Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Një ngjarje makabër ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi, ku një 39-vjeçar ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe e ka fshehur trupin e saj në papafingo. •Ngjarja makabër ka ndodhur para një jave, por Kastriot Cenko ditën e sotme ka njoftuar autoritetet greke duke u treguar krimin që ka kryer. •Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. •Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të Alba Cenkos. •Gjithashtu 39-vjeçari shqiptar ka thënë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar nga xhelozia. •Mediat greke bëjnë të ditur se krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit teksa fëmijët ishin në shkollë. •Gjithçka ndodhi kur gruaja dyshohet se mori një telefonatë nga një mik dhe hyri në banjë për të folur në telefon. •Më pas ai ka marrë një çekiç dhe e ka goditur në kokë duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka mbytur me duar. •Gjithashtu ai e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur trupin e saj në dhomën e tyre. •Ndërsa të nesërmen në mëngjes kur fëmijët po bëheshin gati për në shkollë kanë pyetur se ku ishte nëna e tyre, dhe i ati u ka thënë se kishte shkuar në punë. •Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas Cenko i ka çuar te vëllai i tij. •Kur fëmijët janë kthyer në shtëpi, autori ka vendosur të thërrasë autoritetet dhe të rrëfejë krimin. •Ndërsa fqinjët kanë deklaruar se ata kishin dy fëmijë të moshave 9 dhe 12 vjeç, dhe nuk kanë dëgjuar për sherre mes tyre.
5 artikuj për këtë temë.
GREQI- Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja makabër në familjen shqiptare në Greqi. Mediat greke bëjnë të ditur se krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit teksa fëmijët ishin në shkollë. Gjithçka ndodhi kur gruaja dyshohet se mori një telefonatë nga një mik dhe hyri në banjë për të folur në telefon.
Më pas ai ka marrë një çekiç dhe e ka goditur në kokë duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka mbytur me duar. Gjithashtu ai e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur trupin e saj në dhomën e tyre. Ndërsa të nesërmen në mëngjes kur fëmijët po bëheshin gati për në shkollë kanë pyetur se ku ishte nëna e tyre, dhe i ati u ka thënë se kishte shkuar në punë.
Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij. Kur fëmijët janë kthyer në shtëpi, autori ka vendosur të thërrasë autoritetet dhe të rrëfejë krimin. Kastriot Cenko ka lajmëruar autoritet rreth orës 18.00 të pasdites.
GREQI- Gruaja në foto është shqiptarja Alba Cenko e cila u vra nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko. Gjithashtu Cenko pasi e vrarë e ka fshehur atë në papafingo. Po ashtu ishte vetë shqiptari ai që lajmëroi policinë për krimin që kishte kryer.
Ai u kërkoi efektivëve të shkonin në banesën e tij, pasi kishte vrarë me çekiç bashkëshorten dhe prej një jave e mbante trupin e saj në papafingo. 39-vjeçari tha para policëve se vrasjen e kreu nga xhelozia, teksa fëmijët e çiftit ishin në shkollë.
GREQI- Personi në foto është 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç. Kastriot Cenko, nga Fieri deklaroi para policisë se e ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe e ka mbajtur trupin e pajetë në papafingo prej një jave.
Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në Athinë dhe pasditen e sotme ai ka lajmëruar policinë. Kur në vendgjarje ka mbërritur grupi hetimor, kanë konstatuar erë të keqe dhe në papafingo gjetën trupin të mbuluar me çanta të zezë.
Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar për shkaqe xhelozie teksa fëmijët ishin në shkollë. Gjatë kohës që trupi i pajetë ishte në papafingo, fëmijët kanë lëvizur në shtëpi pa e ditur ngjarjen e rëndë.
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen makabër në Greqi, Ku 39-vjeçari shqiptar vrau gruan e tij me çekiç. Gjithashtu 39-vjeçari shqiptar ka thënë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar nga xhelozia teksa fëmijët ishin në shkollë.
Siç raportohe ngjarja se ka ndodhur një javë më parë kur dy fëmijët e çiftit kanë qenë në shkollë. Fëmijët nuk kanë kuptuar asgjë, ndërsa ditën e sotme ka qenë vetë ai që ka njoftuar policinë dhe ka dëshmuar krimin tronditës. Gjithashtu fqinjët kanë deklaruar se ata kishin dy fëmijë të moshave 9 dhe 12 vjeç, dhe nuk kanë dëgjuar për sherre mes tyre.
GREQI- Një ngjarje horror ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Mësohet një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe e ka fshehur trupin e saj në papafingo.
Gjithashtu ngjarja makabër ka ndodhur para një jave, por 39-vjeçari shqiptar ditën e sotme ka njoftuar autoritetet greke duke u treguar krimin që ka kryer. Siç raporohet nga mediat greke ai është shprehur se e ka vrarë me çekiç, në shtëpinë e tyre në Ampelokipi.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.