LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

2 mld $! Firmoset memorandumi për Portin e Durrësit. Rama: Binjak i Dubait. Alabbar: Mrekulli

• Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina", për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës midis "Eagle Hills Real Estate Development" shpk, përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company". • Rama tha se Porti i Durrësit do të jetë një Port binjakës e Marinës së Dubait dhe se do të hapë rrugën për të gjithë bregdetin shqiptar. Sipas Kreut të Qeverisë, i gjithë investimi do të kushtojë 2 miliardë dollarë. Rama tha gjithashtu se janë mbyllur negociatat me Muhammed El Alabbar për fillimin e investimit në Portin Turistik të Durrësit. • Vetë Muhammed El Alabbar u shpreh se ajo di të vihet në jetë në Durrës do të jetë diçka madhështore nga ku njerëzit nuk do të duan të ikin asnjëherë. • Zëvendëskryeministrja e njehrësh ministrja e Infrastrukturës dhe Eenergjitikës, Belinda Balluku u shpreh se Porti i Durrësit do të jetë dera e turizmit në vendin tonë. Sipas Ballukut, Porti në Porto Romano do të lidhet përmes një hekurudhe me Prishtinën. • Një pjesë, sipas saj, do të përdoret për operacione militare nga NATO, gjë që është prezantuar edhe më herët. Këtë nismë, kreu i qeverisë e ka përmendur edhe në Bruksel.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Balluku jep detaje për bazën e NATO-s në Durrës: Do jetë në pjesën fundore të Portit

2 mld $! Firmoset memorandumi për Portin e Durrësit. Rama: Binjak i
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belind Balluku ka folur në lidhje me bazën detare të NATO-s në Durrës. Në një deklaratë për mediat, nga ku u firmos edhe memorandiumi për Portin e Durrësit, Balluku tha se hapi final i këtij projekti do të jetë dhe dedikimi për operacionet militare. Ajo tha se kjo pjesë do të bëhet në fundin e portit që do të jetë nën ombrellën e NATO-s.

“Hapat final të ndërtimit të projektit, që ka edhe 2 elementë të rëndësishëm lidhjen me një hekurudhë të portit të thatë në Prishtinë, dhe sigurisht një pjesë fundore të portit që do i dedikohet operacioneve militare nën ombrellën e NATO-së, ashtu siç kemi bërë me aeroportin e Kuçovës. Një projekt që e kemi prezantuar në zyrën e NATO në Bruksel,”- tha Balluku.

3 VITE ME PARE

Rama flet për turizmin: Tirana e dyta pas Antalias, 1.4 mln pasaporta të huaja u futën vetëm në korrik

2 mld $! Firmoset memorandumi për Portin e Durrësit. Rama: Binjak i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me takimin që pati me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Në deklaratën për mediat, përmes të cilës dha lajmin për nënshkrimin e memorandumit për Portin e Durrësit, Rama tha se turizmi në Shqipëri ka ndryshuar për mirë. Ai përmendi Erdoganin dhe tha se Presidenti turk donte që ta mbante akoma më shumë në Ankara, por që ai i kishte thënë se duhet të largohej për një arsye mjaft të rëndësishme. Duke u ndalur tek turizmi, Rama tha se vendi ynë ka shënuar rritje dhe se Tirana zë vendin e dytë pas Antalias për nga numri i turistëve që pret. Ai shtoi se pasaportat e huaja që kanë hyrë në Shqipëri (pa llogaritur Kosovën) kalojnë shifrën e 1.4 milionëve.

“Sot paradite isha në Ankara me Presidentin Erdogan. Patëm një takim shumë vëllazëror si gjithmonë dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë. Por, unë i thashë kam një arsye shumë të fortë që të kthehem në Shqiqëri. Kjo sepse finalizojmë një punë intensive negociatash, investimesh, ndonjëherë edhe krisjesh në proces. Më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ligjit të veçantë për fillimin e investimin për portin më të madh të Mesdheut. Jo më larg se sot, i kam këtu, unë kam marrë shifrat e këtij viti, që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, që hyjnë të paregjistruar. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 mln, sot kemi 1.4 mln pasaporta të huaja. Në këtë periudhë, 1 deri në 7 gusht, 411 mijë vitin e shkuar, 482 mijë këtë vit. Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit. Në të gjithë mMesdheun, Tirana është e dyta pas Antialias,”- tha Rama ndër të tjera.

3 VITE ME PARE

Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, Rama: Gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit me El Alabbar

2 mld $! Firmoset memorandumi për Portin e Durrësit. Rama: Binjak i
Edi Rama

TIRANË-  Sot u nëshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a.

Gjatë fjalës së tij kryeministri, Edi Rama u shpreh se zhvilloi një takim vëllazëror me Alabbar në Turqi dhe i ka kërkuar atij që të nënshkruhej sot kjo marrëveshje e rëndësishme që i hap rrugë ndërtimit të Portit të ri të Durrësit.

