LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasje në Durrës/ Masakrohet me thikë 40-vjeçari, arrestohet autori pas disa orësh (EMRAT+ FOTO)

• Një vrasje është regjistruar ditën e sotme rreth orës 12:30 në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit. • Pas një konflikti mes Halil Kokas dhe Ilir Koçiljas ky i fundit ka goditur me thikë 40-vjeçarin. • Koka është transportuar menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra. • Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar zonën. • Autori i dyshuar i ngjarjes, është arrestuar pas disa orësh në kërkim. • Në momentin e arrestimit, autorit të dyshuar iu gjet në xhep, thika me të cilën dyshohet se qëlloi për vdekje Halil Kokën. Mësohet se konflikti mes dyshes nisi para pallatit ku 35-vjeçari, Ilir Koçilja sulmoi me thikë Halil Kokën. • I plagosuri kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit, por u rrëzua në tokë. • Koka u shoqërua për në spital, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra. • Sipas raportimeve viktima Halil Koka dhe autori Liri Koçilja kanë qenë dikur të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për lëndë narkotike. Po ashtu mësohet se dikur kanë qenë shokë qelie.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrasja me thikë në Durrës, dalin FOTOT e viktimës dhe autorit

Vrasje në Durrës/ Masakrohet me thikë 40-vjeçari,
ilir koçilja dhe halil koka

DURRËS- Një vrasje ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku u qëllua për vdekje me thikë, Halil Koka 40 vjeç. Ndërkohë janë publikuar edhe fotoja e autorit Ilir Koçilja, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes së rëndë edhe fotoja e viktimës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri me autorit dhe viktimës të cilët jetonin të dy në të njëjtin pallat.

Gjithçka nisi para pallatit ku 35-vjeçari Koçilja sulmoi me thikë Halil Kokën. I plagosuri kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit, por u rrëzua në tokë. Koka u shoqërua për në spital, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra. 

Sipas raportimeve viktima Halil Koka dhe autori Liri Koçilja kanë qenë dikur të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për lëndë narkotike. Po ashtu mësohet se dikur kanë qenë shokë qelie.

2 VITE ME PARE

Arrestohet autori i vrasjes me thikë në Durrës

Vrasje në Durrës/ Masakrohet me thikë 40-vjeçari,
Ilir Koçilja

DURRËS- 34-vjeçari, Ilir Koçilja, autori i dyshuar i vrasjes me thikë që ndodhi ditën e sotme në Durrës është arrestuar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30 në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit ku pas një konflikti mes vikitmës, Halil Kokës, dhe Koçiljas ky i fundit ka goditur me thikë 40-vjeçarin. Autori ishte fshehur te Rotonda Bizantine, ose Gropa Arkeologjike. Ndërkohë pasi është godit me thikë në zemër është transportuar menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar zonën.

Raportohet se viktima dhe autori jetonin në një pallat. Po ashtu bëhet me dije se autori rezulton se është shoqëruar më parë në polici pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Falë reagimit në kohë, kontrollit dhe ndjekjes së pandërprerë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i plagosjes me pasojë vdekjen e 46-vjeçarit. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se u krye vrasja. Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Durrës, policia: Identifikuam autorin, po bëjmë krehjen e zonës

Vrasje në Durrës/ Masakrohet me thikë 40-vjeçari,
Policia

DURRËS- Policia ka reaguar për vrasjen në Durrës ditën e sotme. Mësohet se një person me inicialet I.K ka goditur me thikë 40-vjeçarin Halil Koka, i cili ka humbur jetën rrugën për në spital. Policia thekson se po bëjnë krehjen e zonës për të arrestuar autorin. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

2 VITE ME PARE

Sherri me thika në Durrës, ndërron jetë 40-vjeçari (EMRI)

Vrasje në Durrës/ Masakrohet me thikë 40-vjeçari,
Foto ilustruese

DURRËS-Një person mbeti i plagosur me thikë sot në Durrës, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Raportohet se ka pasur një sherr mes dy personave, ndërsa në rrethana ende të paqarta njëri prej tyre u plagos.

Mësohet se viktima është Halil Koka, 40 vjeç. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton rreth rastit.

 

2 VITE ME PARE

Plagosje me thikë në Durrës

Vrasje në Durrës/ Masakrohet me thikë 40-vjeçari,

DURRËS- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.

durres vrasje halil koka ilir koçilja

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën