LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset me trafikndarësen, 2 viktima, shoferi në gjendje të rëndë

•2 vajza të vdekura dhe një i plagosur rëndë. •Ky është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Durrës-Tiranë. •Arbër Tivari, 26-vjeçari nga Durrësi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit e më pas doli nga rruga. •Si pasojë e përplasjes, humbi jetën 26-vjeçarja Silva Gjergji dhe 24-vjeçarja Roxhesa Klironomi. •Policia ka bërë arrestimin e të riut që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. •Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia në drejtim është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit. •Tivari ishte duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur  ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrierën metalike anësore e cila është palosur brenda në kabinë. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Çapkënia zemërbujare”, shoqja përlot me fjalët për vajzën që humbi jetën në aksidentin tragjik

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset
Roxhesa Klironomi

TIRANË- Mikesha e Roxhesa Klironomit, 24-vjeçares që humbi jetën në aksidentin tragjik ka përlotur rrjetin me dedikimin prekës. Në një postim në Facebook, ajo i jep lamtumirën shoqes së saj teksa shkruan se e ka të pamundur të besojë që s’do ta ketë më pranë.

“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare Zoti i dhuroftë durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii!!”, shkruan mikja e saj.

24-vjeçarja është një nga vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Viktima tjetër ishte Silva Gjergji, 26 vjeçe. Të dyja po udhëtonin me një automjet të llojit ‘Ford’ që drejtohej nga Arbër Tivari, 26 vjeç. Ky i fundit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me trafikndarësen. Për pasojë, dy vajzat ndërruan jetë, ndërsa i riu ndohet në gjendje të rëndë në spital.

Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit. Në mars 2021 ai u plagos në lagjen nr.4 në Durrës, pas një konlfikti çasti me Alket Buçpapaj, i cili pasi qëlloi me armë zjarri u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, identifikohet viktima e dytë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset
Rruga

TIRANË- Roxhesa Klironomi, 24 vjeç, është viktima e dytë e aksidentit tragjik në Durrës, e cila deri më tani nuk ishte identifikuar. Gjatë aksidentit ajo nuk kishte mjet identifikimi me vete, gjë që solli edhe vështirësi për identifikimin e saj.

Shoferi 26-vjeçar, Arbër Tivari, banues në lagjen nr. 11 në  Durrës është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Viktimë e aksidentit mbeti edhe 26-vjeçarja Silva Gjergji, banuese në Mirditë.Të rinjtë po udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë  AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Dyshohet se drejtuesi i makinës Arbër Tivari, 26 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen rreth orës 1:15 pas mesnate në kilometrin e 7-të të autostradës Durrës Tiranë.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Aksidenti tragjik, 26-vjeçarja humbi jetën, Tivari rëndë në spital, i riu u plagos një vit më parë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset
Arber Tivari

TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e viktimës dhe të plagosurit nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Kjo është Silva Tom Gjergji, një prej viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku ndërroi jetë edhe një tjetër vajzë e paidentifikuar.

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset

26 vjeçarja me origjinë nga Rubiku, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës tip ‘Ford’ me barrierat e rrugës.

Ky është Arbër Tivari, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë. Ai nuk është emër i panjohur për policinë. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset

3 VITE ME PARE

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë/ Makina komplet e shkatërruar, airbag-et e hapura, të rinjtë s'shpëtuan dot

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset
Makina

TIRANË- Kjo është makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë në Durrës, dy prej të cilëve humbën jetën. Siç duket nga pamjet makina është përplasur me bordurën metalike anësore dhe ka pësuar dëmtime të mëdha.

Makina është çarë dhe një pjesë e bordurës është futur brenda saj. Megjithëse airbag-et janë hapur, asgjë nuk ka mundur t’i mbrojë tre të rinjtë.

Nga aksidenti humbi jetën 26-vjeçar Silva Gjergji dhe shoqja e saj ende e paidentifikuar, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari, 26 vjeç.

3 VITE ME PARE

'Darka e fundit..'/ Aksidenti tragjik, të rinjtë darkuan së bashku në Durrës, kthimi në Tiranë u mori jetët

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset
Aksidenti

TIRANË- Dy vajza humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Arbër Tivari, banues në Durrës doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen. Për pasojë humbën jetën shtetasja Silva Gjergji, 26 vjeçe, banuese në Durrës dhe një tjetër vajzë që mendohet të jetë shoqja e saj, por ende e paidentifikuar.

Vetë shoferi, 26-vjeçari Arbër Tivari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Policia dyshon se dy viktimat dhe i plagosuri kanë darkuar së bashku deri në orën 2 të natës dhe më pas janë nisur për Tiranë. Si viktimat dhe 26-vjeçari i plagosur do t’u nënshtrohen analizave dhe ekzaminimeve mjekoligjore për të zbuluar nëse kishin konsumuar alkool apo lëndë narkotike.

Dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, çka ka çuar në përplasjen e fortë me pasoja të rënda.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Aksidenti me dy viktima, makina mori para bordurat e rrugës, sendet personale ende në tokë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset
Trafikndaresja

TIRANË- Dy viktima nga një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në Autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Arbër Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes dy pasagjeret që ndodheshin në makinë, 26 vjeçarja Silva Gjergji dhe një tjetër shtetase e paidentifikuar, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në pamjet e pas aksidentit duket se automjet është përplasur në trafik ndarëse dhe më pas ka marrë para hekurat anash rrugës.

Ajo që ka mbetur në këtë mëngjes në vendin e aksidentit janë vetëm copëza të shkatërruara të makinës dhe ndonjë send personal i të aksidentuarve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

3 VITE ME PARE

EMRAT- Aksidenti tragjik me 2 viktima, policia i komunikon masën e arrestit drejtuesit të mjetit

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset
Policia

TIRANË- Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Tiranë-Durrës. 26-vjeçarja ishte në mjet së bashku me një vajzë tjetër (viktimë) dhe drejtuesin e mjetit, Arbër Tivari. 

Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia në drejtim është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Policia i ka komunikuar masën e arrestit të riut nga Durrësi që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës në Tiranë.

Tivari nga Durrësi ka qenë duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur  ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrieren metalike anësore e cila është palosur  brenda në kabinë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen pasagjeret të cilat udhëtonin me të në të njëjtin mjet.

3 VITE ME PARE

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, vdesin dy pasagjeret, drejtuesi i mjetit rëndë për jetën

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplaset
Aksidenti

TIRANË- Dy viktima në orët e para të mëngjesit. Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Drejtuesi i mjetit, A.T, 26-vjeç humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafik ndarësen. Për pasojë, kanë humbur jetën dy pasagjeret që ishin në mjet, ndërsa i riu është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën. 

Ende nuk dihen identitetet e viktimave dhe drejtuesit të mjetit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet. Ndërsa shtetasi A. T, është transportuar në spital në gjëndje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

silva gjergji arber tivari aksident ne aksin tirane-durres

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet