LIVE UPDATES
Aktualitet

Lind “Autokorrektori i gjuhës shqipe”, autori i projektit: Nuk të lejon të gabosh në aspektin gramatikor

29 Mars 2021, 19:08 Nga DOSJA
Lind “Autokorrektori i gjuhës shqipe”, autori i projektit: Nuk

Në Shqipëri, një program i posaçëm, i quajtur Autokorrektori i gjuhës shqipe, synon të ndihmojë individët, institucionet por dhe kompanitë, për të përdorur gjuhën standarte në të shkruar. Nismëtari i këtij projekti të zhvilluar në një hark të gjatë kohor, disa vjeçar, pedogogu universitar Leonard Boduri, shpjegon për Zërin e Amerikës se programi, i cili përmban 75 mijë fjalë, lejon jo thjesht korrigjime të gabimeve drejtshkrimore, por dhe të atyre gramatikore

Në fakultet, ai ofron leksione të financës, por gati 8 vjet më parë, me disa bashkëpunëtorë të tij, zoti Leonard Boduri, do t’i jepte jetë një projekti tejet sfidues, krijimit të një programi që do t’i shërbente shkrimit korrekt dhe sipas normës standarte, të gjuhës shqipe. “Kam hasur vetë probleme, kur ne bëjmë artikuj shkencor, apo shkrime të tjera, për të shkruar sipas normës standarte, që në fakt është kërkesë për çdo shkrim akademik. Duke qenë se nuk ekzistonte, mendova se mund ta nisja si projekt me ndonjë bashkëpunëtor. Kjo kërkoi shumë kohë dhe qëllimi nuk ka qenë kurrë,që në fillim, që të bëja një format drejtshkrimor, por një autokorrektor”, tregon ai për Zërin e Amerikës.

Ndërsa gjuha shqipe, ndodhet nën sulmet e përhershme të anashkalimit jo vetëm të standartit drejtshkrimor, por të rrezikut që shkronja të veçanta të saj si “ë”-ja apo “ç”-ja, të shkojnë drejt zhdukjes në të shkruar, edhe në dokumentet zyrtare, zoti Boduri shpjegon se programi i zhvilluar nuk bën thjesht korrigjimet drejtshkrimore, por ofron ndërkohë edhe sinonime e antonime, duke ndihmuar të shmanget përdorimi i fjalëve të huaja. “Pra është një autokorrektor gramatikor. Kjo është dhe risia e produktit, çka nënkupton që bën lidhjet mes fjalëve në një fjali, pra jo thjesht kontroll nëse ekziston si fjalë, por si janë të lidhura fjalët me njëra-tjetrën. Mund të sjell një shembull. Fjala “përgjigjja”, shkruhet shpesh pa “j” në fund. Por pa “j” në fund është folje, “u përgjigja”. Autokorrektori të jep mesazhin se kjo është një folje me zgjedhim të pasaktë dhe të jep mundësinë që ti të zgjedhësh një fjalë tjetër, ose të vendosësh pjesëzën ”u”, përpara. Pra nuk të lejon të gabosh në aspektin gramatikor”.

Për ta çuar përpara këtë projekt atij i është dashur të bashkëpunojë si me gjuhëtarë ashtu dhe me informaticienë. “Ka patur një numër prej 3-4 gjuhëtarësh, flas për gjuhëtarë me tituj, nga të cilët do të veçoja profesor Tomorr Plangaricën, i cili ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme dhe prandaj po e veçoj nga të tjerët. Në aspektin e zhvillimit informatik, është një numër i madh punonjësish të cilët i kanë lënë stafetën njëri tjetrit sipas problematikave që kanë dalë”, tregon zoti Boduri.

Autokorrektori i gjuhës shqipe mund të përdoret përmes internetit. Zoti Boduri thotë se përdoruesit e mundshëm që duan të shfrytëzojnë këtë program, janë të ndarë në tre kategori. “Ata që kanë një punë deri dy faqe korrigjim në ditë, që nuk është një punë profesionisti, do ta kenë falas, mjaft të rregjistrohen. Një limit ditor deri 10 mijë karaktere, mund ta korrigjojnë pa pagesë. Këtu futen, sidomos studentët”, shpjegon ai. Ndërsa për profesionistë apo institucione e kompani, programi do të ofrohet kundrejt pagesës.

Zoti Boduri tregon se nga kontaktet e tij paraprake ka hasur në një interesim të veçantë nga institucionet në Kosovë, në të kundërt të asaj që ka vërejtur në Shqipëri.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet leonard boduri leonard boduri

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Mars 2021, 18:19

TIRANË- Qeveria ka vendosur që t’i japë ndihmën financiare prej 1 milion lekësh familjes së Arjan Sala,  33-vjeçarit që humbi tragjikisht jetë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta