LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

26 vjet nga masakra e Reçakut/ Osmani dhe Kurti kryejnë homazhe: Gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës! Rohde: Mohimi i këtyre krimeve pengon përparimin drejt pajtimit rajonal

• 26 vjet më parë u regjistruar një nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e njohur si Masakra e Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999. • Ngjarja tronditi ndërgjegjen e botës dhe nxitën reagimin ndërkombëtar. • Masakra ndodhi në Reçak të Komunës së Shtimës, në qendër të Kosovës dhe la 45 banorë të fshatit të vrarë dhe masakruar. • Në lidhje me ngjarjen vetëm një person mbetet i shpallur fajtor për pjesëmarrje nga gjykatësit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë ditën e sotme homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. • Osmani dhe Kurti kanë vënë kurora lulesh pranë lapidarit kryesor në këtë kompleks përkujtimor, aty ku dhe janë të vendosura të gjithë emrat dhe fotografitë e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe. • Gjatë ceremonisë në përkujtim të masakrës së Reçakut, Kurti u shpreh se ka mbaruar lufta për çlirimin e vendit, por se nuk ka mbaruar beteja për drejtësi. • Ai shtoi se masakra e Reçakut ishte gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës. • Kurti theksoi se angazhohen që historia e Kosovës dhe liria jonë të jenë shembull i forcës së popullit për të triumfuar mbi padrejtësitë. • Ai shtoi se autorët të marrin dënimin e merituar. • Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde në reagimin e tij shkruan se ajo që ka ndodhur në Reçak është fakt dhe se krimet e ndodhura janë dokumentuar mirë nga organizatat e huaja si trupat e OKB-së dhe OSBE-së. • Rohde ka thënë se mohimi i krimeve të ndodhura është mosrespektim për kujtimin e viktimave, mban plagët e hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal. • Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker ishte i pari që i tha botës që në Reçak po kryhet krim kundër njerëzimit. • Ndërkohë sot 26 vjet pas asaj dite, ai ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. • Pas homazheve Walker tha për mediat se është i mahnitur nga numri i madh i qytetarëve që po bëjnë homazhe në këtë kompleks.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

26 vite nga masakra/ William Walker kryen homazhe në Reçak: Jam i mahnitur nga numri i njerëzve që vijnë këtu çdo vit

26 vjet nga masakra e Reçakut/ Osmani dhe Kurti kryejnë homazhe:
william walker

KOSOVË- Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker ishte i pari që i tha botës që në Reçak po kryhet krim kundër njerëzimit. Ndërkohë sot 26 vjet pas asaj dite, ai ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Pas homazheve Walker tha për mediat se është i mahnitur nga numri i madh i qytetarëve që po bëjnë homazhe në këtë kompleks.

“Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtu nga e gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një ceremoni përkujtimore e organizuar nga Komuna e Shtimes, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota. Andaj, ju falënderoj që po e mbuloni këtë [ngjarje], ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur. Faleminderit shumë”, tha ai.

Mëngjesin e 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe – bombardime këto të zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pas kësaj, mbi 800.000 shqiptarë të Kosovës, të dëbuar me dhunë, filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

1 VITE ME PARE

Masakra e Reçakut, Rohde: Mohimi i këtyre krimeve mban plagë të hapura! Pengon edhe përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian

26 vjet nga masakra e Reçakut/ Osmani dhe Kurti kryejnë homazhe:
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka reaguar ditën e sotme me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Rohde shkruan se ajo që ka ndodhur në Reçak është fakt dhe se krimet e ndodhura janë dokumentuar mirë nga organizatat e huaja si trupat e OKB-së dhe OSBE-së.

Rohde ka thënë se mohimi i krimeve të ndodhura është mosrespektim për kujtimin e viktimave, mban plagët e hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal.

“Mohimi i këtyre krimeve nuk respekton kujtimin e të vdekurve, mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Rohde.

Masakra e Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999, tronditën ndërgjegjen e botës dhe nxitën reagimin ndërkombëtar. Masakra që ndodhi në Reçak të Komunës së Shtimës, në qendër të Kosovës, la 45 banorë të fshatit të vrarë dhe masakruar, megjithatë, ende vetëm një person mbetet i shpallur fajtor për pjesëmarrje në këtë masakër, nga gjykatësit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë -UNMIK.

1 VITE ME PARE

26 vite nga masakra/ Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Reçak, kryeministri: Gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës! Liria jonë të jenë shembull i forcës për të triumfuar mbi padrejtësitë

26 vjet nga masakra e Reçakut/ Osmani dhe Kurti kryejnë homazhe:
Osmani dhe Kurti

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë ditën e sotme homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Këto homazhe janë zhvilluar në 26-vjetorin e masakrës në Reçak.

Osmani dhe Kurti kanë vënë kurora lulesh pranë lapidarit kryesor në këtë kompleks përkujtimor, aty ku dhe janë të vendosura të gjithë emrat dhe fotografitë e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe. Osmani dhe Kurti morën pjesë dhe në akademinë përkujtimore në komunën e Shtimes për të nderuar viktimat e Reçakut.

Gjatë ceremonisë në përkujtim të masakrës së Reçakut, Kurti u shpreh se ka mbaruar lufta për çlirimin e vendit, por se nuk ka mbaruar beteja për drejtësi. Ai shtoi se masakra e Reçakut ishte gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës.

Kurti theksoi se angazhohen që historia e Kosovës dhe liria jonë të jenë shembull i forcës së popullit për të triumfuar mbi padrejtësitë. Ai shtoi se autorët të marrin dënimin e merituar.

“Masakra e Reçakut ishte gjenocid ndaj popullsisë së Kosovës! Bashkë angazhohemi që historia e Kosovës dhe liria jonë të jenë shembull i forcës së popullit për të triumfuar mbi padrejtësitë. I përjetshëm qoftë kujtimi për secilën jetë dhënë për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e popullit. Lavdi martirëve dhe dëshmorëve” tha Kurti. 

Masakra e Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999, tronditën ndërgjegjen e botës dhe nxitën reagimin ndërkombëtar. Masakra që ndodhi në Reçak të Komunës së Shtimës, në qendër të Kosovës, la 45 banorë të fshatit të vrarë dhe masakruar, megjithatë, ende vetëm një person mbetet i shpallur fajtor për pjesëmarrje në këtë masakër, nga gjykatësit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë -UNMIK.

 

1 VITE ME PARE

Ngjarja tronditi botën/ 26 vjet nga masakra e Reçakut

26 vjet nga masakra e Reçakut/ Osmani dhe Kurti kryejnë homazhe:

KOSOVË- Janë bërë 26 vjet nga kur një nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e njohur si Masakra e Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999, tronditën ndërgjegjen e botës dhe nxitën reagimin ndërkombëtar.

Masakra që ndodhi në Reçak të Komunës së Shtimës, në qendër të Kosovës, la 45 banorë të fshatit të vrarë dhe masakruar, megjithatë, ende vetëm një person mbetet i shpallur fajtor për pjesëmarrje në këtë masakër, nga gjykatësit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK.

Fillimisht, mëngjesin e ftohtë të 15 janarit 1999 rreth orës 6:45 minuta banorët e këtij fshati u zgjuan nga zhurma e artilerisë së rëndë serbe e cila filloi të sulmojë fshatin nga pozicione të ndryshme, ndërsa pas serisë së granatimeve, trupat serbe fillojnë bastisjet nëpër shtëpi, ku banorët tentuan të ikin, por ata tashmë ishin rrethuar.

Më vonë, 24 burra të renditur në rresht derisa po ecnin bashkërisht nën përcjelljen e trupave serbe, të nxjerrë nga njëra prej shtëpive të fshatit ku po fshiheshin, ekzekutohen me automatikë nga afër dhe masakrohen tek lokacioni i njohur si "Gropa e Bebushit".

Gjithsej 45 civilë shqiptarë u vranë dhe masakruan të njëjtën ditë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, gra dhe të moshuar, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në lokacione të ndryshme përreth fshatit.

- "Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time"

Të nesërmen, më 16 janar, Reçakun e vizitoi shefi i atëhershëm i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadori William Wallker, për të parë nga afër se çfarë kishte ndodhur.

Pasi vizitoi fshatin dhe u ngjit lartë te vendi i quajtur "Gropa e Bebushit", aty ku sot gjendet Kompleksi Memorial i Reçakut, ambasadori Walker u tmerrua nga pamjet e kufomave dhe pa hezituar në ato momente deklaroi: "Nga ajo që pashë, ishte evidente se kemi të bëjmë me masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time".

Kjo, u bë një nga momentet më me peshë që ndryshoi përfundimisht rrjedhën historike të Kosovës, sepse bota demokratike, pas përpjekjeve të dështuara diplomatike për një marrëveshje me Serbinë, me 24 mars 1999 filloi fushatën 78 ditëshe të bombardimeve të NATO-s.

Për Masakrën e Reçakut, ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker, pritet ta publikojë këtë përvjetor edhe librin e tij të sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës me titull "Reçaku". Walker e shkroi këtë libër mbi përvojën e tij personale si dëshmitar i kësaj masakre, siç është shprehur ai, "para se të shkoj në botën tjetër".

- Çështja e Masakrës së Reçakut u riaktualizua në dhjetor të vitit 2019

Çështja e Masakrës së Reçakut u riaktualizua si çështje diskutimi në dhjetor të vitit 2019, kur gjykata kosovare dënoi ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal nga radhët e komunitetit serb, Ivan Teodosijeviq, me dy vjet burgim, pasi u shpall fajtor për shkak se e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut.

Pas këtij vendimi edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e quajti masakrën e Reçakut një krim të fabrikuar dhe akuzoi ish-shefin e misionit të OSBE-së, Walker, për falsifikim të saj.

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, pas deklarimit të Vuçiq, kishte thënë se Serbia po vazhdon përpjekjet për të mohuar rolin e saj në këtë masakër.

"Kur e vërteta është kaq e fuqishme si ajo e masakrës së Reçakut, shfaqen edhe narrativat mohuese ndaj saj, sikur që ka bërë Serbia që nga dita e masakrës së Reçakut e deri sot, duke u munduar ta turbullojë dhe falsifikojë rolin e drejtpërdrejtë planifikues dhe ekzekutues të shtetit serb në realizimin e masakrës së Reçakut", ka thënë Kurti.

Masakrën ndaj shqiptarëve të Kosovës në Reçak e kishte dënuar Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Menjëherë pas luftës, në vitin 2001, gjykatësit e UNMIK-ut, Misionit të OKB-së në Kosovë, dënuan oficerin e policisë Zoran Stojanoviq me minimum 15 vjet burg për pjesëmarrje në vrasjen e 45 personave në fshatin Reçak. Stojanoviq ende mbetet i dënuari i vetëm për këtë masakër.

Në luftën e fundit 1998-99 në Kosovë llogaritet të jenë vrarë mbi 10 mijë njerëz, disa qindra mijëra të dëbuar nga vendi, dëme të mëdha materiale nga lufta, ndërsa ende nuk dihet fati i rreth 1.600 të zhdukurve.

26 vjet nga masakra e reçakut kurti osmani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet