Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Miftar Dauti, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Has është përplasur me vajzën e rivalit socialist, Halit Mulaj, Entiola. • Dauti ka filmuar 28-vjeçaren e cila është me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, teksa mbikëqyrte disa punime prag zgjedhjeve. Dauti, i cili dëgjohet të thotë se pushteti ka nisur të bëjë punime para fushate për të marrë vota. • Pas këtyre fjalëve ka nisur dhe konflikti, për të cilin, policia e Hasit e ka proceduar penalisht Dautin për ‘kanosje’ dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
3 artikuj për këtë temë.
HAS- Në videon e mëposhtme shihet momenti i përplasjes verbale mes kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Miftar Dauti me vajzën e rivalit të tij socialist, Entiola Mulaj, 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has. Pamjet e publikuara nga FaxNews janë filmuar nga vetë Dauti, i cili dëgjohet të thotë se pushteti ka nisur të bëjë punime para fushate për të marrë vota. Pas këtyre fjalëve ka nisur dhe konflikti.
“A ke vajzë more, a ke grua? Unë po punoj dhe do i shërbej popullit, po ti ske moral, s’njef emër. Të kesh turp, veç burrni hasjani nuk është kjo! Hyp në maiknë, të kesh turp për këtë që po bën,”- dëgjohet të thotë Mulaj.
“Unë flas me fakte, dhe këto janë fakte të punës suaj,”- shton Dauti.
Mulaj është vajza e Halit Mulajt, kandidati i PS-së në Has, të cilin Dauti e denoncoi për blerje votash pasi ndaloi furgonin e mbushur me ndihma, që drejtohej nga i biri. Për ngjarjen në fjalë gjithashtu, kanë nisur hetimet nga Prokuroria.
HAS- 56-vjeçari që ka kërcënuar përgjegjësen e OSSH-së në Has rezulton se është Miftar Dauti, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Has. Ai është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka kanosur të renë e identifikuar si Entiola Mulaj, 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has. Mulaj rezulton se është dhe vajza e Halit Mulajt, kandidati i PS-së në Has. Këtë të fundit, Dauti e denoncoi për blerje votash pasi ndaloi furgonin e mbushur me ndihma, që drejtohej nga i biri. Për ngjarjen në fjalë gjithashtu, kanë nisur hetimet nga Prokuroria.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 56 vjeç, banues në fshatin Golaj, pasi më datë 18.04.2023, ka kallëzuar shtetasja E. M., 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, se është kanosur nga shtetasi M. D.. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 56 vjeç, S. D., 43 vjeç dhe F. D., 52 vjeç, të tre banues në fshatin Golaj, pasi më datë 19.04.2023, ka kallëzuar shtetasi I. A., me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së, Krumë, se në fshatin Helshan, gjatë procesit të tij të punës, për dërgimin e një transformatori të energjisë elektrike, në këtë fshat, është kundërshtuar për kryerjen e këtij procesi pune, nga shtetasit M. D., S. D. dhe F. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
TIRANË- Tre persona janë proceduar penalisht në Has, pasi kanë kanosur përgjegjësja e OSSH-së. Po ashtu këta persona kanë kuyndërshtuar dhe një elektriçist që të vendoste transformatorin e energjisë elektrike në fshatin Helshan. të tre persona akuzohen për kanosje dhe kundërshtim i punonjësit në detyre shtetërore.
Njoftimi i Policisë:
Has Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 56 vjeç, banues në fshatin Golaj, pasi më datë 18.04.2023, ka kallëzuar shtetasja E. M., 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, se është kanosur nga shtetasi M. D. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 56 vjeç, S. D., 43 vjeç dhe F. D., 52 vjeç, të tre banues në fshatin Golaj, pasi më datë 19.04.2023, ka kallëzuar shtetasi I. A., me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së, Krumë, se në fshatin Helshan, gjatë procesit të tij të punës, për dërgimin e një transformatori të energjisë elektrike, në këtë fshat, është kundërshtuar për kryerjen e këtij procesi pune, nga shtetasit M. D., S. D. dhe F. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.