Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Në Kuvendin e Kosovës u mbajt një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. • Deputetët e partive në pushtet dhe ata në opozitë, si dhe anëtarë të Qeverisë së Kosovës, shkëmbyen akuza për dyshime të aferave korruptive brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). • Diskutimi i 26 prillit në Kuvend u mbajt pas kërkesës së deputetëve opozitarë për debat parlamentar lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi. • Memli Krasniqi, kryetar i subjektit opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai po e mbron Krasniqin. • Deputetë të kësaj partie përmendën edhe kontrata të ndryshme brenda KEK-ut, që sipas tyre janë lidhur në mënyrë të dyshimtë. • Kritikave të opozitës u janë përgjigjur deputetët e partisë në pushtet dhe pjesëtarë të Qeverisë, duke thënë edhe se në kohën e qeverive të kaluara ka pasur shumë keqpërdorime në sektorin e energjisë. • Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e fajësoi opozitën për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Një debat i ashpër u zhvillua gjithashtu edhe mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës. Gjatë seancës ministrja tha se Kosovës i duhet një kryeprokuror që nuk e ka bishtin e zënë me derë. • Deputeti Haki Abazi është ankuar sërish se nuk po i lejohet të flasë në Kuvendin e Kosovës. •Në protestën e tij në fillim të fjalimit, Abazi tha se nuk përcaktohet nga jashtë se kush flet në Kuvend, duke hedhur akuza për anëtaren e Kryesisë të Vetëvendosjes.
7 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Një debat i ashpër u zhvillua sot në Kuvend të Kosovës mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës. Gjatë seancës ministrja tha se Kosovës i duhet një kryeprokuror që nuk e ka bishtin e zënë me derë.
“Mos i dërgoni akuza qeverisë për kërcënime të prokurorëve, ndikim në prokurori. Ju e dini shumë mirë se për çka përkushtohet qeveria Kurti. Neve na duhet një kryeprokuror i guximshëm që nuk e ka bishtin e zënë me derë, që nuk i shërben individëve, që nuk i shërben grupeve të interesit. I shërben ligjit, mandatit të tij dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Mandati i kryeprokurorit të shtetit është shtatë vite, janë shumë. Nuk mundemi dhe shtatë vite të tjera ta çojmë me një kryeprokuror që s’ka integritet moral, profesional pra që është i paaftë, dhe që nuk njihet për asnjë lëndë të mirë që e ka adresuar përpara”, ka thënë Haxhiu.
Ajo kërkoi nga deputetët e LDK-së që të mos akuzojnë Qeverinë Kurti, pasi siç tha ajo Isa Mustafa në kohën e qeverisjes së tij kishte kërkuar nga kryeprokuror i shtetit që të mos merret me politikanët.
“Mustafa pati thënë për media kohë më parë se prokuroria duhet të qëndroj larg politikës, e çfarë i patët ju thënë ju prokurorisë në atë kohë? Ju i patët thënë se ‘pavarësisht se çfarë bëjmë ne politikanët…,’ju e dini shumë mirë bre, e dini shumë mirë që politikanët në Kosovë janë bërë milionerë, pasuri që s’mund ta justifikojmë veç duke qenë ministër, ose deputet, ose në një pozicion tjetër të lartë, ose kryeministër, ose president’…Mustafa i pati thënë ‘qëndro larg politikanëve’, d.m.th mos u merr me politikanët edhe kur ata merren me veprime kriminale. Prandaj, unë mendoj që populli juve nuk ju beson hiç e hiç, po ju si besoni as vetes në deklarime që ju i thoni sot, por edhe herëve të tjera. Qeveria Kurti e ka një gjë të qartë, që kurrë si ju s’ka mu bo. D.m.th e kemi një gjë të qartë, se nëse bëhemi e dinë çka të gjen kur zhytesh në krim e korrupsion…”, tha ajo.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, i cili tha se kryeprokurori duhet që të zgjidhet kundër vullnetit të të gjithëve.
“Meqë thatë se me rregullore me i thanë dikujt gënjeshtar ose gënjeshtër nuk qenka gjuhë parlamentare unë po i them 500 herë gënjeshtare..Ideja kryesore është që kryeprokurori duhet të zgjidhet gjithmonë kundër vullnetit të kryeministrit, kundër vullnetit të kryetarit të parlamentit, kundër vullnetit të politikanëve, të jetë njeri profesional dhe kur të shkon në zyrë të kryeministrit dhe kryeparlamentarit, e kësaj ministre që lidhje s’ka me drejtësi, fatkeqësisht, sa herë që ata vlerësojnë që ka abuzime…si këta kryeprokuror i duhen Kosovës”, tha Selmanaj.
KOSOVË- Deputeti Haki Abazi sërish është ankuar se nuk po i lejohet të flasë në Kuvendin e Kosovës. Në protestën e tij në fillim të fjalimit, Abazi tha se nuk përcaktohet nga jashtë se kush flet në Kuvend, duke hedhur akuza për anëtaren e Kryesisë të Vetëvendosjes.
“Më duhet të protestoj publikisht që mu desh me marrë fjalën. Në Parlamentin e Kosovës e shtypi një pullë që më radhit në radhët e deputetëve që duhet marrë fjalën. Duhet të jetë hera e fundit që tentohet mu ngulfat demokracia në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet të protestoj sa herë që dua të them diçka në këtë vend, pavarësisht prej qëndrimit që kam. Sepse unë kam barti përgjegjësinë për atë që e them dhe qëndrimet që mbaj. Kështu që, këtë Parlament e udhëheq Glauk Konjufca, jo Dejona Mihali. Nuk përcaktohet lista e deputetëve nga jashtë Parlamentit të Kosovës”.
Abazi i është drejtuar ashpër kolegut të tij nga Vetëvensoje, Salih Zybës, gjatë seancës së sotme ku po debatohet lidhur me arrestimin e drejtorin e KEK-un, Nagip Krasniqit.
Abazi iu drejtua Zybës, duke i thënë ta mbyll gojën.
“Zotëri Zyba, kur të vjen radha del e fol këtu, nëse ki çka me thanë. T’lutem, mshele gojën”, tha Abazi.
Pas kësaj, ndërhyri kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili u kërkoi deputetëve që të kenë respekt për njëri-tjetrin.
“Ju lutem respekt për njëri-tjetrin, deputetë”, tha Konjufca.
KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati pozitë-opozitë lidhur me gjendjen në KEK dhe arrestimin e drejtorit të kësaj ndërmarrje, Nagip Krasniqi. Deputeti i LVV-së, Armend Muja duke akuzuar opozitën në këtë rast PDK-në për lidhjet e shkurta të korrupsionit ia përmendi deputetit Ferat Shala punësimet familjare që i ka në KEK.
“Kosova ka importuar energji në 10 vitet e fundit nga Serbia prej Vuk Hamoviqit dhe Damir Fazliqit, a ka dikush lidhje të shkurta me këta persona që vijnë nga Serbia. Në kohën e Nagipit që dy vjet nuk importohet rrymë nga Serbia”, tha Muja.
Muja i tha deputetit të PDK-së, Ferat Shala se ndër operatorët kryesor në KEK kanë qenë ndërrmajet që drejtohen nga miqtë e tij.
“Një nga deputetët kur i kemi marrë në Komision Hetimor dhe i kemi shiku kush kanë qenë operatorët kryesor në KEK na dul “Gjeominerali”. Kjo kompani është e Idriz Thaçit dhe Enever Berishës mik i deputetit Ferat Shala e po ashtu është edhe “Trasingrupi”, miku i dytë i Ferat Shalës. Këto të dhëna nga KRPP i marrim nga djali i Ferat Shalës që punon në KRPP, të dhënat mbi bilancin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSTT dhe sa i përket minierave i marrim nga dhëndri i Ferat Shalës që është drejtro në KPMM. Këto janë lidhje të shkurta”, tha Muja.
E pas këtyre deklaratave ka reaguar deputeti Ferat Shala. Ai ia përmendi Mujës kohën e arrestimit për korrupsion, duke i thënë se nga burgu të ka nxjerr deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu.
“Me këta nuk replikoj sepse kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun kolegun tim që kur është arrestu për korrupsion në burg i ka ardh keq i ka qu picë në stacion të policisë. Kam replikë me Bekimin që ta ka pru picën e të ka nxjerr prej burgut për korrupsion me atë kam punë”, tha Shala.
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që tha se se është gënjeshtër që çmimi i rrymës është shtrenjtuar. Krasniqi tha se çmimi i tarifës së shtrenjtë është rritur nga 7 në 21 centë.
“Rritja e çmimit të energjisë mbi 100 për qind. Prej 7 centë në 21 centë e ke bo tarifën e shtrenjtë, dil mohoje. Prej 7 në 21 centë e ke bo tarifën e shtrenjtë, është 300 për qind. Marre duhet me iu ardhë e gënjeni para njerëzve”, tha Krasniqi.
Rizvanolli tha se është e paimagjinueshme se sa herë mund të gënjej njeriu për të njëjtën gjë pasi përgënjeshtrohet 100 herë.
“Është e paimagjinueshme se sa herë mund të gënjej njeriu për të njëjtën gjë pasi demantohet 100 herë dhe pasi qytetarët i marrin faturat një vit me radhë”, tha ajo.
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ajo tha se Haradinaj është fajtor që ish prokurori special Elez Blakaj është larguar nga Kosova. Ndër të tjerash, Haxhiu tha se nëse shihet pasuria e Haradinajt është mjaftueshëm për të kuptuar kush është i përfshirë në krim e korrupsion.
“Por tani do të ndërlidhem me dicka që tha z. Haradinaj, së pari ndoshta u kujtohet të gjithëve që në Kosovë një prokuror special është detyruar ta lëshojë vendin për shkak teje z. Haradinaj, sepse sa ke qenë kryeministër ti i ke kërku raport me shkrim që brenda 30 ditëve me të jep informacione për lëndët që i ka në adresim ish prokurori special, Elez Blakaj. Kjo është ndërhyrja brutale në sistemin e drejtësisë sepse si kryeministër nuk ke të drejtë me i kërku llogari prokurorisë për lëndët që i heton… Ti nuk ke të drejtë fare me fol për ketë çështje në kuvend. Dhe kur flasim për krim e korrupsion, z. Haradinaj, Kosova është vend i vogël, mos thuni diçka në foltore që se besoni as vetë, pse thu dicka qe se beson as ti. Sepse e dimë shumë mirë ku keni qenë dhe ku jeni, sa pasuri keni pasur e sa keni. Prandaj kur flasim për krim e korrupsion vec me pa pasurinë tënde që e ke kriju prej momentit kur ke fillu me punu në institrucione, është mjaftueshëm me kuptu kush është i përfshirë në krim e korrupsion”, tha Haxhiu.
Haradinaj e ka quajtur Kurtin shefi i të korruptuarve, derisa për kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi tha se është shoku i Kurtit, të cilin po e mbron.
KOSOVË- Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Kuvendi po i shërben imitimeve të dobëta diskutimeve të cilat në vend se në Kuvendin e Kosovës, duhen të zhvillohen në Gjykatë. Kusari-Lila në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës tha se ajo çka po ndodh është se opozita po mundohet të shfrytëzoj mekanizmin, në të cilën ende kanë ndikim, atë të prokurorisë duke kthyer sallën e Kuvendit në gjykatore.
“Për të realizuar këtë skenar deri në fund i propozoj opozitës që ta bëj edhe një mocion sot dhe nga qendra e paraburgimit ku po mbahet zotëri Nagip Krasniqi të sillet këtu, në sallën e Kuvendit ashtu me duar lidhur siç e nxorën nga Gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet tjera operacionale që janë zhvilluar gjatë periudhës sa ishte drejtor në KEK, një vit e gjysmë…”, tha Kusari-Lila.
Ajo më tej shtoi se sikur opozita se prokuroria e ka të bazuar në fakte akuzën ndaj drejtorit të KEK-ut, tashmë të pezulluar, atëherë nuk do të insistonin në diskutim dhe mbajtjen e seancës.
“Nëse jeni të shqetësuar për deklaratat e qeverisë do t’ia lënit atë punë organit të akuzues…”, tha ajo.
KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po flitet për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka deklaruar se ai ishte personi kyç në LVV. Tahiri ka thënë se Ngaip Krasniqi nga LVV ishte vendosur drejtor i KEK-ut, që i bie me qenë shef edhe i vet ministres Artane Rizvanolli.
“Për pesë muaj KEK ka nënshkruar në vlerë të 72 milionë eurove 30 kontrata njëburimore. Besoj me plot të drejtë është në paraburgim dhe Mimoza normal që e ka shqetësim të madh sepse e njëjta po ashtu ka mujt me qenë në kaluarën sepse është ndjek politik nga ish-drejtori i bordit që në atë kohë ka qenë si ekspert në Prokurorinë Speciale, e ka shqetësim kur e sheh këtë njeri në krye të bordit të KEK-ut”, tha Tahiri.
Ai shtoi se nëse i shohim këto kontrata e sheh abuzimin e madh të cilin e ka kryer drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi.
“Me bë kontratë njëburimore në vlerë 1 milion e 730 mijë euro për furnizim me shirit transportues ku e ofrojnë 30 kompani një gjë të tillë, kjo nuk do koment kjo është veç një kontratë në të cilën vjedhjet. Pastaj me lidh kontratë prej 55 milionë eurove për modernizim të turbinave B1 dhe B2 me një kompani ku së paku pesë kompani në Evropë e ofrojnë një gjë të tillë, kjo s’do koment”, tha Tahiri.