LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksioni “blic” në mesnatë/ Kontrolle nga Jugu në Veri, kërkoheshin 'koka të mëdha', në pranga vetëm Sali Zeneli

• Aksion nga jugu në veri, por në pranga ka përfunduar vetëm Sali Zeneli është arrestuar nga Policia. • 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia pasi pas vdekjes së mikut të tij, Taulant Beqiraj. • Fokusi i uniformave të shtetit ka qenë qyteti i Elbasanit, Shkodës, Fushë Krujës, etj, por, efektivët kanë dalë duarbosh. • Në Elbasan, konktrolle janë zhvilluar edhe në biznesin e banesën e familjes së Suel Çelës, i shpallur në kërkim në kuadër të të njëjtit operacion, por ai nuk është gjetur aty. • Po ashtu, në Elbasan, Policia hyri me shpresën se do mund të kapte persona të njohur të botës së krimit, si Kamer Mehja, Abedin Mama (Dine Çami), Suel Çela, Talo Çela dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim në Elbasan. • Në Shkodër është kërkuar për disa personazhe të njohur të botës së krimit. Në disa banesa kërkoheshin, Duel Mehmedaj, Astmer Bilali dhe Bajram Çekorja, të gjithë të shpallur në kërkim për vrasje, por nuk është gjetur asnjë. • Më poshtë, Policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervin Merlikës, Ervis Martinaj. • Në Durrës u kërkuan Lulzim Berisha, Alban Bengasit, Kevin Suçit, Agron Bejdolli, Aleksandër Laho ose “Rrumi i Shijakut” dhe Alban Skonja. • Por në asnjë nga bazat ku pati kontrolle, nuk u gjet asgjë dhe askush. • Edhe pse aksioni ka përfunduar, Policia e Shtetit nuk ka dalë me asnjë njoftim për të dhënë detajet e plota nga aksioni.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Aksioni “blic” në mesnatë/ Kontrolle nga Jugu në Veri, operacioni kapjen e të kërkuarve mbyllet me dështim, s'gjetën asnjë gjurmë të Ervis Martinajt

Aksioni “blic” në mesnatë/ Kontrolle nga Jugu në
Ervis Martinaj

TIRANË-  Policia e Shtetit duke nisur nga mbasditja e djeshme ka zhvilluar disa aksione të shpërndara në qytete të ndryshme. Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se dje në mesditë dhe mbrëmë gjatë natës janë ushtruar kontrolle në dhjetëra banesa në qytetet si Vlorë, Shkodër, Tiranë, Fushë-Krujë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Cërrik. 

Në Shkodër është kërkuar për disa personazhe të njohur të botës së krimit. Në disa banesa kërkoheshin, Duel Mehmedaj, Astmer Bilali dhe Bajram Çekorja, të gjithë të shpallur në kërkim për vrasje, por nuk është gjetur asnjë. Më poshtë, Policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervin Merlikës, Ervis Martinaj. Në Durrës u kërkuan Lulzim Berisha, Alban Bengasit, Kevin Suçit, Agron Bejdolli, Aleksandër Laho ose “Rrumi i Shijakut” dhe Alban Skonja; ndërsa në Elbasan, Policia hyri me shpresën se do mund të kapte persona të njohur të botës së krimit, si Kamer Mehja, Abedin Mama (Dine Çami), Suel Çela, Talo Çela dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim në Elbasan.

Por në asnjë nga bazat ku pati kontrolle, nuk u gjet asgjë dhe askush.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i shokut të Beqirajt! Zeneli i sapokthyer në Vlorë, policia u informua për lëvizjen e tij

Aksioni “blic” në mesnatë/ Kontrolle nga Jugu në
Policia

TIRANË- Kontrollet nga RENEA dhe FNSH-ja rezultuan me arrestimin e Sali Zenelit. Ky person, ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 vite burgim për ngjarjen e ndodhur në 3 mars 2021, ku në rrugën “Transballkanike” mbeti i vrarë kushëriri i tij, Taulant Beqiraj. Zeneli kishte vetëm dy ditë që kishte mbërritur në banesën e tij, pasi prej gati 1 viti qëndronte i fshehur mes Tiranës dhe Sarandës.

32-vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të Elton Hajnajt, Hans Jonuzajt e Skerdjan Gabranit, pasi këta të fundit i ekzekutuan shokun e tij Tauland Beqirajn në Vlorë në 3 mars të vitit 2021. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Elton Hajnaj është shpallur fajtor për vrasjen e Taulant Beqirajt, ngjarje kjo e ndodhur më 3 Mars 2021 në rrugën transballkanike të Vlorës. Trupi gjykues dha 21 vite burgim, por përmes gjykimit të shkurtuar shkon në 19 vite. Dënimi është dhënë në mungesë, pasi që prej datës 10 marsit të vitit të shkuar, Hajnaj vijon të jetë në kërkim policor.

Si ndodhi ngjarja? 

Taulant Beqiraj dyshohet se kishte detyrim ndaj palës tjetër lidhur me shitjen e një automjeti tip “Benz-Mercedez”, për të cilin refuzonte të dorëzonte pagesën. Ngjarja kriminale ka ndodhur përballë Gjykatës së Apelit Vlorë, teksa viktima po ecte në rrugë, ndërsa autori zbriti nga një makinë me xhama të zi dhe e qëlloi për vdekje. Beqiraj ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 31-vjeçari përdorte disa identitete, ai njihej edhe si Taulant Beqiraj, edhe si Taulant Manaj.

3 VITE ME PARE

VIDEO-Vrasja e Taulant Beqirajt, policia arreston pas 1 viti shokun e tij, Zeneli qëlloi me armë mjetin e autorëve

Aksioni “blic” në mesnatë/ Kontrolle nga Jugu në
Taulant Beqirajt

VLORË- Sali Zeneli është arrestuar nga policia. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia pasi pas vdekjes së mikut të tij, Taulant Beqirajt, qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit me të cilën u larguan 2 autorët. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun Vlorë, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FNSH Vlorë, operacioni policor i koduar “Sëift”. Kapet në Panaja dhe vihet në pranga, një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane, në akset rrugore nacionale dhe në ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sëift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim:

S. Z., 32 vjeç, banues në Panaja. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Shtetasi S. Z. dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

"Plumbi i artë"/ Policia zhvillon aksion në disa qytete gjatë natës, kontrollohet banesa e bizneset e Suel Çelës, efektivët dalin duarbosh

Aksioni “blic” në mesnatë/ Kontrolle nga Jugu në
Suel Çela

TIRANË- Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër aksion për kapjen e të shumëkërkuarve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Mësohet se fokusi i uniformave të shtetit ka qenë qyteti i Elbasanit, aty ku ka dyshuar se fshiheshin disa prej të shumëkërkuarve. Por, efektivët kanë dalë duarbosh që aty. Konktrolle janë zhvilluar edhe në biznesin e banesën e familjes së Suel Çelës, i shpallur në kërkim në kuadër të të njëjtit operacion, por ai nuk është gjetur aty.

Operacioni është shtrirë edhe në disa qytete të tjera të vendit, por deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me të arrestuarit. Pritet deklarata për të hedhur më shumë dritë në lidhje me këtë aksion.

Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova është personi i fundit që është vënë në pranga, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” që u zhvilluar pas arrestimit e rrëfimit të Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt, të cilët u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë. Bitri, 35 vjeç nga Elbasani është arrestuar në Holandë, në një provincë të Holandës të quajtur Leiden. Ai u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator si dhe me dokumente identifikimi bullgare. 

Si u organizua operacioni “Plumbi i artë”

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 u shpallën në kërkim. Pas kapjes së Agim Gjinit në Durrës dhe Eljo Bitrit në Hollandë, në kërkim janë ende 12 të tjerë, përfshirë Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të këtij viti.

1.Festim Qoli,         

2.Alban Bengasi,

3.Ervis Martinaj (i zhdukur pa gjurmë nga 9 gushti).

4.Elvin Merlika

5.Alket Xhixha

6. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

7.Agron (Kamber) Mehja,

8. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

9. Talo Çela,

10.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

11. Florenc Çapia

12. Abedin Mama (Dine Çami)

policia e shtetit sali zeneli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet