Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Duke nisur që sot, më 5 dhjetor do të bllokohen në mënyrë të pjesshme disa akse rrugore. Bllokimi i akseve është pjesë e protokollit të sigurisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. • Që në mëngjesin e sotëm, akset kryesore Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotulimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’ dhe kalimi për në drejtim të aktivitetit, rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me atë ‘Papa Gjon Pali II’, do të jenë të bllokuara. • Në këto akse do të lejohet kalimi me interval kohore për liderët evropianë që pritet të mbërrijnë sot në kryeqytet. Nesër do të ketë ndryshim të kursit edhe transporti public në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e “Bajram Curri”. • Të gjithë punonjësve të institucioneve dhe subjekteve që punojnë në perimetrin rreth stadiumit “Air Albania” ku pritet të mbahet dhe takimi i Samiti, do tu kërkohet karta e identitetit.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Nesër, nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në orën 20:00 të mbrëmjes do të pezullohet lëvizja e urbanëve në Tiranë. Vendimi është marrë nga bashkia e Tiranës për shkak të samitit që do të mbahet nesër.
Në njoftimin e bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.
NJOFTIMI I POLICISË:


TIRANË- Universiteti Politeknik i Tiranës ka njoftuar sot se ditën e nesërme nuk do të zhvillohet mësim nëpër auditore për shkak të mbajtjes së Samitit të BE në Tiranë.
Në njoftimin e Universitetit thuhet se duke qenë se godina gjendet brenda perimetrit të zonës së kuqe është vendosur që dita e nesërme të jetë pushim.
Ndërkohë që në njoftim lajmërohen të gjithë studentët që mësimi i ndërprerë i datës 6 dhjetor do të zëvëndësohet me një ditë tjetër, e cila do të njofothet në vijim.
Duke nisur që sot, më 5 dhjetor do të bllokohen në mënyrë të pjesshme disa akse rrugore. Bllokimi i akseve është pjesë e protokollit të sigurisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Nëser Tirana do të ‘blindohet’ e gjitha, madje kalimi pranë perimetrit të sigurisë tek “Air Albania” do të bëhet vetëm me kartë identiteti.
TIRANË- Nesër kryeqyteti është në paralizë. Rrugët do të jenë të bllokuara për shkak të samitit të liderëve të BE-së që do të vijnë në Tiranë. Efektivja Lami ka shpjeguar mundësitë e lëvizjes së qytetarëve kur hyjnë në fuqi kufizimet
Për mbarëvajtjen e samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin perëndimor, policia e kryeqytetit ka njoftuar bllokimin e disa akseve rrugore.
“Do fillojë bllokimi në 7:00 të mëngjesit, ndërsa për rrugët urbane në 8 të mëngjesit. Aksi kryesor që do bllokohet janë ato ku do bëhet lëvizja e delegacioneve nga Rinasi në Qafë Kashar dhe anasjelltas. Nga pjesa e Qafë Kasharit deri në ish-sheshin Shqiponja të dyja krahët e autostradës, i gjithë segmenti i Unazës së madhe, nga ish-sheshi Shqiponja deri tek rrethrrotullimi i Sanatoriumit dhe më pas Rruga e Elbasanit nga rrethrrotullimi i Sanatoriumit deri tek Ura e Elbasanit”, ka thënë Lami.
Një njoftim me rëndësi policia ka për qytetarët që kanë destinacion Rinasin.
“Qytetarët që do vijnë nga Veriu mund të bëjnë rrugëkalimin si gjithmonë, nuk ka asnjë bllokim nga Fushë-Preza në drejtim të Rinasit. Ata që vijnë nga Durrësi, do i duhet të devijojnë në Vorë, në rrugën e vjetër të Fushë-Krujës e cila përsëri të çon në Fushë-Prezë e më pas në Rinas. Ndërsa qytetarët që vijnë nga juglindja, në pjesën e Elbasanit do të kthehen në Unazën lindore tek rrethrrotullimi i TEG duke dalë kështu në Paskuqan, në Kamëz dhe në kryqëzimin e Valijasit do të marrin për në Rinas”, ka thënë Lami.
Efektivja e policisë gjithashtu shpjegon edhe lëvizjen e mjeteve të transportit publik.
“Përsa i përket mjeteve të transportit publik sigurisht që nesër do të funksionojnë, por do të ketë devijime aty ku është e kufizuar lëvizja për këto mjete”, ka thënë Lami.
Për sa i përket banorëve që janë rezidentë brenda perimetrit të sigurisë, do të mund të dalin duke u shoqëruar nga efektivë policie, ndërsa do të mund të kalojnë sërish vetëm pas përfundimit të samitit.
AKSET QE BLLOKOHEN
Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas
Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas
Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas
Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas
AKSET QE LIDHEN ME RRUGEN E ELBASANIT TE BLLOKUARA
Papa Gjon Pali II
Dervish Hima
Asim Zeneli
Themistokli Gërmenji
Ismail Qemali
Mustafa Matohiti
Jul Variboba
Faik Konica
Fatmir Haxhiu
Gjeneral Nikols
Rruga e Atjonit
Sheh Ahmet Pazar
Ibrahim Rugova
Ukraina e lirë
Lek Dukagjini
TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga Rinasi në datë 6 dhjetor që të shkojnë në aeroport katër orë para fluturimit të tyre. Në një njoftim në Facebook, TIA bën me dije se kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre. Thirrja vjen pas rrugëve të bllokuara si masë sigurie për shkak të Samiti BE-Ballkani Perëndirmor që do të mbahet në Tiranë.
Postimi:
TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.
Duke nisur që sot, më 5 dhjetor do të bllokohen në mënyrë të pjesshme disa akse rrugore. Bllokimi i akseve është pjesë e protokollit të sigurisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Nëser Tirana do të ‘blindohet’ e gjitha, madje kalimi pranë perimetrit të sigurisë tek “Air Albania” do të bëhet vetëm me kartë identiteti.
TIRANË- Samiti BE-Ballkani Perëndimor ka kushtëzuar lëvizjen e qytetarëve në Tiranë dhe në zonat periferike të kryeqytetit. Nën argumentin e ruajtjes së sigurisë, Policia e Shtetit ka bllokuar që sot një sërë aksesh rrugore. Që në mëngjesin e sotëm, akset kryesore Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotulimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’ dhe kalimi për në drejtim të aktivitetit, rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me atë ‘Papa Gjon Pali II’, do të jenë të bllokuara.
Në këto akse do të lejohet kalimi me interval kohore për liderët evropianë që pritet të mbërrijnë sot në kryeqytet.
Nesër do të ketë ndryshim të kursit edhe transporti public në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e “Bajram Curri”. Të gjithë punonjësve të institucioneve dhe subjekteve që punojnë në perimetrin rreth stadiumit “Air Albania” ku pritet të mbahet dhe takimi i Samiti, do tu kërkohet karta e identitetit.
Për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
Rruga “Dervish Hima”;
Rruga “Asim Zeneli”;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Fatmir Haxhiu”, tek ETC;
Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.
Në këto akse rrugore do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë banorë, brenda perimetrit të sigurisë.
Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri te kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.
Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, për këtë aktivitet të rëndësishëm konsistojnë në disa plane, konkretisht:
Garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit.
Organizimin e shërbimeve policore për sigurimin e të gjithë perimetrit të sigurisë së Samitit.
Sigurimin e delegacioneve përgjatë gjithë rrugëkalimit, nga Rinasi për në Tiranë.
Eskortimin e delegacioneve nga aeroporti i Rinasit, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Rinas.
Eskortimi i delegacioneve nga PKK Morinë, Kukës, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Morinë, Kukës.
Eskortimi i delegacioneve nga PKK Hani i Hotit, Shkodër, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Hani i Hotit, Shkodër.
Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës.
Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, etj.
Gjithashtu, për të mos krijuar pengesa në mbarëvajtjen e institucioneve që janë brenda perimetrit të sigurisë të këtij Samiti, si dhe të banorëve rezidëntë në perimetrin e sigurisë, Policia sqaron se:
– Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Gërmenji”;
– Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;
– Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga krahu i rrugës së “Elbasanit”;
– Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;
– Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Frederik Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;
– Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.