LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

16 ditë pas tërmetit në Turqi/ Mbi 48 mijë viktima! Erdogan: Brenda vitit do të rimëkëmbim të gjitha zonat e rrënuara

• Zhvillime të reja nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri. • Bilanci i viktimave është rritur në mbi 48 mijë. • Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive AFAD ka regjistruar më shumë se 7,200 pasgoditje që nga 6 shkurti, me disa të regjistruara me magnitudë mbi 5.0 duke lënë shumë banorë në rajonin e goditur nga tërmeti. • Tërmeti i fundit me magnitudë 6.4 dhe pasgoditja me intensitet 5.8 që goditi provincën jugore të Hatay të Turqisë në fillim të kësaj jave kanë shkaktuar dëme të shumta pasi agjencia e menaxhimit të fatkeqësive AFAD rriti sërish numrin e fundit të vdekjeve nga fatkeqësia e 6 shkurtit në 42,310. • Gjashtë viktima të tjera dhe 562 të plagosur u raportuan nga tërmeti i së hënës që goditi Hatajn. • Dy të vdekur dhe disa të plagosur u raportuan gjithashtu në Siri. Ndërkohë, numri i raportuar në Siri është 5814, i cili prej ditësh ka mbetur i pandryshuar. • Presidenti turk Rexhep Taip Erdoganpremtoi se brenda vitit qeveria do të rimëkëmbte të gjitha zonat e rrënuara. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Lufta në Ukrainë/ Perëndimi në gatishmëri për partneritetin Kinë-Rusi, Pekini premton një "zgjidhje politike"

16 ditë pas tërmetit në Turqi/ Mbi 48 mijë viktima! Erdogan:
Wang Yi dhe Vladimir Putin

RUSI- Shqetësimi ndërkombëtar për një përshkallëzim të mundshëm të pushtimit rus të Ukrainës me aktivizimin e faktorit kinez po intensifikohet, pas takimit të sotëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kreut të diplomacisë kineze, Wang Yi. Nga ana e tij, presidenti rus pohoi se marrëdhëniet kino-ruse "stabilizon situatën ndërkombëtare", ndërsa pritet një plan paqeje kinez për Ukrainën, i cili supozohet të bëhet publik këtë javë.

“Marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare janë të komplikuara. Në këtë kontekst, bashkëpunimi ndërmjet Kinës dhe Rusisë ka një rëndësi të madhe për stabilizimin e situatës ndërkombëtare,”- tha kreu i diplomacisë kineze, Wang Yi.

Vizita e Xi në Moskë

Veçanërisht, Vladimir Putin rrallë pret zyrtarë të huaj që nuk janë kryetarë shtetesh dhe ky takim nënvizon edhe një herë marrëdhënien e privilegjuar midis Kremlinit dhe aleatit të tij kinez. Putin shprehu kënaqësinë për takimin e tij dhe shtoi se pret që presidenti kinez Xi Jinping të vizitojë Rusinë, gjë që mund të ndodhë në pranverë.

Në të njëjtën kohë, vizita e Wang Yi në Rusi vjen pasi Kina kërkon të luajë një rol ndërmjetësues në konfliktin ukrainas duke folur publikisht për një plan paqeje - i cili mbetet shumë i paqartë për momentin - për të gjetur një zgjidhje politike. Wang Yi mbërriti në Moskë, pas takimit javën e kaluar me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë konferencës së sigurisë që po organizohej në Mynih, ku ai i prezantoi, sipas Kievit, "elementet kryesore të planit paqeruajtës kinez" për Ukrainën.

Kina ka premtuar të bëjë publike propozimin e saj për një "zgjidhje politike" këtë javë, në kohë për përvjetorin e parë të fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë më 24 shkurt 2022. Pekini ka kërkuar gjithashtu që të respektohet integriteti territorial i Ukrainës, ndërsa Moska pretendon aneksimin e pesë rajoneve të Ukrainës.

Shqetësimi ndërkombëtar

Megjithatë, po aq sa deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, për mirëseardhjen e delegacionit kinez bënë xhiron e botës. Për disa analistë, takimi i sotëm është një pushim për Kremlinin përballë turneut spektakolar të presidentit amerikan Joe Biden në Ukrainë dhe Poloni, me të cilën ai konfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Ukrainën. 

3 VITE ME PARE

U bllokua nën rrënojat e shtëpisë/ 66- vjeçari shpëtohet pasi telefonoi gruan e tij në Austri

16 ditë pas tërmetit në Turqi/ Mbi 48 mijë viktima! Erdogan:
Tarik Halefoglu

TURQI- Një 66- vjeçar shpëtoi nga rrënojat e tëmetit të fuqishëm pasi telefonoi gruan e tij për ndihmë e cila ndodhej në Austri.

Siç raportojnë mediat turke, Tarık Halefoglu mbeti nën rrënoja si pasojë e shembjes së një shtëpie dykatëshe nga tërmeti por është sinjalizuar nga emergjencat civile pasi ai arriti të telefononte bashkëshorten e tij për të kërkuar ndihmë. Dhurata Halefoglu, e cila erdhi në Turqi me avionin e parë, u pikëllua kur pa shtëpinë e saj të rrënuar, por ishte i lumtur që bashkëshorti i saj shpëtoi.

3 VITE ME PARE

Gjest prekës/ Ushtari turk heq këpucët nga këmbët dhe ia jep qytetarit të prekur nga tërmeti (VIDEO)

16 ditë pas tërmetit në Turqi/ Mbi 48 mijë viktima! Erdogan:
Ushtari i jep qytetarit këpucët e tij

TURQI- Një ushtar turk duke ndihmuar një qytetar të prekur nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit, ky është momenti i filmuar nga zonat e shkatërruara në Turqi që po bëhet viral në media. Videoja, e publikuar të hënën nga Ministria e Mbrojtjes tregon ushtarin duke i dhënë çizmen e tij një personi që nuk kishte këpucë në zonën e tërmetit. 

"Një ushtar turk hasi në një të mbijetuar pa këpucë. Në një rrugë të mbuluar me borë, ushtari pa viktimën e tërmetit vetëm me çorape dhe hoqi çizmen e tij e ia dha asaj", thuhet në shpjegimin e videos në platforma.

Platformat gjithashtu cituan një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, ku thuhej se, ushtari turk është betuar të sakrifojë jetën e tij pa hezitim për këtë popull dhe këtë vend. Prandaj, kur sheh një qytetar në rrugë që nuk ka këpucë në këmbë, ai nuk heziton të japë çizmen e tij.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 562 të tjerë u plagosën në dy tërmetet e të hënës me magnitudë 6,4 dhe 5,8, që goditën provincën jugore Hatay. Tërmetet me qendër në Hatay erdhën vetëm dy javë pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7,7 dhe 7,6 që më 6 shkurt goditën provincën Kahramanmaras, si pasojë e të cilëve humbën jetën të paktën 42.310 persona. Nga tërmetet e 6 shkurtit u prekën mbi 13 milionë njerëz në gjithsej 11 provinca turke. Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, po ashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Türkiye-n jugore më 6 shkurt brenda më pak se 10 orëve.

 

 

 

3 VITE ME PARE

Erdigan: Zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen në qershor

16 ditë pas tërmetit në Turqi/ Mbi 48 mijë viktima! Erdogan:
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan synon të mbajë zgjedhjet në Turqi siç janë planifikuar në muajin qershor. Mesa duket qeveria e Erdogan ka vendosur mos të shtyjë zgjedhjet për shkak të tragjedisë së tërmetit të fuqishëm të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri. Muajin e kaluar lideri turk, duke synuar të zgjasë sundimin e tij në një dekadë të tretë, tha se po i çonte votat presidenciale dhe parlamentare në maj për të shmangur pushimet në qershor. 

Disa ditë pasi tërmeti goditi më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 42,000 njerëz në Turqi, një zyrtar tha se ai paraqiste vështirësi serioze për mbajtjen e zgjedhjeve në kohë. Tani anëtarët e kabinetit të presidentit thonë se qeveria është kthyer kundër idesë së shtyrjes së zgjedhjeve. 

"Ka shumë gjasa që të arrihet një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve më 18 qershor," tha një zyrtar qeveritar, duke shtuar se Erdogan dhe aleati i tij nacionalist Devlet Bahçeli do të takohen për të marrë një vendim përfundimtar.

Përpara katastrofës, popullariteti i Erdoganit ishte gërryer nga kostoja e lartë e jetesës dhe rënia e lirës. Që atëherë ai është përballur me një valë kritikash për reagimin e qeverisë së tij ndaj tërmetit më vdekjeprurës në historinë moderne të vendit. Turqia nisi një skemë të përkohshme të mbështetjes së pagave dhe ndaloi pushimet nga puna në 10 qytete të mërkurën për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga ndikimi financiar i tërmetit. Zyrtari qeveritar tha se zgjedhjet e majit, siç kishte planifikuar më parë Erdogan, do t'u linin pak kohë autoriteteve zgjedhore për t'u përgatitur dhe për të bërë rregullime logjistike për votimin e të prekurve në zonën e tërmetit, shtëpia e rreth 13 milionë njerëzve.

3 VITE ME PARE

Tërmeti i shembi shtëpinë/ Rrëfimi rrëqethës i 41- vjeçarit turk: Humba këmbët dhe njërën dorë, kërkoj ndihmë për proteza

16 ditë pas tërmetit në Turqi/ Mbi 48 mijë viktima! Erdogan:
Babacan

TURQI- Një nga të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm të 6 shkurtit në Turqi ishte edhe Babit Babacan. Ai ka treguar me detaje tmerrsin që përjetoi bashkë me famijen e tij në momentin kur shtëpia u shemb mbi ta. Për shkak të lëndimeve të rënda në trup, Babacanit iu prenë dy këmbët mbi gju dhe krahu i majtë. Në momentin kur shptëpia e tij u shemb nga tërmeti, ai ishte brenda bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tyre. Mediat turke raportojnë se ai ka qëndruar tre ditë nën rrënoja. Aktualisht ai ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por i nevojiten para për të vendosur proteza në gjymtyrët.

Ndaluan kovën dhe më shpëtuan. Shtëpia u shemb papritur. Rrënojat ranë mbi mua, bërtita dhe askush nuk dëgjoi. Në atë moment ndjeva vdekjen. Thashë se po shkoj në shtëpinë e babait tim të ndjerë. Në ditën e 3-të të tërmetit, unë bërtita ‘Jam këtu!’ ndërsa fadroma ishte duke punuar. Ata ndaluan kovën dhe më shpëtuan. Këmba ime e majtë ishte pak më mirë, këmba tjetër dhe krahu i majtë ishin shtypur. I hapa sytë në spital”, ka rrëfyer 41-vjeçari.

Mjekët bëjnë me dije se pas disa muajve, Babacanit ka nevojë për vendosjen e një proteze. 

3 VITE ME PARE

Tërmeti në Turqi, Erdogan: Brenda vitit do rimëkëmbim të gjitha vendet e rrënuara, nuk do pushohet nga puna asnjë njeri

16 ditë pas tërmetit në Turqi/ Mbi 48 mijë viktima! Erdogan:
Recep Tayyip Erdogan

TURQI- Turqia ka mobilizuar të gjitha burimet dhe mjetet e saj për të kryer shërbimet e akomodimit dhe të jetesës për viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit që goditën provincat jugore të vendit. Brenda një viti, vendi do të ringjallë fshatrat dhe qytetet e goditura nga tërmeti dhe gjithsej 70,000 shtëpi do të ndërtohen në fshatrat e prekura nga tërmetet me qendër Kahramanmaras për tu dorëzuar përfituesve të tyre.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në një konferencë në provincën jugore Osmaniye, po ashtu deklaroi se ata nisën një skemë të përkohshme të mbështetjes së pagave në 10 qytete të mërkurën dhe ndaloi pushimet nga puna për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga ndikimi financiar i tërmeteve të fuqishëm që goditën jugun e vendit në fillim të këtij muaji.

Turqia synon të përfundojë ndërtimin e gati 200,000 shtëpive të përhershme dhe të vendosë qytetarët e saj në ato rezidenca brenda një viti në 11 provinca Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig. Ndërtesat e reja nuk do të kenë më shumë se tre ose katër kate përveç katit përdhes. Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme është rritur në 42,310, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.  

termet ne turqi

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!