Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak pas mesante në Kamëz. • Mësohet se banesa që i është vënë lënda plasëse është e deputetit demokrat Xhelal Mziu. • Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës. • Ndërkohë deputeti Xhelal Mziu ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person. • Para policisë, Mziu ka theksuar se në ato momente ndodhej në banesë vetëm me bashkëshorten e tij.
5 artikuj për këtë temë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit me tritol në banesën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu, në Kamëz. Në postimin e tij në Facebook, Bardhi ka theksuar se akte të tilla terroriste të goditjes me eksploziv ndaj një deputeti është i paimagjinueshëm në një shoqëri demokratike.
Dënoj me forcë aktin terrorist të goditjes me eksploziv ndaj kolegut Xhelal Mziu. Akte të tilla kriminale ndaj një deputeti janë të paimagjinueshme në një shoqëri demokratike dhe do të duhet të kishin alarmuar organet përgjegjëse të sigurisë. Deri në këtë moment Policia e Shtetit, përveç një njoftimi pa përmbajtje, nuk rezulton të ketë përcjell asnjë informacion mbi veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes dhe autorëve të mundshëm të saj.
Secili prej nesh, kolegëve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, është pranë deputetit Mziu dhe familjes së tij, dhe apelojmë në mënyrë urgjente institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e këtij krimi të shëmtuar. Çdo vonesë e pajustifikuar do të ishte për ne e papranueshme.
KAMËZ- Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person, pasi i vendosën eksploziv në murin rrethues së banesës së tij. Para policisë, Mziu ka theksuar se në ato momente ndodhej në banesë vetëm me bashkëshorten e tij.
Ndërkohë që më tej ka shtuar se nuk ka dyshime në asnjë person konkret që mund të jetë pas ngjarjes. Shpërthimi në murin rrethues së banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziut ka ndodhur pak pas mesnate.
KAMËZ- Shpërthimi me eksploziv në murin rrethues së banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziut ka bërë fatmirësisht vetëm dëme materiale. Siç shihet dhe nga fotot muri rrethues, ku dhe ishte vendosur lënda plasëse është dëmtuar nga shpërthimi.

Ndërkohë që dëme të shumta ka marrë dhë një makinë që ndodhej me parkuar aty pranë. Shpërthimi në murin rrethues së banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziut ka ndodhur pak pas mesnate.

KAMËZ- Pamjet nga shpërthimi i fortë me eksploviz të vendosur në murin rrethues të deputetit Xhelal Mziu kanë dalë. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, ora shënon 00:56 minuta pas mesnate në momentin e shpërthimit.
Shpërthimi dëgjohet në video sesa i fortë që është. Por fatmirësisht nga plasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë të lenduar.
KAMËZ- Një shpërthim me eksploviz ka ndodhur pak pak mesnatës në Kamëz. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu. Ndërkohë që si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.