Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Mazhoranca ka rrëzuar nismat e Partisë Demokratike në seancën e sotme, si dhe interpelancën e kërkuar me Kryeministrin Edi Rama. • Pas rrëzimit të kërkesës, së deputetit Eno Bozdo për të futur me procedurë të përshpejtuar, për në seancën e 16 prillit, projekt-ligjin për krizën e naftës, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi 'shpërtheu', duke thënë se mazhoranca po i rrëzon ligjet PD-së e më pas i miratoni si të tyre. • Bardhi kritikoi mënyrën sesi shqyrtohen projektligjet, duke kërkuar që çështjet logjike të opozitës të diskutohen në të njëjtën seancë dhe duke i bërë thirrje kryetarit të seancës të veprojë si moderator i paanshëm dhe jo si pjesë e politikave të mazhorancës. • Ndërkohë, Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se e ka kthyer këtë institucion si leckë të tij. • Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, mazhoranca nuk ka guxim të bëjë debat për integrimin sepse nuk duan që të flasin për Belinda Ballukun. • Kreu i PD-së thotë se arsyeja se pse Rama nuk përballet më opozitën në Kuvend, është për shkak të mos dashjes së dhënies së transparencës para qytetarëve. • Nga ana tjetër, deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se kishte një fushatë deizinformimi në javën e dytë të muajit janar për qumështin e fermerëve që ishte me aflatoksinë. • Braçe tha se kishte marrë mesazhe nga grupe bujqish, që ankoheshin se kompanitë e qumështit po refuzonin qumështin e tyre. • Ndërsa, Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se gjatë vitit 2025, u analizuan 32 mostra për aflatoksinë dhe se 13 prej tyre rezultuan jo në përputhje me rregullat, duke thënë se në të gjitha këto raste u morën masa dhe produktet u bllokuan. • Në interpelancën me deputetin Braçe, Salla theksoi se qëllimi është t’i garantohet konsumatorit shqiptar siguria dhe cilësia ushqimore. • Salla tha se askush nuk mund të inkurajojë fermerët të prodhojnë qumësht të kontaminuar me aflatoksinë. • Më tej ministri tha se importi s’duhet të kthehet në sistem deformimi për tregun e brendshëm.
25 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur për kërkesën e opozitës për Komision Hetimor për punën e ARRSH, tha se PS do të votojë kundër kësaj nisme, pasi sipas tij, kërkesa e opozitës është anti-kushtetuese. Gjatë fjalës së tij, Balla tha se Kuvendi nuk mund të ndërmarrë hetime penale, ndërkohë shtoi se deputetët s’mund të jenë prokurorë e gjykatës.
“Në fakt ishte e mjaftueshme fjala e Blushit, për të kuptuar se nuk kemi të bëjmë me një kërkesë për një Komision Hetimor. Jemi jashtë parlamentarizmit, por po shkojmë në marrjen e kompetencave të autoriteteve të tjera. Në bindjen tonë, mbi të cilën motivojmë votimin kundër kësaj kërkese, kërkesa juaj bie ndesh zoti Blushi me nenin 77 që ju cituat dhe shoqëruar kjo me jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe praktikat kushtetuese të Parlamenteve të BE-së. Në disa vendime të GJK, e drejta e hetimit realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar. S’mund të marrë Kuvendi hetim penal. S’janë deputetët prokurorë e as gjyqtarë”, tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi citoi raportin e DASH, i cili ngre shqetësimin për pastrimin e parave të krimit të organizuar përmes sektorit të ndërtimit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi deklaroi se Rama duhet të japë llogari për lejet e ndërtimit të firmosura, duke përmendur me emra krerë të organizatave kriminale të shpallur në kërkim.
Demokrati theksoi se ata përdorin ekonominë shqiptare, veçanërisht sektorin e ndërtimit për të pastruar të ardhurat dhe për të kontribuar në korrupsion.
“Këto grupe shqiptare shfaqin nivele gjithnjë e më të larta në sofistimin e krimeve të tyre të teknikave të komunikimit dhe teknikave të pastrimit të parasë. Ata përdorin ekonominë shqiptare, vecanërisht sektorin e ndërtimit për të pastruar të ardhurat dhe për të kontribuar në korrupsion. Këtë se thotë më opozita por Departamenti Amerikan i Shtetit. Në fakt e papranueshme nuk është të lidhësh sektorin e ndërtimit me paratë e krimit, e papranueshme është t’i japësh krimit në mënyrë të vazhdueshme leje ndërtimi. Tani leje ndërtimi Artur Shehut në Vlorë që po e kërkon e gjithë bota si një nga krerët e një prej organizatave më të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike, i ka dhënë leje opozita apo Edi Rama. Ne ja kemi firmosur lejen për resortin luksoz në Vlorë apo Edi Rama”, tha Bardhi./Dosja.al

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë, pas një seance maratonë 12-orësh, ka rrëzuar kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Me 75 vota kundër dhe 28 pro, Parlamenti ka refuzuar kërkesën e grupit PL-PD për ngritjen e Komisionit Hetimor ARRSH. Ndërsa me 76 vota kundër dhe 28 pro, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për AKSHI-n.
Kuvendi ka miratuar gjithashtu projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave me 76 vota pro./Dosja.al
TIRANË- Në seancën plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti aktivitetin e portit të kompanisë MBM në Porto Romano, duke kundërshtuar kritikat e opozitës për mungesë kapacitetesh dhe problematika në sektorin portual.
Gjatë debatit në Kuvend, Balla kritikoi tonet e opozitës, duke i krahasuar me diskursin e viteve të “luftës së klasave”.
“Vjen këtu dhe na flet si dikur në këtë sallë. Flisnin për luftën e klasave, jo ik ti, jo i atij”, u shpreh ai duke iu drejtuar deputetit Redi Muçi të Lëvizjes Bashkë.
Ai theksoi se sulmet ndaj biznesit janë të pajustifikuara dhe se kompanitë kontribuojnë në financat publike përmes taksave.
“Përmendim këtu emra biznesmenësh të cilët paguajnë taksat… me një pjesë të taksave të tyre paguhet edhe paga jote”, deklaroi Balla.
Duke iu referuar konkretisht portit të kompanisë MBM në Porto Romano, Balla deklaroi se ai ka ende kapacitete të pashfrytëzuara.
“Ai port sot ka vetëm 20 për qind të kapacitetit të vet të zënë dhe ka hapësirë”, u shpreh ai.
Balla hodhi poshtë shqetësimet e opozitës për mungesë kapacitetesh, duke garantuar se qeveria ka planifikuar si duhet sektorin.
“Kjo qeveri ka planifikuar si duhet kapacitetet tona përpunuese në sektorin e transportit detar”, theksoi Balla.
Në përfundim, ai e cilësoi portin e MBM si një nga asetet më të rëndësishme në rajon.
“Ai port atje është shembulli më i mirë sesi kjo qeveri ka ditur të planifikojë në kohë dhe sot aty kemi një prej porteve me aftësitë punuese më të mëdha në detin Adriatik”, përfundoi ai./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi nga foltrja se në Shqipëri bëhet pastrim parash të pista, si në çdo vend të Europës dhe botës. Braçe theksoi se nuk ka vend në Europë dhe botë që nuk pastrohen para të pista, ndërkohë shtoi se edhe Vatikani është në listën gri të pastrimit të parave të pista. Në fund, ai shtoi se Parlamenti duhet të rrisë kontrollin mbi institucionet që luftojnë këtë fenomen.
“Unë nuk kam dëgjuar kënd që të thotë se në Shqipëri nuk pastrohen para të pista. Nëse del ndonjë që thotë se nuk pastrohen para të pista, duhet të jetë anormal. Sepse nuk ka vend në Europë dhe botë që nuk pastrohen para të pista. Edhe Vatikani ishte në listën gri të pastrimit të parave të pista. Unë vazhdoj të them që ‘po në Shqipëri pastrohen para të pista, nga mëngjesi deri në mbrëmje’ dhe nuk e mohon dot kërkush këtë gjë. Por ama që ka akte të qarta të agjencive që ligji i ka ngarkuar të merren me këtë fenomen, po ka.
Ka, siç ka Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave kallëzime në drejtim të organit të akuzës. Ka kallëzime të qarta për këtë fenomen, për kompani apo pronarë kompanish që merren me këtë gjë dhe që infiltrojnë edhe në sektorin e ndërtimit para të pista. A duhet të ushtrojë Parlamenti kontroll mbi këto institucione për ta forcuar këtë luftë? Po duhet ta forcojë”, tha Braçe./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se Shqipëri ka një progresion të çuditshëm, pasi sa më të forta bëhen ligjet, aq më shumë shtohet korrupsioni sipas tij. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi tha se Shqipëria ka mekanizma ligjorë, por nuk zbtohen siç duhet.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se hap rrugë për pastrimin e parave. Boçi foli edhe për reportazhin e Rai 3, në të cilin thuhej se paratë e drogës, të korrupsionit të zyrtarëve të lartë pastrohen lehtësisht në Shqipëri.
"Paskemi kaluar dhe Gjermaninë. Po çfarë gallate më të madhe nuk ka, sepse ju i dashur ministër, keqinterpretoni një gjë shumë të rëndësishme. Indeksi i Bazelit, Manivali, FATF-ja, masin riskun e pastrimit të parave dhe përcaktojnë a ka një shtet mekanizma për ta parandaluar këtë gjë dhe nuk mat sasinë e parave të pista të pastruara në një ekonomi. Nuk e mat këtë. Dhe nuk e mat. Po mekanizmat, cilat janë? Po zoti ministër, mekanizmat janë ligjorë, kjo është e vërtetë. Dhe fatmirësisht Shqipëria ka mekanizma ligjorë, se këtë po themi ne. Ka mekanizma, se e tha dhe zoti Braçe kur bëri krahasimin me Vatikanin.
Por sa zbatohen mekanizmat ligjorë? Sa sy mbyllni ju dhe sa vesh i bëni shurdh? Sepse sot ne miratojmë shtesa ligjore që vërtet mbyllin ca shtigje, por Rama me zotësinë e tij hapi 100 shtigje të reja për pastrimin e parave. Këto ndryshime mbyllin pesë porta, por Rama hap 50 porta për pastrimin e parave. Dhe kjo është e vërteta. Dhe ky pastrimi i parave është edhe i dëgjueshëm, është dhe i shikueshëm, edhe i nuhatshëm, edhe i shijueshëm, kapet nga të gjitha shqisat, nga të gjithë secili prej nesh dhe qytetarëve. Jo më i arsyeshëm dhe i mendueshëm. Sepse ky është realiteti. Ky është realiteti që ju doni ta fshihni. Dhe në Shqipëri ka një progresion të çuditshëm. Sa më të forta bëhen ligjet, aq më shumë shtohet korrupsioni dhe shtohet pastrimi i parave. Sepse ligje të bukura, po, kemi ne. Ky ligj ka dhe korpuse të tjerë partnerë dhe unë do t'ju listoj vetëm dy prej tyre.
Është i lidhur ngushtë me ligjin për pronësinë përfituese. Apo jo, zoti ministër? Po ky ligj i pronësisë përfituese që duhet të zbulojë pronarët e fshehur, a di gjë ku janë 200 milionë euro të Edi Ramës të deklaruara në vitin 2013 nga OSBE-ODIHR, i ka zbuluar ky ligj? Jo, sepse nuk funksionon. Nuk funksionon mekanizmi. Mekanizmi ekziston? Po, ekziston. Po, ekziston dhe ligji antimafia, i lidhur ngushtë është me këtë, pastrimin e parave. Po ç'ndodh në Shqipëri? Sa para sekuestrohen në bazë të këtij ligji antimafia? A janë të prekshëm pushtetarët dhe bosët e krimit në Shqipëri, sipas këtyre ligjeve që ne i miratojmë? Jo, fare, aspak. Sepse nuk ndodh. Paratë pastrohen. Pastrohen në sy të të gjithë shqiptarëve.
Jo më larg se para një jave, a e patë reportazhin e Rai 3? Ku qartazi argumentohej që paratë e drogës, të korrupsionit të zyrtarëve të lartë pastrohen fare lehtësisht në Shqipëri. Por Shqipëria i ka mekanizmat, ja ka kaluar Gjermanisë. Por si është e vërteta? Ku është e vërteta? E thanë dhe kolegët e mi këtu. Jua tha zoti Balliu, shumë e thjeshtë. Duhet t'i vini alarmin. Vetëm 22% e kullave i kanë para bankare. I kam në qarkullim bankar. 78% nuk i kanë. Atëherë ç'na tregoni përralla, vini na tregoni përralla këtu? Po mirë, e dini ju se jeni në pushtet, 1 metër katror, 1 metër katror sot shtëpi, e di sa kushton? Sa paga vjetore e pagës minimale të një shqiptari. Paga vjetore. 1 metër katror biznes, dyqan, e di sa kushton? Sa paga vjetore e një mësuesi. A e kuptoni çfarë alarmi? Po mirë, si ka mundësi? Po marr një tregues tjetër që lidhet me jetën e përditshme të shqiptarëve. Se përmendët remitancat. Madje lavdëroheni, janë rritur remitancat. Po, janë rritur remitancat sepse është zhvlerësuar euroja," tha Luçiano Boçi./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka debatuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë seancës plenare në Kuvend. Shehaj i ka kërkuar Ballës të flasë për banorët e Rrjollit të cilët prej shumë kohësh po protestojnë, pasi pretendojnë se biznesmeni Bashkim Ulaj po u merr pronën. Shehaj tha se gjatë zgjedhjeve, Rrjolli, ka votuar në 94% për partitë e vjetra politike.
Pas kësaj Balla i është drejtuar Shehajt duke thënë se ai është një person i dënuar me vendim për vjedhje të dhënash personale. Sipas Ballës, Shehaj është personi i vetmi që ka ardhur në politikë duke e blerë vendin e deputetit.
Agron Shehaj: Jam këtu mbi një muaj pas përjashtimit të kërkuar nga Taulant Balla sepse fola për një çështje, fola për Rrjollin. Aty ku e lash, aty po e rifilloj prapë në fakt, te Rrjolli. U përjashtova nga ky Kuvend sepse guxova të mbaj anën e qytetarëve. Që të flisja për ta, se si po dhunohen, se si po ju rrëmbehet prona. Por nëse ka një rast që shpjegon në mënyrë kuptimplotë se si kjo klasë politike ju ka marrë shpirtin qytetarëve shqiptarë, është rasti i Rrjollit. Po të hapësh kutinë e votimit në Rrjoll, 94% ka votuar për partitë e vjetra politike, për PS-në, PD-në.
Keni marrë vota Taulant. Ata 83 deputetë me të cilët mburresh ti janë 83, ose më mirë 86 le të themi, edhe falë votës së banorëve të Rrjollit që sot po protestojnë. 94% kanë votuar për partitë e vjetra, dhe ku janë sot, në përplasje midis banorëve që pretendojnë që një oligark, që ushtar i juaji sipas Belinda Ballukut, Bashkim Ulaj, bashkë me ish-drejtorin e hipotekës ju ka vjedhur pronën, me kë janë, pse nuk flasin. Ose nuk flasin ose i quajnë mashtruesa. Banori të një fshati të tërë, pasi ju kanë marrë votat u thonë jeni mashtruesa. Po mashtroni bashkim Ulajn.
Taulant Balla: Unë e kuptoj që ti…
Agron Shehaj: Për Rrjollin thuaj diçka Taulant, për Rrjollin, për Bashkim Ulaj dhe ish-drejtorin e hipotekës, thuaj diçka.
Taulant Balla: Kur fole zotrote kishte zhurmë në sallë? Kur fole, nuk kishte zhurmë, duro tani. Ti je një person i dënuar me vendim për vjedhje të dhënash personale. Unë nuk e kam mik, e di kush është biznesmeni Bashkim Ulaj, është një biznesmen i djathtë. Është i respektuar, e ka nisur në ‘91 biznesin e vet. Është një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri. E kam kritikuar nga kjo foltore kur kam pasur një rast të një investimi në zonën time zgjedhore që lidhej me cilësinë e punimeve, di që ka ndërhyrë të riparojë problemet. Nuk kam kërkuar, t’i ndërhyjë kurrë. Është mirë që ti që vjen vetë nga biznesi dhe të gjithë e dimë se si ke ardhur ti në politikë, ta kam thënë. Ti je i vetmi që ke ardhur në politikë duke e blerë vendin e deputetit. E ke blerë, ja ku i ke dëshmitarët. Shpresoj që do ta bind një ditë Lulin që të bëhet i penduar dhe të tregojë sa i ke dhënë për të hyrë në Parlament./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se çdo projekt që lidhet me aeroportet dhe portet, është paracaktuar nga mazhoranca. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se aeroporti i Kukësit ka dalë jashtë funksioni, pasi ai përdoret nga çunat e Kukësit për gara me makina.
Ai tha se opozita ka propozuar deri më tani 18 ligje në interes të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe mazhoranca ka votuar kundër tyre. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se opozita nuk është kundër zhvillimit dhe projekteve publike, por ato duhet të jenë në një garë të drejtë.
"Ju sillni ligj për të zgjatur sa më shumë efektet e ligjit për investimet strategjike, ndërkohë që ne themi jo, sepse kjo dëmton interesin publik. Na foli këtu ministrja, deputetë, kolegë, sa i suksesshëm është ligji për investimet strategjike. Po kur e miratuat ligjin për investime strategjike në 2015-ën, i premtuat këtij parlamenti, i premtuat qytetarëve shqiptarë, se do të lehtësonit procedurat për të thithur investime të huaja. Na thoni pak sa investime të huaja keni thithur nga zbatimi i ligjit për investimet strategjike. Na e thoni. Në këtë sallë kam publikuar listën e projekteve deri në vitin 2023. Ishin gjithsej rreth 40 projekte të investimeve strategjike, përfitues ishin nëntë individë. Të gjithë pjesë të oborrit të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim.
Të njëjtët që përfitojnë çdo koncesion dhe çdo PPP pa garë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kishte vetëm dy shtesa. Dhe prandaj ju e quani sukses. Shtesa e parë ishte ish-ministrja e jashtme, deputetja juaj Olta Xhaçka, kishte bërë burrin investitor strategjik, dhe i kishit dhënë investim strategjik një njeriu që një vit më vonë nga koha kur Edi Rama i firmosi vendimin për ta shpallur investitor strategjik, u arrestua nga prokuroria, sepse kishte porositur vrasje, Pllumb Gjoka.
Dhe ju na thoni ne, ejani në këtë sallë dhe votoni ligj për Olta Xhaçkën dhe Pllumb Gjokën. Cilindo nga këto nëntë miq të Edi Ramës që marrin çdo koncesion. Po si mund të jeni kaq të pandjeshëm? Që ndërsa votoni kundër çdo iniciative të deputetëve të opozitës, nuk kemi propozuar ne ligje që të përfitojnë se ju e keni shndërruar kuvendin në një klub që miraton ligje për interesat të 10 individëve. Njëri propozon për parqe fotovoltaike se kanë interes tre biznese, tjetra thotë porte pa garë se kanë interes dy biznese, ndërsa ne çfarë kemi propozuar?
Kemi propozuar deri tani 18 ligje, të gjitha në interes të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe ju i votoni kundër. A nuk ishit po të njëjtët ju që kur miratuat koncesionet apo PPP-të për tre inceneratorët e famshëm, ngrinit gishtin ndaj opozitës dhe thoshit, ju jeni kundër zhvillimit, ju jeni kundër pastërtisë, se ne përmes këtyre tre inceneratorëve të famshëm, për të cilët kemi paguar 430 milionë euro, do pastrojmë Shqipërinë. Po çfarë ndodhi? Jo më vonë se tre vite pasi ju ngritët kartonin jeshil për t'i votuar, të tre inceneratorët. Doli që ligjet i kishte shkruajtur Klodian Zoto.
Para se të vinin në kuvend, u gjetën te kompjuterat në zyrën e Klodian Zotos. A u ngrit dikush prej jush që i kishte votuar ato ligje të kërkonte ndjesë, që kishte votuar ligje me porosi nga një person që edhe sot që flasim, është në kërkim nga drejtësia, për abuzime me miliona euro. Po si ka mundësi ju e quani luftën kundër korrupsionit, luftë klasash? Jo, ne nuk bëjmë luftë klasash, nëse ju garantoni lirinë ekonomike, garantoni barazinë e çdo biznesi në territorin e Republikës së Shqipërisë për garë të pastër. Pse ligji parashikon garën për projekte publike? Sepse do të duhet të prevalojë interesi i qytetarëve. Dhe kur ka garë, sigurisht që garantohet që qytetarët, çdo qytetar shqiptar, shteti shqiptar në këtë rast, të marrë përfitime më të mira ekonomike. Po ç'keni bërë ju? Ju çdo projekt që lidhet me aeroporte dhe me porte, ju i keni të paracaktuara. Aeroportin e Kukësit pa garë, ka dalë jashtë funksioni.
I gjithë ai investim përdoret për çunat e Kukësit që bëjnë gara me makina me njëri-tjetrin. Ka dalë jashtë funksionit. Portin e Vlorës, keni ardhur këtu e keni mbrojtur, pa garë, të përcaktuar. Vetëm javës së shkuar u morën në ndjekje penale zyrtarët, një pjesë e zyrtarëve sepse vijon hetimi për një pjesë tjetër, që ishin përfshirë në këtë procedurë. Aeroportin e Tiranës, në kontratën fillestare ka qenë me garë ndërkombëtare. Çfarë bëtë ju? E kalut te biznesi që donit ju dhe i futët një zgjatje që është barabartë me një afat kontrate koncesioni, 13 vjeçare, pa asnjë garë.
Çfarë keni bërë me Triportin në Vlorë? A e dini kush është përfituesi? Që ka shitur, ishin pesë kompani, katër kompani i shitën aksionet e një porti me vlerë 60 milionë euro, njëri për 2100 euro, tjetri për 2500 euro dhe rezulton që sot pronari është një pensionist. Dhe ju na thoni, ecni këtu dhe votoni që pasuritë publike të këtij vendi t'i jepen në emër të një pensionisti që s'ka lidhje fare me projektin, dhe ku ekziston i gjithë dyshimi i arsyeshëm, që prapa tij të jenë duart tuaja të korrupsionit, që i pastroni përmes këtyre projekteve. Ne nuk jemi kundër zhvillimit dhe projekteve publike, absolutisht jo. Por këto janë me garë. Nuk mund të ndodhë që një ligj të posaçëm ta shndërrosh në rregull. Ligji për investimet strategjike, ku ka ardhur në këtë kuvend, ka ardhur për një afat të kufizuar tre vjeçar në 2015-ën. E shtytë nga 2018-ta në 2020-ën, e shtyt deri në 2022-shin, e shtyt deri në 2024-ën, e keni shtyrë tani që flasim në fuqi deri në 31 dhjetor të vitit 2026," tha Bardhi ndër të tjera./Dosja.al

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe Ministraja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj janë përplasur në Kuvend. Debati ndodhi teksa deputetja Jorida Tabaku mori fjalën dhe Ibrahimaj po fliste në të njejtën kohë.
Në këtë moment ka ndërjjyrë edhe Bardhi, duke e quajtur ministren të korruptuar dhe që të mbyllë gojën. Ndërkohë, Ibrahimaj është përgjigjur duke i thënë se ai nuk guxon t’i thojë që të mbyllë gojën.
Bardhi: Mbylle gojën. Je korruptuar, mos ofendo koleget deputete.
Ibrahimaj: Ti nuk guxon te me thuash mua, mbylle gojen. Nuk guxon.
Spahiu: Po ju tërheq vëmendjen z.Bardhi. Ju lutem uluni. Ju tërheq vëmendjen./Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka deklaruar se projektligji për portet është një nismë e qeverisë për të favorizuar klientët e saj. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Këlliçi u shpreh se me këtë projektligj, kërkohet që portet të jepen pa garë, pa transparencë dhe në mënyrë të privilegjuar për investitorët strategjikë.
Sipas tij, ky nuk është një ligj për zhvillim, por një ligj për favorizim dhe grabitje të pronës publike. Deputeti demokrat tha se ndërkohë që SPAK-u heton procedurat për portin e ri dhe janë ngritur shqetësime për kompani offshore, qeveria kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar dhënien e porteve për klientët e saj.
Pjesë nga deklarata:
E nderuara drejtuese e seancës, kam përshtypjen se është në interes të të gjithë qytetarëve dhe të opinionit publik që, sa herë në këtë sallë shtrohen pyetje në interes të qytetarëve, në interes të pronave publike, të ligjeve që pengojnë vjedhjen e parave, fondeve publike apo trojeve publike, t’u jepet një minutë kohë apo 30 sekonda më shumë deputetëve që i shtrojnë këto pyetje. Sepse rrallëherë, në këto tetë apo nëntë muaj të kësaj legjislature të re, kemi dëgjuar të flitet për çështje me rëndësi për qytetarët shqiptarë.
Të nderuar qytetarë që na ndiqni, sot në këtë sallë të Kuvendit po kërkohet të miratohet me procedurë të përshpejtuar një ndryshim në ligjin nr. 9710, datë 10.04.2007, “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”. Por pyetja që duhet të shtrojë çdo qytetar, dhe që duhet ta shtrojmë edhe ne sot, është shumë e thjeshtë: përse po nxiton kjo qeveri dhe për kë po nxiton?
Sepse për shqiptarët, asnjëherë nuk e kemi parë të nxitojë për të ulur çmimin e naftës; nuk ka nxituar për të shpëtuar fermerët nga falimentimi; nuk ka nxituar për ilaçet e pacientëve me kancer; nuk ka nxituar për të ndalur pastrimin e parave që po shkatërron në mënyrë të vazhdueshme ekonominë tonë; dhe nuk ka nxituar kurrë për të mbrojtur industrinë fason, që po mbyllet çdo ditë e më shumë.
Sigurisht, kjo qeveri nxiton gjithmonë kur vjen puna te klientët e saj strategjikë, te grupet e saj kriminale apo te klientët e preferuar. Sot, me këtë projektligj, kërkohet që portet, një pasuri strategjike kombëtare, të jepen: së pari, pa garë; së dyti, pa transparencë; dhe së treti, në mënyrë të privilegjuar për të ashtuquajturit investitorë strategjikë. Pra, le ta themi qartë: ky nuk është një ligj për zhvillim, por një ligj për favorizim dhe grabitje të pronës publike.
Të nderuar qytetarë, portet nuk janë thjesht marina turistike. Ato janë infrastrukturë strategjike, pasuri publike dhe element thelbësor i sigurisë kombëtare të një shteti. Dhënia e tyre pa konkurrencë reale dhe pa standarde të barabarta cenon drejtpërdrejt interesin publik, por edhe marrëdhëniet tona me partnerët europianë dhe partnerët strategjikë.
Dhe këtu qëndron problemi më i madh: ky projektligj bie ndesh me vetë rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Sepse cenon parimin e konkurrencës së lirë, krijon dyshime për ndihmë shtetërore selektive dhe dobëson transparencën në përdorimin e aseteve publike. Këto nuk janë detaje teknike, por thelbi i acquis të Bashkimit Europian.
Në një kohë kur Shqipëria negocion kapitujt e integrimit, dhe kur Bashkimi Europian ka ngritur shqetësime për çështje të rëndësishme, ky ligj dërgon një mesazh të rrezikshëm: që rregullat mund të anashkalohen për klientë të caktuar të qeverisë. Integrimi nuk bëhet me fjalë, por me standarde – dhe këtu standardet po shkelen.
Kjo nuk është hera e parë. E kemi parë këtë model te Porti i Durrësit dhe në afera të tjera, ku pasuria publike është kthyer në interes privat. Rezultati? Humbje miliardash për shtetin, kosto për qytetarët dhe dobësim i pozicionit tonë ekonomik në rajon.
Më konkretisht, shqiptarëve u është grabitur Porti i Limionit, një aferë nën hetim nga SPAK-u. U është grabitur Porti i Durrësit, për t’u zëvendësuar me projekte ndërtimi, duke sjellë humbje të mëdha ekonomike dhe kosto të reja për buxhetin e shtetit.
Sot, ndërkohë që SPAK-u heton procedurat për portin e ri dhe janë ngritur shqetësime për kompani offshore, kjo qeveri kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar dhënien e porteve për klientët e saj.
Pra, në vend që të reflektojë, qeveria kërkon ta institucionalizojë këtë model: një model ku shteti nuk është më arbitër, por palë; ku ligji nuk është për të gjithë, por për disa; dhe ku pasuria publike trajtohet si pronë private.
Të dashur qytetarë shqiptarë, kjo nuk është reformë, por një kapje e plotë e shtetit. Nëse ky ligj miratohet, nuk po ndërtojmë marina turistike, por po krijojmë një precedent të rrezikshëm për kapjen e çdo aseti publik në të ardhmen./Dosja.al
TIRANË- Ulsi Manja i ka dhuruar deputetit socialist, Erion Braçes një libër gjatë seancës së sotme në Kuvend. Konkretisht, Manja i ka dhuruar Braçes librin “Stalini përballë Hitlerit”, nga autori Stephen Kotkin.
Libri flet për strategjine e pushtimit te Hitlerit në territorin rus, dhe bën krahasimin e armatës së ushtrisë ruse kundrejt asaj naziste./Dosja.al
Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se gjatë vitit 2025, u analizuan 32 mostra për aflatoksinë dhe se 13 prej tyre rezultuan jo në përputhje me rregullat, duke thënë se në të gjitha këto raste u morën masa dhe produktet u bllokuan. Në interpelancën e sotme në Parlament me deputetin Braçe, Salla theksoi se qëllimi është t’i garantohet konsumatorit shqiptar siguria dhe cilësia ushqimore.
Salla theksoi se askush nuk mund të inkurajojë fermerët të prodhojnë qumësht të kontaminuar me aflatoksinë. Më tej ministri tha se importi s’duhet të kthehet në sistem deformimi për tregun e brendshëm.
"Faleminderit për këtë interpelancë, e cila na jep mundësinë të flasim hapur dhe me përgjegjësi për një çështje që prek drejtpërdrejt çdo familje shqiptare, e cila është siguria e ushqimit që konsumojmë çdo ditë, dhe në rastin konkret, produktet e qumështit. Dua ta nis këtë fjalë jo vetëm si ministër, por edhe si qytetar i republikës së Shqipërisë. Besimi tek ushqimi është themelor. Në momentin që ky besim lëkundet, përgjegjësia jonë si institucione është të sqarojmë, të veprojmë dhe mbi të gjitha të garantojmë standarde. Për ta kuptuar drejt situatën, duhet të nisim nga një realitet i thjeshtë i sektorit i qumështit në Shqipëri është një sektor jetik për ekonominë rurale dhe për sigurinë ushqimore të vendit, por ai është një sektor ende në tranzicion dhe me sfida strukturore të trashëguara ndër vite. Ai karakterizohet nga fragmentarizimi i lartë. Shumica e fermave tona janë familjare, me 1,2-3 krerë gjedh, që prodhojnë kryesisht për konsum familjar. Vetëm rreth 4,500 ferma kanë më shumë se 3 (tre) krerë gjedh, ndërsa rreth 11,300 ferma kanë mbi 30 krerë të imta.
Prodhimi total i qumështit në vend vlerësohet rreth 1 milion ton në vit. Një pjesë dorëzohet në stabilimente përpunimi, një pjesë konsumohet në fermë për konsum familjar ose përpunohet në njësi të vogla, shpesh në zona të thella malore. Kjo strukturë është trashëgimi ekonomike dhe sociale dhe ajo përbën panoramën reale me të cilën ne punojmë çdo ditë, duke krijuar sfida reale: në kontrollin e cilësisë, në ruajtjen e zinxhirit të sigurisë ushqimore dhe në gjurmueshmëri. Ku qëndrojmë sot në raport me standardet e BE-së? Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përgjegjësinë e përafrimit të plotë të legjislacionit me Bashkimin Evropian, në kuadër të Kapitullit 12. Nga ana teknike, Shqipëria sot ka një bazë të plotë ligjore të harmonizuar me Bashkimin Europian. Sot, legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore, higjienën, gjurmueshmërinë, kriteret mikrobiologjike dhe nivelet e ndotësve është i përafruar me rregulloret e BE-së.
Dhe sistemi aktualisht në vend kontrollet nga: AKU – në stabilimentet e përpunimit dhe tregtimit. AKVMB – në nivel ferme, për shëndetin e kafshëve dhe përdorimin e barnave veterinare. ISUV dhe 7 laboratorë rajonalë të AKU - NË MBËSHTETJE TË SISTEMIT TË KONTROLLEVE ZYRTARE për qumështin dhe produktet me bazë qumështi. Si funksionon kryesisht ky kontroll? Kontrolli nuk është një akt i vetëm. Ai është një proces dinamik që ndjek produktin nga ferma në tryezë: Në fermë kontrollohet ushqimi i kafshëve, kushtet e mbarështimit dhe higjiena; Në pikat e grumbullimit kontrollohet cilësia e qumështit të dorëzuar; Në përpunim verifikohen proceset teknologjike dhe standardet higjieno-sanitare; Në treg kontrollohet produkti final. Në Shqipëri operojnë 262 stabilimente grumbullimi dhe përpunimi, nga të cilat 215 klasifikohen me risk të lartë, thënë ndryshe kontrollohen më shpesh - c’ka dëshmon vëmëndjen e MBZHR ndaj këtij sektori. Gjatë vitit 2025 janë kontrolluar të gjitha stabilimentet dhe për mospërputhjet me legjislacionin janë dhënë 45 paralajmërime, janë vendosur 40 gjoba dhe është ndërprerë aktiviteti për 6 stabilimente. Pra, kur ka shkelje, ka masa.
Le të ndalemi tek çështja e aflatoksinës, që është ngritur me të drejtë si shqetësim nga ne, sikurse dhe nga ju. Gjatë vitit 2025 janë analizuar 32 mostra për aflatoksinë M1 në qumësht, nga të cilat 13 kanë rezultuar jo-konforme. Për të gjitha rastet jo-konforme, janë vendosur masa administrative, janë bllokuar produkte, konkretisht mijëra litra qumësht dhe dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, dhe është ndjekur gjurmueshmëria deri në fermë. Kjo është shumë e rëndësishme të theksohet, sistemi është aktiv. Ai ka reaguar. Dhe ka reaguar në kohë. Është e rëndësishme të kuptojmë burimin e problemit dhe të theksohet se aflatoksina në qumësht nuk krijohet në stabiliment apo baxho. Ajo vjen kryesisht nga ushqimi i kontaminuar i kafshëve, kryesisht nga aflatoksina B1 në misër ose koncentrate. Kjo është arsyeja pse kontrollin nuk e kemi kufizuar vetëm në produktin final, por e kemi shtrirë në të gjithë zinxhirin, që nga ushqimit për kafshë i importuar, NË KUFI. Dhe, sa i përket çështjes së aflatoksinës, në zona të caktuara si ajo që përmendi zoti Braçe, duhet të theksojmë se të gjitha procedurat janë ndjekur brenda afateve për këtë shqetësim që po trajtojmë sot.
Ne nuk duhet t'i inkurajojmë asnjë nga fermerët tanë të jenë pjesë e këtij procesi pavarësisht se si i ushqejmë kafshët, pavarësisht se si ne vazhdojmë në këtë procedurë kaq të rëndësishme, e cila është siguria ushqimore dhe ajo e cila ne duhet t'i garantojmë të gjithë konsumatorëve shqiptarë sigurinë ushqimore dhe një konsum sa më cilësor dhe të kontrolluar. Pra në elementë të tjerë të rëndësishëm është dhe ajo e cila është transparenca. Dua që sot të themi që ky sektor është shumë delikat dhe ne duhet të jemi pranë qytetarëve me siguri ushqimore të gjithë së bashku për të pasur ne një proces transparent dhe një proçes për të ndihmuar këtë sektor kaq të rëndësishëm. Së fundi, bëhet fjalë për diçka shumë thelbësore, ushqimin që ne, fëmijët tanë dhe familjet tona konsumojnë çdo ditë dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Dhe për këtë, nuk ka asnjë kompromis," tha Salla./Dosja.al
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se kishte një fushatë deizinformimi në javën e dytë të muajit janar për qumështin e fermerëve që ishte me aflatoksinë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se kishte marrë mesazhe nga grupe bujqish, që ankoheshin se kompanitë e qumështit po refuzonin qumështin e tyre.
”Një grup nga Bubullima shprehu shqetësimin se kompanitë po shkatërronin qumështin e tyre me pretendimin se ishte me aflatoksinë. Një tjetër mesazh nga Bubullima e Lushnjës kërkonte ndihmë për qumështin, pasi kompanitë nuk e pranonin. Një tjetër blegtor tha se qumështi pluhur merret më lirë nga kompanitë, ndaj ata nuk preferonin qumështin e fshatarëve. Po ashtu, disa blegtorë raportuan se kompanitë u bënë agresive dhe nuk merrnin pikë qumështi”, tha Braçe.
Në interperlancën e sotme, Braçe ka lexuar në Kuvend dhe disa mesazhe të dërguara nga qytetarët e Lushnjes në lidhje me “përplasjet” me kompaninë “Lufra”.
Mesazhet që lexoi Braçe:
Jemi fermerë nga Bubullima. “Lufra po” na shkatërron. Deri dje kishte skemë që që i hidhnim ujë qumështit, tani na nxori që qumështi kishte alfatoksinë. Po kërkon të na përzënë fare, ku të vemi, ku t’i çojmë lopët, ku të mbytemi
Duam të nda ndihmosh me qumështin e fshatarëve që dorëzojmë tek kompania “Lufra”. Për fshatin lopët janë e vetmja shpresë. Po derdhim shumë qumësht në kanal që për ne është gjaku dhe mundi i përditshëm
Lufra këto dikë ka lënë kudo radhë, çmimi për këto ditë do të jetë nën 50 lekë. Në një mbledhje pronarja e ka pranuar hapur që blen më kollaj qumështin pluhur sesa qumështin tonë
Jam një qytetar nga Bubullima, “Lufra” është bërë më agresive nga ajo që bëre problem në postime dhe në Kuvend dhe tani po hakmerret me ne e s’a mori pikë qumështi. Të lutem vijo ngrije këtë çështje./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i PD Eno Bozdo në prezantimin e projektligjit “Për mekanizmin e reagimit të krizave të furnizimit dhe çmimit të lëndëve djegëse’”, për kalimin me procedurë të përshpejtuar, tha se Shqipëria duhet të bëjë ndërhyrje ligjore për uljen e taksave që rëndojnë sot në çmimin e naftës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo tha se Shqipëria sot nuk ka asnjë rezervë dhe se qytetarët sot blejnë naftën më shtrenjtë se gjithë vendet e rajonit, krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë.
Sipas Bozdos, ky propozim është një zgjidhje urgjente dhe konkrete për një situatë ku qeveria aktuale nuk ka ofruar asnjë plan për të lehtësuar barrën financiare mbi shqiptarët.
“Shqipëria nuk zotëron asnjë gramë naftë rezervë të sigurisë strategjike; kryeministri pretendon të kundërtën. Jemi ndoshta i vetmi vend që s’kemi një rezervë të tillë, edhe pse legjislacioni e ka me detyrim. Qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe kjo ndodh gjithmonë. Në këtë pikë, lutemi që kriza mos të thellohet dhe mos të marrë ndonjë urdhër për lirimin e rezervave të naftës, që dihet të jenë 90 ditë, ndërsa sot janë 0 ditë. Të gjitha vendet e tjera të rajonit i kanë këto rezerva.
Projektligji ofron mundësinë, hap derën për ndërhyrje ligjore në raste krizash, që i lejon qeverisë të shoqërojë uljen e taksave që rëndojnë në çmimin e naftës, si ajo e qarkullimit që qytetarët e paguajnë dy herë, ose ndryshe taksa e karbonit, duke e bërë çmimin e naftës shumë të shtrenjtë. Nëse i eliminojmë këto taksa, do të mund të krahasohemi me Maqedoninë dhe Kosovën. Këto vende pa det e tregtojnë naftën 30-40% më lirë.
Një tjetër mekanizëm që sjell projektligji është ai që të implementohet modeli i akcizës së lëvizshme që përdoret sot nga Italia. Çdo tepricë e TVSH-së që vjen nga rritja e krizës, që derdh më shumë para të pamerituara në arkë, shkon për të ulur akcizën në të njëjtën masë. Ky mekanizëm merr në dorë menaxhimin e rezervës. Ky projektligj kërkohet me urgjencë, sepse jemi i vetmi vend që s’kemi marrë asnjë masë konkrete për amortizimin e çmimit të naftës. Kjo ngjan me përballimin e krizës së Covid. Bordi është vullnet politik i kryeministrit”, tha Bozdo./Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat Tomorr Alizoti hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vënë në kontrast udhëtimet e këtij të fundit për të ndjekur evente sportive luksoze me gjendjen e vështirë të sistemit shëndetësor në vend. Gjatë fjalës së tij, Alizoti tha se para se kryeministri të shikonte ndeshje të NBA apo futbolli nëpër stadiumet e Italisë, do të ishte më mirë të vizitonte spitalin onkologjik dhe atë të pediatrisë për të parë nga afër gjendjen e mjerueshme.
Deputeti demokrat theksoi se Ministrja e Shëndetësisë prej muajsh nuk ka denjuar të përballet me situatën dhe të japë llogari para qytetarëve.
“Para se kryeministri të shikojë ndeshjet ne stadiume luksoze të Italisë e të botës, të shkojë njëherë Onkologjik, spitalet e fëmijëve dhe gjendjen e mjerueshme ku është Shqipëria. Ministrja e Shëndetësisë ka muaj e muaj dhe nuk dënjon të vijë dhe t’i përgjigjet qytetarëve të vet. Një njëri që ka një të sëmurë në shtëpi, nuk është e sëmurë vetëm ai, por gjithë familja. Sepse sëmundja e kancerit është shumë e rëndë.
Por kryeministri i Shqipërisë dhe ministrat e tij i hipin avionit dhe shikojnë ndeshje është e rëndë. Kryetari i Kuvendit drejton Kuvendin e Republikës dhe ky është një pozicion shumë i rëndësishëm ndaj drejtojeni këtë Parlament siç drejtohet. Ky nuk është oborri i PS. Asnjë deputet i pozitës nuk është i përjashtuar, nuk mundet që ata të jenë engjëj dhe këta tjetër djaj”, tha Alizoti./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u shpreh se mazhoranca socialiste po e përdor institucionin më të lartë ligjvënës për të bllokuar çdo iniciativë të opozitës dhe për të miratuar me “vjedhje” propozimet e saj. Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Bardhi akuzoi mazhorancën se rrëzon ligjet e opozitës, ndërkohë që i njëjti tekst, pasi rrëzohet, i jepet deputetëve të shumicës për t’u miratuar më pas, duke dëshmuar mungesë totale të etikës dhe standard të dyfishtë.
Deputeti opozitar kritikoi gjithashtu mënyrën sesi shqyrtohen projektligjet, duke kërkuar që çështjet logjike të opozitës të diskutohen në të njëjtën seancë dhe duke i bërë thirrje kryetarit të seancës të veprojë si moderator i paanshëm, jo si pjesë e politikave të mazhorancës.
“Së pari, është e vërtetë që nuk e kemi ngritur në Konferencën e Kryetarëve, sepse nuk mund ta ngresh aty kur ke depozituar një kërkesë për procedurë të përshpejtuar. Nuk ka asnjë sens votimi që ju sapo bëtë, sepse kjo është një paketë ligjore që përbëhet nga dy projektligje. Njëri nga këta projektligje është caktuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për t'u shqyrtuar më datë 16 prill, dhe është tërësisht logjike që edhe ligji tjetër që bën pjesë në këtë paketë të shqyrtohet atë ditë. Pse nuk duhet t’i jepni dakordësi për këtë? Pra, për çdo gjë kërkoni që opozita t’ia japë dakordësinë. Një datë dhe një çështje, kur kërkon opozita të futet në axhendën e Kuvendit, as kryetari i Kuvendit, as grupi parlamentar i shumicës, nuk pranojnë ta marrin parasysh. Çfarë shqetësimi ju sjell që të dyja ligjet, të cilat janë pjesë e një pakete, të shqyrtohen në të njëjtën seancë, më 16 prill?
Si është e mundur që për çdo gjë që propozon opozita, ju keni vetëm kartonin e kuq? Jemi gati të themi: kaloni nga fjalët te veprat. Ju jo vetëm i rrëzoni ligjet e opozitës thjesht sepse janë propozuar nga deputetët e opozitës, por keni edhe mungesën normale të etikës: një javë pasi e keni rrëzuar një propozim të opozitës, ia jepni një deputeti të mazhorancës, ai e firmos, e propozon dhe pas dy javësh e kaloni dhe e miratoni të njëjtin propozim. Këto jeni ju. Dhe pastaj thoni që jeni të interesuar për dialog, dhe se Kuvendi duhet të funksionojë normalisht. Ju opozitën e trajtoni me urrejtje, jo si kundërshtarë politikë sigurisht që jemi kundërshtarë politikë. Por një datë kërkojmë ne, dy projektligje të shqyrtohen bashkë, dhe ju votoni kundër.
Zoti Peleshi, edhe një herë e kam me ju: luani rolin tuaj mbi palët, si moderator i debatit, dhe nuk bëni gabim; përkundrazi, jepni shumë pikë edhe për qytetarët që një herë në gjashtë muaj, kur ka një kërkesë logjike të opozitës, t’i kërkoni kolegëve tuaj ta mbështesin. Ose të paktën ndiqni modelin e Lindita Nikollës dhe Elisa Spiropalit, që një herë në tre muaj dilnin jashtë vendimit të grupit kur kishte një kërkesë të drejtë të opozitës dhe thoshin: “Unë ju mbështes, po s’kam ç’i bëj vendimmarrjes politike të grupit.” Dilni një herë nga rrjeshti, zoti kryetar! Një datë po kërkojmë të shqyrtojmë ligjet më 16 prill. Ku është e keqja këtu? Ju ngrini 80 veta kartonin kundër, dhe as nuk dini çfarë po votoni. Po rrëzoni armikun e popullit me karton të kuq,“ tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i opozitës Tedi Blushi ka deklaruar se mazhoranca po tregon mungesë totale respekti për kushtetutën dhe ligjet, duke bllokuar kërkesat për interpelancë që kanë mbetur për katër muaj në sirtarët e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Blushi kritikoi mungesën e përgjigjes nga ministrat për çështje kritike, duke përmendur fondet e IPARD-it dhe trajtimin e tragjedisë së një 35-vjeçari në QSUT, dhe e konsideroi këtë sjellje si shenjë e mungesës së dinjitetit, humanizmit dhe përgjegjësisë institucionale.
Blushi tha se fermerët për tre vjet radhazi nuk kanë përfituar fondet e IPARD-it, pavarësisht se mbajnë barrën e taksave dhe se qeveria ka përgjegjësi të sqarojë se kush do të japë llogari për këtë situatë.
"Tani ka ardhur ministri këtu, a ka një argument kushtetues dhe ligjor pse kërkesa për interpelancë ka katër muaj dhe e depozituar, çfarë do më thoni sot? Më thatë në konferencën e kryetarëve administrata, ministri është me pushime. Me pushime dhe me taksat e atyre fermerëve që protestojnë sot. A do të flasim për fondet e IPARD-it? Apo do merremi me qumështin pluhur të Serbisë? Së dyti, në muajin shkurt një kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë. Ka humbur jetën një 35 vjeçar në zemër të Tiranës, në QSUT.
Shkoi të kurohej për diabet, doli pa jetë nga spitali. Familja ka një vit kërkon kartelën e vdekjes dhe ministrja nuk denjon të vijë në këtë sallë. Tani a keni, unë e kuptoj që s'keni asnjë respekt as për kushtetutë as për ligje. Po të paktën për dinjitetin e këtyre njerëzve, a keni një farë respekti, a keni një farë dhëmbshurie, a keni një farë humanizmi? Tani nuk është, nuk bën sens kjo sot, që ka ardhur ministri këtu dhe të mos i përgjigjet dy kërkesave për interpelancë që ka katër muaj në sirtarët e kuvendit për një çështje kaq të rëndësishme.
Ka tre vite fondet e IPARD-it janë bllokuar. Kush do e japë cerin, kush do japë llogari këtu? Përse fermerët për të tretin vit radhazi nuk përfitojnë fondet e IPARD-it? Se mirë që i financoni dhe i u rëndoni gjithmonë barrën mbi supe. Po s'ka logjikë kjo tani. Pres një përgjigje kryetar, të paktën nga ju", tha Blushi./Dosja.al
TIRANË- Debate me tone të larta kanë shoqëruar seancën e sotme plenare mes deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti dhe Kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.
Lidhur me ligjin për lojërat e fatit, Hoti u shpreh se, u është kërkuar të jenë pjesë e Komisionit për ta aprovuar ligjin për llotën. Sipas tij, ky ligj për lojërat e fatit, është i sponsorizuar.
Deputeti Hoti: Për onkologjinë nuk dua me fol, sepse e dinë të tanë. E dinë të tanë se çfarë katastrofe është. Çfarë duan me bë? Shqiptarët me të hënë kanë me e kuptuar edhe kanë me e ditë se kush po interesohet për ta. Ose më saktë kush nuk po interesohet. E kemi thënë që buxheti i shtetit është katastrofë. Edhe ndërkohë, në 7:30, na kërkohet për me qenë te komisioni për me aprovu ligjin për llotën. Që ne e dimë që është i sponsorizuar. Në qoftë se, në një anë pa kohë, po e marr vesh edhe përkeq. Ndërsa këta të dy, unë i kam me emra. Edhe janë 200, dy i kam unë këtu.
Kryetari i Kuvendit, Peleshi: Zoti Hoti, keni të drejtë për afatin. Interpelanca juaj edhe dy ose tre interpelanca të tjera me ministren e Shëndetësisë janë konform rregullores edhe kërkesave të rregullores, kështu që do të zhvillohen. Keni të drejtë për afatin dhe në kuvend ne planifikojmë në seancë interpelancat, në vazhdim ne do të caktojmë datat, patjetër, dhe më pas, nëse ministri, ministrja nuk merr dot pjesë, që është detyrim, është në ngarkesë të tij apo të saj. Kështu që në seancat në vazhdim do të planifikohen interpelancat përkatëse./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në foltoren e parlamentit, ka akuzuar Edi Ramën se e ka kthyer këtë institucion si leckë të tij. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u shpreh se, mazhoranca socialiste nuk ka guxim të bëjë debat për integrimin sepse nuk duan që të flasin për Belinda Ballukun.
Kreu i PD thotë se arsyeja se pse Rama nuk përballet më opozitën në Kuvend, është për shkak të mos dashjes së dhënies së transparencës para qytetarëve.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë parlament të shndërruar në mburojën më të turpshme në histori të vjedhjeve të qytetarëve shqiptarë. Këtë parlament që për herë të parë në 35 vite parlamentarizëm pluralist, mbron në mënyrën më të paskrupullt, më antikushtetuese, më antidemokratike, më antikombëtare, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij familjar dhe qeveritar. Çdo gjë që dëgjoni të dashur qytetarë vjen nga fakti se Edi Rama e ka shndërruar këtë parlament në një leckë të veten, në të cilin nuk respektohet asnjë ligj, asnjë rregull, as Kushtetuta, asgjë tjetër përveçse interesave të tij. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë që shqiptarët të ngrihen në këmbë dhe mbarë bota për imunitetin e Lubi Ballukut, e cila në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veçse noterja e vjedhjeve të Edi Ramës, që vidhte bashkë me të, dhe ajo është sot me mandat. Është edhe një tjetër këtu, një Olta Xhaçka, dy herë ka vendosur Gjykata Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të saj, Komisioni i Venecias ka marrë të njëjtin vendim.
Ju garantoj unë këtu zonja secila prej jush do kishte fluturuar me kohë nga parlamenti po të kishte qenë rasti, po Olta jo, se Olta është e rrethit familjar. Këtu është problemi. Ndaj dhe debatet shtyhen, nuk mund të shtyhen debatet mor zotëri, kanë afate kushtetuese. Nuk negociohen interpelancat, kanë afate ligjore kushtetuese. Por shtyhen se Edi Rama nuk do parlament.
Sepse në këtë parlament, qytetarët presin transparencën e vjedhjeve të tij. Vetëm AKSHI i dy Lindave është botëror. Ajo e gjora Mirlindë me katër apartamente e vila, por ju nuk guxoni ta shqiptoni atë. Prandaj dhe e shndërroni parlamentin në një hiç, e shumëzoni me zero. Dilni këtu pa asnjë rregullore, pa asnjë gjë, nuk e respektoni as Kushtetutën në asnjë nen që takohet me parlamentin. Si ka mundësi? Si ka mundësi të jeni kaq të dobët para ligjit, para Kushtetutës? Vetëm e vetëm për një njeri. Secili prej jush, çfarë kujtoni se këta që janë këtu, këta do kishin marrë udhë me kohë, Lubia jo se ka 25 vjet me regjistër me të. Sigurisht që e shtytë debatin për integrimin, nuk mund ta bënit, se ishte debati këtu për Lubinë dhe ju nuk donit të hapej kurrë ai debat,“ tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi u shpreh se parlamenti shqiptar është kthyer në një "tualet me gropë septike", ku mazhoranca e përdor institucionin për të mbrojtur anëtarët e qeverisë nga ligji dhe për të penguar llogaridhënien e kryeministrit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi denoncoi refuzimin e mocioneve me debat, injorimin e interpelancave dhe bllokimin e ngritjes së komisioneve hetimore, duke theksuar se këto praktika anti-demokratike po pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
"Si rrallë herë, të shpreh lumturinë time që jam anëtar i këtij parlamenti, sepse kam shtatë muaj, por sot, nga një zotëri në fjalë këtu, mora vesh që ky parlament zbaton metodat e Bundestagut, dhe për një moment m’u duk vetja si parlamentar gjerman. Por ama, e vërteta, zoti kryetar, tek dëgjon sot opozitën për interpelancat, zotin Hoti, Shehaj, Blushi, kur dëgjon refuzimet tuaja për mocionet me debat, për injorimin e interpelancave që bën kryeministri, për refuzimin e komisioneve hetimore që janë bërë kapic aty në konferencën tuaj të kryetarëve, jo tonën të kryetarëve, tuajën – atëherë jam shumë i trishtuar, sepse e vërteta është që ky parlament është si parlamenti i Bjellorusisë.
Kjo është e vërteta. Dhe është turp këtu të deklarohet nga ajo foltore që qenka opozita që pengon integrimin në Bashkimin Europian. Komisioni Evropian jua kishte vënë kushtin hapur që para një muaji për imunitetin e zonjës Balluku. Dhe reagoi realisht. Dhe nuk janë ato ligjet, në fakt, që për shtatë muaj sa paskët sjellë ju? 23 ligje. Sa shumë! Na keni thënë që këto seanca janë ngarkuar prej këtyre ligjeve, por s’qenka kështu, sepse 23 qenkan ato. Dhe madje, madje, ne vërtet jemi dakord për t’i miratuar, sepse e tha zoti Bardhi këtë gjë. Po na i paraqisni këto ligje dhe jo t’i anashkaloni në atë konferencën e famshme të kryetarëve, për të cilën sot u gënjye dhe nga ju me “mirëkuptim”. Çfarë mirëkuptimi patëm ne në atë seancë diskutimi?
Po, është e vërtetë që zonja Tabaku nuk ishte në momentin e votimit. Po. Dhe zotëria në fjalë e di shumë mirë që ne u larguam për çështje të drejtimit të komisioneve të tjera, sepse këto, Jorida, orën dhe datën e konferencës i vendosin sipas qejfit të tyre. Edhe seancat i thërrasin sipas qejfit të tyre. Sepse këtë parlament e keni shndërruar në tualet, ku qeveria vjen, lahet, lyhet, krihet, nuk rruhet, rruan qytetarët me ligje strategjike. Dhe madje jo në tualet modern, se do përdorja fjalë tjetër, por në tualet me gropë septike, dhe atë gropën septike e përdorni si llogore: zhytuni aty dhe mbroni nga ligji.
Dhe ajo që është kundërshtuar nga ne në atë konferencën e kryetarëve… Neni i famshëm 242 i Kodit të Procedurës Penale, që e keni lënë pa datë në seancë, e keni futur urgjentisht, dhe është ai nen mbajeni mend që do të bllokojë dhe një herë tjetër integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Se nuk është ligj, ndryshim i pafajshëm; është i qëllimshëm për të mbrojtur pikërisht atë që nuk vjen asnjëherë në interpelanca: kryeministrin," tha Boçi./Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar mungesën e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala në Kuvend për interpelancat parlamentare që janë kërkuar me të. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi ngriti shqetësime për situatën në spitalet shqiptare dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale.
Korreshi ironizoi mungesën e ministres duke thënë se, nëse është e nevojshme, duhet ta kërkojnë nëpër rrugët e Tiranës. Ai kritikoi ashpër kushtet në sistemin shëndetësor, duke theksuar se pacientët përballen me mungesa bazike si ilaçet, pambuku dhe dorashkat.
“Edhe unë me ministren e Shëndetësisë, a është mirë ajo? Do pyetur nga shëndeti. Këto interpelancat tona nuk i keni futur në tenxhere për tu zierë, por a e di ajo që është ministre apo jo? Se nuk braktiset Kuvendi kështu. Po qe se nuk e dini ku është, ka emisione televizive ta kërkojnë në rrugët e Tiranës. Ilaçet nuk e dinte ajo që janë shtrenjtuar, por çfarë pune bën kjo? Për të marrë sot urgjencës, i bie 127 dhe merr Tiranën. Unë nuk doja ta provoja te njerëzit e shtëpisë, por it honi asaj ministres së Shëndetësisë se çfarë ndodh në spitalet shqiptare. A ka mundësi të rrijë 1 orë e 30 minuta një pacient se nuk ka kardiolog? A e dini që në Lushnje nuk ka pambuk, s’ka as dorashka…Kush mban përgjegjësi këtu? Të zhvendoset spitali dhe nuk del leja e ndërtimit. Përse duhet trajtohen njerëzit si në stallë derrash. Njoftojeni për rrogën të paktën që ka kaluar”, tha Korreshi./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar te PD-së,Gazmend Bardhi u shpreh se kryetari i Kuvendit, po shkel hapur rregulloren duke propozuar që një mocion i depozituar të diskutohet pas pesë muajsh, ndërkohë që afati ligjor maksimal është 30 ditë. Në seancën plenare, Bardhi akuzoi gjithashtu mazhorancën për mosinformim dhe përjashtim të qëllimshëm të opozitës nga procesi i integrimit evropian, duke theksuar se për gjashtë muaj rresht kërkesat për listën e ligjeve të nevojshme nuk janë marrë parasysh.
Bardhi ritheksoi se çdo ligj që lidhet me integrimin do të marrë votën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke kërkuar transparencë dhe bashkëpunim të plotë nga mazhoranca.
“Për kërkesën që sapo hodhët në votim është në shkelje të rregullores së kuvendit, rregullorja e kuvendit, pika 2 e nenit 98, ju detyron që të propozoni kur nuk ka mirëkuptim një datë që nuk mund të jetë kurrë më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së mocionit. Se di me matematikën tuaj e llogarisni 30 ditë 5 muaj, sepse kërkesa jonë është e datës 5 nëntor. Ju vini me propozim që mocioni të zhvillohet në javën e parë apo të dytë të majit, në shkelje të rregullores. Për të vijuar me listën që tundi kolegu, grupi i PD ka kërkuar listën e draftligjeve që ky kuvend duhet të miratojë në kuadër të integrimit. Ka kaluar në 6 muaj, se kush është lista e ligjeve të nevojshme në kuadër të procesit. E kemi kërkuar më shumë se 10 herë. Dhe vini këtu e tundni një listë ju nuk keni votuar ligjet. Nga ta dimë se kush janë ligjet ku jemi të përjashtuar nga procesi. Na i jepni t’i dimë se kush janë ligjet, ne nuk jemi këtu fasadë e juaj,“ tha Bardhi./Dosja.al

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe, ka surprizuar sot në Kuvend duke u paraqitur me një qese me domate në dorë. Ky gjest vjen si protestë ndaj rritjes së çmimeve dhe pasojave ekonomike që kanë sjellë tensionet ndërkombëtare mes SHBA-së dhe Iranit.
Gjatë seancës së sotme plenare, ai do të përballet në një interpelancë me Ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, për të diskutuar vështirësitë e prodhuesve vendas. Kjo kërkesë e deputetit synon të adresojë mbrojtjen e fermerëve dhe menaxhimin e krizës së kostove në tregun e ushqimeve./Dosja.al
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ditën e sotme ka nisur. Në seancën e sotme pritet që të mbahen 2 interperlanca plenare.
Interperlanca e parë është e thirrur nga deputeti Erion Braçe me ministrin Andis Salla mbi krizën e qumështit dhe pakënaqësitë e blegtorëve për subvencionet.
Në vijim, ministrja Mirela Kumbaro do të përballet me deputeten Erisa Xhixho lidhur me pabarazinë në pagat e punonjësve arsimorë./Dosja.al
TIRANË- Sot në orën 10:00, Kuvendi mblidhet në një seancë plenare me interpelanca të rëndësishme. Deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë nga ministri Andis Salla mbi krizën e qumështit dhe pakënaqësitë e blegtorëve për subvencionet.
Në vijim, ministrja Mirela Kumbaro do të përballet me deputeten Erisa Xhixho lidhur me pabarazinë në pagat e punonjësve arsimorë. Diskutimet do të zgjerohen edhe mbi projektligje sensitive si ato për portet turistike dhe hetimet për ARRSH-në.
Kuvendi pritet të jetë i tensionuar pas përplasjeve fizike dhe verbale të ndodhura në seancën e kaluar. Kujtojmë që, si pasojë e atyre incidenteve, deputetët Flamur Noka dhe Elda Hoti do të mungojnë për shkak të përjashtimit nga etika.
Rendi i ditës:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 9.4.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026.
3. Erion Interpelancë Braçe. me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti
4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhxixho
5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë"”, i ndryshuar".
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar".
7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, "Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore".
8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurinë sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s
9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen të Kuvendit shërbimet me anë e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e parlamentar që të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al