LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/ Sizmiologu Rrapo Ormeni: I zakonshëm. Ministria e Mbrojtes: S'ka njerëz të lënduar

• Një tërmet i fuqishëm është ndjerë mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit. • Në orën 22:37, në Klos ka nisur lëkundja. • Sipas të dhënave të para, tërmeti ishte i magnitudës 4.7 i shkallës Riter afër Drezes, Qarku i Dibrës, ndërsa intensiteti ishte 6 ballë. • Ende vazhdojnë pasgoditjet. • Deri më tani, njëra është shënuar me magnitudë 2.9 i shkallës Riter, ndërsa duket se do të ketë edhe valë të tjera. • Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se nuk ka asnjë të lënduar, por ka disa dëme materiale në njësinë administrative në Xibër të Klosit. • Për tërmetin, sizmiologu Rrapo Ormeni  tha se nuk ka vend për panik nga tërmeti.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Plasaritet pallati në Bulqizë, banorët dalin jashtë nga banesa: Do e kalojmë natën tek të afërmit

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/
Pamje nga brenda banesës

DIBËR- Tërmeti në Klos ka shkaktuar disa dëme në banesa. Brenda banesave të dëmtuara, Report Tv ka kapur nga brenda plasaritjet që ishin shtuar që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryefamiljari tha se ndihen shumë të frikësuar dhe se banorët e pallatit të gjithë kanë dalë jashtë nga banesa.

"Tërmeti ishte shumë i fuqishëm, mbajti për disa sekonda. Kemi dalë nga banesa. Është çarë goxha nga lëkundjet e tërmetit të kaluar të gjithë banorët kanë dalë jashtë nga frika. Kanë dalë me fëmijët e vegjël dhe banorët janë shumë të shqetësuar. Natën kemi dalë të shohim të ndonjë mik i joni,"- u shpreh ai.

3 VITE ME PARE

Lëkundjet e tërmetit frikësojnë qytetarët, dhjetra persona dalin nga banesat dhe mbushin rrugët

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/
Pamje nga bulevardi

TIRANË- Lëkundjet e fuqishme të tërmetit kanë shkaktuar panik tek qytetarët, saqë kanë dalë në rrugë. Në Tiranë, siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre të frikësuar.

Madje disa kanë marrë edhe makinat dhe kanë mbushur plot sheshin “Nënë Tereza”. Ashtu siç edhe ka ndodhur më parë, në rastet e tjera kur në vend ka rënë tërmet.

3 VITE ME PARE

Tërmeti në Dibër, Ilmi Hoxha: Ka dëme vetëm në 3 shtëpi

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/

DIBËR- Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha ka bërë me dije të dhënat e para nga terrni. Në një intervistë për Report Tv në lidhje me tërmetin 4.7 ballë me epiqendër në Klos, u shpreh se ka dëme vetëm në tre banesa. Por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

"Për fatin e mirë nuk ka asnjë dëm vetëm një 3 banesa dhe janë dëme të pa konsiderueshme. Për momentin banorët janë shqetësuar dhe një pjesë prje tyre kanë dalë nga banesat. Bashkia Klos, ka planin e masave konkrete secili prej tyre që është i përfshirë do të veprojë sipas këtij plani. Patjetër që do ketë vlerësim të pronave,"- tha Hoxha.

3 VITE ME PARE

Ulet intensiteti i pasgoditjeve të tërmetit

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/
Foto ilustruese

DIBËR- Bie intensiteti i paslëkundjeve të tërmetit që tronditi vendin mbrëmjen e sotme. Siç duket edhe nga të dhënat e sotme, njëri ishte 4.4 i shkallës Rihter, ndërsa tjetri 4.1. 

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/

3 VITE ME PARE

Tërmet në Klos, Ministria e Mbrojtes jep detajet e para: Ka disa dëme në Xibër, asnjë person i lënduar

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me tërmetin që lëkundi sot vendin. Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, ministri Niko Peleshi ka bërë me dije se deri më tani nuk ka njerëz të lënduar.

"Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit,"-shkruan ministri.

3 VITE ME PARE

Tërmeti i fortë me epiqendër në Dibër, sizmologu shpjegon ç'ka ndodhur: I zakonshëm, nuk ka vend për panik. Do shohim pasgoditjet tani...

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/
Rrapo Ormeni

TIRANË- Sizmiologu Rrapo Ormeni ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me tërmetin e fundit që tundi vendin. Në një lidhje telefonike për ReportTv, sizmiologu tha se bëhej fjalë për një tërmet të zakonshëm që nuk ka vend për panik, duke konsideruar edhe zonën ku ka pasur epiqendrën. 

"Ky ishte një tërmet i zakonshëm, që përsëriten për çdo vit, ndaj nuk ka vend për panik. Kjo zonë ku ka rënë tërmeti, Bulqizë-Dibër, ka aktivitet sizmik. Janë tërmete moderatë dhe ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Është tërmet që krijon panik, por nuk shkakton materiale, mund të shkaktojë dëme vetëm në shtëpitë e vjetra. Do të shohim nëse ka pasgoditje më të vogla, do të thotë që do të vijë rënë fuqia e tij,"-tha ai edhe në fjalën e tij.

3 VITE ME PARE

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë në Dibër, "shkundjet" ndjehen edhe në Tiranë

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/
Tërmeti në Shqipëri

TIRANË- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë. Sipas të dhënave të para, tërmeti ishte i magnitudës 4.7 i shkallës Riter afër Drezes, Qarku i Dibrës, ndërsa intensiteti ishte 6 ballë. Lëkundjet u ndjenë në Shqipëri në orën 22:37, ndërkohë që ende vazhdojnë pasgoditjet. Deri më tani, njëra është shënuar me magnitudë 2.9 i shkallës Riter, ndërsa duket se do të ketë edhe valë të tjera. 

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos/

Nga të dhënat e deritanishme, bëhet me dije se epiqendra ka qenë në Klos të Burrelit, por deri më tani nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Nga raportimet e deritanishme, tërmeti është ndjerë thuajse në të gjithë vendin nga jugu në veri.

termet ne diber

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje