LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te Trauma, skema me agjentin

• Disa mjekë kanë përfunduar në polici pasi akuzohen për korrupsion. Njëri prej tyre, i identifikuar si Fitim Marku, me detyrë mjek reanimator është vënë në pranga, gjë që shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Dosja.al, ndërsa të tjerët janë shoqëruar për tu marrë në pyetje. • Aksioni nisi këtë mesditë në spitalin e Traumës me dërgimin e një agjenti të infiltruar si pacienti. Ishte pikërisht ky agjent që bëri ‘pazaret’ me Markun, gjë që çoi në arrestimin e mjekut. Në momentin që po merrte paratë, mjekut iu vunë prangat dhe u fut në mjetin e efektivëve. • Kolegët e këtij të fundit dyshohet se janë bashkëpunëtorë e ndërmjetësues në marrjen e ryshfetit nga pacientët.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nën akuzë për ryshfet, lirohet njëri nga mjekët dhe infermieri i arrestuar në aksionin te Trauma

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te

TIRANË- Policia e Tiranës ka liruar një mjek dhe infermierin e spitalit të Traumës pasi u morën në pyetje përgjatë 24 orëve të fundit.

Personat në fjalë janë shtetasit K.B. me detyrë infermiere dhe S. B., me detyrë mjeke, ndërkohë që mjeku reanimator Fitim Marku vijon të mbetet në arrest.

Operacioni u zhvillua ditën e djeshme në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin. Tashmë tre të prangosurit do të merren në pyetje dhe pritet të zbardhen akoma më shumë detaje nga hetimet.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i mjekut te Trauma, Tritan Shehu: Skenar terrorizues me kamera e anti-plumb kur kriminelët bredhin lirshëm

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te
Pamje nga aksioni

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka dënuar aksionin e djeshëm të policisë ku kanë rënë në pranga 2 mjekë dhe një infermiere për korrupsion në Spitalin e Traumës.  Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se aksioni mund të quhet një skenar terrorizues dhe një veprim plot urrejtje ndaj mjekut dhe personelit të spitalit, kur sipas tij, kriminelët e vërtetë arrijnë të dalin lirshëm. 

POSTIMI I PLOTE: 

Dje Spitali i Traumes, nen nje skenar terrorizues! Sepse terrori eshte mjet i rregjimit per te sunduar! Ishte nje veprim plot urrejtje ndaj mjekeve e personelit, per te fajesuar ata per shendetesine “ose paguaj ose vdis”, te katandisur nga Rilindja. Si dikur, kur goditeshin ne publik “grupet armiqesore” te intelektualeve, mjekeve, ingjiniereve, artisteve etj, per te mashtruar e nenshtruar nje popull. E turpeshme ajo qe ndodhi dje ne ate spital ndaj nje mjeku ne detyre, kur ka shume menyra te tjera te pershtateshme e demokratike per te vepruar ne raste shkelje te ligjit. Police, mjete, skafandra, anti plumb, sikur perpara te ishte ndonje bande e tere kriminelesh te armatosur. Edhe kamera per tu mburur, me ato skena tragjiko-komike! Kur ne fakt kriminelet, trafikantet, keqberesit e tenderave shume milioneshme ne Euro, pervetesuesit e shumave te inceneratoreve, etj, bredhin lirshem. Ndersa vrasjet e dhuna po ben kerdine, policia e armatosur deri ne dhembe “sulmon” nje spita”Rremben” atje nje anestezist pa i lene atij kohe as te heqe edhe uniformen e punes…me veshjet e salles se operacionit! Mbasi “infiltrohet” dikush aty, veprohet si “rambot” me mjeket (jo me banditet), per te bere “shoë”! Nje veprim tipik ky i rregjimeve, qe tregon friken ndaj reagimit popullor per varferine, katerfishimin e cmimit te energjise, te artikujve ne pergjithesi, per rrogat qesharake edhe te mjekeve, papunesine etj. Dhe ndersa i ”infiltruari” i ofron mjekut 20 mije leke,ky i paska marre, thuhet! Ne realitet ketu kemi te bejme edhe me nje rast tipik te “stimulimit te krimit” nga ofruesi, veper e denueshme kjo!

 

Operacioni u zhvillua ditën e djeshme në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin. Tashmë tre të prangosurit do të merren në pyetje dhe pritet të zbardhen akoma më shumë detaje nga hetimet.

3 VITE ME PARE

Bashkëpunim & ryshfet/ Aksioni tek Trauma, pas reanimatorit, prangoset mjekja dhe infermierja

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te
Prokuroria e Tiranës

TIRANË- Prokuroria ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar te Spitali i Traumës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se përveç reanimatorit Fitim Marku, janë vënë në pranga edhe dy punonjëse të tjera të këtij spitali. Bëhet fjalë për K.B. me deryrë infermiere; dhe S.B., me detyrë mjeke. Në njoftim theksohet se tre të arrestuarit merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë. Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.
Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me deryrë infermiere; dhe

S.B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

Operacioni u zhvillua këtë mesditë në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin. Tashmë tre të prangosurit do të merren në pyetje dhe pritet të zbardhen akoma më shumë detaje nga hetimet.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i mjekut, spitali i Traumës: Drejtësia të çojë deri në fund hetimin, raste të tilla s'duhet të njollosin bluzat e bardha

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te
Spitali Universitar i Traumës

TIRANË- Spitali Universitar i Traumës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me arrestimit e mjekut Fitim Marku, pasditen e sotme. Në një reagim zyrtar, SUT ka bërë me dije se drejtësia duhet që të çojë deri në fund hetimet, e se ngjarje të tilla nuk duhet ta njollosin punën e përditshme të bluzave të bardha.

“Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët. Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve. Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor,"-thuhet në njoftimin e spitalit.

Operacioni u zhvillua këtë mesditë në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin. Tashmë tre të prangosurit do të merren në pyetje dhe pritet të zbardhen akoma më shumë detaje nga hetimet.

3 VITE ME PARE

Aksioni tek Truama, pritet të arrestohen mjekë të tjerë, bashkëpunëtorë të anestezistit Marku

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te
Fitim Marku, i arrestuar

TIRANË- Aksioni i nisur tek Spitali i Traumës është ende në vijim e sipër. Mësohet se pas arrestimit të anestezistit Fitim Marku, pritet të ketë arrestime të tjera të bluzave të bardha të këtij spitali. Aksioni u realizua përmes një agjenti të infiltruar që u shtir si pacient.

Ishte pikërisht ky agjent, personi që bëri ‘pazaret’ me Markun dhe në momentin që do t’i dorëzonte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët ndërhynë dhe e arrestua mjekun Marku.

Shumë kolegë të tjerë të Markut janë shoqëruar për tu marrë në pyetje. Pritet të ketë arrestime të tjera e të zbardhen më shumë detaje nga operacioni.

3 VITE ME PARE

FOTOJA- Ky është mjeku Fitim Marku që u vu në pranga, u kap teksa merrte 20 mijë lekë

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te
Reanimatori Fitim Marku

TIRANË- Dosja.al ka publikuar foton e mjekut Fitim Marku, i cili është vënë në pranga në kuadër të aksionit të nisur këtë mesditë tek Trauma. Marku është arrestuar në kuadër të një operacioni të realizuar nga një agjent i infiltruar. Ky i fundit është shtirur si pacient dhe ka shkuar tek Trauma për të kërkuar ndihmën e Markut.

Në momentin që reanimatorit i ka dhënë 20 mijë lekë, grupi ka ndërhyrë dhe ka arrestuar mjekun. Bashkë me Markun kanë përfunduar në komisariat edhe disa mjekë të tjerë. Identitetet dhe rolet e këtyre të tjerëve nuk janë zbuluar ende.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Agjentët brenda në mjet, dalin pamjet nga aksioni, spitali i Traumës i rrethuar

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te
Mjeku i prangosur

TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga spitali i Traumës, aty ku është zhvilluar një aksion këtë mesditë. Deri më tani bëhet e ditur se është vënë në pranga një mjek i identifikuar si Fitim Marku. Mjeku është kapur në flagrancë duke marrë para.


Videoja e publikuar nga Dosja.al tregon mjetin e agjentëve që kanë rrethuar spitalin e Traumës për të vënë në pranga mjekun, Mjeku Marku është prangosur pasi është kapur në flagrancë duke marrë para. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Me uniformë jeshile, momenti kur mjeku futet në makinë e efektivëve, ul kokën me pranga në duar

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te
Mjeku te Trauma

TIRANË- Pamjet që po shkoni vijë nga spitali i Traumës, aty ku është zhvilluar një aksion këtë mesditë. Siç duket në videon e publikuar nga Dosja.al, mjeku i vënë në pranga futt në makinën e efektivëve. Me uniformën ngjyrë jeshile e duart me pranga, foktori futet i qetë në mjet.

Mjeku, i identifikuar si Fitim Marku akuzohet se ka marrë ryshfet. Ai është kapur në flagrancë përmes një qytetari të inflitruar që kishte shkuar si pacient tek Trauma.

3 VITE ME PARE

EMRI- Kush është mjeku që u arrestua sot tek Trauma?

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te
Foto ilustruese

TIRANË- Fitim Marku është mjeku që u arrestua sot tek Trauma. Deri më tani është bërë me dije emri i tij, por ende nuk ka detaje se për çfarë akuze rëndon mbi mjekun. Mjeku është i vetmi i arrestuar deri më tani, por ende nuk dihet nëse aksioni është ende në vazhdim apo jo. 

3 VITE ME PARE

Aksion tek Trauma, arrestohet mjeku, u kap në flagrancë duke marrë ryshfet

Merrnin lekë për skanerin, arrestohen dy mjekë e infemierja te
Efektivët tek Trauma

TIRANË- Një mjek është vënë në praga pasi akuzohet për korrupsion. Mësohet se arrestimi i mjekut është bërë në kuadër të një aksioni të nisur këtë mesditë në spitalin e Traumës. Në foton e publikuar nga Dosja.al, duket efektivët e maskuar që dalin nga Trauma.

Paraprakisht raportohet se mjeku në fjalë është kapur në flagrancë duke marrë para. Ende nuk dihet identiteti i mjekut që u vu në pranga apo detaje të tjera nga aksioni. 

aksioni tek trauma

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria