LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i bashkohet festës, 'vishet' Kuq e Zi! Rama, Osmani dhe Kurti bashkë në Vlorë

• Shqipëria sot feston 110 vjetorin e pavarësisë. Kjo ditë lidhet ngushtësisht me Ismail Bej Qemalin, i cili më 28 nëntor të vitit 1912 ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet të pavarur dhe sovran. • Në këtë ditë të shënuar për mbarë shqiptarët në trevat shqipfolëse nuk do të mungojnë as aktivitetet e ndryshme ku sigurisht epiqendra do të jetë Vlora. • Pikërisht në Vlorë janë mbledhur dhe krerët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. • Urime nga të gjithë. • Edhe nga përtej oqeanit. President Joe Biden dhe sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken me anë të një letre ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit. • Ndërkohë që sonte në sheshin 'Skëndërbej' këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka mbajtur një koncert. • Festës së shqiptarëve i është bashkuar dhe gjigandi i kërkimit 'Google', i cili në faqe të parë ka vendosur flamurin Kuq e Zi me shqiponjën dy krenare.

27 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Dua Lipa mbyll turneun e 'Future Nostalgia' në Tiranë: Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Dua Lipa

TIRANË- Këngëtarja shqiptare ka mbyllur turneun e saj të albumir Future Nostalgia në Tiranë mbrëmjen e sotme. Nga performuar nga sheshi Skënderbej për 110 vjetorin e pavarësisë, Dua ka falenderuar të gjithë shqiptarët dhe fansat e saj për suportin që i kanë dhënë. Po ashtu ajo ka uruar edhe 110 vjetorin e pavarëisë së Shqipërisë në nisje të koncertit që u mbajt në Tiranë.   

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Shqipet e Londrës bëhen bashkë, 'pushtojnë' kryeqytetin e Anglisë për të festuar 28 nëntorin

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Shqiptaret ne Londer

ANGLI- Dita e ngritjes së flamurit ka bërë bashkë gjithë shqiptarët në Londër për të festuar. Duke u mbledhur në kryeqytetin e Anglisë, shqiptarët me flamuj kuqezi dhe me fishekzjarre kanë festuar 110 vjetorin e pavarësisë. 

Ndërkohë që nga videoja e mëposhtme shihet dhe policia britanike, e cila thjesht po shoqëron festimet, për të siguruar mbarëvajtjen e tyre.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Shqiptarët nxjerrin 'bishat' nga garazhdi, u vendosin flamujt kuqezi e 'pushtojnë' rrugët e Tiranës 

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Pamjet nga Tirana

TIRANË- Dhjetëra të rinj në Tiranë kanë marrë makinat dhe kanë qarkulluar në rrugët e Tiranës, në 28 nëntor. Duke u vendosur makinave flamujt kuqezi, ata kanë zgjedhur të festojnë në këtë mënyrë 110 vjetorin e Shqipërisë.

Duke u rënë borive të makinave dhe ecur në grup me makinat, ata kanë lëvizur përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe afër sheshit “Skënderbej”.

3 VITE ME PARE

Në Preshevë u ngrit flamuri shqiptar, gazetari Raçi: Serbët do ti vënë gjobë komunës

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Presheve

PRESHEVË- Dita e Flamurit është festuar edhe në Preshevë së bashku me Kosovën. Në Komunë është vendosur flamuri shqiptar nga kreu i këtij institucioni, Shqipërim Arifi. Por sipas gazetarit, Gazmir Raci, shteti serb nuk e lejon këtë akt patriotik dhe pritet të ketë gjobë për kryekomunarin Arifi. Sipas gazetarit qeveria e Shqipërisë duhet t’i dalë në krah Preshevës për të negociuar me Serbinë përdorimin e simboleve kombëtare.

“Sot është vendosur flamuri, në ndërtesën e bashkisë dhe është e jashtëligjshme. Shteti serb do e dënoi me gjobë. Këtu, Shqipëria duhet të ndërhyjë dhe të komunikojë me shtetin serb. Nuk mund të kemi standarde të dyfishta dhe mirëpres që kjo festë të reflektojë që duhet t’i qasemi më shumë Preshevës se ende nuk kanë të drejtë të vendosin flamurin kombëtar. Ka disa vite që kryetari i komunës së Preshevës dënohet më gjobë dhe i mohohet kjo e drejtë themelore”, tha gazetari në një intervistë për Report Tv.

3 VITE ME PARE

“Shëndet dhe paqe për popullin shqiptar”, Serbia uron Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Foto ilustruese

TIRANË- Urime për Pavarësinë e Shqipërisë kanë ardhur nga kudo, por duket se nuk kanë munguar përshëndetjet edhe nga Serbia. Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë Ministria e Punëve të Jashtme serbe ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe,”- thuhet në njoftim.

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i

Por përveç serbëve, sot Shqipëria ka marrë urime edhe nga NATO e nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

3 VITE ME PARE

Shqiptarët në Amerikë festojnë 'kuq e zi', flamuri vendoset edhe në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Shqiptarët në Amerikë

SHBA- 'Kuq e zi' është kryefjala e ditës së sotme, ku gjithë shqiptarët nëpër botë festojnë në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë se vendit të tyre. Në të gjithë qarqet e vendit e kryesisht në Tiranë, atmosfera ndihet kudo, në prezencë të flamujve të vendosur sa në dritaret e shtëpive sa në kioska apo në rrugë kryesore, por jo vetëm. Këtë ditë po e festojnë edhe shqiptarët që ndodhen në Amerikë, në Garifled, New Jersey, nën shoqërinë e këngëve dhe veshjeve popullore shqiptare. 

Po ashtu në bashkinë e Bedford në SHBA me nderim nga kryetari i bashkisë Dave Hogson është ngritur flamuri kombëtar. Në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi është nrgitur gjithashtu flamuri kuq e zi. Kryetari i Këshillit Ragmi Mustafi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se flamurin e ngriti, për nder të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! Edhe sot si katër vjet radhazi, nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, vendosëm të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pavarësisht, përndjekjes së autoriteteve serbe e ndalimit me ligj. Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare. Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Ai shtoi se simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO-GALERI/ Nga Bulevardi, Sheshi Skënderbej e Pazari i ri, Tirana "pushtohet" nga flamujt kuq e zi

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Tirana me flamuj kuq e zi për 28-nëntorin

TIRANË- Atmosfera në Tiranë, në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë ndihet në pothuajse çdo rrugë të ktyeqytetit, pasi kudo janë vendosur flamuj kuq e zi. Përpos simbolit të flamurit në zonat më të populluara të kryeqytetit, ajo që ra në sy sot ishin edhe zbukurimet e vendosura nga vetë qytetarët në dritaret e banesave të tyre, apo në dyqanet e kioskat e vogla ku ata punonin. 

"Kuq e zi" ishte kryefjala e ditës së sotme, në ditën e flamurit. Simbolet kombëtare mbizotërojnë në zonat kryesore të Tiranës dhe me më shumë lëvizje si Pazari i Ri, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Skënderbej, etj.

Nga ana tjetër kujtojmë që këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa sonte do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që do të shënojë edhe përmbylljen e turneut të saj “Future Nostalgia”./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama ‘pajtohet’ me Leskajn në Vlorë, trokasin gotat me pije për Festën e Pavarësisë, kryeministri komplimenta: Kryevepër!

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Momente nga biseda

VLORË- Festa e Flamurit në Vlorë ka bërë bashkë krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe të Kosovës, por jo vetëm. Kryeministri Edi Rama përkohësisht u pajtua me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, por duket se nuk ka qenë i vetmi. Rama vetë ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale teksa ka zhvilluar vizitë në Muzuen ‘Kosova’ në Vlorë. Surpriza është deputeti demokrat Bujar Leskaj, me të cilin shihen teksa trokasin gotat, madje shkëmbejnë edhe biseda. 

PJESË NGA BISEDA: 


Bujar Leskaj: Është edhe sipër kati i tretë. Është komplet.
Edi Rama: Kryevepër.
Bujar Leskaj: Muzeu Kosova, Ibrahim Rugova...edhe Lidhja e Shqiptarëve të Prizrenit. Puna është që të jenë disa gjëra...materiale të dëshmorëve, ndonjë rrobë, ndonjë gjë...
Edi Rama: Duhet të kemi çik ne.

Mesa duket kanë harruar sherrin mes tyre, edhe pse Bujar Leskaj u përjashtua 10 ditë nga Kuvendi pasi kryeministri e akuzoi si të pirë dhe një person që përdorte gjuhë jo të denjë për Kuvendin. Epo mesa duket, përballë miqve e kanë kaluar momentin e vështirë. 

3 VITE ME PARE

A po shkrihet akulli mes Osmanit e Ramës? Të gjithë 'kafe' me rastin e Pavarësisë, dy kryeministrat pranë njëri-tjetrit

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Pamje nga kafja që konsumuan

VLORË- Një kafe për 28 nëntor ka bërë bashkë krerët e institucioneve në Kosovë e Shqipëri. Në një fotografi të publikuar nga Ilir Kërçeli, shef i stafit të kryekuvendarit Glauk Konjufca, shihet se pas ceremonisë dhe homazheve në Vlorë, të gjithë shkuan për një drekë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. 

Në fotografi shihet që në një tavolinë janë ulur bashkë presidentja Vjosa Osmani dhe kyeministri Edi Rama, ndonëse jo pranë njëri-tjetrit, por sërish duket se për pak i kanë lënë pas mëritë. Bashkë me ta në kafe ishin Lindita Nikolla, Glauk Konjufca, Blendi Klosi, Albin Kurti dhe Bajram Begaj. 

3 VITE ME PARE

Patriotët nga Kosova vijnë me autobusë në Vlorë: S'paska atmosferë, shumë pak njerëz. Shqiptari 'justifikohet': Është mëngjes akoma...

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Shqiptarët e intervistuar

VLORË- Qytetarë shqiptarë të ardhur nga troje të ndryshme janë bërë bashkë sot në sheshin e Flamurit në Vlorë. Shqiptarë të Kosovës kanë ardhur me autobusë për në Vlorë, por duket se nuk janë përballur me atmosferën që dëshironin. Por shqiptarët e Shqipërisë janë justifikuar me faktin që është akoma mëngjes dhe ndaj nuk ka shumë njerëz që qarkullojnë rrugëve të qytetit.

PJESË NGA INTERVISTA:

Shqiptari nga Kosova: Për mrekulli, për vit vijna e festojmë këtu. Duhet të ketë më shumë njerëz. Më mirë po duken ndryshimet. Kemi ardhur nga Kosova për të festuar.

Shqiptari tjetër nga Kosova: Kemi ardhur nga Ferizaj, kemi ardhur nga Kosova disa autobusë. Duhet të kishte më shumë njerëz. Të ishte e mbushur. Jemi pritur mirë, me kënaqësi që na urojnë rrugëve. Na thonë në Shqipëri që jeni më atdhetarë se ne. Nuk jemi, por kjo festë na bashkon.

Shqiptari nga Shqipëria: Sonte është shumë mirë e bukur, kështu u mbledhshim gjithmonë. Pak njerëz? Po mëngjes është akoma... Presim. Do ketë shumë njerëz.

3 VITE ME PARE

110-vjetori i Pavarësisë, vjen urimi edhe nga NATO: Bashkohuni me ne për të festuar

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Foto ilustruese

BRUKSEL- Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut e quajtur edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) uroi Shqipërinë në përvjetorin e 110-të të pavarësisë së Shqipërisë. Në faqen zyrtare të NATO-s në Facebook është publikuar një fotografi e ushtarëve shqiptarë me një urim mbi pozë.

“Bashkohuni me ne për të festuar me Aleatin tonë, Shqipërinë, në Ditën e Pavarësisë së tyre,”- thuhet në postim.

POSTIMI I PLOTË:

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Fierakët rikthejnë Nëntorin 1912, parakalim me kuaj e plis në kokë në qytet

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Të rinjtë marshojnë në rrugët e qytetit me kuaj

FIER- Një grup të rinjsh nga qyteti i Fierit kanë risjellë dhe njëherë në vëmendje nëntorin e vitin 1912. Në këtë ditë feste për gjithë kombin shqiptarë ata zgjodhën të kalojnë në rrugët e qytetit të hipur mbi kuaj, me plis në kokë dhe me flamujt Kuq e Zi. 


Siç shihet edhe në videon e shpërndarë nga 'Ora News' ata kanë marshuar në rrugët e qytetit. Ndërkohë në qytet janë organizuar festime të ndryshme ditën e sotme ku kanë marrë pjesë autoritete të ndryshme shtetërore. 

3 VITE ME PARE

Alpinistët nga Kosova bëjnë gjestin e veçantë për Ditën e Pavarësisë, valëvisin flamurin në 2561 metra lartësi

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Alpistit nga Kosova valvisin flamurin Kuq e Zi

KOSOVË- Një grup alpinistësh nga Kosova kanë dhuruar një spektakël magjik në këtë 28 nëntor, që është dhe dita më e rëndësishme për kombin shqiptarë që shënon ditën e Pavarësisë. Kështu alpinistët Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi janë ngjitur në majën e Bistrës me lartësi 2 651 metra dhe temperaturë -10 C. Video është publikuar në Facebooku nga Nexaht Palushi.

”Faleminderit për shokët, profesor Fadil Sahiti dhe Nexhat Palushi që e organizuan, e bënë madhështor dhe shumë mbresëlënës këtë aktivitet", shkruan ai.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ 'Digjet' Tetova nga festa Kuq e Zi, spektakël i jashtëzakonshëm në rrugët e qytetit

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Pamje magjike nga Tetova

TETOVË- Pamje magjike vijnë nga Tetova në Maqedoninë e Veriut ku grupi i tifozëve' Ballistët' ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm për të gjithë në ditën e Pavarësisë. Mbrëmjen e djeshme qielli i Ttetovës është 'pushtuar' nga ngjyrat e flamurit Kuq e Zi në një spektakël flakadanësh dhe jo vetëm.


Siç shihet edhe në video pamjet janë të mrekullueshme, një qytet i tërë që sot ka marrë dhuratën më të bukur në ditën që bashkon shqiptarët kudo në trevat shqipfolëse. Dritat në ngjyrë të kuqe që bënin dekorin më të bukur në errësirën e natës 'veshën' Tetovën si kurrë më parë. Ndërkohë këngët patriotike kushtuar heroit legjendar Adem Jashari dhe flamurit Kuq e Zi padiskutim do të mbahen mend gjatë nga të gjithë duke e bërë këtë 28 nëntor.

3 VITE ME PARE

110-vjetori i Pavarësisë, Ramë Lahaj uron me mënyrën e tij: Urime!

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Ramë Lahaj

TIRANË- Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj ka uruar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ashtu siç di ai. Në rrjetet e tij sociale ka shpërndarë edhe njëherë versionin 'cover' të këngës "Për ty atdhe".

"Urime 28 Nëntori,"-shkruan ai krahas këngë.

SHIJOJENI:

 

3 VITE ME PARE

110-vjetori i Pavarësisë kremtohet mes lotësh në Vlorë, qytetari: Në Çamëri e festonim gjithmonë 28 nëntorin. Babai ma la amanet

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Një qytetar duke folur për mediat

VLORË- Dita e flamurit po festohet mes emocionesh në Vlorë. Shqiptarë të ardhur nga mbarë trevat shqipfolëse janë mbledhur në qytetin e flamurit për të festuar ditën e pavarësisë. Duke folur për mediat një shqiptar nga Çamëria nuk i ka mbajtur dot lotët teksa shprehet se populli ynë mezi e ka pritur këtë ditë. Ai tha se në Çamëri pavarësisht se nuk lejohej ata e festonin gjithmonë këtë ditë pasi prindërit ua kishin lënë amanet.

"Kam shumë emocione. Më falni për emocionet. Por kemi vuajtur shumë nga shteti grek. Jemi të emocionuar për ngritjen e flamuar. Në Çamëri e festonim gjithmonë 28 nëntorin. Babai ma la amanet. Edhe për 100-vjetorin kam qenë këtu", tha qytetari.

Pak histori

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

3 VITE ME PARE

Policia e shtetit uron 110 vjetorin e pavarësisë: Efektivët mbartin përgjegjësinë e të qenit barrikadë ndaj krimit

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Efektivë të Policisë duke valvitur flamurin kombëtarë

TIRANË- Policia e Shtetit ka uruar të gjithë shqioptarët në këtë 110-vjetor të pavarësisë së vendit. Me anë të një video të postuar në Facebook Policia e Shtetit shkruan se se atdheu është e mira jonë e përbashkët dhe se efektivët janë të angazhuar 24 orë në 7 ditët e javës në çdo skaj të vendit pqër të siguruar jetën e qytetarëve dhe për të qenë barrikadë përballë krimit.

"Punonjësit e Policisë së Shtetit, betuar për Flamurin Kombëtar ???????? dhe në shërbim në çdo skaj të Shqipërisë, janë garantë të denjë dhe qytetarët të cilët mbartin përgjegjësinë e të qenit barrikadë ndaj krimit. Efektivët e familjes së madhe të Policisë së Shtetit, me të cilët qytetarët shkëmbejnë çdo ditë besim, përkushtim, respekt dhe përgjegjshmëri, Ju urojnë GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË DHE FESTËN E FLAMURIT! Atdheu ynë është e mira jonë e përbashkët, është pasuria jonë e çmuar dhe përgjegjësia jonë ndaj brezave të ardhshëm, ndaj jemi 24/7, në çdo skaj të vendit, të gatshëm për t’ju shtrirë dorën e bashkëpunimit, për sigurinë tuaj, për të mirën e Shqipërisë. Gëzuar festat",thuhet në njoftimin e Policisë.

3 VITE ME PARE

110-vjetori i Pavarësisë- Këto 10 këngët patriotike duhet të mos i lini pa dëgjuar sot (LISTA)

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Foto ilustruese

TIRANË- Sot shqiptarët kudo ndodhen festojnë 110-vjetorin e Pavarësisë. Kudo ndodhen, në Shqipëri por edhe në Diasporë, sado larg sot të gjithë i shoqërojnë këngë shqiptare dedikuar atdheut dhe kombit. Dosja.al ka përgatitur një "playlist" me 10 këngë patriotike që nuk duhet të lihen pa u dëgjuar sot, e që i shkojnë për shtat festës. “Për ty atdhe”, një këngë nga Mentor Xhemali deri tek vargjet e rerprëve duket se sot marrin më shumë vlerë se kurrë. 

SHIJOJINI!

Xhamadani vija-vija

Elvana Gjata - Kuq e zi je ti (Official Music Video) ft. Flori

ROZANA RADI - O SA MIRE ME KEN SHQIPETAR 

Dua më shumë Shqipërinë

Vaçe Zela - "Rrjedh në këngë e ligjërime"

Mentor Xhemali - Për ty Atdhe

Vaçe Zela- Rritim jetën tonë

Etnon feat Lyrical Son & Dj Blunt - Albanian

Petrit Lulo & Fahrije Zogaj - Nje komb nje flamur

Aurela Gace-Therret Prizreni mori Shkoder

 

3 VITE ME PARE

110-vjetori i pavarësisë/ Berisha: Regjimi po përzë të rinjtë nga vendi, merrni në dorë përgjegjësinë për të ardhmen

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ditës së pavarësisë. Në një mesazh në Tik Tok kreu i selisë blu shprehet se ka ardhur koha që të gjithë të bashkohemi për të përzënë regjimin që përzë shqiptarët. Berisha shprehet se sot kombi ndodhet para një problemi të madh, sipas tij regjimi që përzë shqiptarët duhet të largohet. Kreu i selisë blu e ka mbyllur përshëndetjen e tij me një thirrje për të gjithë shqiptarët që të marrin fatin e tyre në dorë dhe përgjegjësit e tyre. 


"Të dashur miqtë e mi të Tik Tok-ut, Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të shpreh nderimin tim më të thellë, për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi. Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të Shqipëtarëve. Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit. Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë! Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi. Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përze shqiptarët! Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori. Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti ju bekoftë ju! Faleminderit shumë", tha Berisha.

3 VITE ME PARE

110-vjetori i pavarësisë/ Begaj: Duhet ta duam atdheun me patriotizëm! Përgjegjësi nga klasa politike

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Bajram Begaj

VLORË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar ditën e sotme të gjithë shqiptarët me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë. Duke folur nga sheshi i flamurit Begaj tha se kjo ditë duhet t'i shërbejë klasës politike që të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin për hir të së ardhmen të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij Kreu i Shtetit tha se Shqipëria ka një rol udhëheqës për paqen dhe sigurinë në rajon dhe se të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të bëjmë më shumë për Shqipërinë.

Bajram Begaj: Ne duhet të jemi bashkë për zhvillimin e vendit, për ndërtimin e shtetit ligjor, për forcimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe respektimin e çdo individi dhe të drejtave, që burojnë nga kushtetuta. Duhet të jemi bashkë në luftën kundër korrupsionit, pabarazisë dhe varfërisë; bashkë për çështje të sigurisë kombëtare dhe reformës në drejtësi; bashkë për një shoqëri të lirë, të angazhuar dhe të arsimuar; për një Shqipëri të mundësive të barabarta, të medias së lirë, të institucioneve që u shërbejnë qytetarëve, e të rinjve që gjejnë hapësirë dhe shpresë për ëndrrat dhe idealet e tyre që të ardhmen  tyre ta ndërtojnë në vendlindjen e ture shqipëri. Përgjegjësitë e Shqipërisë janë edhe më të mëdha se kaq. Ne kemi detyrim për fuqizim të faktorit shqiptar në rajon. Kemi detyrim ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë në përmbushje të detyrimeve kushtuese dhe kombëtare. Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Europian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë. Kemi sakrifikuar si asnjë komb tjetër në rajon, por sot Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, që synon integrimin në BE dhe nATO. Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme; bashkëudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit të saj Euro-Atlantik.

FJALA E PLOTË:

Të dashur motra dhe vëllezër të Vlorës. Të nderuar autoritete të Kosovës dhe Shqipërisë, Miq dhe të ftuar të pranishëm. Me gëzim dhe krenari të ligjshme, Vlora lavdimadhe dhe heroike na fton sot për të kremtuar 110 – vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë shesh dhe në këtë qytet, më 28 nëntor të vitit 1912, për herë të parë kumboi Himni i Pavarësimit të Shtetit të ri Shqiptar, të një populli që hynte në epokën e mëvetësisë dhe sovranitetit, si kurorëzim i përpjekjeve, aspiratave dhe sakrificave të panumërta shekullore.

Patriotë të mëdhenj dhe mëndjendritur, nga të gjitha viset e Shqipërisë, udhëhequr nga i urti Ismail Qemali, jetësuan përpjekjet e mëdha të Rilindjes Kombëtare dhe i dhanë atdheut, vendin që i takonte në familjen e madhe të kombeve. Historia jonë kombëtare është histori luftërash e sakrificash të paepura për liri, është histori përpjekjesh të pafundme për dije e progres, është histori e një populli që dashurinë për tokën dhe atdheun e ka mbi gjithçka. Ngritja e flamurit në Vlorë nuk qe një akt i veçuar i një grupi atdhetarësh. As dhuratë a produkt i konjukturave diplomatike, që shpesh kishin dëmtuar interesat e kombit shqiptar.

Pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar, e brezave dhe patriotëve të panumërt, që me përgjegjësi historike, në ditët e rrezikut të madh, jetësuan vullnetin shekullor të popullit, me shumë guxim dhe largpamësi. Ishte trimëria e djelmnisë kosovare dhe asaj mbarëshqiptare, që me heroizmin e qëndresën e kultivuar ndër shekuj, i dolën për zot vatanit dhe i demonstruan mbarë botës shenjtërinë e lirisë, gjuhës, atdheut dhe identitetit tonë kombëtar. Kurora e pavarësisë së Shqipërisë sonë të dashur është e mbushur me gurë të çmuar, që nga lavdia e Gjergj Kastriotit, tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit, hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit, dhe kryengritjet e njëpasnjëshme shqiptare në fillim të shekullit të XX.  

I kujtojmë sot, të gjitha këto ngjarje të mëdha të historisë së kombit tonë, që brezat të mos harrojnë, që të kujtojnë me mirënjohje paraardhësit e tyre dhe të mbushen me krenari për atdheun, flamurin dhe identitetin kombëtar. I kujtojmë për të reflektuar për atë që duhet të bëjmë, si individë dhe shoqëri, për përparimin dhe begatimin e mëtejshëm të atdheut dhe kombit tonë. Sepse ky flamur dhe kjo tokë është amaneti i të parëve, është përkatësia dhe përgjegjësia e të gjithëve ne. 110 vjet pas shpalljes së pavarësisë, jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Ballkan, në Evropë e në mbarë botën. Kombi shqiptar ka forcuar gjithnjë e më shumë pozitat dhe rolin e tij të merituar, duke u bërë një faktor dhe aktor i besueshëm për paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajonin tonë.  

Shqipëria është anëtare e denjë e NATO-s, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë, por edhe aleancës më të madhe të vlerave, të demokracisë dhe prosperitetit. Shqipëria është partnere e besuar dhe aleate e SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve të tjera mike në botë. Nëse para 110 viteve diskutohej cozpëzimi i trojeve shqiptare, sot Shqipëria si një anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e  Kombeve të Bashkuara, luan rol të rëndësishëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe për promovimin e demokracisë.

Ajo është e fokusuar në objektivin strategjik të integrimit në Bashkimin Evropian, si e ardhmja më e mirë dhe rruga më e sigurtë për Shqipërinë, për gjithë faktorin shqiptar në rajon dhe vetë rajonin. Në fillim të dhjetorit, për herë të parë, jo vetëm në vendin tonë, por për të gjithë rajonin, mblidhet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Një ngjarje dhe përgjegjësi e madhe. Një mesazh mbështetjeje dhe inkurajimi për të gjithë shqiptarët dhe të ardhmen tonë në familjen evropiane duke nxitur njëherazi një përgjegjësi të shtuar për institucionet dhe klasën politike për vijimin e reformave dhe avancimin e agjendës evropiane. Pavarësisht arritjeve, kemi rrugë të gjatë përpara. Por ajo që duhet të bëjmë, më së pari, është ta duam atdheun me vepra, me shërbim dhe idealizëm, ashtu si patriotët e mëdhenj, që nderojmë sot.

Historia jonë e lashtë dhe e re na vjen si amanet. Askund më mirë se në Vlorën e flamurit, e në këtë ditë, nuk mund të marrë vlerë mesazhi për përgjegjësinë e të gjithëve, dhe më së pari të klasës politike dhe institucioneve. Ne duhet të jemi bashkë për zhvillimin e vendit, për ndërtimin e shtetit ligjor, për forcimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe respektimin e çdo individi dhe të drejtave, që burojnë nga kushtetuta. Duhet të jemi bashkë në luftën kundër korrupsionit, pabarazisë dhe varfërisë; bashkë për çështje të sigurisë kombëtare dhe reformës në drejtësi; bashkë për një shoqëri të lirë, të angazhuar dhe të arsimuar; për një Shqipëri të mundësive të barabarta, të medias së lirë, të institucioneve që u shërbejnë qytetarëve, e të rinjve që gjejnë hapësirë dhe shpresë për ëndrrat dhe idealet e tyre që të ardhmen  tyre ta ndërtojnë në vendlindjen e ture shqipëri.

Përgjegjësitë e Shqipërisë janë edhe më të mëdha se kaq. Ne kemi detyrim për fuqizim të faktorit shqiptar në rajon. Kemi detyrim ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë në përmbushje të detyrimeve kushtuese dhe kombëtare. Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Europian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë. Kemi sakrifikuar si asnjë komb tjetër në rajon, por sot Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, që synon integrimin në BE dhe nATO. Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme; bashkëudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit të saj Euro-Atlantik. Të dashur motra dhe vëllezër, patriotët e mëdhenj që nderojmë sot janë shembulli më i mirë i bashkimit për interesat kombëtare. Me këtë mesazh, unë dua t’i bëj apel sot vetëdijes shqiptare se atdheu dhe kombi kanë nevojë për përkushtimin, përgjegjësinë, shërbimin dhe dashurinë e secilit prej nesh. Nga Vlora e bukur e flamurit, uroj sot të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Arbëreshët, dhe shqiptarët kudo në botë: Gëzuar ditën e Flamurit.

3 VITE ME PARE

110-vjetori i Pavarësisë/ Shqiptarë nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut drejt Tiranës për të festuar

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Pamje nga dogana

KUKËS- Edhe këtë vit shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur Shqipërinë për festimet e 28 nëntorit, ditë që shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas burimeve nga terreni, shqiptarët e të gjitha trevave shqiptare, po i bashkohen festimeve për Festën e Flamurit në Tiranë e Vlorë, ku edhe ndodhen zyrtarë të Kosovës. 

Për të shmangur radhët e gjata në dogana, lëvizja në kufi është bërë me procedurë të përshpejtuar duke shmangur radhët. Atmosfera e festës së Flamurit është ndier edhe në dy anët e kufirit në Morinë, me vendosjen e flamujve kombëtar, ndërsa shqiptarë të shumtë janë nisur edhe nga Shkupi dhe Mali i Zi. 

3 VITE ME PARE

110-vjetori i Pavarësisë, Rama, Kurti dhe Osmani tek ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë,"paqe" edhe me Dritan Lelin

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Pamje nga Vlora

VLORË- Ka nisur në Vlorë ceremonia e ngritjes së falamurit me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Së bashku, të pranishëm janë presidentët Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani, kryeministri Edi Rama, homologu i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarët Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca. Si rrallëherë, krah kryeministrit Rama ka dalë edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

3 VITE ME PARE

Festa e flamurit/ Blinken uron shqiptarët: SHBA të nderuara të punojnë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Anthony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka uron sot shqiptarët me rastin e festës së flamurit. Në letrën e tij publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit shefi i diplomacisë europiane shkruan se SHBA ndihen të nderuara që punojnë më vendin tonë në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së. Blinken shkruan se në këtë ditë dy popujt festojnë dhe 110 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. 

"Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale. Shqipëria ka treguar lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve", shkruan Blinken.

MESAZHI I PLOTË:

‘Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin të uroj popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare që festojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale. Shqipëria ka treguar lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për arritjen e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t'ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike. Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar axhendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar.

Pak histori

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

3 VITE ME PARE

Shqipëria sot, 110 vjet shtet i pavarur dhe sovran

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Flamuri shqiptarë

TIRANË- Shqipëria feston sot 110 vjetorin e krijimit të shtetit. Kjo ditë lidhet ngushtësisht me Ismail Bej Qemalin, i cili më 28 nëntor të vitit 1912 ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet të pavarur dhe sovran. Kjo është një nga ditët më të rëndësishme për mbarë shqiptarët kudo në botë dhe në trojet shqipfolëse. Me rastin e festës së flamurit ashtu si dhe në vitet e tjera do të ketë një sërë aktivitetesh ku sigurisht epiqendra e tyre do të jetë Vlora. Shqiptarët jashtë kufijve nuk do të mbeten pa festuar. Kështu në Nju Jork komuniteti shqiptar do të ngrejë flamuri Kuq e Zi në Bergen County.

Festimet do të shtrihen edhe në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti do të mbajë homazhe në bustin e heroit Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe atë të Adem Jasharit. Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj, mban pritjen shtetërore të rastit. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë organizojnë javën festive, me vente që do të shtrihen në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe do të kulmojnë me koncertin madhështor “110 vjet Forca të Armatosura-Së bashku për Paqen”, në datën 3 dhjetor 2022.

Pak histori

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

3 VITE ME PARE

Meta uron 28 nëntorin: Gjaku i derdhur për flamurin të jetë pishtari për të mbrojtur vendin nga çdo rrezik i ri

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar shqiptarët në ditën e flamurit kombëtarë. Në një postim në Faceboook kreu i PL-së shkruan se në ktë ditë të veçantë për shqiptarët përulemi me krenari para veprës së ndritur të Ismail Qemalit dhe Etërve të Pavarësisë. Meta shprehet se gjaku i derdhur për flamurin duhet të jenë pishtari që na udhëheq në udhën e duhur për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo rrezik i ri.

"Sot në Ditën e Flamurit Kombëtar, përulemi me nderim para veprës së ndritur të Ismail Qemalit dhe Etërve të Pavarësisë, që 110 vjet më parë themeluan shtetin modern duke patur për ideal të shenjtë vetëm Atdheun dhe fatet e Tij. Patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhen të jenë në çdo kohë pishtari që na ndriçon mendjet dhe udhën e duhur ku duhet të ecim për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo rrezik i ri dhe për ta bërë këtë tokë të bekuar sa më të begatë, ku sot e mot të gjithë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të jetojnë me dinjitet dhe krenari. Lavdi përjetë 28 Nëntorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit", shkruan Meta.

3 VITE ME PARE

'Me qytetaren më të re të Shqipërisë', Rama takon Dua Lipën dhe uron shqiptarët për festën e flamurit

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Edi Rama dhe Dua Lipa

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një takim me këngëtaren me origjinë shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Kreu i qeverisë e ka pritur Dua-n në Kryeministri, këngëtarja shihet të mbajë në duar pasaportën shqiptare, të cilën e mori ditën e djeshme nga presidenti Bajram Begaj.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kryeministri ka uruar dhe gjithë shqiptarët për festën e flamurit. Këngëtarja Dua Lipa do të performojë mbrëmjen e sotme në një koncert që do të mbahet në sheshin 'Skëndërvbej'

3 VITE ME PARE

Google i bashkohet festës së shqiptarëve, në 110 vjetorin e pavarësisë 'vishet' Kuq e Zi

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Google

TIRANË- Gjigandi i kërkimit 'Google' i është bashkuar festës së gjithë shqiptarëve këtë 28 nëntor. Motori i kërkimit ka vendosur që ditën e sotme që në qendër të faqes të vendosë flamurin shqiptar.

110-vjetori i pavarësisë/ Biden uron shqiptarët! Google i
Flamuri shqiptar në faqen e 'Google'

Flamuri Kuq e Zi me shqiponjën dy krenare valvitet me krenari këtë të hënë për të gjithë përdoruesit shqiptar. Kjo është kthyer në një traditë të kompanisë për raste festash zyrtare dhe përvjetorë të personaliteteve të ndryshme nga mbarë bota. Sot 'Google' feston me shqiptarët.

110 vjetori i pavaresise

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë