LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

80-vjetori i fitores së BS mbi Gjermaninë naziste/ Vuçiç në Moskë sfidon BE-në: I bindur se Serbia do të mbetet në rrugën evropiane! Putin i organizon pritjen e veçantë

• Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Moskë të Rusisë, në prag të paradës së 9 majit, pavarësisht paralajmërimeve për rreziqet për pranimin e Serbisë në BE. • Sipas mediave të huaja, Vuçiç tha se është gati të marrë përgjegjësi personale për këtë vizitë. • Ai konfirmoi se është i vetëdijshëm për pasojat e ardhshme të vizitës së tij në Moskë. • Fluturimi i presidentit serb për në Moskë bëri një ndalesë në Azerbajxhan, ndërsa sulmet me dronë ukrainas detyruan aeroportet në të gjithë Rusinë të ndalonin udhëtimet për disa orë, raportuan mediat serbe dhe ruse të mërkurën. • Vuçiç është midis shumë udhëheqësve botërorë që pritet të marrin pjesë në paradën e 9 majit në Sheshin e Kuq që shënon 80 vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë naziste. • Në mesin e prillit, udhëheqësit e vendeve evropiane e paralajmëruan presidentin serb Aleksandër Vuçiç për pasojat e udhëtimit të tij të mundshëm në Moskë më 9 maj për paradën ushtarake të organizuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Nuk u lejua të marrë pjesë në eventitn Mar-a-Lago/ Vuçiç: S’më duhen fotot me Trump, dua të flas me të

80-vjetori i fitores së BS mbi Gjermaninë naziste/ Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

MOSKË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, teksa po qëndron në Moskë për paradën e Ditës së Fitores, ka folur rreth udhëtimit të tij në SHBA që u detyrua ta ndërpresë për shkak se u “sëmurë” befasisht. Vuçiç tha në lidhje me qëndrimin e tij të fundit në Florida ku donte të takohej me Presidentin e SHBA-së Donald Trump se ai tashmë ka qenë në ato vende dhe se nuk është i interesuar për një foto me Trump, por për të folur me të.

“Do të doja të flisja me të. Kam qenë me Trumpin pesë herë. Nuk jam i interesuar për foton. Jam i interesuar për atë që mund të bëj për popullin tonë. E respektoj jashtëzakonisht presidentin amerikan. Besoj se ai po bën shumë gjëra të mira për botën, dhe ishte edhe më e vështirë për mua që nuk mundëm të shkonim në takimin e mbajtur nga (Scott) Besant me (Richard) Grenell, sepse ai vendos për tarifat tona”, tha Vuçiç për RTS në Moskë në lidhje me komentet e tij se iu mohua hyrja.

Ai ka përmendur një takim që ka pasur me Trump gjatë mandatit të parë. Për Vuçiçin, siç tha ai, ishte më e vështirë të mos takohej me të dërguarin e Trump, Richard Grenell, si dhe me Richard Bensent. 

Pas raportimeve se Vuçiç s’u lejua të marrë pjesë në një darkë dhe se një zyrtare e Trump ia mbylli derën, portali Pavlovic Today raportoi një citat të zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, që thuhet se kishte mohuar këto raportime. Siç thuhet nga kjo lëvizje, Vuçiç ka tentuar të hyjë në darkën e donatorëve të Partisë Republikane në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago në Florida, por i është refuzuar hyrja, gjë që ka shkaktuar një incident diplomatik.

“Kur presidenti i një vendi përpiqet të depërtojë fshehurazi nga dera e pasme drejt një ngjarjeje vendimtare për mbledhjen e ndikimit politik, nuk është vetëm një turp personal, por një gërryerje serioze e reputacionit të Republikës së Serbisë”, thotë Kreni-Promeni.

Duke iu përgjigjur pyetjes se pse Shtëpisë së Bardhë iu deshën disa ditë për të mohuar raportet për ndalimin e pjesëmarrjes në eventin Mar-a-Lago, pa komentuar fare Ambasada Amerikane, ai tha se Ambasada Amerikane as nuk ishte e përfshirë në këtë dhe se nuk do të ishte e drejtë që ata të komentonin. Vuçiç i tha RTS-së se nuk dëshiron një fotografi me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por më tepër të bisedojë.

Ai theksoi gjithashtu se nuk shkon askund për të bërë festë, por për të punuar për Serbinë dhe qytetarët e saj. Më tej Vuçiç shtoi se pret që gjatë këtyre takimeve të ketë nga ata që do t'i shpjegojnë se pse ai nuk duhet të takohet me një 'kriminel' në Moskë.

“Kjo është lufta ime. A mund t’ju ​​kënaqë dikush në atë luftë, në këto kushte të situatës gjeopolitike? Nëse jeni të lirë, sovranë dhe të pavarur, nuk mund t’i pëlqeni askujt. Mund ta imagjinoni se çfarë lloj linçimi më pret tani në Shqipëri pas shtatë, tetë ditësh. Do të ketë një linçim të përgjithshëm, është një takim i Komunitetit Politik Evropian. Mësova, bëra. Do të duroj. Nuk po e bëj për veten time, po e bëj për Serbinë dhe do të duroj. Krenar për vendin tim, krenar për shpirtin tonë libertarian, për pavarësinë dhe autonominë tonë në vendimmarrje", theksoi Vuçiç.

1 VITE ME PARE

80-vjetori i fitores së BS mbi Gjermaninë naziste/ Vuçiç mbërrin në Moskë dhe sfidon BE-në: I bindur se Serbia do të mbetet në rrugën evropiane

80-vjetori i fitores së BS mbi Gjermaninë naziste/ Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

MOSKA- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Moskë të Rusisë, në prag të paradës së 9 majit, pavarësisht paralajmërimeve për rreziqet për pranimin e Serbisë në BE. Sipas mediave të huaja, Vuçiç tha se është gati të marrë përgjegjësi personale për këtë vizitë. Ai konfirmoi se është i vetëdijshëm për pasojat e ardhshme të vizitës së tij në Moskë.

“Jam i bindur se Serbia do të mbetet në rrugën evropiane. Nëse BE-ja dëshiron të ndëshkojë dikë, le të më ndëshkojë mua. Do ta pranoj ndëshkimin dhe do të kërkoj që të mos e ndëshkojnë të gjithë vendin”, ka thënë Vuçiç, duke iu referuar paralajmërimeve të mëparshme të BE-së.

Fluturimi i presidentit serb për në Moskë bëri një ndalesë në Azerbajxhan, ndërsa sulmet me dronë ukrainas detyruan aeroportet në të gjithë Rusinë të ndalonin udhëtimet për disa orë, raportuan mediat serbe dhe ruse të mërkurën.

Vuçiç është midis shumë udhëheqësve botërorë që pritet të marrin pjesë në paradën e 9 majit në Sheshin e Kuq që shënon 80 vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë naziste. Në mesin e prillit, udhëheqësit e vendeve evropiane e paralajmëruan presidentin serb Aleksandër Vuçiç për pasojat e udhëtimit të tij të mundshëm në Moskë më 9 maj për paradën ushtarake të organizuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

1 VITE ME PARE

“Mirë se vini, Shkëlqesia Juaj!" Vuçiç në Moskë, Putin i organizon pritjen e veçantë (FOTO)

80-vjetori i fitores së BS mbi Gjermaninë naziste/ Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

MOSKA- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Moskë, pavarësisht kritikave të ashpra nga Bashkimi Evropian dhe një përpjekjeje për të ndaluar fluturimin e tij nga autoritetet letoneze dhe lituaneze. Mediat e huaja shkruajnë se aeroplani presidencial u ul në Aeroportin e Vnukovos në orën 16:30, pas një ndalese në Azerbajxhan dje për shkak të kërcënimit nga raketat ukrainase në zonën e luftës.

Për t’u ndrequr me evropianët që e kundërshtuan, Vladimir Putin e përshëndeti Vuçiçin me mesazhe të ngrohta mirëseardhjeje. Konkretisht, një mesazh drejtuar presidentit serb u shfaq në disa tabela reklamash në të gjithë Moskën.

“Mirë se vini, Shkëlqesia Juaj, President i Republikës së Serbisë, Z. Aleksandar Vuçiç”, shkruhej në billboard në serbisht dhe rusisht. 

80-vjetori i fitores së BS mbi Gjermaninë naziste/ Vuçiç

vucic ne moske

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet