LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"2025 do të gdhendet si viti i diasporës", Berisha takim në Selanik: Zero taksë për shqiptarët që kthehen dhe investojnë në Shqipëri

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Greqi ku po zhvillon një takim elektoral me shqiptarët në Selanik. • Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se viti 2025 do të gdhendet si viti i diasporës shqiptare. • Kryedemokrati kujtoi edhe arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës dhe eurodeputetit Fredi Beleri, për të cilin bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama. • Më tej ai shtoi se kryeministri për interesa të veta ka sakrifikuar edhe marrëdhëniet me fqinjët dhe statusin e gjysmëmilioni shqiptarëve. • Berisha tha se asnjë nuk ka arritur që në 12 vite të pakësojë shqiptarët me 45% të kombit, ashtu siç sipas tij bëri qeveria e kryeministrit Edi Rama. • Për këtë arsye, Berisha tha se qëndrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar dhe vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë. • Lideri i opozitës në takimin me shqiptarët në Selanik shprehu mirënjohjen për diasporën e regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. • Por shtoi se Shqipëria ka nevojë për votën e qindra mijërave të tjerëve që në qendrat e votimit të firmoset fitorja e demokracisë.  • Kryedemokrati u shpreh se në ditën e zgjedhjeve, qytetarët dhe diaspora duhet të votojnë për tja kthyer Shqipërinë shqiptarëve dhe rinisë. • Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri, ndërsa u zotua se për 5 vitet e para ata që do të kthehen të investojnë në vend nuk do të paguajnë asnjë taksë. Kreu i PD-së u shpreh se në Europë nuk ka asnjë vend me pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore që ka Shqipëria. por këto pasuri sipas kryedemokratit janë vjedhur nga qeveria dhe ato që i quajti "narkotrafikantë". • Më tej tha se programi i Shqipërisë Madhështore merr përsipër që qytetarët që janë në skamje t’i nxjerrë brenda 100 ditëve nga varfëria ekstreme. • Kjo sipas tij do të arrihet përmes minimumit jetik, rritjes së pensioneve dhe pagave.

5 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

"Ne dalim para shqiptarëve me Chris LaCivita", Berisha: Rama del me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave

"2025 do të gdhendet si viti i diasporës", Berisha takim
takimi ne selanik

SELANIK- Në takimin e sotëm në Selanik, kryedemokrati Sali Berisha tha se pak ditë na ndajnë nga 11 maji. Berisha u shpreh se koalicioni "PD-ASHM" del para shqiptarëve me Chris LaCivita, ndërsa PS me Vullnet Sinën. Këtë fundit e ka cilësuar si "hajduti që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave."

Në mbyllje të fjalimit të tij, Berisha iu bëri thirrje çdo qytetari që është regjistruar për të votuar, të mos votojë për Ramën por për ndryshimin. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Por, 11 maji po afron. Është ora jonë! Është dita jonë! Dhe më 11 maj, shqiptarët do të vërshojnë nga toka, deti, ajri drejt Shqipërisë. Ne dalim para shqiptarëve me Chris LaCivita-n, një nga kryestrategët e fitoreve në botë. Ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave. Në fakt, edhe vet Edi Ramën, që ta dini ju këtë. Po, po ua them unë ju.

Dhe u tha mjekëve se: e kam nga breshka. Pra, ja ku ka mbetur. Shkon në Korçë, dhe përdor Peleshin e tij. Mendon, se tani e gjeta. Në Korçë, arrita të blej dhe Ilir Vrenozin. Ilir, ti u bëre star-i i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë. Përfaqësove njeriun e thjeshtë. Tregove se, karakteri, nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë dhe në Shqipëri. Të falënderoj shumë në emër të të gjithë ketyre emigrantëve.

Ndaj dhe, të bashkohemi. I bëj thirrje, çdo qytetari që është regjistruar për të votuar. Asnjë votë Edi Ramës, asnjë votë për ata të cilët po zbrazin Shqipërinë, po mjerojnë Shqipërinë, po ndajnë pasuritë e saj. Çdo votë për ndryshimin. Çdo votë për Shqipërinë Madhështore. Është radha jonë! Është radha jonë! Fitore, fitore, fitore! Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, rroftë Greqia!
Zoti i bekoftë kombet tona! Fitore, fitore, fitore!

3 JAVE ME PARE

Berisha-diasporës: Kthehuni dhe investoni në Shqipëri! 5 vitet e para nuk do të paguani asnjë taksë

"2025 do të gdhendet si viti i diasporës", Berisha takim
takimi ne selanik

SELANIK- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Ai u zotua se për 5 vitet e para ata që do të kthehen të investojnë në vend nuk do të paguajnë asnjë taksë 

Berisha u shpreh se në Europë nuk ka asnjë vend me pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore që ka Shqipëria. Ai tha se vendi jonë është vendi që mund të pasurojë qytetarët e saj më shpejt, më shumë se çdo vend tjetër. Por këto pasuri sipas kryedemokratit janë vjedhur nga qeveria dhe ato që i quajti "narkotrafikantë". 

Më tej tha se programi i Shqipërisë Madhështore merr përsipër që qytetarët që janë në skamje t’i nxjerrë brenda 100 ditëve nga varfëria ekstreme. Kjo sipas tij do të arrihet përmes minimumit jetik, rritjes së pensioneve dhe pagave. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

E vërteta është, sot një pensionist në Shqipëri, që në vitin 2013 merrte 143 mijë lekë, mund të blinte me ato 143 mijë lekë, sa blihen sot me 390 mijë lekë. Po, a u rritën pensionet me 390 mijë lekë? Pensionet u rritën, o miqtë e mi, vetëm 172 mijë lekë. Nga 143 mijë, kaluan në 172 mijë. Po në Mal Të Zi? Mali i Zi i kishte pensionet 138 mijë lekë. Sa merr sot malazezi? 450 mijë lekë. Pse? Sepse, qeveria çdo vit kur ndan paratë, ua kthen një pjesë të mirë qytetarëve. Ua kthen në rroga, pensione, shërbim shëndetësor, në shkolla, ua kthen në shërbime tjera, ua kthen në subvencione. Kurse këta, i ndajnë njëri me tjetrin, o miq.

A lexoni ju çdo ditë, se si tenderat fitohen nga familjarë të njëri tjetrit? A lexoni ju çdo ditë, se si rrugën ndërtohen me 10-fishin e çmimit? Lexoni ju, se si zhduket djegësi i Tiranës. 130 milionë euro me firmë të Edi Ramës, dhe nuk ekziston nam as nishan, sepse milionat i ka marrë vet Edi Rama me firmën e tij. Pra, çfarë ndodh në vendin tuaj? Si ka mundësi që, njerëzit tuaj varfërohen nga viti në vit, dhe mund të mbijetojnë falë ndihmave tuaja? E gjitha kjo vjen se, çmimet shkojnë në stratosferë. Euro ka rënë përtokë. Euro është zhvlerësuar 35%. Imagjinoni, sot 100 euro që ju dërgoni kushtojnë 35 euro më pak se sa kushtonin 10 vite më parë. Po, pse?

Se vërshojnë narkoeurot. E dëgjoni atë, domethënë, do bëjë dhe amnistinë e tyre. Mirëpo kjo, vret xhepat tuaj, rëndon familjet tuaja. E gjitha kjo, krijoi një terrën, Shqipëria nuk jetohet. A ka vend më të pasur se sa Shqipëria? Ua them unë ju.
Në Europë nuk ka absolutish asnjë vend me pasuritë përrallore, nëntokësore dhe mbitokësore që ka Shqipëria. Shqipëria është vendi që mund të pasurojë qytetarët e saj më shpejt, më shumë se çdo vend tjetër. Por, Shqipëria vidhet në pasuritë e saj, pasuritë e saj ndahen nga qeveritarët, narkotrafikantët. Miq, ndaj dhe ne vijmë tek ju me një program i cili brenda 100 ditëve merr përsipër që prindërit tuaj, gjyshërit tuaj, familjarët tuaj, që janë në skamje t’i nxjerrë brenda 100 ditëve nga varfëria ekstreme. Vendoset në Shqipëri minimumi jetik 200 euro. Nuk do ketë pensione nën 200 euro. Por sot, 56% të pensioneve janë ndën 172 euro. Sot, qytetarët me ndihmë ekonomike marrin një ndihme prej 60-70 eurosh, qesharake.

Sot, të papunët marrin një ndihmë qesharake. Pra, nuk do ketë shqiptar që do firmosë ndën 200 euro. Rroga minimale rritet në 500 euro. Rroga mesatare në 1200 euro. Dhe këto, janë vetëm starti për të dalë siç ishim në krye. Me rroga dhe pensione të vendeve të rajonit. Por miq, Made in Albania, është shtyllë krysore e Shqipërisë madhështore. Prodhimi në Shqipëri, është kusht i të gjitha kushteve që Shqipëria të ngrihet në lartësinë e madhështisë së saj. Ndaj dhe, jam këtu për t’u ftuar ju, çdo emigrante dhe emigrant në Greqi dhe kudo që ndodheni, planifikoni të ktheheni në Shqipëri. Investoni në Shqipëri. Ju jap fjalën se, 5 vitet e para nuk do të keni asnjë taksë. Ju jap fjalën, se secili nga ju, që kërkon mbështeje do ketë kredi të buta dhe grante për biznesin e tij, do ketë kredi të buta për strehimin e tij. Sikundër, zotohem para jush se, taksat për shtëpitë tuaja në Shqipëri do të zerohen, gjersa ju të ktheheni në to. Nuk u marrë kush taska ju, jo. Makinën e parë, do ta sillni pa taksa në Shqipëri. Do ketë lehtësira të tjera.

3 JAVE ME PARE

Berisha nga Selaniku: Diaspora në 11 maj, do të firmosë përmbysjen e narkoshtetit dhe fitoren e demokracisë

"2025 do të gdhendet si viti i diasporës", Berisha takim
sali berisha

SELANIK- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me shqiptarët në Selanik shprehu mirënjohjen për diasporën e regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.

Por, Berisha tha se se Shqipëria ka nevojë për votën e qindra mijërave të tjerëve që në qendrat e votimit të firmoset fitorja e demokracisë. 

Kryedemokrati u shpreh se në ditën e zgjedhjeve, qytetarët dhe diaspora duhet të votojnë për tja kthyer Shqipërinë shqiptarëve dhe rinisë. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Qindra e mijëra prej jush shqiptarë në diasporë jeni regjistruar! Zoti e bekoftë votën tuaj! Por, Shqipëria ka nevojë për votën e qindra mijërave të tjerëve nga ju, që të vërshoni drejt saj dhe më 11 maj në qendrat tuaja të votimit të firmosni përmbysjen e narkoshtetit, fitoren e demokracisë. Të firmosni miq, për t’i rikthyer Shqipërinë shqiptarëve. Të firmosni miq, për t’i rikthyer rininë kombit shqiptar. Të firmosni, për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga katastrofa e cila po rrokulliset. Firmosni, për të vendosur demokracinë që askush të mos mendojë ndonjëherë për të marrë mandate politike deputetëve, kryebashkiakëve, për të arrestuar liderët e opozitës për të marrë mandatet për vete. Të firmosni miq, se çfarë ndodh sot në Shqipëri. Dramë, dramë, si Shqipëria nuk ka pësuar vend tjetër në Europë pas rënies së Perdes së Hekurt.

Në Shqipëri, 12 vite, nuk po ju flas se, ju e njihni se ku ishte Shqipëria e varfër. Por ama, në vitin 2013, kur u dorëzuan çelësat, shqiptarët, me ato rroga të ulëta, por ishin më të lartat në rajon, me pensione të ulëta, por ishin më të lartat në rajon. Shqiptarët, nuk po pakësoheshin, por përkundrazi, 180 mijë qytetarë shqiptarë nga diaspora dhe emigracioni po ktheheshin dhe u kthyen. Numri i shqiptarëve në Shqipëri po rritej çdo vit. Pra, kombi kishte rini. Pra, kombi kishte ëndërr. Se pa rini, as ka ëndërr, as nuk ka të ardhme. Si ndodhi, miqtë e mi, ky dëbim masiv i shqiptarëve nga Shqipëria?

Dy rrugë. E para, më kujtohet kur dilte i biri i xhelatit. I them kështu, sepse i ati i tij, ka firmosur varjen në litar të Havzi Nelës. I ati i tij ishte skulptor. Pra, në aparencë njeri i artit. Por, ky njeri i artit firmosi varjen në litar të një njeriu të pozesë dhe letrave, vetëm e vetëm se me poezitë e tij sulmonte regjimin të cilit i shërbente. Ky pasardhës i tij, mos e harroni, dilte nga ekrani në ekran, me hukura në dorë. U tregonte shqiptarëve hekurat. Cilët shqiptarevë? Atyre që nuk kishin paguar faturën e energjisë elektrike, atyre që nuk kishin paguar ujin. Po ato ishin çështje civile.

Asnjë njeri në botë nuk i zgjidh me hekura. Çështjet civile zgjidhen me çështje civile. Dhe ky, burgosi 37 mijë shqiptarë vitin e dytë të qeverisjes së tij. Enver Hoxha ka burgosur me statistika, gjithësej 17 mijë shqiptarë, në një vit. Rrafshoi rrugica të tëra, biznese e banesa e çdo gjë. Ikni i tha, nisuni. Shqipëria nuk është për ju. Dhe pastaj, këta njerëz që merrnin rroga dhe pensione më të larta, këta po bëhen çdo vit e më të varfër. Po si mundet? Po. Çmimet rriteshin, rrogat nuk rriteshin. Çmimet rriteshin, pensionet nuk rriteshin. Soffra pakësohej, dhe prindërit, gjyshërit tuaj, detyroheshin t’u thoshin: djem, vajza, paçit fatin tuaj, merrni rrugët, se këtu nuk ka më. Dhe kjo është e vërteta.

3 JAVE ME PARE

Berisha thirrje diasporës: Më 11 maj çdo shqiptar të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë

"2025 do të gdhendet si viti i diasporës", Berisha takim
sali berisha

SELANIK- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në takimin në Selanik se në këto 12 vite, Shqipëria ka njohur të këqija më shumë se në tërë historinë e saj.

Berisha tha se asnjë nuk ka arritur që në 12 vite të pakësojë shqiptarët me 45% të kombit, ashtu siç sipas tij bëri qeveria e kryeministrit Edi Rama. Për këtë arsye, Berisha tha se qëndrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar dhe vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Të dashur miq, Shqipëria këto 12 vite ka njohur të këqija që nuk i mban vendi në tërë historinë e saj. Asnjë pushtues, asnjë epidemi, asnjë zi buke, nuk ka arritur në 12 vite të pakësojë shqiptarët me 45% të kombit, siç ka arritur regjimi i Edi Ramës. Dhe ju jeni dëshmitarë, se ai arriti me dhunë, arriti me varfëri, arriti me përçmimim dhe me poshtërim të shqiptarëve. Të dashur miq, qendrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar, është vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë. Ju lutem, mendoni për një moment ku jemi ne sot, shqiptarët? Se çfarë të ardhme kemi ne sot? Një komb, i cili nga viti 2019 e gjer sot ka më shumë vdekje se lindje. Një komb, i cili sipas OKB, javën e kaluar ka, për shkak të emigracionit, lindëshmërinë më të ulët në botë.

Një komb, i cili në qytetin e Ersekës, dy vite më parë pati vetëm një lindje. Një komb që, shkollat i mbyllen njëra pas tjetrës. U shdnërruan shkollat miq, si dikur zyrat e koperativeës bujqësore, kur ra sistemi i kolektivizimit dhe ato u mbyllën se ishin të këqija, dhe duheshin mbyllur. Po, shkollat? Institucionet e dritës dhe edukimit, pse mbyllen? Mbyllen sepse, nuk kanë nxënës. Mbyllen se mbeten me një nxënës. Se, Erseka në vitin 2030 në klasë të parë do të ketë vetëm një nxënës. A nuk është ky një kushtrim për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut, nga një skaj i botës në skajin tjetër? Nga njëra anë e Greqisë në anën tjetër, që me 11 maj të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë.

3 JAVE ME PARE

Berisha takim me shqiptarët në Selanik: 2025 do të gdhendet si viti i diasporës! Mafia për interesa të vetat sakrifikon marrëdhëniet me fqinjët

"2025 do të gdhendet si viti i diasporës", Berisha takim
sali berisha

SELANIK- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Selanik ku po zhvillon një takim elektoral me shqiptarët e Selanikut. Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se viti 2025 do të gdhendet si viti i diasporës shqiptare.  Ai tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie miqësore. 

Kryedemokrati kujtoi edhe arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës dhe eurodeputetit Fredi Beleri, për të cilin bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Më tej ai shtoi se kryeministri për interesa të veta ka sakrifikuar edhe marrëdhëniet me fqinjët dhe statusin e gjysmëmilioni shqiptarëve. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë të emigracionit në Selanik. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, të pranishëm në këtë sallë, për të gjithë shqiptarët në emigracion, në Selanik dhe në mbarë Greqinë. Të gjithë shqiptarët në emigracion, kudo që janë, por një përshëndetje të përzemërt kam edhe për ata demokrate e demokratë që janë sot në këtë sallë. Erdhën nga veriu i Europës dhe të katërta anët për t’u bashkuar me ju në këtë ditë të shënuar. Unë, do përshëndes këtu praninë e dejtuesve të degës lokale të PD në Selanik, të gjithë anëtaret dhe anëtarët e kësaj dege. Përshëndes drejtuesit e partive politike të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë të këtij koalicioni të pranishëm në këtë sallë. Një përshëndetje të përzemërt për miqtë, punëdhënësit, bashkëpunëtorët tuajë grekë dhe mirënjohje të pakufijshme për mikëpritjen e tyre ndaj jush.

Faleminderit shumë, ju shqiptarë të diasporës, me energjinë, me optimizmin, me entuziazmin, u shndërruat, de facto, në udhëheqësit e fushatës së fitores. Ju, u shndërruat në himnin e kësaj fushate. Energjia, entuziazmi, dashuria juaj për Shqipërinë, ngrohu mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve dhe sot, kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve.

Prandaj dhe, viti 2025, do gdhendet në muret e kohërave të kombit si viti i diasporës shqiptare. Do gdhendet me gërma të arta. Zoti ju bekoftë! Të dashur miq, kam pritur me shumë kënaqësi t’ju takoj sot ju në Selanik, Greqinë mike, vend në të cilin, qytete dhe rrethina në të cilat jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë. Kurse në Greqi, mbi gjysmë milioni shqiptarë. Miq, në një vend që jetojnë gjysmë milioni shqiptarë, për një vend të tillë, mirënjohja është e pakufijshme. Një vend mik, një vend të cilit ne i detyrohemi shumë për qendrimin që ka mbajtur ndaj jush. Ndaj dhe, Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek.

Por dhe ju, keni ardhur në këtë vend drejt të panjohurës. Keni ardhur si njerëz të guximit, keni ardhur si, burra dhe gra që i besonit ëndrrës tuaj. Erdhët ta ndërtonit në këtë vend ëndrrën, dhe jeni bërë sot një faktor i fuqishëm i jetës ekonomike, shoqërore, artistike, kulturore të këtij vendi. Keni emër të mirë anë e kënd Greqisë. Shkëlqeni në çdo fushë, dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë, njëlloj si, arvanitasit sot janë në të gjitha nivelet e këtij vendit, janë krenari për Greqinë, po janë krenari dhe për Shqipërinë. Marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona janë marrëdhënie miqësore. Jemi të vetëdijshëm, marrëdhëniet midis fqinjëve njohin gjithnjë ulje dhe zbritje. Por duhet të pranojmë miq se, akti i dy viteve më parë i narkodiktatorit të Tiranës Edi Rama, ndaj eurodeputetit, Fredi Beleri, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane.

Edi Rama përdori truket e vjetra të Sigurmit të Shtetit, përdori të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer Fredi Belerit mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës. Dhe kjo, vetëm e vetëm se, Fredi Beleri, nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën. Jo, i tha, unë jam i djathtë. Unë nuk tradhëtoj ato parime të miat. E vërteta është se, prapa qendrimit antikushtetues, qendrimit të shkelmimit të Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut që u mbajt ndaj Fredi Belerit, diskriminues. Pse diskriminues? Çdo njeri tjetër para Fredi Belerit që ndodhej i burgosur është lejuar të bëjë betimin, sepse Kushtetuta e lejon të bëjë betimin, kurse Edi Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshti me Kushtëtutën, sepse e dinte nga 220 mijë katrorë tokë që po grabit të Manastirit të Skutarasë dhe të kanionit të Gjipesë, Fredi Beleri nuk do t;i jepte asnjë metër katror.

Fredi Beleri do të mbronte pronat e bashkëfshatarëve, e bashkëqytetarëve të tij. Kjo është e vërteta. Po pse u ndala këtu? U ndala miq, për të treguar se për çfarë është e aftë mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjtë të cilat janë gjithnjë shumë të rëndësishme për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama, miqtë e mi. Në 11 maj jepni kontributin për shpëtimin e Shqipërisë, përmbysni narkoshtetin.

sali berisha ne selanik

Sondazh

Poll

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon

Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas