Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Tepelenë, ku fatkeqësisht 4 persona kanë humbur jetën. • Policia bën me dije rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete. • Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 persona ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. • Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
3 artikuj për këtë temë.

TEPELENË-Tre automjete janë përfshirë në një aksident në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku raportohet se kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë disa shtetas.
Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.
Disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin, më pas dy persona sipas policisë janë dërguar në spital.
Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.



TEPELENË-Ka shkuar në 4 numri i viktimave si pasojë e një aksidenti të ndodhur në by passin e Tepelenës.
Policia bën me dije se kanë qenë 3 automjete të përfshira në aksident, ndërsa nuk dihen ende emrat e viktimave.
NJOFTIMI I POLICISË
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

TEPELENË-Tre automjete janë përfshirë në një aksident në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Njëra makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë dhe është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.
Në përplasja ka ndërruar jetë në vend një shoferja e njërës prej makinave të përfshira në aksident ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë.