LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksion i SPAK/ Pranga dy OPGJ-ve në policinë e Elbasanit, 500 deri në 1 mln lekë për 1 makinë

• SPAK zbarkon në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit. • Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO një dosje tjetër lidhur me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. • GJKKO, sot, ka caktuar masat e sigurisë për 5 persona, 2 prej tyre oficerë të policisë gjyqësore që merrnin ryshfet. • Në pranga kanë përfunduar Çelnik Toska dhe Sefer Shuka, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me Lulzim Hasën kanë marrë nga Lirian dhe Zene Targjani para për t'u kryer favore. • Sipas hetimeve të SPAK është mësuar se 2 OPGJ-të, lejonin kthimin e makinave të bllokuara tek qytetarët dhe për shërbimin e kryer merrnin 500 deri në 1 milion lekë për çdo automjet që kthenin. • Në masën e sigurisë "arrest me burg" është vendosur Lulzim Hasa, ndërsa detyrim paraqitjeje është caktuar për Safer Shukën, Lirian dhe Zenel Taragjinin. • Ky i fundit anëtar në këshillin bashkiak të Gramshit. • Ndërsa në "arrest shtëpie" është vendosur oficeri i policisë gjyqësore Çelnik Toska.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Detaje nga hetimet e SPAK për inspektorët e Elbasanit! Toska s'merrte vetëm lek, por edhe viç të therur

Aksion i SPAK/ Pranga dy OPGJ-ve në policinë e Elbasanit, 500 deri
Çelnik Toska

TIRANË- Ditën e sotme, u vunë në pranga dy inspektorë të Policisë në Elbasan dhe tre të tjerë pasi akuzohen  korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Mirëpo, sipas 'Oranews', këta persona nuk kanë pasur për qëllim tu marrin qytetarëve vetëm shuma financiare por edhe të mira material.

Gjatë hetimeve të kryera përmes përgjimeve ambientale dhe vëzhgimeve në teren, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ka zbuluar se njëri nga inspektorët e policisë Elbasan, i ka marrë një qytetari dhe një viç të therur. Inspektori Çelnik Toska, i cili aktualisht është arrestuar në masën e sigurisë “arrest në shtëpie”. Toska në një rast është provuar se ka marrë nga Zenel Taragjini dhe babai i tij, Lirian Taragjini, një viç të theror.

Sasia e mishit është marrë në këmbim të lirimit të një automjeti, që ishte bllokuar nga policia e Elbasanit.

Sot, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Çelnik Toskën, prokuroria e Posaçme SPAK, tashmë ka apeluar këtë vendim duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg, për punonjësin e policisë së Elbasanit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

SPAK mbyll hetimet për korrupsion, një arrest në burg, një arrest shtëpie dhe 3 detyrim paraqitje

Aksion i SPAK/ Pranga dy OPGJ-ve në policinë e Elbasanit, 500 deri

SPAK mbyll hetimet për korrupsion, një arrest në burg, një arrest shtëpie dhe 3 detyrim paraqitje. "Arrest shtëpie" për oficerin e policisë gjyqësore në Elbasan, Çelnik Toska; detyrim paraqitje për oficerin e policisë gjyqësore në Elbasan, Sefer Shuka; Hetimet e SPAK për korrupsion, arrest në burg Lulzim Hasës, detyrim paraqitje për Lirian e Zenel Taragjinin

3 VITE ME PARE

Merrnin ryshfet, SPAK arreston 2 oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan

Aksion i SPAK/ Pranga dy OPGJ-ve në policinë e Elbasanit, 500 deri
Foto ilustruese

ELBASAN- 5 persona në Elbasan janë nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi akuzohen  korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Konkretisht, një oficer i policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë Elbasan Ç.Toska është lënë në arrest shtëpie. Sipas njoftimit të lëshuar nga SPAK, edhe oficeri tjetër i policisë gjyqësore, S.Shuka është lënë në masën e detyrimit të paraqitjes. Ndërsa L.Hasa është lënë në masën arrest në burg, ndërsa Z.T. dhe L.T. janë lënë në detyrim paraqitje.

Hetimi për këtë çështje ka nisur më datë 3 Nëntor 2022 dhe ka rezultuar se, sipas SPAK, oficerët e policisë gjyqësore Ç.Toska dhe S.Shuka, si dhe qytetari L.Hasa kanë marrë në disa rasre përfitime monetare dhe përfitime materiale nga Z.T. dhe L.T.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

Njoftim për shtyp:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e materialeve të referuara nga Prokuroria e Përgjithshme, ka regjistruar procedimi penal nr.187 datë 03.11.2022, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal.Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal nga BKH, janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Ç.T dhe S.SH në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe shtetasi L.H, kanë marrë në disa raste nga shtetasit Z.T dhe I.T, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.45, datë 22.05.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim L.H, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Ç.T, i dyshuar për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim, Z.T, i dyshuar për veprën penale, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore ” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim, S.Sh, i dyshuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 3 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim L.T, i dyshuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policise Tiranë kanë ekzekutuar në datën 24.05.2023 masat e sigurimit personale të vendosur ndaj personave nën hetim të mësipërm. Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

spak opgj e elbasanit ne spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet