LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

12 nisma ligjore/ Dhuka: Shqipëria do të ketë ligj për lobimin. Gogu: Platformë për mediat dhe kush qëndron pas tyre

• 12 nisma ligjore janë prezantuar ditën e sotme si hapat e radhës për mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian. • Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se se viti 2026 është një gur kilometrik drejt BE-së dhe shumë i rëndësishëm. • Gjatë fjalës së saj për mediat nga kryeministria, Dhuka u shpreh se nga këto nisma do të dekriminalizohet vepra penale e shpifjes për gazetarët. • Në fjalën e saj, Dhuka ka deklaruar se Shqipëria do të jetë një ligj të lobimin, ku do të krijohet një regjistër për të. • Ndërsa ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu ka deklaruar se do të ketë një platformë të re për mediat. • Sipas Gogut, ndryshime do të bëhen në ligjin për mediat audio-vizive, ku do të bëhet transparencë se kush qëndron pas mediave. • Ndërkohë që ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni ka shpjeguar nismat ligjore, që sipas saj synojnë të forcojnë transparencën dhe llogaridhënien me qëllim parandalimin e korrupsionit. 

5 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Kur do të mbyllen negociatat me BE? Majlinda Dhuka: Komisioni Evropian duhet së pari të certifikojë progresin e Shqipërisë

12 nisma ligjore/ Dhuka: Shqipëria do të ketë ligj
Majlinda Dhuka

TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se viti 2026 është vendimtar për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Gjatë konferencës për mediat, Dhuka e pyetur se kur do të mbyllen negociatat me BE-në, ka deklaruar se kjo nuk është çështje kohë por çështje vlerësimi. 

Dhuka ka theksuar se vendi ka një plan të qartë dhe mbështetjen e Komisionit Evropian për mbylljen e negociatave. Por shtoi se fillimisht Komisioni Evropian duhet së pari të certifikojë progresin e Shqipërisë dhe më pas të kalohet në mbylljen e negociatave. 

“2026 është vendimtar drejt rrugës për në BE. Shqipëria ka një plan që e udhëheq punën dhe kemi mbështetjen e KE për të avancuar në drejtim të mbylljes. Ne jemi në mënyrë sistematike në komunikimi me KE dhe delegacionin e BE në Shqipëri që na rekomandojnë përmirësime me qëllim që të shkruajmë ligje më të mira të standardit evropian. Këto 12 ligje dhe të tjera shoqërohen edhe me një numër masash të forcimit të institucione për ti forcuar ato. Komisionari për mbrojtjen nga diskriminimin do të forcohet, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive. Më tutje një numër institucione ligj zbatuese.

Pra është e rëndësishme të themi që aftësia jonë është në krahun e mirë të nismave ligjore, por mbi të gjithë në zbatimin e tyre duke forcuar institucionet. Duke u nisur nga progresi i rëndësishëm në një numër masash janë rreth 24 kushte të ndërmjetme, 90 hendeqe kritike siç i quajmë në gjuhën e negociatave. Ne besojmë dhe presim me vlerësim, vlerësimin pozitiv të KE në lidhje me progresin për kushtet e ndërmjetme. Kjo nuk është çështje kohe, por çështje vlerësimi pozitiv së pari. Pra KE duhet të certifikoje progresin që Shqipëria.

Ky vit është kaq i rëndësishëm për arritjen e maturitetit politik  të nismave dhe vullnetit të Kuvendit për ti jetësuar ato dhe për ti dhënë mjete të mira institucioneve të zbatimit të ligjit. Pasi KE të japë këtë vlerësim pozitiv dhe pa asnjë paragjykim, do të jenë vendet anëtare të KiE që do ta shqyrtojnë këtë raport dhe rekomandimin që do japë KE. Aty do të presim me besim, pa paragjykuar vendimin e asnjë vendi anëtar, duke shpresuar që të gjithë së bashku ndajnë të njëjtin vlerësim se Shqipëria ka bërë progres themelor në çështjen e sundimit të ligjit, duke theksuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Pasi të marrim vlerësimin pozitiv dhe kur kjo të ndodhë, shpresojmë së shpejti, atëherë Shqipëria mund të kapërceje në rrugën e negociatave që është mbyllja e negociatave. Janë mbi 100 kushte për mbylljen e negociatave. Ne kemi filluar që në 2025 për ti mbyllur. Gjatë këtij viti aspirojmë që të kemi disa lajme të tilla, por ti japim institucioneve shqiptarë mbështetjen dhe KE e vendeve anëtare vlerësimin tonë për vullnetin e tyre politik”, tha Dhuka./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

'Nga financimi i partive politike te lobimi'/ Adea Pirdeni shpjegon nismat: Fokusi është te forcimi i parandalimit të korrupsionit

12 nisma ligjore/ Dhuka: Shqipëria do të ketë ligj
Adea Pirdeni

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni ka shpjeguar nismat ligjore që pritet të ndërmerren këtë vit. Gjatë fjalës së saj për mediat nga kryeministria, Pirdeni u shpreh se këto nisma ligjore synojnë të forcojnë transparencën dhe llogaridhënien me qëllim parandalimin e korrupsionit. 

Pirdeni u shpreh se nismat e mëposhtme janë iniciuar nga qeveria ndërsa 2 prej tyre nga deputetët. Këto nisma përfshijnë ligj për financimin e partive politike si dhe për lobimin. Një nismë tjetër është dhe ligji për sponsorizmin dhe donacionet. 

Nismat ligjore:

Fokusi është te forcimi i parandalimit të korrupsionit. Në këto pesë nisma, është vendosja e disa themeleve dhe standardeve në legjislacionin shqiptar, duke mundësuar që korrupsioni të mos ndodhë në praktikë, Pra për ta parandaluar para se të ndodh. Këto nisma, tre prej tyre janë iniciuar nga qeveria dhe dy prej tyre janë nisma të propozuara nga deputetët.

-Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, është miratuar në Kuvend dhe ka hyrë në fuqi, Parashikohet mbrojta e çdo personi të punësuar, në raste se denoncojnë shkeljet ligjore. Ky ligj u jep mundësi që të raportojnë çdo shkelje ligjore. Ligji parashikon mbrojtje të mirëfilltë nuk do kenë vetëm sinjalizuesit, por dhe familjarët e tij si dhe ortakët e tij të biznesit.

 -Për herë të parë kemi një ligj për lobimin. Do garantohet së pari transparencë e plotë mes lobistëve profesionistë dhe zyrtarëve publikë nga ana tjetër. Do krijohet dhe regjistri i lobimit.

Brenda kësaj jave do nisim diskutimet në Komisionet Parlamentare dhe besoj se ky ligj do të miratohet brenda këtij muaji.

-Projektligji për sponsorizmin dhe donacioneve, rregullon mënyrën dhe funksionimi të dhënies së donacioneve. Adreson në mënyrë tërësore çështjet që kanë të bëjnë me çështjet e sponsorizimeve. Do ketë një regjistër publik dhe transparent të çdo donacioni të bërë. Ky projektligj i iniciuar nga qeveria është aktualisht në konsultim publik.

-Dy janë nisma që lidhen me parandalimin e korrupsionit dhe janë në proces shqyrtimi. Siç është ligji për konfliktin e interesit. Ky ligj synon parandalimin e dhuratave dhe përfitimin financiar për çdo zyrtar publik gjatë ushtrimit të funksionit të tyre publik.

-Nisma tjetër lidhet me financimi i partive politike. Duhet draftuar një ligj për financimin, i cili vjen në kuadër të rekomandimeve të OSBE ODIHR,në lidhje me transparencës para dhe pas procesit zgjedhor. Kjo është në proces diskutim në komisionin bipartizan në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

6 MUAJ ME PARE

'Do të ketë një platformë për mediat'/ Toni Gogu: Publiku është i interesuar se cili qëndron pas mediave

12 nisma ligjore/ Dhuka: Shqipëria do të ketë ligj
Toni Gogu

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu ka deklaruar ditën e sotme se do të ketë një platformë të re për mediat. Gjatë fjalës së tij për mediat nga kryeministria, Gogu u shpreh se ndryshime do të bëhen në ligjin për mediat audio-vizive, ku do të bëhet transparencë se kush qëndron pas mediave. 

Po ashtu Gogu shtoi se ndryshime ligjore do të ketë dhe në ligjin për mbrojtjen e familjes nga dhuna. 

“Do të ketë ritëm të integrimit të vendit, zakonet ligjore, zakonet parlamentare duhet të mbizotërojnë në jetën shoqërore dhe shtetërore të vendit. Një pjesë e rëndësishme ka të bëjë edhe me rolin e medias, rritja e transparencës gjatë vitit do të ketë platformë për median, propozime konkrete për nisma ligjore. Përmirësimet që bëhen në ligjin për median audiovizive ka të bëjë me transparencën, publiku është i interesuar se cili qëndron pas medias. Një punë e madhe është edhe për dezinformimit, por me rëndësi është edhe mbrojtja e gazetarëve. Një aspekt me rëndësi ka të bëjë me drejtësinë sociale. Familja shqiptare është duke u përleshur me përbindëshin e dhunës. Ndryshimet ligjore qoftë në ligjin për mbrojtjen e familjes nga dhuna, kemi ndryshime në Kodin Penal edhe për të miturit. Një pjesë e ndryshimeve ka të bëjë më dhunë që ushtrohet ndaj më të dobëtëve në shoqërinë tonë në botën digjitale. Një tjetër çështje me rëndësi është lufta ndaj korrupsionit, por për këtë do flasë ministrja. Janë dy ligje që forcojnë luftën kundër narkotikëve. Por unë doja të veçoja punën për rolin e medias dhe drejtësinë sociale. Kemi ligjet e tjera që kanë të bëjnë me rolin e komisioneve hetimore”, tha Gogu./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

”Shqipëria do të ketë një ligj për lobimin”/ Dhuka: Do krijohet një regjistër

12 nisma ligjore/ Dhuka: Shqipëria do të ketë ligj
Majlinda Dhuka

TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka deklaruar se Shqipëria do të jetë një ligj të lobimin. Gjatë fjalës së saj për mediat nga kryeministria, Dhuka u shpreh se pas shumë vitesh do të krijohet një regjistër për lobimin si dhe për sponsorizimet dhe donacionet. 

”Pas shumë vitesh, Shqipëria do ketë një ligj që do rregullojë aktivitetin e lobimit. Pas 31 vitesh, Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimin. Do krijohet një regjistër për lobimin dhe njëkohësisht për sponsorizimet dhe donacionet si një përpjekje e jona për të rritur dimensionet e “Shqipërisë transparente”, tha ajo./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

'Prezatojmë paketën me 12 nisma ligjore'/ Majlinda Dhuka: Dekriminalizojmë veprën penale të shpifjes për gazetarët

12 nisma ligjore/ Dhuka: Shqipëria do të ketë ligj
Majlinda Dhuka

TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka ka prezantuar ditën e sotme hapat e radhës për mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së saj për mediat nga kryeministria, Dhuka u shpreh se viti 2026 është një gur kilometrik drejt BE-së dhe shumë i rëndësishëm. 

Ajo ka prezantuar paketën e re me 12 nisma ligjore që përafrojnë legjislacionin shqiptar me atë të BE. Gjatë fjalës së saj theksoi se do të dekriminalizohet vepra penale e shpifjes për gazetarët. 

”Në 2025 Shqipëria i çeli negociatat për të gjitha fushat, 33 kapituj, në 17 nëntor çelëm negociatat për 5 kapitujt të fundit. 2026 është një vit i rëndësishëm, gur kilometrik në anëtarësimin e vendit. Me aspiratën e madhe që në 2027 të kemi arritur gjithë përgatitjet, për mbylljen e negociatave. Është një punë komplekse por edhe shumë pozitive sa i përket transformimit europian të vendit.

Midis çeljes së negociatave dhe mbylljes Shqipëria duhet të japë një test aftësie, si në pikëpamje të vullnetit politik, ashtu edhe të institucioneve. Për këtë duhet të përgatitet për një numër reformash dhe praktikat e vendeve anëtare. Ky test, njihet si përmbushja e kushteve të ndërmjetme. Fusha në të cilën Shqipëria duhet të japë këtë test aftësie, është shteti i së drejtës dhe sundimi I ligjit. Jemi sot këtu për të prezantuar një paketë të rëndësishme prej 12 nismash ligjore, që lidhen me sundimin e ligjit, shtetin e së drejtësë, zbatimin më të mirë të reformës në drejtësi, mbrojtjes nga diskriminimi, mbrojtjes së familjes e me radhë duke provuar se shteti ka aftësitë për të mbrojtur shtetasit e vet.

Paketa ka në përmbatje 6 pr/ligje të propozuar nga qeveria dhe 6 që janë inicuar nga Kuvendi I Shqipërisë. Paketa garanton proges në tre grupe: në luftën ndaj krimit, në lidhje me barazinë dhe drejtësinë sociale dhe në masat për parandalimin e korrupsionit. Kjo paketë ka një numër përafrimesh me ligjin e BE të ligjit shqiptar. Kjo paketë sjell një numër risish, për herë të parë Shqipëria dekriminalizon veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve,” u shpreh Dhuka./Dosja.al

adea pirdeni toni gogu majlinda dhuka

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën