LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë në oborrin e maternitetit, fjalët e fundit të 35-vjeçares: Pasha këtë fëmijë

• Krim i rëndë brenda familjes! Një burrë me emrin Sokol Halili ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur rreth orës 18:00. • Gruaja raportohet se është e moshës 35 vjeçe dhe ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo është paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me të shoqin. • Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. • Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin. • Motra e 35-vjeçares ka treguar se Halili ishte i dhunshëm dhe se e ka mbajtur atë për 6 muaj të mbyllur brenda në banesë • Halili pasi qëlloi mbi bashkëshorten e tij është arratisur nga vendngjarja. Zona është e blinduar dhe shtatë makina policie kanë rrethuar Maternitetin. • Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe politikanët, duke nisur nga kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e duke vazhduar te kryeopozitarët, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku si dhe Ramosh Haradinaj. 

19 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Rrjeti i Grave me thirrje për protestë pas vrasjes së 35-vjeçares: Jemi të rrezikuara, të mblidhemi nesër në orën 16:00

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Pamje nga ngjarja

KOSOVË- Rrjeti i Grave të Kosovës ka njoftuar se ditën e nesërme në ora 16:00, tek sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do organizohet një protestë në shenjë revolte për vrasjen e një gruaje shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Me anë një njoftimi, Rrjeti i Grave ka theksuar se duhet organizim emergjent për të shprehur mëllefin që kanë dhe për ngushëllimin e dhimbjes kolektive. 

Njoftimi i Rrjetit të Grave:  

Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara! Në gjumë, në përditshmëri, në institucione shëndetësore edhe edukative, hapësira publike  edhe hapësira private, në parqe, rrugë, brenda mureve të shtëpive tona… Asnjë hapësirë nuk është më e sigurtë për ne! Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetren dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkangjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë. Brenda një jave, dy burra vranë dy gra. Nuk u vranë gratë! Burrat i vranë gratë! I vranë sepse institucionet i inkurajuan, me dënime të ulëta. I vranë sepse kultura e pandëshkueshmërisë, e forcon mendësinë patriarkale! Prandaj, ftojmë të gjithë ata që bashkëndjejnë të na bashkohen nesër në revoltë!

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e 35-vjeçares në oborrin e QKUK-së, viktima ishte nën urdhër mbrojtjeje

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë

KOSOVË- Gruaja që u vra sonte në oborrin e QKUK-së ishte nën trajtim të autoriteteve pasi në këtë rast ishte lëshuar një urdhër për mbrojtje. Kallxo shkruan se viktima ka qenë në trajtim nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave në regjionin e Ferizajt.

Urdhri mbrojtës ka qenë në fuqi në momentin e vrasjes së viktimës. Urdhri për mbrojtje është urdhër që lëshohet nga gjykata. Pra, gjykata parasheh masa mbrojtëse për viktimën. Ndër të tjera, urdhri ia ndalon të dyshuarit t’i afrohet viktimës.
 
2 MUAJ ME PARE

Vrasja e gruas shtatzënë, mediat serbe: Burri e qëlloi edhe pasi ajo ra përtokë 

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Pamje nga ngjarja

SERBI- Mediat serbe kanë raportuar vrasjen e gruas shtatzënë nga burri në Kosovë. Kosovo Online si dhe media të tjera serbe shkruajnë se viktima ishte 41 javëshe shtatzënë dhe se pritej të lindte nga dita në ditë. Po ashtu mediat serbe kanë theksuar faktin se Sokol Halili ka qëlluar mbi gruqan e tij shtatzënë edhe pasi ajo ka rënë përtokë.  

Shkrimi i mediave serbe:

Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përballë Klinikës Gjinekologjike, mbrëmjen e sotme ka ndodhur një vrasje, ku siç dyshohet, burri ka vrarë gruan e tij shtatzënë. Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Fljora Ahmeti, viktima ishte e moshës 35 vjeçare dhe 41 javëshe shtatzënë.

“Rreth orës 18:00 kemi marrë informatën për një trup të pajetë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, grua e moshës. rreth 35. Nga të dhënat e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, ka thënë Ahmeti.

Siç shtoi ajo, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur hetimet dhe po vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes. Sipas dëshmitarëve okularë, gruaja për një kohë të shkurtër shkoi në dyqan, kur një burrë iu afrua dhe e qëlloi. Edhe pse ajo ra menjëherë në tokë, burri vazhdoi të gjuante plumba.

2 MUAJ ME PARE

Flet familjari i gruas së vrarë në QKUK: Policia e dinte për mosmarrëveshjet

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Regjep Brahimi

KOSOVË- Burri i motrës së gruas së vrarë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Regjep Brahimi, deklaroi se Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për mosmarrëveshjet mes viktimës dhe ish-bashkëshortit, si autor i dyshuar i aktit.

Brahimi u shpreh për KosovaPress se e ndjera ka qenë e martuar për 4 muaj dhe për shkak të mosmarrëveshjeve janë ndarë, dhe për këtë ka qenë edhe ndërhyrja e policisë. Ai tha se gruaja e tij ka folur me të motrën para aktit dhe se i kishte thënë që pret që të sjellë në jetë fëmijën gjatë ditës së enjte.

“Ka qenë e martuar në Godanc, ka qenë rreth katër muaj e martuar, ka pasur mosmarrëveshje me burrë dhe familje dhe nuk janë kuptuar dhe mes policisë janë ndarë. Ka qëndruar në shtëpi deri në ketë kohë për lindje… Policia ka qenë në dijeni për rastin, pasi është ndarë përmes policisë… Gruaja ka qenë me social dhe të gjitha kontrollet i ka kryer… Shoqja foli para se me ndodh rasti sot dhe ka treguar që për nesër ka me lind…Nuk ka treguar nëse ka pasur ndonjë problem apo kërcenim”, tha Brahimi.

2 MUAJ ME PARE

Flet motra e 35-vjeçares së vrarë: Kishin probleme, Halili mbante armë në shtëpi

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Sokol Halili dhe Hamide Magashi

KOSOVË- Gruaja që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së ishte duke jetuar me babanë e saj që kur u nda nga burri i saj.  Kështu e konfirmoi për T7 motra e viktimës, e cila tha se Hamide Magashi dhe burri i saj Sokol Halili kanë pas probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi.

Sipas saj, viktima është ndarë me të me ndihmën e Policisë. Motra e viktimës ka treguar se për gjashtë muaj, autori e ka mbajtur mbyllur atë.

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e gruas shtatzënë, Osmani: Kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK. Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkruan se sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që nuk arriti të bëhet nënë dhe për famijën që u shua pa të drejtë.

Presidentja thotë se kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund pasi jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari është e shenjtë.

Reagimi i Osmanit:

Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë. Një tjetër krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër “burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës. Sonte mungojnë fjalët se ato i ka zëvendësuar dëshpërimi. Sonte është e vështirë të mendosh se ka shpresë!

Por, sonte shpresa e besimi janë më të nevojshme se kurrë. Kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund. Në sprovë jemi jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri. S’ka më arsyetime e justifikime. Jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari tonë është e shenjtë. Asnjë vajzë e grua më shumë është thirrje kombëtare për të gjithë ne. Përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal. Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura e jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm: DREJTËSI!

2 MUAJ ME PARE

Ministria e Drejtësisë: Gruaja kishte kërkuar ndihmë disa herë më para

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Nazlie Bala

KOSOVË- Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, ka thënë se gruaja shtatzënë, e cila u vra këtë të mërkurë, kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse. Në Radio Dukagjini Bala tha se institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë përgjegjshmërinë, dhe viktimave të dhunës t’u jepet përkrahja e plotë.

Ajo theksoi se lufta ndaj fenomenit të dhunës duhet të jetë e gjithë shoqërisë dhe të mos reduktohet vetëm në institucione. Gruaja shtatzënë, e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj.

Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.

2 MUAJ ME PARE

Fjalët e fundit të 35-vjeçares para së të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Fjalët e fundit që 35-vjeçarja shtatzënë Hamide Magashi ka thënë para se të vritej nga burri i saj në Kosovë janë bërë publike. Vrasja e saj ndodhi pikërisht në oborrin e Gjinekologjisë ku ka pasur edhe kalimtarë rasti.

Klan Kosova ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.

Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”. Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka thënë dëshmitarja.

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ E vrau në javën e fundit të shtatzënisë, kush është çifti nga Kosova, martesa nuk u zgjati as 1 vit

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë

KOSOVË- Emrat dhe fotot e 35-vjeçares që u vra ditën e sotme shtatzënë si dhe të burrit të saj, i cili është autori i ngjarjes kanë dalë. Mësohet se viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili nga disa të shtëna me armë, pas një konflikti që ata të dy kanë pasur. 

Ata ishin martuar këtë vit, por ishin ndarë së fundmi pasi kishin probleme me njëri-tjetrin. Magashi ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë

2 MUAJ ME PARE

U vra në oborrin e spitalit, largohet trupi i pajetë i gruas shtatzënë

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Pamje nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Është larguar trupi i pajetë i viktimës, 35-vjeçare, nga oborri i QKUK-së në Prishtinë. Sipas rrjetit të grave, ajo ishte në proces të divorcit me bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ia ka marrë jetën asaj me armë zjarri.

Viktima po ashtu është pranuar në fundjavë në gjinekologji dhe ishte në pritje të lindjes. Para se të ndodhë akti makabër, sipas dëshmitarëve ka pasur fjalosje verbale mes ish-çiftit.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeç. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e gruas shtatzënë, Krasniqi: Dhuna me bazë gjinore, alarm urgjent për institucionet e shtetit

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së një gruaje shtatzënë në QKUK. Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për institucionet e shtetit dhe se në këtë drejtim duhet të veprohet shpejt dhe pa kompromis. Vrasjen e 35-vjeçares në oborrin e Gjinekologjisë e ka quajtur mizore dhe çnjerëzore, teksa ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre.

Postimi i Plotë:

Tragjike, mizore, çnjerëzore! Pa fjalë nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatëzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre. Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit. E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!

2 MUAJ ME PARE

​Vrasja e gruas shtatzënë, Abdixhiku: Fjalët tani humbin peshën

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vrasjes së një gruaje shtatzënë nga bashkëshorti, duke thënë se ka diçka thellësisht të tmerrshme brenda shoqërisë sonë. Me anë të një postim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se nuk mund të sillemi në cikël të njëjtë reagimi; nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër.

Postimi i Plotë:

Sërish një grua, në javën e fundit të shtatzënisë, bëhet viktimë e një krimi monstruoz. Kjo më s’është gjendje normale; e ne nuk mund të normalizojmë vetëm me reagime këtë alarm nacional që na shpërfaqet në mënyrën më çnjerëzore të mundshme para sysh tani nga dy herë në javë. Na duhet një veprim kombëtar, nga policia tek prokuroria e gjyqësia, nga edukimi e mbështetja kolektive, për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas drejt e në rrënjë. Kosova mundet më ndryshe. Shoqëria jonë duhet të jetë më ndryshe”, ka shkruar tutje kreu i LDK-së. Fjalët tani humbin peshën. Asgjë çfarë themi sot nuk kthen prapa jetën e shuar të një gruaje të pambrojtur e jetën e pa nisur të një fëmije. Si prind e familjar ndjej dhimbje dhe mllef për humbjen e trishtuar të kësaj mbrëmje. Si pjesë e spektrit politik, ndjej obligimin njerëzor për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas që ka marrë karakter nacional tashmë. Ky duhet të jetë misioni ynë parësor sot.

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e gruas shtatzënë, Kurti: Aty ku lindin jetë u morën dy sot

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi një grua shtatzënë është vrarë mbrëmjen e së mërkurës në QKUK. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti e ka quajtur të papranueshme dhe të padurueshme këtë vrasje.

Postimi i Plotë:

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e 35-vjeçares shtëtzënë, Rrjeti i Grave në Kosovë: Ishte në proces divorci 

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Rasti tragjik i ndodhur para më pak se një orë në oborrin e QKUK-së, e ka tronditur tërë vendin. Dyshimet e para janë së gruaja shtatzënë u vra nga burri i saj. Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në Radio Dukagjini, ka thënë se e ndjera ishte në proces të divorcit me bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ia ka marrë jetën asaj me armë zjarri.

Viktima besohet të jetë nga komuna e Lipjanit. Ajo ka thënë se gratë e vajzat në janë tejet të rrezikuara dhe të lëna anash nga institucionet e sigurisë.

“Kemi të përditshme raportimet në polici për dhunën ën familje këtë muaj kemi vrasjen e dytë kjo na le të kuptojmë që vajzat dhe gratë të tona janë në luftë në Kosovë jemi tu jetu në një dukuri të keqe por kjo na lë me kuptu se si i trajtojnë institucionet tona vajzat dhe grat tona. Kemi arrit me kuptu që qifti kanë qenë në process divorci e kjo lë të kuptoj shumë se si i trajtojnë  këto raste prokurorët dhe gjykatësit. Drejtësia po çalon në procesin e dhunës në familje dhe atë seksuale," tha ajo.

2 MUAJ ME PARE

Gruaja e vrarë ishte në javën e fundit të shtatzënisë, nga të shtënat vdiq edhe foshnja

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Gruaja 35-vjeçare e cila u qëllua për vdekje sot para hyrjes së Gjinekologjisë në QKUK, ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Nga të shtënat ka mbetur e vdekur edhe foshnja.

E ndjera ishte shtrirë në Gjinekologji për terminin e lindjes, por para disa minutash ishte takuar me ish-bashkëshortin e saj në oborrin e klinikës. Ish-bashkëshorti dyshohet të ketë shtënë disa herë në drejtim të saj, nga të cilat dy plumba i kanë marrë jetën asaj dhe foshnjes.

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në Prishtinë, mbyllet Klinika Gjinekologjike

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Klinika Gjinekologjike është mbyllur, pas dyshimeve për vrasjen e një gruaje atje. Nacionale shkruan se Gjinekologjia është mbyllur dhe hyrja emergjente po përdoret vetëm nga stafi mjekësor.

Ndërkohë që viktima ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe në javën e fundit të shtatëzënisë. Ende nuk ka dalë ndonjë informacion në lidhje me arrestimin e autorit. 

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e gruas shtatzënë, spitali: Gjithçka ndodhi në oborrrin e Maternitetit

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Gruaja shtatzënë, e vrarë

KOSOVË- Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e maternitetitn. Përmes një njoftimi në Facebook, ShSKUK’ja, konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Në njoftim thuhet se organet policore ndodhen në vendin e ngjarjes, por nuk shpejgojnë detaje të mëtejshme.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet,”- thuhet në postim.

35-vjeçarja ishte shtatzënë në javët e fundit. Autor dyshohet të jetë ish-partneri i saj.

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vrasja e gruas shtatzënë nga ish-partneri në Kosovë, pamjet nga vendngjarja, trupi i pajetë i mbuluar me çarçaf

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Pamje nga ngjarja

KOSOVË- Pamjet e mëposhtme janë nga qendra spitalore e Kosovës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë. Në videon e mëposhtme shihet trupi i pajetë i 35-vjeçares, e cila dyshohet se është vrarë me armë zjarri. 

Trupi i saj është mbuluar me çarçaf të bardhë, ndërkohë që ende nuk ka dalë ndonjë informacion në lidhje me arrestimin e autorit. 

2 MUAJ ME PARE

E rëndë në Kosovë, burri vret gruan shtatzënë para qendrës spitalore

Krim makabër në Kosovë! Burri vret gruan shtatzënë
Pamje nga ngjarja

KOSOVË- Një grua shtatzënë, dyshohet se është vrarë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare. Telegrafi shkruan se gruaja dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeçare.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha Ahmeti.

 

burri vret gruan shtatzene

Sondazh

Poll

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

VIDEO- Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë

Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti:Turp

"Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal

Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin!

Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen kamerat e sigurisë në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, 44 persona nën hetim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë