6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Mijëra qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare sot vizituan Prekazin, me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari. • Aty nuk munguan as mërgimtarët, të cilët vlerësuan lart sakrificën më sublime të familjes Jashari. • Po ashtu Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot një seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. • Në sallën e Kuvendit të Kosovës, së bashku me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, ka hyrë edhe Rifat Jashari i cili është pritur me duartrokitje nga deputetët. • Jashari bëri thirrje për unitet të spektrit politik, sidomos për çështjen e hapur me Serbinë.
5 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Ora e parë e mësimit edhe këtë vit në të gjitha shkollat e Kosovës i është kushtuar Epopesë së UÇK-së. Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mësuesit iu shpjeguan nxënësve historinë dhe sakrificat e kombit shqiptar. Me këtë rast edhe nxënësit patën mundësinë të tregojnë rrëfimet personale që kanë dëgjuar nga familjarët e tyre. Kosova Press vizitoi sot shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, për të parë nga afër zhvillimin e orës së parë kushtuar Epopesë së UÇK-së.
Mësuesja e kësaj shkolle, Valbona Vitija-Ajeti tha se për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nxënësit janë njoftuar më shumë për sakrificën e familjes Jashari. Ndërsa shtoi se tashmë kjo datë është bërë traditë që ora e parë t’i kushtohet kësaj ngjarje.
“Datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat kur në vendin tonë nderojmë sakrificën sublime të familjes Jashari. Epopenë e UÇK-së. Në Komunën e Prishtinës është bërë traditë që çdo vit në këto data të flitet për Epopenë e UÇK-së, konkretisht për familjen Jashari. Nxënësit janë shumë të interesuar, tregohet edhe këto ditë por edhe ditëve të tjera. Po ashtu, në shkrimet eseistike në lëndën e gjuhës shqipe shpesh vetëm i vendosi këto tema, sepse ja vlen të shkruajnë për këtë”, tha Ajeti.
Edhe mësuesja, Vjosa Zagragja Salihu, tha se nxënësit janë të etur të dinë sa më shumë për historinë e vendit.
“Është një ngjarje e jashtëzakonshme që e kujtojmë me shumë mall dhe dhimbje për sakrificën që bëri Adem Jashari me familjen e tij… Jemi duke i shpjeguar të gjitha ngjarjet e viteve të Kosovës, deri në pavarësinë e saj dhe nxënësit janë shumë të etur për të ditur. Shumë prej tyre edhe dinë shumë, sepse familjarët e tyre i kanë pas edhe pjesëtarë të luftës, madje tregojnë historitë e tyre personale, por vërtetë janë shumë të interesuar dhe dinë për luftën dhe sakrificën e popullit tonë”, tha Salihu.
Diar Gashi, nxënës në klasën e shtatë në shkollën fillore “Faik Konica”, tha se muaji mars është shumë i rëndësishëm, derisa shtoi se liria e vendit rrjedh nga familja Jashari.
“Muaji mars për ne dhe gjithë shqiptarët është i rëndësishëm për shkak se në këto data ne kemi një ndjenjë krenarie. Familja Jashari është flijuar prej okupatorit serb, të cilën sot dhe tërë jetën tonë do ta kujtojmë këtë histori. Liria jonë rrjedh nga familja Jashari dhe ne e kujtojmë me mall dhe shumë krenari”, tha Gashi.
Edhe nxënësja, Klesta Isufi tha se muaji mars është shumë i veçantë për vendin.
“Sot kemi mësuar lidhur me Epopenë e UÇK-së, në të cilën më datat 5,6 dhe 7 mars, familja Jashari ishte flijuar nga pushtuesit serbë dhe sot e tutje do të kujtohen gjithmonë, pasi na e sollën lirinë”, tha Isufi.
Lura Basha, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën fillore “Faik Konica”, ka treguar informacionet që di për Epopenë e UÇK-së.
“Në këtë datë janë flijuar familja Jashari, një familje legjendare që do të mbahet mend nga shqiptarët në gjithë botën. Në këtë ditë kemi mësuar se janë flijuar familja Jashari dhe aty vetëm një familjarë nga 58 ka shpëtuar… Të gjithë duhet t’i kujtojnë këto data dhe besnikëri dhe krenari duhet, t’i kujtojnë familjen Jashari dhe shumë të tjerë që janë flijuar gjatë kohës së luftës”, tha Basha.
Në nderim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne, ndërsa do të ketë edhe aktivitete të tjera./KP
KOSOVË- Nën duartrokitje të gjata e me nderim të thellë, është pritur Rifat Jashari në Kuvendin e Kosovës. Me një modesti e urtësi si rrallëkush, përfaqësuesi i familjes e cila dha gjithçka për Kosovën, mori fjalën për t’iu drejtuar deputetëve të Kosovës. Shkurt, por me mesazh të qartë, Jashari bëri thirrje për unitet të spektrit politik, sidomos për çështjen e hapur me Serbinë.
“Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar ta kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia e tani kemi kohë të merremi me tjerët”, tha Jashari.
Vëllai i Adem Jasharit falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot jemi bashku në 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, i përshëndes edhe ambasadorët. Duke i falënderuar SHBA-të, shtetet e mike tona, e ju ushtarët tanë. Falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, lavdi e nder për të gjithë ata që ranë”, theksoi ai.
Masakra e Prekazit
Më 5-7 mars 1998, rreth 5,000 forca serbe bllokuan kompleksin e familjes së Jasharit në fshatin Prekaz dhe vranë 58 nga familja dhe të afërmit e tij, duke përfshirë gra, fëmijë dhe pleq. Masakrës i shpëtoi vetëm Besarta, vajza 10-vjeçare e Hamza Jasharit. Sulmi, i njohur si Masakra e Prekazit, konsiderohet si një nga pikat kthese që çuan në vendimin e NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë në vitin 1999.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rezistenca e Jasharajve në Prekaz nuk është një degë më shumë në historinë e Kosovës por është vetë trungu. Në seancën solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti shtoi se rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës.
“Pas 5,6,7 marsit të viti 1998 ushtria e UÇK-së do të rritej si një ushtri vullnetarësh. Në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore dhe të tilla do të mbeten. Rezistenca e Jasharajve në Prekaz nuk është edhe një degë më shumë në historinë e Kosovës por ajo është vetë trungu. Lavdi Epopesë së UÇK-së dhe 59 të rënëve të rënë me 5,6,7 mars”, tha Kurti.
Masakra e Prekazit
Më 5-7 mars 1998, rreth 5,000 forca serbe bllokuan kompleksin e familjes së Jasharit në fshatin Prekaz dhe vranë 58 nga familja dhe të afërmit e tij, duke përfshirë gra, fëmijë dhe pleq. Masakrës i shpëtoi vetëm Besarta, vajza 10-vjeçare e Hamza Jasharit. Sulmi, i njohur si Masakra e Prekazit, konsiderohet si një nga pikat kthese që çuan në vendimin e NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë në vitin 1999.

KOSOVË- Në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila nisi me një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, pushteti dhe opozita kujtuan sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së. Presidentja Vjosa Osmani tha se Epopeja e UÇK-së është epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë.
“Nuk thuhet kot se popujt, të cilët e harrojnë historinë e tyre, rrezikojnë përsëritjen e saj. Prandaj, ne duhet dhe do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe për gjithë luftën e UÇK-së, të cilën ata e bënë për vendin”, deklaroi ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Osmani tha se ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përbëjnë “jo vetëm kujtesën tonë për historinë më të re të Kosovës, por edhe njërën ndër shtyllat më të forta mbi të cilat u ngrit shteti ynë i ri”.
“Kushtrimi i dhënë më 5 mars nga komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij, ishte kushtrim i mobilizimi të vajzave dhe djemve të UÇK-së, të cilët përgjatë tri ditëve të betejës në Prekaz, në një përballje heroike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, fituan përjetësinë”, tha ajo.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.
“U jemi mirënjohës përjetësisht të gjithë burrave dhe grave të UÇK-së, të cilët i dolën zot atdheut e ranë për lirinë e tij, duke u shndërruar në pjesën më të lavdishme të historisë sonë. Ata dëshmuan se përballë dhunës së skajshme, gjithmonë forcohet skajshmërisht ndjenja për lirinë, përballë synimit për ta shfarosur apo dëbuar një popull të tërë, bëhet e pamposhtur bindja e tij për të jetuar i lirë”, tha Osmani.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se lufta e familjes Jashari ishte ngjarje e pashembullt, jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe në historinë botërore.
"Një të ngjashme nuk e njeh as historia botërore. Familja e gjerë Jashari, tre breza në kullën e tyre shekullore, në tokën e lashtë të stërgjyshërve, nga baca Shaban, e deri te Blerimi i vogël, e shpallën lirinë e popullit tonë dhe e mbrojtën atë deri në vetëflijimin e tyre të plotë. Lufta ishte aq legjendare, sakrifica aq sublime, kurse vetëmohimi aq tronditës, saqë kombi shqiptar kaloi në një dimension tjetër të vetëdijes, kurse bota u zhvendos nga orbita e vet politike. Ky është momenti kur UÇK-ja u bë frymë dhe e përfshiu të gjithë popullin tonë”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezistenca e familjes Jashari në Prekaz, "nuk është edhe një degë më shumë në pemën të historisë moderne të Kosovës, por është vetë trungu i kësaj peme".
Ai tha se në historinë e UÇK-së dhe të vetë shtetit, rezistenca e familjes Jashari dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare e "të tilla do të mbeten përjetë".
“Pas 5, 6 dhe 7 marsit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të rritej si një ushtri vullnetarësh, në të cilën do të mobilizoheshin të gjithë ata që kishin vullnetin dhe guximin për të luftuar për çlirimin e Kosovës”, tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Epopeja e UÇK-së përfaqëson një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet e luftës për kauzën kombëtare.
“Pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kishte pasur kurrë një Kosovë të lirë e të pavarur. Pa Adem Jasharin dhe marsin e lavdishëm të 98-tës, vështirë se do të kishte pasur një Ushtri Çlirimtare. Prandaj, vlera e kësaj Epopeje, nuk mund të kuptohet si një ngjarje në kuadrin e historisë, por si një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet”, tha ai.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se në historinë e popullit të Kosovës, nuk ka asnjë ngjarje tjetër "që arrin të ofrojë dhembshurinë dhe krenarinë, në të njëjtën kohë".
“Qëllimi i shuarjes së trungut tuaj familjar, një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së popullit shqiptar në Kosovë. Qëndresa juaj atëherë ishte rilindje e jona kombëtare. Rilindja juaj sot si familje, me breza të rinj e pasardhës të Jasharëve, është qëndresë e jona që na mbanë në rrugën përpara”, tha ai.
Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, u tha deputetëve se “iu kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi, dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi me të tjerat”.
Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike të Kosovës për ndihmën e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, familjarët e personave të zhdukur, iu uroj shëndet. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë”, tha ai në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Të dielën në Kosovë ka nisur shënimi i manifestimit treditor të UÇK-së. Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës. Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it. Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj dhe më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli pavarësinë e saj.
Marrë nga REL
KOSOVË- Kosova ka përkujtuar të dielën me një ceremoni në kryeqytet 25 vjetorin e Masakrës së Prekazit. Masakra e Prekazit njihej si sulm në të cilin u vra Adem Jashari, një nga komandantët themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe familja e tij. Jashari është një nga simbolet e pavarësisë së Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti iu drejtuan ushtarëve dhe publikut në një ceremoni të mbajtur në një kazermë në Prishtinë.
“Kjo liri dhe ky shtet mban vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, 3000 dëshmorëve të UÇK-së dhe mijëra ushtarëve që janë edhe sot me ne”, tha Osmani.
Masakra e Prekazit
Më 5-7 mars 1998, rreth 5,000 forca serbe bllokuan kompleksin e familjes së Jasharit në fshatin Prekaz dhe vranë 58 nga familja dhe të afërmit e tij, duke përfshirë gra, fëmijë dhe pleq. Masakrës i shpëtoi vetëm Besarta, vajza 10-vjeçare e Hamza Jasharit. Sulmi, i njohur si Masakra e Prekazit, konsiderohet si një nga pikat kthese që çuan në vendimin e NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë në vitin 1999.