Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
•Një aksident i rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë. •Për pasojë ka ndërruar jetë Luan Dukaj 50-vjeç. •Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në aksin Fushë Krujë-Milot. •Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga e është përplasur me mbrojtëset anësore. •Si pasojë e përplasjes, Dukaj ka ndërruar jetë ndërsa tre persona janë lënduar rëndë. • Mjeti tip 'Benz' me të cilin po udhëtonin rezulton në pronësi të Juljan Kaxhi Kocja. •Shkak i shpejtësisë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.
2 artikuj për këtë temë.
KRUJË- Policia e Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin "Fushë Krujë-Thumanë". Shofer ka qenë Julian Koçaj, 34-vjeç, i cili ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasoja automjeti është përplasur me trafikndarësen. Luan Dukaj, 50 vjeç, është personi i cili humbi jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
FUSHË- KRUJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi e lëndimin rëndë të tre të tjerëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Thumanë-Fushë Krujë. Mjeti i cili ishte duke udhëtuar drejt veriut të vendit, humbi kontrollin rreth orës 03:00, e për pasojë u përplas me barrierat anësore.

Drejtuesi i mjetit, Luan Dukaj, ka ndërruar jetë, ndërsa në gjendje të rëndë janë 3 pasagjerët, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak i shpejtësisë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.
"Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit."-njofton Policia.