LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë kunatën, kapet nga Policia me armën e krimit në duar

•Vritet Alma Qevani në fshatin Kusarth në Elbasan. •44-vjeçarja u godit me sëpatë nga kunati i saj, Refik Tashi 58 vjeç, për arsye që ende nuk dihen. •Qevani, ndërroi jetë brenda spitalit. •Tashi ka qëlluar me sëpatë motrën e gruas së tij në rrugë. •Pas vrasjes, Tashi ka ecur me sëpatë në duar e ndërsa është pikasur në fshatin Bradashesh nga efektivët e policisë. •Sapo Policia ka parë sëpatën me gjak kanë bërë të mundur arrestimin e tij. •Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ngjarja makabre në Elbasan/ Fqinjët: Ishin 2 motrat, njëra e shtrirë në tokë, tjetra e mbuluar me gjak

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
Fqinjet

ELBASAN- Fqinjët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku një grua mbeti e vdekur nga kunati i saj. Një nga fqinjet tregon se njëra nga motrat ka qenë e mbuluar në gjak, ndërsa tjetra e shtrirë. Banorët e zonës tregojnë se dy motrat nuk dilnin shpesh dhe nuk është se kishin komunikim me fqinjët e tjerë.

“Nuk bërititi ajo. Mua më thirri një komshie nga dritarja e bërtiti: “Po e therin oj Dije”. I thashë nuk të dëgjoja, vec e theri dëgjova. Almën e kam parë që kalon ndonjëherë me dele. Nuk dalin fort ata. U tronditëm. Është gjynah, goca e re. Pse ai që kanë futur në shtëpi e ka vrarë? Ai qenka katil. Unë dëgjova zhurmë dhe ajo gruaja kërkoi ndihmë, ujë. Dola unë, nxora ujë me kovë. Erdhi e mori vetë ajo. Kishte gjak nga surrati. Tjetra ishte shtrirë.  Janë goca të mira, në punë të vet”, tha një tjetër grua.

3 VITE ME PARE

DYSHIMET/ Pista e lidhjes intime, çfarë përflitet për vrasjen makabre të 44-vjeçares në Elbasan

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
njollat e gjakut

ELBASAN- Pista e parë që po hetohet nga policia për vrasjen e 44-vjeçares Alma Qevani nga kunati i saj në Elbasan me sopatë është një aferë intime mes tyre. Mësohet se sipas grupit hetimor, ka pasur një lidhje intime mes 58-vjeçarin Refik Tashi dhe kunatës së tij.  

Ndërkohë në pyetje është marrë bashkëshortja e autorit të krimit dhe nëna e viktimës. Një tjetër pistë që ka dalë është edhe se viktima nuk i kishte bërë bukë autorit.

3 VITE ME PARE

Vrasja me sëpatë brenda familjes në Elbasan, fqinja: Dëgjova zhurmë që bërtiste, gjaku është ende aty

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
E moshuara

ELBASAN- Ngjarja e rëndë në Elbasan që tronditi mbarë vendin, ku 58-vjeçari i identifikuar si Refik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qevani, ka shokuar dhe fqinjët e tyre. Fqinja e autorit dhe viktimës, ka treguar për Klan News më shumë hollësi lidhur me rrethanat e krimit të rëndë. E moshuara thotë se në momentin e krimit ka dëgjuar zhurmë.

Fqinja: Dëgjova një zhurmë që bërtiste, kur këta thoshin që ka qenë dhëndri. Ai ka një vit e ca që rri tek shtëpia e vajzës që vra. Ata 2 pleqtë kanë 2 goca, edhe e morën këtë. E ka marrë ajo e madhja. Ai ka vrarë të voglën, jo të madhen sepse janë 2 motra ata.

Pyetje: Domethënë, ai kishte ardhur dhe jetonte tek shtëpia e bashkëshortes?

Fqinja: Këtu jetonte. Ka një vit e ca ose 2, ikin vitet. Nuk mbaj mend shumë se 87 vjeç jam.

Pyetje: Personin a e keni parë kur ka ikur sepse ai është kapur matanë?

Fqinja: Jo, nuk e kam parë.

Pyetje: Keni njollat e gjakut përballë shtëpisë…

Fqinja: E pashë gocën kur e morën këtu sepse aty zbriti një shofer, ai kishte qenë udhëtar. E mori për duarsh dhe për koke dhe është bërë gjaku aty.

Pyetje: Kush ka tentuar ta marrë gocën për në spital?

Fqinja: Nuk e di. Unë e pashë ambulancën që lajmëruan këto. Doli ajo komshija, por unë nuk kisha fuqi sepse kisha frikë se rrëzohem në shkallë.

3 VITE ME PARE

Policia kërkonte autorin e plagosjes së ish-kreut të PD Peqin, si u kap aksidentalisht 58-vjeçari me sëpatë në duar

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
Policia

ELBASAN- Autori i vrasjës së 44-vjeçares Alma Qevani në Elbasan Refik Tashi është zbuluar nga policia rastësisht. Policia e ka zbuluar rastësisht krimin, teksa ishte duke kërkuar autorin e plagosjes së ish-kreut të PD-së Peqin Diell Çela.

Sipas informacionit zyrtar, blutë ishin në patrullim në fshatin Bradashesh, kur kanë konstatuar 58-vjeçarin me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap. Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e tij dhe e kanë shoqëruar atë në Komisariat.

3 VITE ME PARE

“Grua shumë e mirë”, flasin fqinjët e gruas që u masakrua nga kunati në Elbasan: Nuk kemi dëgjuar debate

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
fqinjet

ELBASAN- Fqinjët e familjes Tashi dhe Qevani kanë folur pas ngjarjes së rëndë që tronditi fshatin Kusarth në Elbasan. 58-vjeçari Refik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani, mesditën e sotme. Fqinjët e tyre kanë deklaruar se nuk janë në dijeni që të kenë pasur konflikte mes tyre.

“Ishte një grua e mirë. Nuk kemi dëgjuar asnjë debat. Ishte shumë vajzë e mirë. Unë nuk e njoh, thjesht e kam parë kalimthi. Nuk kemi dëgjuar as sherr edhe as debate. Unë nuk kam qenë në shtëpi kur ndodh ngjarja," thanë fqinjët e saj.

3 VITE ME PARE

“U nxeh se nuk i hapi telefonin”/ Flet gruaja që bashkëshorti i vrau motrën: Të marrë dënimin që meriton

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
Gruaja e Tashit

ELBASAN- Bashkëshortja e 58-vjeçarit që vrau motrën e saj, Ema Qevani në Elbasan tha për mediat se konflikti ishte i papritur. Duke folur për mediat, ajo u shpreh se Refik Tashi, me të cilin ishte martuar prej dy vjetësh, ishte nxehur me viktimën se nuk i kishte hapur telefonin. Ajo thotë se kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e motrës dhe se bashkëshortit të saj t’i jepet dënimi që meriton.

"Unë dhe motra ishim tek arat. Ishte nxehur pse nuk e hapi telefonin, asgjë tjetër. Më përpara ziheshin kot, por asgjë konkretisht, për punët e shtëpisë. Me mua nuk ka pasur konflikte bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë dhe motra e mori inat të madh dhe prandaj nuk e hapte telefonin. Kam 2 vite që jam martuar. Merrej me pastrim. Lindi konflikti pse nuk e hapte telefonin. Të dyja ishim aty. Nuk e mbanim dot më se ai ishte i fortë. Aty nuk kishte njeri. Nuk e di se kush e njoftoi ambulancën, por erdhi një polic e më pas ambulanca. E sollëm ne motrën deri para derës. Kërkojmë drejtësi dhe dënimin deri në fund që e ka hak. Nuk ka pasur konflike, as me mamanë dhe as me babain. U zu kot se pse nuk e hapi telefonin. Nuk ishte i alkoolizuar. Unë erdha nga puna. Do të ketë qenë tek shtëpia se ne nuk ishim aty," tha ajo.

Mamaja e 44-vjeçares, tepër e shokuar nuk ka dashur të flasë për mediat, megjithatë ajo ka thënë që nuk kanë pasur konflikte më herët dhe se arsyen pse e ka vrarë e di 58-vjeçari.

“Na lini rehat, nuk kam hall njerëzish. Nuk kemi pasur konflikte më herët. E di ai pse e vrau. Goca me gjithë motrën ishin me dele. Na lini rehat o njerëz. S’ka mirë për ne”, tha nëna e viktimës.

3 VITE ME PARE

“E shau me fjalë të pista”, flet fqinja e 44-vjeçares që u vra me sëpatë nga kunati: Po ziheshin për bagëtitë

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
Fqinja

ELBASAN- Një fqinje e Alma Qevanit, 44-vjeçares që u vra pasditen e sotme nga kunati në Elbasan ka treguar se shkaku i zënkës së tyre ka qenë për shkak të bagëtive. Duke folur për Euronews, e moshuara ka treguar se nuk e dinte nëse kanë pasur konflikte të mëparshme mes tyre. 

“E kishin marrë këta në shtëpi. Nuk e di si kanë jetuar në shtëpi, se kanë dy shtëpi. Po ne nuk kemi pasur komunikim fare, as mirëmëngjesi, asgjë. S’kemi dëgjuar për konflikete, se ne jemi larg. As kemi dëgjuar dhe as kemi parë gjë”,-tha fqinja.

Ndërkohë fqinja e moshuar tha se kishte dëgjuar që dikush po zihej, e kishte menduar se autori i vrasjes Tefik Tashi, ishte duke u zënë me kunatën e tij Alma Qevanit, për shkak të bagëtive.

“Ai bërtiste, e shante me fjalë të pista. Mendova se po ziheshin për bagëtitë”, tha ajo.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Gjak në trotuar dhe policat në vendngjarje, pamje nga vrasja makabër në Elbasan

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
Foto nga vendngjarja

ELBASAN- Pamjet e mëposhtme janë nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku burri vrau me sopatë kunatën e tij. Mësohet se Refik Tashi ende për arsye që nuk dihen ka goditur motrën e gruas së tij me sopatë. 

44-vjeçarja ka humbur jetën në spital, pasi nuk ka mundur që tu rezistojë plagëve të marra, ndërkohë që autori është arrestuar nga policia. 

 

3 VITE ME PARE

Vrau me sopatë motrën e gruas, identifikohet autori dhe viktima (EMRAT)

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
Policia

ELBASAN- Alma Qevani është 44-vjeçarja e cila mbeti viktimë nga Tefik Tashi, kunati i saj. 58-vjeçari goditi me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij. Kjo e fundit u dërgua me urgjencë në spital, mirëpo nuk mundi të mbijetonte. 

Policia sqaron se konstatoi autorin duke vrapuar në rrugë i cili mbante në dorë një sopatë dhe duart i kishte me gjak. Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DETAJE HORRROR- Vrasje brenda familjes në Elbasan, Policia: Autori po vraponte me sopatë në dorë dhe me duart me gjak

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
Policia

ELBASAN- Detaje si në filma horror janë ato që bën të ditur Policia e Elbasanit për vrasjen që sapo ndodhi brenda familjes në fshatin Bradashesh. Sipas forcave blu, personi me inicialet R.T, 58-vjeç ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, 44-vjeçaren me inicialet A.Q. Kjo e fundit u dërgua me urgjencë në spital, mirëpo nuk mundi të mbijetonte. 

Policia sqaron se konstatoi një person duke vrapuar në rrugë i cili mbante në dorë një sopatë dhe duart i kishte me gjak. Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

VRASJE e rëndë në Elbasan/ Kunati vret kunatën me sopatë, arrestohet autori

KRIM brenda familjes në Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë
Foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kusar. Një person ka vrarë me sopatë kunatën e tij. Raportohet se autori është vënë në pranga, pasi u kap në rrugë.

Ende nuk ka më shumë detaje nga kjo ngjarje e rëndë.

vritet alma qevani tefik tashi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje