Rikthehet moti i keq në vend/ Shiu sjell rrëshqitje gurësh dhe përmbytje, dhjetëra fshatra në juglindje pa energji
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra 25 Shtator, 11:18 ...
Tensionet në veri/ Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës 25 Shtator, 12:10 ...
Vuçiç i prerë: Na vrisni të gjithëve po të doni, nuk do ta njohim Kosovën e pavarur 24 Shtator, 20:46 ...
• Aksident i rëndë me shtatë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit. • Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Audi” dhe një “BMW”. • Aksidenti, fatmirësisht pa viktima ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit • Mes të plagosurve kanë qenë dhe tri vajza të mitura, të cilat udhëtonin me mjetin tip “Audi” së bashku me familjen. •Në automjetin tip “BMW” udhëtonin dy shtetase nga Kosova, me inicialet B. S. dhe M. S. •Katër nga të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Rrëshenit. •Tre të tjerët janë transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
2 artikuj për këtë temë.
RRËSHEN- Këto janë pamjet e rënda nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Rrugën e Kombit, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, duke sjellë bilancin e rëndë me 7 të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit. Mes të plagosurve kanë qenë dhe tri vajza të mitura, të cilat udhëtonin me mjetin tip “Audi” së bashku me familjen.
Nga ana tjetër, në automjetin tip "BMW" udhëtonin dy shtetase nga Kosova, me inicialet B. S. dhe M. S.
Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident i rëndë me disa persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit. Nga të dhënat paraprake raportohet se janë përplasur dy automjete.
Për pasojë janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Po të njëjtat burime shtojnë se zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e dy personave të bllokuar në njërin prej automjeteve. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.