"Skuadra jonë nënshkruan për herë të parë një kontratë të këtyre përmasave. Bëhet fjalë për një vullnet që buron nga një miqësi e posaçme mes princit dhe Shqipërisë e shqiptarëve", tha Rama.

Edi Ramna: Patëm një takim shumë vëllazëror dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë, por unë i thashë që kam një arsye të fortë që të kthehem sot sepse finalizojmë një punë intensive negociatash, diskutimesh, nga njëherë edhe krisjesh në proces me El Alabbar. Jemi gati që të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë fillimit të investimit për Portin më të Madh të Mesdheut. Presidenti tha për El Alabbar je i lirë të shkosh. Skuadra jonë nënshkruan për herë të parë një kontratë të këtyre përmasave. Bëhet fjalë për një vullnet që buron nga një miqësi e posaçme mes princit dhe Shqipërisë e shqiptarëve.

3 VITE ME PARE

Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, Alabbar: Do të ndërtojmë një mrekulli! Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investime

2 mld $! Firmoset memorandumi për Portin e Durrësit. Rama: Binjak i
Mohammed Alabba

TIRANË- Sot u nëshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a. Në takim ishte i pranishëm dhe Mohammed Alabbar, themeluesi i grupit EMAAR. 

Gjatë fjalës së tij Alabbar tha se ajo që do të ndërtohet në Durrës do të bëjë që vizitorët që do të vijnë do të duan që të mos largohen më nga Durrësi dhe Shqipëria. 

Alabbar u shpreh se vendi ynë ka një bregdet të mrekullueshëm ku mundësitë për investime janë të mëdha.

Mohammed Alabbar: Do doja të thoja që koha do të tregojë se interesi ynë është krijimi i një jete të re, krijimin e besimit në një qytete, natyrisht rritja e punësimit, ekonomisë. Do të jetë shumë më tepër se ajo që mendojmë. Unë këtë gjë e kam bërë prej 30 vitesh, ajo që bëja 5 vjet më parë krahasuar me këtë që bëj tani është e pakrahasueshme, pasi tani njerëzit tanë duan më shumë argëtim. Sot nuk lidhet gjithçka me teknologjinë, por lidhet me faktin se çfarë jete do të krijojmë. Ne do të krijomë një gjë kaq të veçantë sa kur njerëzit të vijnë të mos duan të largohen kurrë. Do të marrim mendjet më të mira për të krijuar një gjë të bukur. Mendoj se bregdeti shqiptar ja vlen, mendoj se ekonomia shqiptare ja vlen. Për mua është privilegj që unë të marr pjesë dhe të vë në punë pasionin dhe dashurinë time për krijimin e kësaj jete në Shqipëri dhe në Durrës. Ju premtoj që kurrë nuk do ju zhgënjej zoti kryeministër.

3 VITE ME PARE

Balluku: Projektet e reja në Durrës do t’i japin një zhvillim të madh ekonomik vendit, merr fund ndotja akustike

\2 mld $! Firmoset memorandumi për Portin e Durrësit. Rama: Binjak i
Belinda Balluku

TIRANË- E pranishme në takimin ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a ishte dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastruktures, Belinda Balluku. 

Balluku foli për zhvillimin e madh ekonomik që do sjellë ndërtimi i këtij Porti jo vetëm në Durrës por në gjithë Shqipërinë. Sipas zëvendëskryeministres numri i lartë i turistëve e bën të domosdoshëm pasjen e një porti të ri, i cili do t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë por edhe rajonit.

Belinda Balluku: Sa i përket ekonomisë, ekonomia do të sjellë një shpërthim në atë zonë, jo vetëm për ndërtimin e kësaj balline ujore, por edhe për marinën që do të ndërtohet në portin e Durrësit. Para se të niste ky projekt ne kemi patur shumë ankesa nga qytetarët sa i përket ndotjes akustike. Një port i ndërtuar shumë herët kur qyteti nuk kishte këtë zhvillim, nuk kishte kaq shumë turistë, duke marrë parasysh të gjitha ankesat, ne kemi vendosur para se ky projekt të niste që Porti i Durrësit të zhvillohej në një zonë industriale, që të kishim një port modern që t’i përgjigjet kërkesave jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë rajonit. Kompania holandeze është në hapat e prezantimit të një projekti të madh”, tha Balluku.

3 VITE ME PARE

Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit! Investimi 2 miliardë dollarë

2 mld $! Firmoset memorandumi për Portin e Durrësit. Rama: Binjak i
Foto ilustruese

TIRANË- Duke folur para nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, kryemninistri Edi Rama u shpreh se më në fund pas një rrugëtimi tre vjeçar me shumë hapa sot nënshkruhet mkarrëveshja me "Eagle Hills Real Estate Development" shpk. I pranishëm në takim ishte Mohammed Alabbar themeluesi i grupit EMAAR.

Edi Rama: Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruhet sot Memorandumi i Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina", për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës midis "Eagle Hills Real Estate Development" shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company.

porti i durresit edi rama muhammed el alabbar belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet