Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një vrasje ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. • 36-vjeçari, Vasil Kamberi është qëlluar me armë gjahu nga i afërmi i tij, 34-vjeçari, Flamur Kamberi. • • Policia u njoftua sot rreth orës 12:00 se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu 36-vjeçari. • Ai u nis me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, por fakteqësisht nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra. • Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shkaqet e të cilës ende nuk dihen.
3 artikuj për këtë temë.
BULQIZË- Vasil Kamberi, 36 vjeç humbi jetën ditën e sotme në fshatin Tërnovë e Vogël pasi u qëllua me armë gjahu nga i afërmi i tij.
Ngjarja ka ndodhur në pyllin afër fshatit. 36-vjeçari u nis me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, por fakteqësisht nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë i afërmi i tij, 34 vjeç, Flamur Kamberi është shoqëruar në komisariat si autori i dyshuar i krimit. Paraprakisht dyshohet se mund të jetë goditur aksidentalisht nga kushëriri gjatë gjuetisë.
BULQIZË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Vasil Kamberi është qëlluar me armë zjarri nga i afërmi i tij Flamur Kamberi. Ky i fundit është shoqëruar në komisariatin e Policisë.
Sipas informacioneve paraprake policore, 36-vjeçari si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital. Ende nuk dihen shkaqet që sollën krimin e rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
BULQIZË- Një 36-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është qëlluar me armë gjahu nga një i afërm i tij. Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ku dhe është njoftuar policia për të shtënat.
36-vjeçari me iniciale V.K., si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Ndërkohë autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Bulqizë/Informacion paraprak
Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.