LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

25 vite nga beteja e Gllogjanit/ Kurti e Osmani homazhe, i pranishëm dhe Haradinaj

 • Sot janë mbajtur homazhet për betejën që u zhvillua 25 vite më parë në Gllogjan të Kosovës. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. • Pas homazheve, kryeministri Kurti ka shkruar edhe në librin e përkujtimeve, ku është shprehur se të rënët në luftë janë dëshmia historike e popullit shqiptar për të jetuar në paqe në vendin e tyre. • Pas Kurtit, edhe presidentja Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorë të shteteve të QUINT-it (5 vendeve të BE), kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës. • Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. • Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

25 vjetori i bombardimeve, SHBA: Përdorimi i forcës nga NATO ishte i nevojshëm dhe legjitim

25 vite nga beteja e Gllogjanit/ Kurti e Osmani homazhe, i pranishëm dhe
Mjetet amerikane

KOSOVË- Misioni i SHBA-së në kuadër të OSBE-së ka lëshuar një komunikatë për media me rastin e 25-vjetorit të fillimit të fushatës së bombardimit të Jugosllavisë nga NATO. Në këtë reagim theksohet se NATO e nisi këtë operacion për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan.  

Ky intervenim i NATO-së, siç shkruan njoftimi, kishte ardhur pasi ishin shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik kundër shqiptarëve të Kosovës që e sponsorizonte regjimi i Sllobodan Millosheviç. Misioni amerikan në OSBE thonë se përdorimi i forcës nga NATO në këtë rast ka qenë i nevojshëm dhe legjitim.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësimet e tij për situatën e rëndë humanitare në Kosovë, numrin në rritje të refugjatëve dhe kërcënimin që paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Kujtoni qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të vrarë ose të zhdukur për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviçit dhe forcave të tij”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu Siller ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për Ballkanin Perëndimor dhe mirëpresin marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve.

“Siç tha Sekretari Blinken, Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e qeverisjes demokratike, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

3 VITE ME PARE

Kurti pas homazheve në Gllogjan: Dëshmorët janë dëshmia historike e popullit shqiptar

25 vite nga beteja e Gllogjanit/ Kurti e Osmani homazhe, i pranishëm dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

Pas homazheve, kryeministri Kurti ka shkruar edhe në librin e përkujtimeve, ku është shprehur se dëshmorët janë dëshmia historike e popullit shqiptar “për të jetuar në paqe në vendin e vet”.

“Dëshmorët e kombit janë kushti dhe mundësia e lirisë që gëzojmë, dhe, dëshmia historike e popullit shqiptar për të jetuar në paqe në vendin e vet. Lavdi dëshmorëve të Epopesë së Dukagjinit, të UÇK-së e mbarë kombit tonë në të gjitha kohët”, ka shkruar Kurti.

3 VITE ME PARE

25-vjetori i bombardimeve, Osmani: NATO-ja parandaloi shfarosjen e popullit të Kosovës

25 vite nga beteja e Gllogjanit/ Kurti e Osmani homazhe, i pranishëm dhe
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorë të shteteve të QUINT-it, kanë bërë homazhe te Memoriali u ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s, me të cilin iu dha fundi gjenocidit të regjimit gjenocidal të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Osmani theksoi se vullneti i popullit të Kosovës për liri mori mbështetjen e duhur nga ana e botës së perëndimore, botës së lirë, e cila u vu në anën ë duhur të historisë, në anën e së drejtës.

“Miku i madh i Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në ditën e dhënies së urdhrit për fillimin e bombardimeve në një fjalim historik të tij, deklaroi se: ‘forca jonë ushtarake iu bashkuan aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës’”, theksoi Osmani.

Më tej, e para e vendit theksoi se NATO-ja ia pamundësoi regjimit kriminal spastrimin etnik të popullit të Kosovës.

Prandaj u jemi përherë mirënjohës. 24 Marsi është dita e kthesës, shpresës dhe lirisë. Do ta përsërisim çdo herë se populli i Kosovës ishte viktimë më 1999, ndërkaq Serbia ishte agresore. Kështu do të jetë gjithnjë në analet e historisë”, është shprehur Osmani.

Sipas Osmanit, liria është një guri themeltar i dinjitetit njerëzor.

Megjithatë, këto vlera nuk janë gjithmonë të lehta për t’u ruajtur. Po jetojmë në një kohë kërcënimesh për të gjithë ne. Prandaj, sërish botës së lirë i duhet unitet kundrejt tiranëve, autoktratëve e diktatorëve. Ne duhet ta dëshmojmë se paqja dhe liria nuk janë ideale të dëshiruara, por realitete të jetuara. Ne e çmojmë kontributin e miqve tanë, ndaj duke ruajtur aleancën me partnerët tanë do ta ruajmë lirinë dhe të ardhmen tonë”, tha Osmani.

3 VITE ME PARE

25 vite nga beteja e Gllogjanit/ Kurti për homazhe dhe shkon për vizitë te familja Haradinaj

25 vite nga beteja e Gllogjanit/ Kurti e Osmani homazhe, i pranishëm dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Homazhet do të nisin nga ora 11:30. Ndërkaq, më pas, Kurti shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.

Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan. Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit. Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

beteja e gllogjanit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale