emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara. Ndërkohë, 3 vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive.

Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie. Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri. Forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet