Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë të Kosovës. • Urim Hyseni, i sapo kthyer nga Gjermania ka vrarë nënën e tij. •Vrasjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. •I dyshuari, Urim Hyseni është arrestuar. • Sipas Policisë, pasi i mori jetën të ëmës, djali ia këputi kokën me thikë dhe më pas ia piu gjakun. •Hyseni ka deklaruar se nëna ishte fajtore për divorcin e tij nga bashkëshortja e dytë.
7 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Sahide Gashi, prokurore e rastit tragjik të ndodhur sot në Pejë, ku djali vrau mizorisht nënën e tij ka deklaruar se kanë siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes. Prokurorja Gashi tha se kanë provuar të marrin në pyetje të dyshuarin, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të flasë.
“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar autorë okularë të ngjarjes. Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij”, ka njoftuar prokurorja.
Ajo tha se do të vazhdojnë me hetime.
“Në bazë të të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në institutin e psikiatrisë forenzike të të dyshuarit dhe do vazhdojmë me hetime deri në ndriçimin përfundimtar të këtij rasti”, tha Gashi.
Prokurorja theksoi se falë reagimit të shpejtë të Policisë së Pejës, i dyshuari është arrestuar në mënyrë të mos i shkaktojë dikujt tjetër dëm apo të lëndojë vetveten.
KOSOVË- Detaje makabër janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kosovë ku Urim Hyseni vrau nënën e tij. Mediat në Kosovë kanë publikuar detaje nga krimi i rëndë duke bërë me dije se autori i kishte këputur kokën me thikë nënës së tij dhe më pas i kishte pirë gjakun.
Pas arrestimit të tij, ai ka dëshmuar se krimin makabër e kishte kryer nën dyshimin se e ëma e ndau nga gruaja e dytë.
Sipas mediave në Kosovë, autori duke përdorur thikën i ka prerë kokën nënës së tij dhe më pas i ka pirë gjakun. Autori kishte ardhur nga Gjermania për të vizituar familjen e tij dhe pritej që brenda disa ditësh të rikthehej në vendin ku punonte. /Dosja.al
KOSOVË- Urim Hyseni vrau ditën e sotme nënën e tij në Pejë. I riu vrau të ëmën me thikë, duke i prerë kokën e më pas i piu gjakun. Kështu raportohet në mediat kosovare. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, deklaroi se morën informacion për rastin rreth orës 16:00. Ai ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.
Më poshte është fotografia e të dyshuarit, Urim Hyseni bashkë me nënën e tij, tashmë të ndjerë./Dosja.al

KOSOVË- Personi në foto është Urim Hyseni, personi i cili vrau me thikë nënën e tij. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se Hyseni është vënë në pranga.
“Sot rreth orës 16:00, Policia ka marrë informacion se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka ndodhur një rast. Njësitet policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës'-njofton Policia.
KOSOVË- Policia ka vënë në pranga personin që vrau nënën në Pejë. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij apo i viktimës.
Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në lagjen Kapeshnicë të Pejës. Ky lajm u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova./Dosja.al
PEJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Pejë, ku një djalë se ka vrarë nënën e tij. Deri më tani, sipas burimeve të Gazetës Sinjali, mësohet se djali i ka marrë jetën nënës së tij në lagjen Kapeshnicë të Pejës.
Por nuk ka ndalur me aq. Sipas Policisë së Kosovës, pasi i mori jetën të ëmës, djali ia këputi kokën me thikë dhe më pas ia piu gjakun. Detaje këto që tregojnë për gjendjen e tij mendore.
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një familje në Pejë, ku një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij. Sipa mediave në Kosovë, djali i mori jetën nënës brenda banesës që ndodhet në lagjen Kapeshnicë të Pejës.
Policia e Kosovës ka deklaruar se janë në fazën e grumbullimit të informacioneve.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”
Deri më tani nuk bëhen të ditur identitetet e personave të përfshirë në ngjarje./Dosja.al