LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"160 mijë € për vrasjen e Lul Mashës! Porosia ishte marrë!" Ndërpritet senaca e "Plumbit të Artë" në GJKKO! Avokati braktis sallën: Nuredin Dumani më tha që "jam në ofertë"

• I penduari i drejtësisë për dosjen ‘Plumbi i Artë’ Nuredin Dumani ka vijuar dëshmitë në seancën gjyqësore ditën e sotme. • Në seancën e sotme, Dumani ka treguar për komunikimet me të pandehurin Erion Alibej në 'SKY ECC'. • Dumani po ashtu rrëfeu dhe një episod që ka ndodhur në vitin 2020, kur është larguar për në Kosovë nga dogana e Morinës, teksa ishte i kërkuar për vrasje. • Gjatë deklaratës së tij Nuredin Dumani përmendi komunikimin me Erjon Alibejn, edhe pas arrestimit të këtij të fundit. • Ai tha se Alibej u mbajt fillimisht në paraburgimin e Elbasanit, ku kishte akses në aplikacionin e koduar Sky ECC, por më pas, pas transferimit në një tjetër burg, komunikimi u ndërpre. • Gjithashti Dumani deklaroi se kishte marrë porosi për vrasjen e Lulzim Mashës, të cilën ia përcolli Henrik Hoxhajt përmes telefonit. • Por sipas tij porosia ishte marrë nga Suel Çela, me të cilin e kishte lidhur miku i tij në Durrës, Fatmir Troplini. • Seanca për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tensione të forta pasi avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, ka braktisur sallën duke akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, se e ka kërcënuar. • Mësohet se ai u largua menjëherë nga seanca, ndërsa situata ka krijuar kaos të përkohshëm në gjykatë. • Ndërkaq gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Nuredin Dumani tregon takimin me Behar Bajrin: I kërkova Talo Çelën, dhashë deri në 1.5 mln euro!

"160 mijë € për vrasjen e Lul Mashës! Porosia ishte
Nuredin Dumani

TIRANË- Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani për takimin dhe njohjen me Behar Bajrin është zbuluar. Gjatë seancës në GJKKO, Dumani ka theksuar se me Behar Bajrin ka folur nëpërmjet një miku të tij me emrin Elton Basha. Ndërkohë që ka theksuar se Bajrit i ka kërkuar kokën e Talo Çelës, duke i ofruar atij mbi 1.5 mln euro.  

“Elton Basha është një mik i imi dhe është nga Burreli. Rrinte në Durrës dhe kam 15 vite që e njoh. Në telefon e kam pas rregjistru me emrin ‘Bisha’. Me Behar Bajrin kam komuniku nëpërmjet Elton Bashës dhe nëpërmjet Arlind Bushatit. Çova Eltonin me një djalë tjetër në takim me Bajrat, këta të fundit shkojnë 10 veta me armë. Behar Bajri më kërkoi për të bërë goditje për Dorjan Dulin dhe Genc Tafilin dhe i kam dhënë mbi 1 mln e gjysmë euro. Ramë dakord për këtë marrëveshje. Nuk morëm asnjë lloj iniciative. Behar Bajrit i kam kërku Talo Çelën. Kishte thashetheme që Talo Çela rrinte te Suel Çela, por jo gjëra të vërteta. Me Behar Bajrin kam komuniku me SKY ECC”, tha Dumani.

1 VITE ME PARE

"Nuk e provokova unë situatën! Shko bëj kallëzim!" Përplasje mes avokates dhe prokurorit në seancën e "Plumbit të Artë": Më tha ‘je në besën time, s’të bën gjë Nurdedin Dumani’

"160 mijë € për vrasjen e Lul Mashës! Porosia ishte
Nuredin Dumani

TIRANA- Janë zbardhur përplasjet mes avokatëve dhe prokurorit të çështjes, Behar Dibra në GJKKO pasi Ilirian Dyzeni, mbrojtësi ligjor i Besian Xhixhës, tha se u kërcënua nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Mësohet se avokatja Elda Zotkaj kërkoi që të ndalohej seanca duke deklaruar se disa ditë më parë ka pyetur prokurorin e çështjes nëse kishte nisur hetime për kanosje ndaj avokatit, por, sipas saj, Prokurori tha “je në besën time, nuk të bën asgjë Nuredin Dumani”.

Avokatja deklaroi se do të ngrejë padi ndaj prokurorit, ndërsa Behar Dibra i konsideroi shpifje. GJKKO i tërhoqi vëmendjen Nuredin Dumanit dhe prokurorit, ndërsa mori vendmin për shtyrjen e seancës për në datën 22 prill.

Pjesë nga diskutimet në seancë:

Ilirian Dyzeni: Kryetari e Dhomës Kombëtare të Avokatisë na udhëzoi të dalim. Do dalim me vendim. Nuk mund të vijmë këtu e të përballojmë tensionin. Unë do tërhiqem, fola me Maks Haxhinë.

Genti Rumano: Të merrni masa konkrete edhe për prokurorin. T’i drejtoheni kryeprokurorit të SPAK me shkresë zyrtare.

Avokatja Elda Zotkaj: Po ashtu kërkoj të ndalohet seanca. Para disa ditësh pyeta prokurorin nëse ka nisur hetime për kanosje ndaj avokatit. Prokurori Behar Dibra më tha, je në besën time, nuk të bën asgjë Nuredin Dumani. Nuk e di që prokurori lidh besën me të pandehurin.

Prokurori Behar Dibra: Kërkoj të flas.

Gjykata ia ndalon

Prokurori Behar Dibra: Dua fjalën. Nuk e krijova unë atë situatë? Kush e provokoi? Janë shpifje.

Avokatja Elda Zotkaj: Ke dy dëshmitarë. Do bëj kallëzim për ty. S’kam frikë as zotin unë nga e vërteta. Ke kolegët e mi dëshmitarë.

Prokurori Behar Dibra: Shko bëj kallëzim. Mos shpif. Merrni vendim për vijim seance. Ose përndryshe merrni vendim për gjobën më të lartë.

Gjykata: Tregoni respekt për njëri tjetrin një herë, pastaj gjykatës. Është krijuar tension dhe amulli në seancë duke zhvendosur vëmendjen në situata që nuk kanë të bëjnë me faktet penale. I tërhiqet vërejtje dëshmitarit, Nuredin Dumani.

I tërhiqet vëmendje prokurorit që ka detyrë të marrë leje përpara se të flasë. Janë situata të përsëritura. Në momentin e parë që do të përsëritet e njëjta situatë, Gjykata do marrë vendime që nuk i ka marrë më herët.

1 VITE ME PARE

“Kush më lidhi me Suel Çelën”/ Dumani: 160 mijë € për vrasjen e Lul Mashës! Porosia ishte marrë nga...

"160 mijë € për vrasjen e Lul Mashës! Porosia ishte
Nuredin Dumani

TIRANË- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme.  Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar dëshminë e tij, duke zbuluar detaje të reja për porositë për vrasje, bashkëpunëtorët dhe mënyrën e komunikimit mes anëtarëve të grupeve kriminale.

Gjatë deklaratës së tij Nuredin Dumani përmendi komunikimin me Erjon Alibejn, edhe pas arrestimit të këtij të fundit. Ai tha se Alibej u mbajt fillimisht në paraburgimin e Elbasanit, ku kishte akses në aplikacionin e koduar Sky ECC, por më pas, pas transferimit në një tjetër burg, komunikimi u ndërpre.

Gjithashti Dumani deklaroi se kishte marrë porosi për vrasjen e Lulzim Mashës, të cilën ia përcolli Henrik Hoxhajt përmes telefonit. Por sipas tij porosia ishte marrë nga Suel Çela, me të cilin e kishte lidhur miku i tij në Durrës, Fatmir Troplini.

“Henrikut i ofrova 160 mijë euro, i dhashë 10 mijë kapar. 10 mijë të tjera, më duket, i mbajta për vete,” deklaroi ai. Me suel Çelën më ka lidhur një miku im në Durrës, Fatmir Troplini, pasi Sueli çonte Xhino Rrokën të merrte mall tek këta”, tha Dumani.

Po ashtu Dumani zbuloi se pseudonimet e tij në platformat e komunikimit të koduar si Sky ECC dhe Matrix kanë qenë “Alkatraz”, “Covid 19” dhe “Toto Rino”, ndërsa Henrik Hoxhaj përdorte pseudonimin “Baftjari”.

Nga ana tjetër, Henrik Hoxhaj ka konfirmuar se ishte marrë porosi për vrasjen e djalit të Lulzim Mashës, por meqenëse ai nuk u gjend, vendosën të godasin të atin.

“E gjithë komunikata është në telefon. Djali nuk po vinte, ishte në Maqedoni. E ndiqnim përmes Aleksandër Bahos, të cilin e njihnim si ‘Sakati’. Kur të vinte djali, do të bëhej goditja. Ai kishte 200 mijë euro me vete, ndërsa Baho do merrte 70% të shumës,” tha Hoxhaj.

Ai shtoi se kishin pritur gati një vit për të realizuar atentatin, por për shkak të mungesës së djalit, vendosën të kryenin atentatin ndaj Lulzim Mashës. Ndërsa Dumani në një tjetër moment të dëshmisë, tha se nuk i kujtohej që porosia të kishte qenë për djalin e Mashës, por sipas tij, kishte marrë përsipër që të kryente atentatin ndaj vetë Lulzim Mashës, në bazë të marrëveshjes me Suel Çelën.

Po ashtu seanca u shoqërua me tensione dhe përplasje verbale mes Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, këtij të fundit i është hequr zyrtarisht statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Përplasja nisi gjatë diskutimit për porositë dhe urdhrat e marra në kuadër të grupeve kriminale, ku Henrik Hoxhaj akuzoi Dumanin se po përpiqet të minimizojë rolin e tij në vrasjet e planifikuara.

Dumani, nga ana e tij, reagoi menjëherë, duke iu drejtuar me ironi: “Nuk më ke dhënë asnjëherë urdhra, çfarë po bën këtu si kapiten Rramiu?! Të është dhënë një punë, ajo merret dhe bëhet, ose nuk pranohet fare.”

Në vijim të dëshmisë së tij, Nuredin Dumani rrëfeu se vendodhjen e tij në Fier kur u arrestua e zbuloi Suel Çela.

Kur u plagosa, Sueli më tha ‘do të sjell doktorin’, pastaj mori këtë me vete (i referohet Henrik Hoxhajt). Më tha ‘hajt se do ta shofim’. Telefoni me të cilin kam folur me Suelin ndodhet në prokurori dhe polici,” deklaroi Dumani para trupit gjykues.

1 VITE ME PARE

Ndërpritet senaca e Plumbit të Artë në GJKKO, Nuredin Dumani kërcënon avokatin

"160 mijë € për vrasjen e Lul Mashës! Porosia ishte
Nuredin Dumani

TIRANË- Seanca e sotme e 'Plumbit të Artë' është ndërprerë pas disa tensionesh në sallë. Shkak për tensionet është bërë kërcënimi i Nuredin Dumanit ndaj avokatit Ilirian Duzeni. 

Sipas Dyzenit, Nuredin Dumani i ka thënë që është në ofertë për ta vrarë. Ndërkohë që seanca është ndërprerë dhe gjykata ka nxjerrë nga salla Nuredin Dumanin.

1 VITE ME PARE

"Plumbi i artë"/ Avokati Ilirian Duzeni braktis sallën: Nuredin Dumani më tha që "jam në ofertë"

"160 mijë € për vrasjen e Lul Mashës! Porosia ishte
Nuredin Dumani

TIRANA- Seanca për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tensione të forta pasi avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, ka braktisur sallën duke akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, se e ka kërcënuar.

“Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai presion mua. Nuk dëgjoj unë atë të më thotë ‘të fus në listë, je në ofertë’”, ka deklaruar me tone të larta në seancë avokati.

Mësohet se ai u largua menjëherë nga seanca, ndërsa situata ka krijuar kaos të përkohshëm në gjykatë. Ndërkaq gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta.

 

1 VITE ME PARE

"Ika në Kosovë kur kërkohesha për vrasje"/ Nuredin Dumani: Në doganë s’më kontrolloi njeri

"160 mijë € për vrasjen e Lul Mashës! Porosia ishte
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen ‘Plumbi i Artë’ Nuredin Dumani ka vijuar dëshmitë në seancën gjyqësore ditën e sotme. Në seancën e sotme, Dumani ka treguar për komunikimet me të pandehurin Erion Alibej në 'SKY ECC'. Dumani po ashtu rrëfeu dhe një episod që ka ndodhur në vitin 2020, kur është larguar për në Kosovë nga dogana e Morinës, teksa ishte i kërkuar për vrasje. 

"Me Erion Alibej komunikoja me ‘sky’. Nuk më kujtohet ku kam qenë kur është arrestuar Alibej. Në burgun e Elbasanit kam komunikuar me të. Hera e fundit ka qenë dy tre ditë pas vrasjes së Arjan Spahisë. U transferua Erioni dhe humba komunikimin. Për Kosovë jam larguar në 2020, kam qenë në kërkim për ngjarjen e vëllezëve Haxhia dhe Dorjan Shkozës. Kalova në doganë me makinë. Isha pasagjer, isha me dy miq të mi. S’na kontrolloi asnjërin, ishim të tre në kërkim. Ditën ka qenë. Kam qëndruar në Kosovë deri ditën kur i ra Rusia Ukrainës," tha Dumani.

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë.

nuredin dumani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij