Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Shkodra është tronditur pasditen e sotme nga një atentat me armë zjarri ku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. • Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit. • Ndërkohë që i plagosuri rëndë është i moshuari Bashkim Basha. • Sipas informacioneve zyrtare të deritanishme, Hamza Lici po udhëtonte me makinë me Arlind Bushatin, kur automjeti i tyre u qëlluar me breshëri plumbash. • Lici humbi kontrollin e makinës duke marrë para një motor në të cilin ndodhen një cifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. • Nga përplasja Flutura ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në gjendje të rëndë. • Nga të shtënat me kallashnikovë drejt makinësa së tyre, Arlind Bushati mori një plumb në kokë, të cilit nuk i mbijetoi dot. • Ai është djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. • 32-vjeçari, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. • Në 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. • Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një Mercedes-Benz, me targa kroate. • Po ashtu dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, nga një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe grupit kriminal që drejtohej dhe ishin pjesë Hamza dhe Ibrahim Lici. • Policia ka ngritur dy pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa në Shkodër kanë mbërritur edhe forcat RENEA dhe FNSH. • Një automjet tip "Range Rover" është gjendur i djegur, në zonën e Grudës së Re në Shkodër disa çaste pas atentatit. • Brenda makinës së shkrumbuar janë gjetur edhe 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët e masakrës në fshatin Dobraç. • Armë zjarri janë gjetur edhe në makinën e viktimave, konkretisht 3 pistoleta, me njërën prej të cilave dyshohet se Bushati i është kundërpërgjigjur autorëve të atentatit që deri tani ka dyshime se ishin dy persona. • Ndërkohë bëhet me dije se kanë nisur dhe shoqërimet në polici për ngjarjen, ndërsa identitetet e personave nuk dihen.
21 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Ka ndërruar jetë në spital 32-vjeçari, Arlind Bushati, i cili mori një plumb në kokë nga atentati i pasdites së sotme në Shkodër. I riu është djali i ish-kandidatit të PD-së për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit.
Ai ndodhej në makinë me Hamza Licin, një nga viktimat e atentatit, kur persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj automjetit të tyre.
32-vjeçari, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. Në 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol.
TIRANË- Pasditen e sotme në Shkodër e ekzekutua Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushatin, si pasojë e një atentati. Ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh kallashnikov, ndërsa dyshohet se janë dy autorë që kanë marrë pjesë në këtë atentat.
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në "Open" në News24 tha se Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, një personazhi shumë të kërkuar, që ka pasur përplasje të fortë me grupin Bajri.
“Kjo ishte një ngjarje që do të përvëlojë Shkodrën. Hamza Lici ishte duke udhëtuar me Arlind Bushatin, me të cilin ishin lidhur shumë kohët e fundit. Familja Bushati është një familje me tradita, një ndër më të njohurat në Shkodër, që nuk kanë pasur probleme.
Arlind Bushati ishte i lidhur fillimisht me Astmer Bilalin, më pas ishte hedhur në krahun tjetër, te Licët”, tha gazetarja Lala.
Ajo tha se mund të kenë qenë dy ekzekutorë, që kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj automjetit ku ishin Lici dhe Bushati. Lala tha se gjendja shëndetësore e Arlind Bushatit është e rëndë, ai po lufton me jetën. Lala u shpreh se qëllimi i atentatorëve është që t’i vrisnin të dy, si Hamza Licin ashtu edhe Arlind Bushatin. Gazetarja ka bërë një bilanc të përplasjeve që kanë ndodhur në Shkodër, duke theksuar se janë me dhjetra viktima.
“Duhet një reagim i shpejtë, Arlind Bushati duhej të ishte marrë në mbrojtje, pasi 3 javë më parë kishte denoncuar se ishte kërcënuar, se ishte i rrezikuar për jetën. Si ka mundësi që ata lëviznin me një automjet me targa të huaja, që kishin edhe armë dhe askush nuk i kontrollonte? Si ka mundësi që nuk u mor në mbrojtje Arlind Bushati? Kjo situatë më tremb”, tha Lala.
SHKODËR- Janë publikuar pamjet e para të autormjetit tip "Range Rover" të djegur në Golem të Shkodrës, pak minuta pas atentatit të rëndë ku u ekzekutua Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati.
Në makinën e djegur që dyshohet se iu përket autorëve të atentatit, u gjetën edhe dy armë zjarri automatik, që po ashtu ka dyshime se janë përdorur për vrasjen e Licit. Në pamjet e mëposhtme shihet që makina është e shkrumbuar totalisht.
Viktimë nga atentati mbeti edhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha u plagos rëndë. Çifti i të moshuarve u përplasën nga makina e Hamza Licit, ndërsa po lëviznin me motomjetin e tyre.
TIRANË- Pasditen e sotme një atentat ka tronditur Shkodrën, ku u ekzekutua Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushatin. Dyshja ndodhenin në një makinë tip "Benz" me targa kroate, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë me autorët ende të paidentifikuar, ku dyshohet se ishin dy persona ata që kanë marrë pjesë në atentat.
Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Open” në News24 se referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, Hamza Lici nuk ka mundur të qëllojë me armën që kishte me vete, por Arlind Bushati që mbeti i plagosur ka arritur të qëllojë.
Dyshohet se Lici dhe Bushati janë mbajtur në vëzhgim nga autorët e krimit, ndërsa viktima dhe i plagosuri kishin hyrë në territorin shqiptar nga Mali i Zi. Sipas burimeve nga policia për mediat deri tani janë shoqëruar 4 persona në komisariat lidhur me ngjarjen. Identitet e tyre ende nuk dihen.
Viktimë nga atentati mbeti edhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha u plagos rëndë. Çifti i të moshuarve u përplasën nga makina e Hamza Licit, ndërsa po lëviznin me motomjetin e tyre.
SHKODËR- Një automjet tip "Land Rover" është gjendur i djegur, në zonën e Grudës së Re në Shkodër disa çaste pas atentatit ku mbeti i vdekur Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushati.
Brenda makinës së shkrumbuar janë gjetur edhe 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët e masakrës në fshatin Dobraç.
Viktimë nga atentati mbeti edhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha u plagos rëndë. Çifti i të moshuarve u përplasën nga makina e Hamza Licit, ndërsa po lëviznin me motomjetin e tyre.
Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli në zonat përreth, ndërsa në Shkodër kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA, të cilët po kryejnë kontrolle në zonën e Bajrave. Këta të fundit dyshohet si autorët e atentatit, nga një konflikt i hapur prej vitesh me familjen Lici.
SHKODËR- Janë zbardhur detaje të tjera nga atentati që ka tronditur sot Shkodrën. Shënjestër e autorëve ishte makina në të cilën ndodhenin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, e cila u qëllua me breshëri me kallashnikov.
Lici humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Bushati ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi ka marrë plumb në kokë.
Ndërkohë mësohet se nga kontrolli që është ushtruar në makinën ku udhëtonin Lici dhe Bushati, policia ka gjetur dy armë. Po ashtu më shumë se 20 gëzhoja bëhet me dije se janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Si ndodhi atentati?
Hamza Lici po udhëtonte me makinë me Arlind Bushatin, kur automjeti i tyre u qëlluar me breshëri plumbash. Lici humbi kontrollin e makinës duke marrë para një motor në të cilin ndodhen një cifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. Nga përplasja Flutura ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në gjendje të rëndë.
Siç e thamë dhe më sipër në gjendje të rëndë ndodhet edhe Arlind Bushati që ka marrë një plumb në kokë. Ai është djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. 32-vjeçari, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. Në 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol.
Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një Mercedes-Benz, me targa kroate. Po ashtu dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, nga një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe grupit kriminal që drejtohej dhe ishin pjesë Hamza dhe Ibrahim Lici. Policia ka ngritur dy pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa në Shkodër kanë mbërritur edhe forcat RENEA dhe FNSH.
SHKODËR- Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga atentati me dy të vdekur në Shkodër. Hamza Lici, i cili ishte një nga viktimat po urdhëtonte me makinë me Arlind Bushatin, kur automjeti i tyre u qëlluar me breshëri plumbash.
Lici humbi kontrollin e makinës duke marrë para një motor në të cilin ndodhen një cifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. Nga përplasja Flutura Basha ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Raportohet po ashtu se në gjendje të rëndë ndodhet edhe Arlind Bushati që ka marrë një plumb në kokë. 32-vjeçari është djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit.
Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një Mercedes-Benz, me targa kroate. Po ashtu dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe Licve. Policia ka ngritur dy pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa në Shkodër kanë mbërritur edhe forcat RENEA dhe FNSH.
SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas masakrës me dy viktima pasditen e sotme në Dobraç të Shkodrës. Sula përmes një postimi në Facebook shkruan se kriminelët morën jetë në mes të ditës dhe organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë e të kapin autorët.
"Shteti nen pushtetin e bandave. Trondite njarja ne Shkoder. Kriminelët morën jetë në mes të ditës. Organet e rendit duhet te ngrihen ne kembe e te kapin autoret. Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin nga njerëzit ndërsa bandave, krimit të gjithë i hapin krahun. Rendi ka rënë në Shqipëri. Siç kanë komunikuar edhe komunikimet në sekretet, shumë e drejta e shtetit janë në shërbim të krimit të përbashkët," shkruan Sula.

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Shkodër. Mësohet se automjeti që udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha.
Gjithashtu Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga masakra në Dobraç të Shkodrës. Policia ka sjell njoftimin zyrtar për ngjarjen e rëndë që ka tronditur sot Shkodrën. Mësohet se Hamza Lici që mbeti i vrarë ishte në një makinë me Arlind Bushatin, i plagosur nga atentati.
Teksa i kanë qëlluar me armë zjarri, makina e drejtuar nga Lici ka përplasur një motor, në të cilin ndodheshin çifti i të moshuarve Flutura dhe Bashkim Basha. Nga përplasja Flutura Basha ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B. Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
SHKODËR- Hamza Lici, ka humbur jetën pasditen e sotme dyshohet si pasojë e një përplasje mes bandash me armë zjarri. Sipas raportimeve dy makina në lëvizje kanë shkëmbyer zjarr me njëra-tjetrën, ku njëra ka përfunduar duke u përplasur në mur. Sipas informacioneve, në makinën e përplasur ishte dhe Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit. Ky i fundit u arrestua në muajin shkurt të këtij viti në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët e tij pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua. Disa ditë më pas në një seancë gjyqësore në Stamboll gjykata turke ka vendosur lirimin nga qelia të Ibrahim Licit dhe masën shtrënguese ndaj tij për të mos dalë nga territori turk deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.
Lici, duke folur për mediat turke, ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurise dhe qelizat telefonike vertetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes. Ai akuzohet gjithashtu si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019. Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.
Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve maj të 2021 në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve. Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nuk ia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari. Ndërsa i mituri është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë, duke mos dhënë asnjë detaj më për vrasjen që mendohet se ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.
Sipas policisë, Lici është po ashtu autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali (babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali), ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.
Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit), i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 Prilli”. Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale. Ndaj Ibrahim Lici dyshohet se qëndron pas vrasjes së Mustafës.
SHKODËR- Pamje të reja kanë dalë nga masakra e ndodhur pasditen e sotme në Dobraç të Shkodrës. Dosja.al, raportoi se nga përplasja me armë zjarri kanë mbetur të vrarë 2 persona.
Siç shihet edhe në video një nga viktimat ndodhet i shtrirë në mes të rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen edhe disa makina tjera. Siç raportohet katër personat kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas masakrës me 4 viktima pasditen e sotme në Dobraç të Shkodrës. Bardhi shkruan në një postim në "X" se sot në mes të Shkodrës ka ndodhur një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur.
Ai shprehet se Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave. Ai ka akuzuar Policinë e Shtetit se është shndërruar në mbrojtëse të krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar.
Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave.
Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cënim të sigurisë publike dhe akte të rënda si kjo e sotmja. Policia e Shtetit që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!
1/3. Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 30, 2024

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhu në lidhje me vrasjen në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër persona. Mësohet se 1 prej viktimave, është Flutura Basha, e cila ndodhej së bashku me bashkëshortin e saj Bashkim Basha.
Ndërkohë që të plagosur nga ngjarja kanë mbetur Arlind Bushati dhe Bashkim Basha.

SHKODËR- Shkodra është tronditur pasditen e sotme nga një masakër me 2 viktima dhe 2 të plagosur, që dyshohet se ka ardhur nga përplasja mes bandave kriminale. Dy nga viktimat që janë identifikuar janë Hamza Lici dhe Flutura Basha.
Ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe Arlind Bushati. Ky i fundit është djali i Xhemal Bushatit, i cili ka qene kryetar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe po ashtu kandidat për Partinë Demokratikë, në kohën që ishte kryetar Lulzim Basha.
Arlind Bushati 32-vjeç, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. Më herët në një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022.
Ndërkohë, raportohet se Hamza Lici, nip i familjes Bushati, është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë.
SHKODËR- Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga masakra në fshatin Dobraç të Shkodrës. Deri më tani janë identifikuar vetëm dy prej viktimave, Hamza Lici dhe Flutura Basha.
Hamza Lici është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë. Ndërkohë pritet njoftim zyrtar nga policia lidhur me rrethanat dhe motivet e sakta.
SHKODËR-Shkodra u trondit nga një ngjarje terror, ku 2 persona raportohet se janë vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Një nga viktimat është identifikuar si Hamza Lici.
Siç shihet edhe në video një nga viktimat ndodhet i shtrirë në mes të rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen edhe disa makina tjera. Siç raportohet katër personat kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
SHKODËR- Deri më tani raportohet se dy persona kanë vdekur dhe dy janë plagosur nga të shtënat në fshatin Dobraç të Shkodrës.
Sipas raportimeve kanë qenë dy automjete të cilat në ecje qëlluar me breshëri njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa here, dhe më pas është përplasur me një mur.
Pritet njoftim zyrtar nga policia, ndërsa ambulanca dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Raportohet gjithashtu se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike në spital.
SHKODËR- Fshati Dobraç në Shkodër është tronditur pak më herët nga të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se disa persona kanë humbur jetën ndërsa ka edhe të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, 5 ambulanca dhe policia ndodhet në vendngjarje. Ende nuk ka asnjë detaj për motivet dhe rrethanat që sollën këtë masakër.

SHKODËR- Një person raportohet se ka humbur jetën si pasojë e të shtënave në fshatin Dobraç në Shkodër.
Ende nuk dihet asnjë informacion për rrethanat apo motivet e ngjarjes së rëndë. Ka dyshime se ka më shumë se një viktimë dhe te plagosur.
Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje, ku kanë nisur menjëherë hetimet.

SHKODËR - Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve të para të shtënat kanë ndodhur tek "5 heronjtë e Vigut" në fshatin Dobraç.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo viktima.