Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Viti i ri 2024 ka nisur me plagosje në Tiranë. • Një 51-vjeçar me emrin Agim Ali Jazaj ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në xhëminë 'Xhura' pranë zonës së 'Varrit të Bamit'. • Autori është identifikuar me inicialet S.Xh dhe është shpallur në kërkim nga policia. • I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- 51-vjeçari i plagosur ditën e sotme është Agim Ali Jazaj. Mësohet se Jazaj është plagosur me armë zjarri në xhaminë 'Xhura' në zonën e 'Varrit të Bamit'.
Autori i ngjarjes është identifikuar me inicialet I.A dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i plagosjes ende nuk dihet.
TIRANË- Policia e Tiranës ka sjell njoftim për plagosjen në zonën e 'Varrit të Bamit'. Mësohet se autori me iiniciale I.A ka qëlluar 51-vjeçarin me iniciale A.J. I plagosuri ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që policia po bën krehjen e zonës për të arrestuar autorin.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë "Xhura", dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
TIRANË- Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë xhamisë Xhura në zonën e 'Varrit të Bamit'.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, përfshi këtu dhe drejtorin e Policisë Tiranë Tonin Voci. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
TIRANË- Një plagosje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se plagosja ka ndodhur në zonën e 'Varrit të Bamit' me armë zjarri.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që në vendngjarje ke shkuar policia dhe ekspertë mjeko-ligjit për të inspektuar vendin e krimit.