LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në Belsh, Memolla i PS mbetet fitues në Rrogozhinë

•Kur kanë kaluar javë nga '14 Maji', KAS po vijon shqyrtimin e kërkesave të partive për rezultatin. •Sot, u rinumëruan votat për tre qendra votimi në Elbasan, ku në fund rezultati për kryetarin e bashkisë mbetet i pandryshuar. •Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve deklaroi se rezultati pas rinumërimit të fletëve, ishte në përputhje me atë të dalë nga pajisjet elektronike. •Po ashtu, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në lidhje me këqyrjen e provave që janë të gjitha fletët e votimit të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet në bashkinë Belsh. •Rinumërimi i votave për kryebashkiakun e Rrogozhinës ka përfunduar. •Diferenca mes kandidatëve është 23 vota nga 30 që ka qenë më herët, por rezultati nuk ka ndryshuar, duke bërë që Edison Memolla nga Partia Socialiste të mbetet sërish fitues.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Debatet për Rrogozhinën/Ngushtohet diferenca mes Hoxhës e Memollës, KAS merr nesër vendimin për burgun

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në
foto ilustruese

TIRANË- Sot përfundoi rinumërimi i votave për bashkinë e Rrogozhinës. Në 55 qendrat e votimit janë gjetur në total 10.237 vota të vlefshme dhe 273 të pavlefshme.

KAS njofton se fitues është shpallur kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla me 5.129 vota, kundrejt 5.108 votave të marra nga kandidati Shkëlqim Hoxha. Nga përllogaritja, diferenca mes dy kandidatëve është ngushtuar, pasi është 21 nga 30 vota që ishte para rinumërimit.

Në seancë u diskutua edhe në lidhje me votat e burgut të Rrogozhinës, ndërkohë që vendimi do të merret nesër.

3 VITE ME PARE

Memolla sërish fitues në Rrogozhinë, Kaso: Të hiqet qendra e burgut, nuk u ngrit sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në
Ivi Kaso

TIRANË- Sekretari për çështje ligjore në PD, Ivi Kaso reagoi pas rinumërimit të votave në Rrogozhinë të cilat nuk ndryshuan asgjë sa i përket kandidatit fitues. Ai kërkoi që të mos njihet kutia e burgut, pasi sipas tij nuk është ngritur sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Ai po ashtu shton se nga shtetasit që kanë votuar aty vetëm 2 e kishin vendbanimin në Rrogozhinë

'Duhet të hiqet qendra e burgut, nuk u ngrit sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor'- tha Kaso.

Kandidati i PS, Edison Memolla u shpall fitues me 5129 vota, ndërsa kandidati  i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota, duke ngushtuar diferencën nga 30 vota në 21 vota./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Diferenca mes kandidatëve 23 vota! Rinumërimi i votave në Rrogozhinë, Memolla i PS mbetet sërish fitues

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në
Edison Memolla

TIRANË- Ka përfunduar rinumërimi i votave për kryebashkiakun e Rrogozhinës. Diferenca mes kandidatëve është 23 vota nga 30 që ka qenë më herët, por rezultati nuk ka ndryshuar. Edison Memolla nga Partia Socialiste është i zgjedhuri i qytetarëve të Rrogozhinës edhe pas rinumërimit.

Nga këto 23 vota, 2 janë ende në diskutim pasi nuk gjenden në kuti dhe është vendosur të kontrollohet në kutitë e këshillit bashkiak për të parë nëse do të jenë aty. I gjithë procesi është ndjekur nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 14 Majit/ KAS rinumëron votat në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” i përqëndruar tek procesi (FOTO)

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në
Shkëlqim Hoxha

TIRANË- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, i cili humbi pas përmbysjes së rezultatit në kutinë e fundit ku votuan të burgosurit e IEVP Rrogozhinë dhe rivali i tij doli me 23 vota më shumë, ka ndjekur me vemendje procesin e rinumërimit të votave.

Kjo shihet qartësisht edhe në këtë foto, pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nisi rinumërimin e votave për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës.

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi rinumërim dhe shpalljen e pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës, që vulosi fitoren e Edison Memollës.

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në

Pavarësisht se ankimimi i tyre u rrëzua me votat e tre anëtarëve të KAS, dy anëtarët e tjerë, Elvis Cefa dhe Ledio Braho shfrytëzuan hapësirën që i jep ligji, për të kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Rrogozhinë, përfshirë edhe atë të burgut.

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në

Në muajin maj, në një intervistë për “News24”, Hoxha tha se kjo kuti është një kuti anonime, me zero transparencë. Për më tepër ka konflikt interesi, pasi sipas tij, babai i kandidatit është shef regjimi në policinë e burgut, dhe po ashtu kunati i tij punon infermier në burg.

3 VITE ME PARE

Rinumërohen votat në 3 QV në Elbasan, s'ndryshon rezultati! KAS: Përputhen me rezultatin nga pajisjet elektrike

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme u rinumëruan fletët e votimit në tre qendra votimi në Elbasan. Pavarësisht rinumërimit, rezultati ishte sërish i njëjtë. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) deklaroi se rezultati pas rinumërimit të fletëve, ishte në përputhje me atë të dalë nga pajisjet elektronike.

“U rivlerësuan fletët fizike në QV 23/73 fraksion 1, 24/81 fraksion 1 dhe 24/83 00, dhe nga rivlerësimi dhe rinumërimi i fletëve fizike për kryetarë bashkie, rezulton se ato përputhen plotësisht me rezultatin e transmetuar nga pajisjet elektronike në sistemin e KQZ-së”, u shpreh anëtari i KAS-it, Ledio Braho.

Kujtojmë se Bashkia e Elbasanit u fitua nga kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili mori 36,122 vota. Ndërkaq, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi arriti të sigurojë, 27,952 vota./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rinumërimi i kutive të Belshit? KAS rrëzon kërkesën: Provat do kqyren nesër

'14 Maji'/ Rinumërohen votat në Elbasan, nesër në
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në lidhje me këqyrjen e provave që janë të gjitha fletët e votimit të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet në bashkinë Belsh. Por sipas relatorit Ledio Brahos, dy prej anëtarëve i kërkuan KQZ që të paraqesë në cilësinë e provës të gjitha kutitë për zgjedhjet e 14 mjit për bashkinë Belsh dhe të gjitha kutitë e votimit që kanë të bëjnë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.

“KAS pasi u tërhiq për vendim me shumicë votash rrëzoi kërkesën e ankuesit të subjektit ankimues “BF” në lidhje me këqyrjen e provave që janë të gjitha fletët e votimit të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet në bashkinë Belsh. Megjithatë duke qenë se ankesa ishte bërë në bazë të nënti 136, pika 1 shkronja c e kodit zgjedhor, dy anëtarë të KAS në zbatim të pikës tre të këtij neni i kërkojmë KQZ që të paraqesë në cilësinë e provës të gjitha kutitë për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Belsh dhe të gjitha kutitë e votimit që kanë të bëjnë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Seanca për këqyrjen e këtyre provave do të lihet nesër në datën 6 orën 13:30”, tha Braho.

kas

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet