Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Përkujtohet sot vrasja e 4 protestuesve të 21 janarit 2011. Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika janë 4 viktimat e protestës që u organizua nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë. • Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në ceremoninë përkujtimore bashkë me dhjetra familjarë të viktimave. • Ata vendosën karafila të kuq në shenjë kujtimi dhe më pas iu bashkuan pritjes të organizuar nga Rama në kryeministri.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË– 12 vjet nga 4 vrasjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka orientuar drejtësinë për rihapjen e hetimeve pas provave të reja që dolën dje. Në një konferencë për shtyp nga gazetarët, ministri Ulsi Manja tha se çështja duhet që t'i kalojë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe nxiti drejtësinë për të hetuar, atë që ai e quan si krim shtetëror.
"Kjo dosje nuk duhet që të vazhdojë dhe të bëjë ping-pongun e radhës nga një prokoror tek tjetri që bien me radhë nga Vettingu. Kjo dosje duhet që të kishte shkuar në SPAK që në ditën 1, si një sprovë themeli për këtë strukturë për t'u hetuar si krim shtetëror. Nuk dua të bëj prokrurorin dhe as të ndërhyn në punët e drejtësisë por e kam për detyrë që të kërkoj hetimin e të drejtës objektive. Prej që pas daljes së asaj kasete mbrëmë që të nisë hetimet të paktën kryesisht. Ajo kasetë tregon se 21 janari është krim shtetëror. Duket qartësisht se kush janë urdhëruesit se kush janë vrasësit e 4 qytetarëve në një kohë kur protesta ishte drejt shpërndarjes. Prokuroria e Tiranës ka hetim që zgjat prej 12 vjetësh, por edhe nuk ka konkretizuar asgjë. I kërkon Prokurorisë së Tiranës por edhe SPAK për të ndëshkuar krimet e zyrtarëve të lartë në këtë vend dhe një njoftim objektiv i 21 janarit pas daljes së asaj kasete. Bëmë refomën në drejtësi, presim që kjo drejtësi të bëjë drejtësi për 21 janarin. Nuk heton qeveria, por drejtësia. Provat aty kanë qenë, por sot SPAK dhe Prokruroria duhet që t'u japin përgjigje 21 janarit. Pres edhe tani që SPAK të nisë hetimet, nuk ka të bëjë hetimi i deritanishëm sikur është hetuar. Jo, është krim shtetëror dhe për këtë nuk është hetuar asnjë ditë. Edhe pse ato qytetarë u vranë nga pushkët e pushtetit. Sali Berisha e thotë më zë e figurë, e thotë më mburrje, madje e thotë do kisha marrë edhe vetë snajperin dhe do kryeja vrasje,"-tha Ulsi Manja.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga homazhet që u bën për 4 të vrarët e protestës së 21 janarit, 12 vite më parë. me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se e vërteta dihet botërisht dhe se audio-përgjimet që nxori gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme është një fakt i ri shumë rrëqethës. Po ashtu, Rama i ka kërkuar autoriteteve që të mos vonojnë drejtësinë e munguar.
Postimi i Plotë:
Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrënqethës sapo ka dalë në dritë…
Por çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
TIRANË- Mbesa e Ziver Veizit, Zamira ka folur ditën e sotme në lidhje me vrasjen e tij 12 vite më parë në protestën e 21 janarit. Gjatë homazheve në varrin e tij, Zamira ka deklaruar se edhe pse tashmë kanë kaluar 12 vite, drejtësia nuk është vendosur ende. Po ashtu ajo ka theksuar se ata nuk do të reshtin kurrë duke kërkuar drejtësi, ndërkohë që ka theksuar se shpresa e tyre mbetet SPAK-u.
“Kanë kaluar 12 vite dhe drejtësia akoma nuk është vendosur. Nuk do të reshtim kurrë së kërkuari drejtësi, kemi shpresën tek SPAK, shpresojmë që do të rihapë çështjen dhe drejtësia do të rivendoset”, tha mbesa e tij.
Por çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
TIRANE- Familjarët e 4 viktimave të protestës së 21 janarit 2011 kanë zhvilluar sot homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe kanë vendosur karafila në pllakadat ku u vranë protestuesit. Bashkë me ta ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, kryetar i PS dhe organizator i protestës së asaj kohe.
Kryeministri i mblodhi rrethin e ngushtë të familjarëve të katër viktimave në kryeministri në përkujtimin e viktimave të 21 janarit. Ky është një ritual i përvitshëm nga Rama që merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në bulevard. Bashkë me Ramën sot në ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Por çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi dje audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin Elisa Spiropali ka deklaruar se publikimi i audio-përgjimeve nga gazetari Artan Hoxha ditën e djeshme për vrasjet e 21 janarit është një alarm që duhet vendosur drejtësi. Me anë të një deklarate për mediat, Spiropali ka theksuar se në protestën e 21 janarit nuk ka pasur vdekje aksidentale por vrasje shtetërore. Po ashtu ajo i ka bërë thirrje SPAK-ut që të marrë në dorë hetimin e çështjes.
“E dinë të gjithë që me 21 janar nuk pati vdekje aksidentale, por vrasje shtetërore. Por publikimi dje i një transkripti të një audio ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmitarët u vranë shumë larg gardhit të kryeministrisë kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi, në emër të viktimave, hetimeve, familjarëve dhe demokracisë së përgjakur më 21 janar. Në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do hapë menjëherë hetimin e çështjes. Ne s’kemi hequr dhe s’do heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin. Por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia, sot edhe më shumë, se ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike flasin vetë edhe më shumë sesa fjalët tona”, tha Spiropali.
TIRANË- Sot bëhen plot 12 vite nga protesta e 21 janarit të 2011-ës, e cila u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak ditë më vonë. Të gjithë të qëlluar mes orës 16:00-16:10. Demostruesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda vdiqën atë ditë, shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve Aleks Nika, i plagosur rëndë ndërroi jetë në një spital në Turqi.
Pas 12 vitesh nga protesta e 2011, gazetari Artan Hoxha ka zbardhur përgjime nga ajo ditë, ku zbulohet se vrasjet janë bërë me urdhër. Në përgjime u kap dhe ish-ministri i Brendshëm i atëhershëm Lulzim Basha, i cili ka komunikuar me një radio të veçantë të quajtur "202 i Tufanit".
Opozita e atëhershme akuzoi qeverinë se qëlloi mbi demonstruesit, ndërsa në orët e tensionuara të mbrëmjes, një grup prokuroresh nisi punën në vendngjarje. Rezultatet e para paralajmëruan atë që do të vinte më pas. Gjatë kqyrjes së vendngjarjes, policia shkencore administroi brenda rrethit të kryeministrisë sasira të konsiderueshme gëzhojash, konkretisht 131 gëzhoja 9 milimetërshe, si dhe 436 gëzhoja 7, 62 milimetershe.
Pamja e parë e personit të dyshuar si një ndër efektivët që qëlloi mbi turmën ishte ajo e Agim Llupos në bodrumin e kryeministrisë, i vendosur sipas një plani masash që më pas u identifikua si grupi i zjarrit. Alibia e parë, ajo e vrasjes nga afër me pistoleta, u rrëzua brenda pak orësh. Por ndërsa në këtë demostratë Garda e Republikës kishte angazhuar 60 gardistë nga tre njesitë kryesore të saj, se kush qëlloi mbi demonstruesit gjatë 21 janarit 2011, do të qëndronte në mister për disa orë.
4 protestues të vrarë, 6 protestues të plagosur rëndë, 80 gardistë dhe policë të plagosur lehtë. Në vendngjarje janë gjetur 439 gëzhoja 7.62 mm, 131 gëzhoja 9 mm nga të shtënat e Gardës dhe policisë, si dhe 8 fishekë fishekë luftarakë 7.62 mm të papërdorur. Janë vërejtur 13 shenja plumbash në kangjellat e kryeministrisë në lartësinë e trupit të njeriut. Janë gjetur 9 predha në zyrat e godinës së UNHCR, 2 predha në pemë, 1 në bankën te dy kullat binjake, 1 në godinën e Gjykatës Kushtetuese dhe 1 predhë në tabelën e sinjalistikës në bulevard. Grupi hetimor i prokurorisë ishte përbërë nga 12 pjesëtarë, prej tyre 6 prokurorë dhe 6 oficerë të policisë gjyqësore. Janë marrë në pyetje 120 persona dhe janë kryer 2 eksperimente speciale në vendngjarje.
Grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg. Por kjo nuk mbetet këtu, pasi sipas familjarëve çështja duhet t’i kalojë SPAK-ut, për të dënuar të gjithë fajtorët që vranë protestuesitatë ditë.