Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka është lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' nga GJKKO, ndërsa avokati Ilir Pashaj në "arrest me burg". •Në burg është lënë dhe Taulant Ramollari, një prej familjarëve së bashku me Xhulio Musain, ndërsa familjari tjetër, Andrea Tirana është lënë në arrest shtëpie. •Pas seancës së ditës së sotme, avokati i Vyshkës Ndue Pjetri tregoi se gjyqtarja i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi. • Vyshka dhe avokati Pashaj janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. • I arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg duke ofruar shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. • KLGJ pritet të mblidhet për të pezulluar nga detyra gjyqtaren.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokati i gjyqtares Zamira Vyshka, Ndue Pjetra ka folur para mediave pas vendimit të GJKKO për ta lënë në arrest shtëpie pasi dyshohet se ka kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e masës së sigurisë të të burgosurit Xhulio Musai. Sipas tij, në seancë gjyqtarja i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi. Avokati tregoi se i gjithë fisi kishte hedhur nga 100 mijë lekë që të paguanin avokatin dhe shton se nuk ka asnjë provë për ryshfet, por i cilëson si lojëra politike.
'Deri tani rezulton që të gjitha janë lojëra politike dhe ai person i cili ka diskutuar dhe ka folur lidhur me këtë situatë është kushëriri i tij që ka mashtruar familjarët. Ka marrë 3 kredi dhe e deklaroi që unë i kam marrë dhe këto lekë i kam bërë vetë që të paguaj kredinë. Të gjithë thanë në sallë që nuk e njihnin. Me datën 9 që kanë qenë pbisedat e tyre nuk rezulton asgjë që të jetë e implikuar gjykata. Vendimi ka shkuar në apel. Nuk ka asnjë ndryshim. Pas 4 muajsh kanë vijuar a ka njohje apo jo. Nuk ka bërë asgjë. Deklaruan se nuk ka lidhje as gjyqtarja, as avokati. Kishin hedhur gjithë fisi nga 100 mijë lekë për të paguar avokatin. Ai deklaroi në sallë që këto lekë i kam mbledhur nga gjithë fisi dhe kryesorja ishte që i dënuari ishte i sëmurë mendor. Nuk ekziston ulje dënimi, as pagesë, asgjë. Nuk del në asnjë vend. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë. Bëhet fjalë për konspiracion”, tha avokati.'- tha avokati.
Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj janë vënë në pranga nën akuzën e ryshfetit dhe korrupsionit. Ata dyshohet se kanë kërkuar para për të ulur dënimin e të arrestuarit Xhulio Musaj.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest në shtëpi” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin që ishte për gjyqtaren, arrest shtëpie.
Në burg ka mbetur edhe avokati Ilir Pashaj, duke mos e ndryshuar masa “arrest me burg” ndaj tij. Masa nuk është ndryshuar as për të arrestuarin tjetër Xhulio Musaj, i cili do të vijojë të qëndrojë në burg.
Vyshka dhe Pashaj akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal. Dyshohet se persona të interesuar/familjarë të Xhuljo Musajt të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.
TIRANË- Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka. Gjyqtarja shoqërohet nga forcave “Shqiponja”. Ajo është arrestuar për korrupsion, ndërsa i është caktuar masa “arrest shtëpie”. Bashkë me të është arrestuar edhe avokati Ilir Pashaj.
Dy funksionarët e drejtësisë akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
Sipas hetimeve, ka të bëjë për një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit. Bëhet fjalë për familjarë të Xhulio Musajt, i cili ishte arrestuar për plagosje, të cilët me anë të avokatit të tyre Ilir Pashaj i ofruan gjyqtares 2 milionë lekë të vjetra. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para. Dosja.al mësoi më herë se ngjarja ka ndodhur në 2021 dhe gjyqtarja ka marrë shumën e 4 milionë lekëve.
Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni. Për gjyqtaren Zamira Vyshka është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest shtëpie.” Ndërkohë sipas njoftimit të SPAK, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg” për avokatin Ilir Pashaj dhe shtetasit Taulant Ramollari e Xhulio Musaj. Në arrest shtëpie është lënë edhe shtetasi A.T.