LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të votojë masivisht për ndryshimin! Veliaj: Berisha është trim për të vrarë njerëzit pas shpine

•Kanë mbetur edhe 5 ditë nga zgjedhjet elektorale. •Ndërkohë, fushata është më e zjarrtë së kurrë, duke mos lënë pas akuzat dhe ironitë mes kundërshtarëve.  •Kandidati i PS-së për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj e quajti liderin e opozitës, Sali Berisha si një njeri të pabesë, burracak dhe llapaqen që përgojon këdo, duke iu referuar përballjes së tyre të djeshme në gjykatë, ku Berisha nuk u paraqit. •Nga ana tjetër, kreu i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta, ironizoi kryeministrin Edi Rama për Rrugën e Arbrit. •Sipas Metës, kreu i qeverisë nuk ka qenë në gjendje të realizojë asnjë vepër madhore.  •Kandidati i 'Bashkë Fitojmë', Belind Këlliçi u takua sot banorët e Njësisë 8, ku bisedoi me ta rreth 5 prioriteteve që do të sjellin ulje të kostos së jetetsës dhe lehtësime për qytetarët. •Nga kjo zonë, kandidati i Opozitës tha se do të ketë ndërhyrje në suvatime, sisteme termoizoluese dhe ndërtimin e ashensorëve të jashtëm, për të ndihmuar banorët, që në shumicë janë të moshuarit që kanë ngelur, pasi pjestarët e tjerë të familjeve janë larguar.

15 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

ME VD- Ramës i 'shtohet malli' për Lulzim Bashën: Ma kujton Luçiano Boçi

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit "Bashkë fitojmë", Luçiano Boçi, i cili garon për Bashkinë e Elbasanit. Në fjalën e tij, në takimin e sotëm, kreu i qeverisë kujtoi edhe njëherë ish-kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se ky i fundit i ngjan me Boçin. 

"Kam kënaqësi të madhe kur flas për të se më heq mallin e Lul Bashës, i njëjti fyell. Me të njëjtën okllai të ngrënë komplet. Pas asnjë rrudhë kostumi. Okllia e ngrënë komplet. Trupi drejt. Qafa e hollë që del nga këmisha, buzëqeshja stampë dhe pallimi në rrena nga mëngjesi deri në darkë. Njerëz që nuk kanë as gjak, as nerv. Të shohin në sy dhe rrejnë sikur po të këndojnë ndonjë këngë popullore. Elbasani e ka kollaj, mjafton të shohë në sy Evisin dhe Luluçin dhe të kuptojnë dallimin. I them Luluç se është Lul Basha dhe Luç Boçi. E ka lënë Lul Basha si kujtim. Si mund të votohet ai?,"-tha ndër të tjera Rama. 

3 VITE ME PARE

Veliaj në Laprakë: Deri dje Berisha këtu varte xhaketën, do korrim fitore të thellë

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon takimet lidhur me fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Sot Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e Njësive 7 dhe 11 në kryeqytet. Veliaj tha se me investimet e mëdha, e sidomos shkollat e ndërtuara në këto dy njësi, qytetarët kanë mjaftueshëm arsye të besojnë se në 14 Maj duhet të ecin vetëm përpara, referuar sloganit të PS-së. Ai deklaroi se në Laprakë, bastionin e demokratëve ku Berisha deri dje “varte” xhaketën, PS do marrë një fitore të thellë.

“Në Njësinë 11, një njësi që konsiderohej bastion i së djathtës, Sali Berisha thoshte: ‘Kam varur xhaketën e sa të jetë xhaketa ime, Lapraka do votojë gjithmonë djathtas’. Sot Lapraka është me Partinë Socialiste, ‘Treshi’ është me Partinë Socialiste, Kodër Kamza është me Partinë Socialiste dhe Bregu i Lumit është me forcën më progresiste. Pse? Sepse hoqëm një xhaketë dhe vumë një tjetër? Jo! Ne nuk jemi nga ata që i varim shpresat te xhaketa. Ne jemi nga ata që i varim shpresat te puna. Kjo është arsyeja pse filluam duke rehabilituar Bregun e Lumit, që asnjë familje të mos përmbytet. Kjo është arsyeja pse filluam nga çerdhet, nga kopshtet, nga shkollat, punët tona të para, si në çdo familje, që të fillojmë nga më të vegjlit për të rregulluar situatën. Vetëm në Njësinë 11 kemi ndërtuar shkollën “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri”, “Andrea Stefani”, “Nënë Tereza” dhe “Kenedi”, se ne besojmë se vetëm arsimi, puna, mëngët e përveshura, bashkimi, na çojnë papara. Sot Njësia 11 ecën vetëm përpara. Sot Njësia 11 është e vetmja që ka kinema qyteti, kinemaja “Maks Velo”. Sot është një nga ato njësi që ka bibliotekën “Valter Gjoni”. Sot do të jetë njësia që, me parkun e ri, me terminalet e trenit dhe të autobusit, do të jetë zyrtarisht porta hyrëse e Tiranës, ku iu themi të gjithëve mirë se erdhe në Tiranë, ky është edhe qyteti yt dhe kjo është familja jonë e madhe,”- tha Veliaj.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Dorëzohen materialet zgjedhore nga KQZ për 49 qendra votimi të bashkisë Bulqizë

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Materialet

BULQIZË- Është bërë dorëzimi i materialeve zgjedhore në Bulqizë. Më konkretisht materialet janë dorëzuar në KZAZ nr.18 për 49 qendra të votimit të bashkisë Bulqizë. Materialet janë dërguar nga KQZ. Në Bulqizë garojnë dy kandidatë, Festime Mjeshtri nga Partia Socialiste dhe Dëfrim Fiku nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Enkelejd Alibeaj nuk ka zgjedhur të nxjerrë kandidatë.

3 VITE ME PARE

“Larg duart e zeza nga Driloni”, Berisha nga Pogradeci denoncon abuzimet: Copëtoi Parkun e Butrintit, e mori Rama për të ndërtuar pallate

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Sali Berisha

POGRADEC- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nga Pogradeci ku zhvilloi një takim me qytetarët, abuzimet e qeverisë me pasuritë natyrore. Në fjalën e tij, Berisha e paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mos e 'prekte' Drilonin, duke parashikuar se kreu i qeverisë do që të ndërtojë njëjtë siç ka në plan që të bëjë në Parkun e Butrintit. Berisha tha se Rama ka shkëputur një pjesë të Parkut të Butrintit, për të ndërtuar pallate.

"Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria është projekti i tij më makabër. Ju garantoj se jo në 10-50, por në 500 vite nuk gjendet një sundimtar i këtij vendi, vendas apo i huaji që të ja ketë dalë të largojë në 9 vite 1 mln banorë, apo 35% të popullatës shqiptare. Cila është përgjigja e tij për këtë largim masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, cila është përgjigja e tij për këtë largim masiv të të rinjve tanë nga vendi ynë. Do marrë indianë, nga Bangladeshi. Por a ka qëndrim më cinik dhe më antishqiptar se ky. A ka dëshmi me flagrante të qëndrimit armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk jemi racist, por detyra jonë më kryesorë është që të rinjtë tanë të ndërtojnë ëndërrën e tyre, në vendin e tyre. Të ndërtojnë vendin e tyre, siç kanë të bukur ëndërrën e tyre, por jo, jo, thotë ikni ju. Kudo që kaloj, gjej gjurmët e një regjimi që sillet si pushtues ndaj Shqipërisë. Isha dje në Sarandë dhe ju e dini, Saranda ka një nga parqet më mahnitëse mbi tokë. Butrinti është një mrekulli e jashtëzakonshme, edhe e civilizimit edhe natyrore. Çfarë bëri, Butrinti është kompleks, aq sa ka qytezën antike, po aq ka kepin e Stillos, biodiversitetin më të lartë në Europë, peizazhet dhe të gjitha. Gjatë gjithë viteve në pushtet, fondacioni ‘Rotchild’ tregonte një kujdesje shumë të madhe që të mos i merrej parkut qoftë dhe një metër katror. Por çfarë ndodhi tani. Ndodhi copëtimi i parkut. Shkëputi qytezën nga pjesa më e ruajtur, zona më e mbrojtur dhe atë e mori për të ndërtuar hotele dhe pallate, Edi Rama. Të njëjtën gjë po bën me Drilonin. Driloni është një mrekulli natyrore. UNESCO e regjistroi si një park natyror, si një pasuri të njerëzimit. Po çfarë do ti bësh ti Drilonit mor, Drilonin Zoti e ka bërë, natyra një mrekulli të veten. Larg duart e zeza nga Driloni. Nuk ka nevojë Driloni për betone, që të mbushës ti me Ilir Deçollin xhepat. Nuk ka nevojë Driloni. Driloni ka nevojë të mos preket, të mos preket, të mos preket dhe të kalojë siç është mrekulli nga brezi në brez,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Kreu i KZAZ-së gris materialet zgjedhore në Finiq, përplaset me përfaqësuesin e opozitës

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Vangjel Anagnosti

FINIQ- Kreu i KZAZ nr. 91 në Finiq Vangjel Anagnosti ka dëmtuar materialet zgjedhore për garën e 14 majit. Videoja e publikuar nga Syri TV, Anagnosti shihet se filmohet nga një person. Të dy bashkë flasin greqisht dhe nuk kuptohen se çfarë thonë, por Angnosti shihet që e godet njeriun që e filmon dhe i hedh telefonin.

Në Bashkinë e Finiqit, kreu i KZAZ nr. 91 për zgjedhjet vendore të 14 majit, Vangjel Anagnosti përfaqëson Enkelejd Alibeajn. Dëmtimi i materialeve zgjedhore është në shkelje të ligjit, por deri më tani nuk ka ndonjë njoftim për autoritetet në lidhje me këtë ngjarje.

Personi që e filmon është pjesë e koalicionit Bashkë Fitojmë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 14 majit/ Lezha nis përgatitjet, mbërrijnë materialet për zgjedhjet vendore

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Pamje nga Lezha

LEZHË- Materialet për zgjedhjet lokale të 14 majit kanë mbërritur dhe po shpërndahen në Lezhë. Bazat materiale u morën në dorëzim nga KZAZ 12.

Për Bashkinë e Lezhës garojnë dy kandidatë, Pashk Gjoni nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", dhe kryebashkiaku aktual Pjerin Ndjeru nga Partia Socialiste.

3 VITE ME PARE

Dyshohet se po blinte vota në favor të kandidatit Agron Kapllanaj, shoqërohet nga Policia një grua

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka shoqëruar një person në Fier pasi dyshohet për blerje votash në favor të kandidatit të Enkelejd A Alibeajt për Bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Sipas 'TopChannel', denoncimi për blerje votash është bërë në rrjetet sociale, ndërkohë Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e FIerit, një grua me inicialet D.D.

Pas shoqërimit në komisariat dhe sekuestrimit të celularit, nuk ka pasur asgjë të dyshimtë. Megjithatë lidhur me rastin, Policia e Fierit nuk ka ende një njoftim zyrtar.

3 VITE ME PARE

Veliaj jep shpjegimin pse opozita nuk fiton: Nuk e rrëzojnë dot qeverinë as me votë e as me dhunë, pushteti punon për ne

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Erion Veliaj, kryetar i Bashkise Tirane

TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri një përllogaritje elektorale se Partia Socialiste më 14 maj do të fitojë edhe zonat blu si Kavaja apo Kamza. Në një takim me banorët e Baldushkut, Veliaj tha se opozita nuk e rrëzon dot qeverinë as me dhunë dhe as me vota. Përsa kohë, PS është në qeveri, sipas tij, qeveria do të punojë për "ta", duke iu referuar bashkisë Tiranë. 

Veliaj: Këta qeverinë me votë nuk e rrëzojnë dot, se nuk kanë vota. Këta qeverinë se rrëzojnë se janë frikacakë dhe nuk bëjnë dot asnjë punë. Përsa kohë nuk e rrëzojnë dot qeverinë, qeveria punon për ne. Qeveria është tona nuk është e hasmit. Kur thonë do shkojmë me autobusa në Kavajë e Kamëz, ne do ti fitojmë edhe ato se ta dinë që askush nuk ka varur xhaketën. /Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Veliaj performon në Baldushk, rendit akuzat e Berishës me "rep": Llapaqen, burracak, nuk u përballe dot me mua në Gjykatë

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Erion Veliaj, kryetar i Bashkise Tirane

TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është ndikuar mjaftueshëm nga këngëtarët që mbështet me koncerte, saqë duket sikur tashmë po eksperimenton edhe me rrep. Në një takim elektoral me banorët e Baldushkut që nisi me performancën e këngëtarit Elgit Doda, Veliaj e quajti liderin e opozitës, Sali Berisha si një njeri të pabesë, burracak dhe llapaqen që përgojon këdo. Veliaj tha se Berisha nuk u përball dot me të në gjykatë nga frika. 

Fjalimi dukej si një këngë rrep, ku edhe vargjet vijnë me rimë:

"Isha në gjykatë se kisha kaq kohë që ma çau Saliu kaptinën, jo po Lali jo po Irani, jo po garda e Republikës, jo po Sorosi jo po agjentura, jo po FBI, burri 80 vjeç, një llapaqen që merr në gojë gjithë dynjanë. I futet çdo njeriu te vrima e çelësit. Në krevat, poshtë fustanit, burri gruaja, kunati, baxhanaku. Flet ky për familjet tona, flet ky? Që çuni i tij hodhi në erë një fshat të tërë në Gërdec, ndaj Vora sot voton 70% PS se nuk e bën më kurrë atë gabim. Flet ky, merret ky me familjen e Narit, Tikut, me të gjithë botës. Merret ky me familjet tona që nuk njihte baxhanakun e tij. As për vaki nuk pranoi ta thoshte e njoh. Mendova, burri 80 vjeç do e mbyllë me nder. Kishte kaq kohë, dua debat dua debat, ma bini Lali Erin këtu. Thashë patjetër, hajde na thuaj aty të gjitha shpifjet. Frikacak nuk erdhi, burracak, është trim për të vrarë njerëzit pas shpine. E kujtoni në 21 janar? Rrinte aty dhe vrau njerëzit pas shpine. Flet për besë se është i pabesë."-tha Veliaj. /Dosja.al

Deklaratat politike kanë kapur kulmin në këtë javë që është edhe e fundit në fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Qytetarët e Tiranës do të dalin të dielën për të votuar disa alternativa. Përballë Veliajt, "Bashkë Fitojmë" ka vendosur Belind Këllicin, ndërsa Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë dhe Roland Bejko nga grupi i Alibeajt janë gjithashtu në garë. Në zgjedhje merr pjesë edhe Lajla Përnaska si e pavarur. Projeksionet aktuale të sondazheve të televizioneve flasin për një fitore të Veliajt, por rezultati do të shihet më 15 maj. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Silvi Bardhi: 5 ditë nga zgjedhjet, mediat vërtetojnë mashtrimet elektorale të Veliajt

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Silvi Bardhi

TIRANË- Zëdhënësja e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për fushatën e Bashkisë së Tiranës, Silvi Bardhi ka komentuar shkrimin e medias Faktoje, e cila ka vërtetuar mashtrimin e Erion Veliajt me 40 shkollat në Tiranë. Badhi në një deklaratë për mediat tha se Verliaj në 9 vite ka bërë vetëm 12 shkolla dhe ka riksnstruktuar 9 ekzistuese. Badhi ka shtuar se qytetarët janë lodhur 8 vite me mashtrime të Veliajt.  

"Mashtrimi është gjendja natyrale e Erjon Veliajt. Por me afrimin e zgjedhjeve, gënjeshtrat e tij shumëfishohen. Ato në fakt konstatohen çdo ditë nga qytetarët. Dje Faktoje, një organizatë e specializuar në verifikimin e fakteve, ka vërtetuar një prej mashtrimeve më të mëdha të Veliajt në Fushatë. Ai mburret se ka bërë 40 shkolla, por në fakt e vërteta është se në 8 vite, Erjon Veliaj ka bërë vetëm 12 shkolla të reja, dhe ka rikonstruktuar 9 ekzistuese.

Kjo gjetje e Faktoje vjen e provuar me dokumentacion. Nëse do i bëjmë bashkë këto, dalin 21, që është shumë më ndryshe se shifra 40. Kujtojmë këtu se vetëm me taksën e infrastrukturës arsimore, Veliaj ka marrë nga qytetarët e Tiranës 41 milionë euro. Ndërkohë që 160 mijë banorë të Tiranës, të zonës së Astirit, të Liqenit të Thatë, të Kodrës së Priftit, janë pa asnjë çerdhe, pa asnjë kopësht, pa asnjë shkollë.

Po dje media, ka trajtuar një tjetër mashtrim të Veliajt, të denoncuar më herët edhe nga kandidati i opozitës, Belind Këlliçi. Veliaj inauguroi për herë të dytë në pak javë, tregun agro-ushqimor në Farkë. Jo vetëm nuk u respektuan afatet, pasiqë do të duhej të ishte gati vitin e shkuar, por ende edhe sot, me gjithë propagandën, ky treg nuk ka përfunduar, dhe Erjon Veliaj ka nxjerrë sërish 700 mijë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës për kompletimin e punimeve. Qytetarët e Tiranës janë lodhur 8 vite me mashtrime e me propagandë. Ata e dinë mirë të vërtetën e administrimit të qytetit, dhe e kanë në dorën e tyre ta ndalin këtë model. Pas 5 ditësh është momenti që me votën e tyre të sjellin ndryshim," tha Silvi Bardhi.

3 VITE ME PARE

Çudit kandidati i PS-së në Patos: Kemi të rinj dhe të reja në pension, e meritoni një vend ku të kaloni pasditen

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Fation Duro

TIRANË- Çudi ka pasur në këtë fushatë elektorale. Deklarata shokuese dhe të çuditshme kemi dëgjuar, mirëpo ajo e kandidatit të Partisë Socialiste në Patos, Fation Duros, s'kishim parë.

Teksa po mbante fjalën, ai u shpreh se në takim ndodheshin “djem edhe vajza të reja, që tashmë janë në pension”. Madje theksoi Fation Duro, “ata meritojnë edhe kënde ku të luajnë”.

“Këtu ka fëmijë të vegjël, janë dy vajzat aty. Gjithashtu ka djem edhe vajza që tashmë janë në pension. Dhe realisht e meritoni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes, dhe e kam një ide se ku duhet bërë. Aty ku është shkolla aktuale, është vendi i duhur që mund të kthehet në ambient relaksues për të gjithë ju”, u shpreh kandidati i Partisë Socialiste.

3 VITE ME PARE

Bëri fushatë në rrjetet sociale të bashkisë, KAS e gjobiti, kryebashkiaku i Shijakut: Nuk është e vërtetë

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Elton Arbana

TIRANË- Një ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dha vendimin për të gjobitur 15 kryetarët aktual të bashkive, pasi kanë përdorur për qëllimet e tyre për fushatën e zgjedhjeve të 14 majin, Facebookun zyrtar të bashkisë ku ato punojnë. Një prej tyre, është edhe kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana.

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, ai u shpreh se në faqen e Bashkisë, postimi i fundit është bërë në dhjetor të vitit 2022, jo në janar siç pretendohet nga KAS.

“Edhe unë u njoha dje me një gjë të tillë. Madje, kemi bërë dhe një shkresë zyrtare. Nuk është e vërtetë, nuk kemi përdorur asnjë shkresë zyrtare në shërbim të fushatës. Madje, asnjë postim në faqen e bashkisë. Një postim i fundit i bashkisë është i muajit dhjetor të vitit 2022 dhe për këtë gjë, i jemi drejtuar dhe KQZ-së me një shkresë zyrtare”, u shpreh Arbana.

3 VITE ME PARE

Meta: Rama ka lënë gropa korrupsioni, në 10 vite as Rrugën e Arbrit nuk e mbaroi (VIDEO)

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Meta ne Rrugen e Arbrit

TIRANE- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për Rrugën e Arbrit. Sipas Metës, kreu i qeverisë nuk ka qenë në gjendje të realizojë asnjë vepër madhore. Meta shprehet më tej se në 10 vite në Rrugën e Arbrit, kryeministri Rama ka lënë pas vetëm gropa korrupsioni dhe gropa të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burime aksidentesh dhe kanë shkaktuar humbje jetësh.

“Mirëmëngjes nga rrugica e Arbrit e Edi Ramës. Në 10 vjet, jo vetëm që rrugën nuk e mbaroi, jo vetëm që drita në fund të tunelit kurrë nuk doli, por edhe këto gropat në rrugicat e Arbrit nuk i mbush dot edhe pse gropa në buxhetin e shtetit ka vajtur në qindra miljon euro. Këto janë rrugët dhe rrugicat e Edi Ramës”, shprehet Meta.

3 VITE ME PARE

FUSHATA- Pak ditë para '14 Majit', Këlliçi me banorët e Tiranës: Bëni thirrje njerëzve të dalin të votojnë

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Takimi

TIRANË- Belind Këlliçi u takua me banorët e Njësisë 8, pranë Restorant Durrësit, ku bisedoi me ta rreth 5 prioriteteve që do të sjellin ulje të kostos së jetetsës dhe lehtësime për qytetarët. Nga kjo zonë, Këlliçi prezantoi për herë të parë një tjetër pikë të programit të tij, atë për rikualifikimin urban të pallateve të vjetra ekzistuese. Kandidati i Opozitës tha se do të ketë ndërhyrje në suvatime, sisteme termoizoluese dhe ndërtimin e ashensorëve të jashtëm, për të ndihmuar banorët, që në shumicë janë të moshuarit që kanë ngelur, pasi pjestarët e tjerë të familjeve janë larguar.
 
“Kemi menduar të bëjmë disa ndërhyrje, tre ndërhyrje nëpër pallate, duke nisur nga zona juaj. Pikësëpari duke ndërhyrë në gjithë suvatimin e pallateve duke patur një uniformitet, duke ndërhyrë në opsionin për të patur një termoizolim të pallateve për të krursyer energji. Po mbi të gjitha për të patur mundësinë për bashkëfinancimin bashkë me banorët. A mendoni se është më mirë që bashkia e Tiranës, pas 14 majit, të vijojë të japë me qindra mijëra euro dhe me miliona euro çdo vit për koncerte, për paga, për qoka, për qefe, për lluks, për dieta, për karburant, apo të fillojë, pak nga pak, hap pas hapi, pallat pas pallati financimin për ndërtimin e ashensorëve të jashëm në pallatet e vjetra në mënyrë që t`i lehtësojë jetën gjithë komunitetit”-tha Këlliçi.
 
Sipas tij, ky program ka si synim që të ofrojë lehtësira jetese për komunitetin duke prekur kryesisht të moshuarit.

“Dhe t’ia bëjmë të jetueshme Tiranën. Dhe pikërisht në këtë njësi duam të implementojmë këtë lloj projekti, në mënyrë që edhe atyre të moshuarëve, të cilët kanë dy muaj apo një muaj që nuk dalin nga shtëpia, për shkak se e kanë të pamundur, për shkak se jetojnë në kat të pestë, e kanë shumë vështirë të hipin dhe zbresin shkallët çdo ditë, ne t’ua lehtësojmë jetën. T`u japim një jetë komunitare në mënyrë që ata të dalin, të kenë akses, të shijojnë jetën e tyre dhe të mos jenë të mbyllur brenda katër mureve dhe të mos kenë kujdes nga të afërm, nga miq apo dhe nga komshinj”-u shpreh Këlliçi.
 
Më tej, ai u shpreh se autobusi falas do të jetë një nga angazhime e para që do të bëhet realitet pas 14 majit, ndërsa ngriti edhe një pyetje retorike.

“Kam premtuar autobusin pa pagesë pas 14 majit. E kam premtuar dhe do ta bëjë realitet. Pse? Më kushton pothuaj sa para çon sot Erion Veliaj te inceneratori që nuk ekziston. Ore kur ky inceneratori që paguajmë ne 14 milionë euro çdo vit, kur e bëka punën pse nuk na lejonin të bëjmë transparencë dhe të vijnë këta pronarët, të krenohen me punën që kanë bërë. Pse janë në kërkim ndërkombëtar këta? Fare e thjeshtë është pyetja. Pse janë në kërkim ndërkombëtar? Eshtë fare e thjeshtë kur ka 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm, nga dheu do t`i nxjerri 16.5 milionë euro për t`i shërbyer 200 mijë qytetarëve në ditë”-tha Këlliçi.
 
Kandidati i opozitës u shpreh para banorëve se projekti i tij për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, do të jetë gjithashtu një tjetër angazhim që do të ketë disa përfitime për komunitetin, duke përfshirë uljen e trafikut dhe të ndotjes në Tiranë.

“A e dini çfarë ndodh, pse u është prishur terezia këtyre? Sepse me nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, shfryhet 60% e trafikut në qendër të Tiranës, që është një gangrenë. Ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e ajrit, që ka dalë një studim para dy ditësh, që e keni parë se çfarë përbërës kancerogjen, kemi sot ne në Tiranë në ajrin që thithim e sa të ekspozuar jemi ndaj sëmundjeve kancerogjene. Eshtë një problem shumë madhor që nuk flet ndonjëherë bashkia e Tiranës. I ka prishur dhe matësit e ajrit, që i propozoi ky. Dhe është një masë që kursen, mesatarisht 5000 km trafik në ditë në Tiranë, vetëm ky nënkalimin, dhe 90 mijë litra karburant në vit”-tha Këlliçi.

Këlliçi nuk la pa ironizuar edhe pjesëtarë të estradës, që kanë zgjedhur të bëjnë fushatë publike për Erion Veliajn. Këlliçi tha se vipat e tij janë qytetarët, me të cilët do të fitojë bashkinë në 14 maj.

“Vipat e mi jeni ju, janë qytetarët e Tiranës, janë të rinjtë. Janë banorët, janë zonjat, janë zotërinjtë, janë gratë dhe burrat e këtij qyteti që punojnë çdo ditë ndershmërisht për të jetuar në këtë qytet dhe investimet e tyre më të mëdha është edukimi i fëmijëve të tyre. Këta janë vipat e mi, me këta e kam llogarinë unë. Dhe me këta unë do e fitoj 14 majin në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë njësi, e dini kush janë vipat e mi? Banorët e “5 Majit. Ata do i tregojnë vendin në datë 14-et, të parët. Ata që janë nxjerrë nga shtëpia me gaz lotsjellës në 4 të mëngjesit, u është shembur shtëpia me rrobat brenda, me plaçkat e trupit brenda”.
 
Thirrja ndaj qytetarëve të Tiranës për të mos u intimiduar për votën, nuk mungoi as në këtë takim, ku ndër të tjera, Belind Këlliçi iu drejtua qytetarëve edhe me mesazhin që në 14 maj të marrin pjesë masivisht në votime.

Ju lutem në këtë javë që ka mbetur, t’i bëni thirrje njerëzve të dalin të votojnë. Ky ka instaluar me forcë një mentalitet, se është aq i fortë, sa do vjedhë votat, s`ka çi bëjmë ne dhe ky do e marrin mandatin e tretë se s’bën. Harrojeni dhe do ta ndëshkojmë me votë në 14 maj. Kur të shkoni te vota e fshehtë, jeni vetëm ju dhe Zoti. Nuk ju sheh asnjë njeri. Harrojeni se ju kontrollojnë votën këta. Votoni me ndërgjegjen tuaj, votoni për katër vitet e ardhshme”-tha Këlliçi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zgjedhet lokale/ Meta: Rinia do të votojë masivisht për ndryshimin

5 ditë para '14 Majit'/ FUSHATA- Meta: Rinia do të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se të rinjtë do të votojë masivisht për ndryshimin. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkuan se Tirana u përket të rinjëve dhe se ata do të votojnë rininë.

Postimi i Plotë:

Të rinjtë dhe të rejat do të votojnë masivisht në 14 Maj dhe do të votojnë Ndryshimin. Rinia përkrah të rinjtë. Tirana u përket të rinjve. Shqipëria u përket të rinjve.

fushata 2023 ilir meta sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje