LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'14 Maji'/ KQZ me aplikacion për problematikat, Celibashi: 38 kandidatë janë për hetim të thelluar! PD s'ka sjellë propozime për komisionerë

•5 ditë para ditës së zgjedhjeve të '14 Majit', kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se 38 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për anëtarë të këshillave bashkiakë janë dërguar nga KQZ në Prokurori për verifikim të thelluar në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit. •Celibashi bëri të ditur se janë 10 kandidatë për kryebashkisë dhe 28 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë. •Këta kandidatë kandidojnë në zonat zgjedhore të Bashkive Koçovë, Krujë, Vau i Dejës, Shijak, Devoll, Himarë, Mallakastër, Kukës dhe Has. •Për bashkitë, kandidatët e të cilëve për këshilla janë dërguar për hetim të thelluar i përkasin bashkisë Bulqizë, Mirditë, Shijak, Tropojë, Berat, Pukë, Gramsh, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Kuçovë, Dibër, Fushë Arrëz”, tha kryetari i KQZ. •Celibashi ka bërë të ditur se PD-ja e drejtuar nga Alibeaj nuk ka sjellë akoma propozimet për anëtarët e komisioneve për 422 qendra të votimit, PSD për 450 dhe PL për 75 qendra votimi. • Ai tha se është shtuar dhe një qendër e posacme në burgun e Tepelenës, duke bërë që të jenë 5,213 qendra votimi në total në të gjithë vendin. •Zgjedhjet vendore do të mbahen të dielën më 14 Maj.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Gjuha fyese në fushatë, Celibashi: Si e ndërton retorikën Rama apo kryetarët e opozitës është çështje e tyre

'14 Maji'/ KQZ me aplikacion për problematikat, Celibashi: 38
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet ditën e sotme nga gazetarët për gjuhën fyese që përdoret në fushatë. Duke hequr të gjitha përgjegjësitë nga institucioni që ai drejton, Celibashi tha se është çështja e gjithësecilit që ta ndërtojë retorikën. 

“Çështja e përmbajtjes të materialeve propagandistike nuk është e lidhur me kompetencën e KQZ. Ajo cfarë është në kompetencën tonë është vendndodhja e këtyre posterave. Si e ndërtojnë retorikën liderët politikë, kryeministri apo kryetarë të opozitës është cështje e tyre dhe shkon përtej kompetencës tonë. E vetmja gjë që mund të themi është që të ribëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të liderëve politikë por duhet të pranojmë që ata mendojnë se i dinë të gjitha dhe i bëjnë shumë mirë”, tha Celibashi.

3 VITE ME PARE

KQZ me aplikacion, qytetarët mund të raportojnë problematikat në zgjedhje, Celibashi: Do u jepen mediave

'14 Maji'/ KQZ me aplikacion për problematikat, Celibashi: 38
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka krijuar një aplikacion që qytetarët mund të raportojnë problematikat që vënë re në qendrën e votimit. Gjatë një dalje për mediat kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se çdo problematik e raportuar do të jenë të disponueshme për mediat.

“Kushdo mund të ngarkojë në aplikacion të gjithë problematikën që sheh në ditën e zgjedhjeve’, tha Celibashi.

3 VITE ME PARE

Raporti para zgjedhjeve/ Celibashi: 422 qendra votimi kanë mungesë të propozimit të komisionerëve nga PD

'14 Maji'/ KQZ me aplikacion për problematikat, Celibashi: 38
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se PD-ja e drejtuar nga Alibeaj nuk ka sjellë akoma propozimet për anëtarët e komisioneve për 422 qendra votimi, PSD për 450 dhe PL për 75 qendra votimi. Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, kreu i KQZ-së tha se në burgun e Tepelenës, është shtuar një qendër e posacme votimi.

"Janë 5,212 qendra votimi në të gjithë vendin. Në fakt duhet të jenë 5,213 pasi dje kemi marrë vendim për të shtuar dhe një qendër tjetër të posacme votimi në institucionin e vuajtjes së dënimit penal në Tepelenë. Me përjashtim të 61 qendrave të votimit, të cilat janë me 6 anëtarë, 57 qendra votimi që janë me 5 anëtarë, 79 qendra votimi që janë me 4 anëtarë dhe 17 qendra votimi të cilat janë me 3 anëtarë, në Dropull, të gjitha qendrat e tjera të votimit janë të përbëra prej 7 anëtarësh. PSD nuk ka sjellë akoma propozime për 450 qendra të votimit, PD për 422 qendra votimi dhe PL për 75 qendra votimi. Këto janë të dhëna të ditës së sotme. Sot janë të evidentuara këto mangësi për qendrat e votimit"- tha Celibashi.

3 VITE ME PARE

ZGJEDHJET/ Celibashi: Kemi përfunduar bazën materiale! Për 10 kandidatë për kryetar bashkie kërkojmë hetim të thelluar

'14 Maji'/ KQZ me aplikacion për problematikat, Celibashi: 38
Ilirjan Celibashi

TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjithë bazën e materialeve të veçanta për zgjedhjen e '14 Majit'. Ditën e sotme, Ilirjan Celibashi, në një dalje për mediat bëri të ditur se kanë një mesazh që çdo qytetar të raportojë problematikën që vërehet në qendrën e tij të votimit.

Ai tha sot problemin e raportuar të të gjithë të disponueshëm edhe për mediat, të cilat mund të ndjekin më pas.

“Kushdo mund të ngarkojë në të gjithë problematikën e saj në ditën e zgjedhjeve'.

Ai bëri të njëjtën se me vendimin e tyre, kartat e identitetit të cilat skadojnë deri në 14 maj, bëjnë të ditur në përfundimin e zgjedhjeve për të bërë të mundur votimin e tyre.

“38 kandidatë mbi 23 mijë kandidatë për kryetarë bashkie nga anëtarët e këshillit bashkiak, të cilët KQZ-ja në bazë të asaj që kanë deklaruar, por indiciet e marra nga partitë, kemi gjetur verifikimin e prokurorit të thelluar. Janë 10 kandidatë për kryetarë bashkie që janë dërguar për hetim të thelluar”.

Po ashtu, Celibashi bëri të ditur se Partia Demokratike nuk ka marrë anëtarët e komisioneve për 422 qendrat e votimit si dhe PL për 75 të tillë.

"PD nuk ka marrë anëtarët e komisioneve për422 qendra votimi, PL nuk i ka ardhur në 75 qendra votimi"

fushata 2023 ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët