LIVE UPDATES
Aktualitet

Letra plot mllef nga spitali në Turqi, Fejzullai i kthehet keq Vilma Nushit: Mos na përziej stomakun me moralin patetik, kur t

24 Korrik 2020, 13:05 Nga DOSJA
Letra plot mllef nga spitali në Turqi, Fejzullai i kthehet keq Vilma

TIRANË – Aktivisti i shoqërisë civile dhe i emëruar për disa kohë si kryebashkiak nate në Tiranë, Briken Fejzullai, ka reaguar pas letrës së sipërmarrëses Vilma Nushi, e cila po kurohet nga COVID-19 në Turqi. Në një postim në Facebook, Fejzullai shkruan, se Nushi ka qenë dikur një grua e respektuar, ndërsa tashmë po përpëlitet të pastrojë emrin, të cilin e bëri pis nga tahmaja e madhe.

Me tej ai ka shtuar, se ata që e mallkojnë, e bëjnë për shkak të tenderave në hije që ka marrë, me paratë e të cilëve mund të kuroheshin mijëra shqiptarë. Gjithashtu Fejzullai ironizon sipërmarrësen, duke shkruar, se nuk pranon të marrë mjekësinë falas në vendin ku mbushi thasët me para, por i hipën avionit për t’u kuruar në Turqi.

E tani që të vjen rradha ty të marrësh mjekësinë “falas” të këtij vendi, nuk ke as buonsensin të kurohesh aty ku mbushe (pa patur nevojë) thasët, por i hipën avionit e nisesh me urgjencë për Turqi; sepse të duket jeta jote, më e rëndësishme se e atyre që i konsideron thjesht numra“, thuhet në reagimin e Fejzullait ndër të tjera.

Reagimi i plotë

E dashur Vilma! Lexova me shumë vëmendje letrën e hapur që ke shkruar nga spitali ku po kurohesh në Turqi. Ajo që më bëri më shumë përshtypje, ishte mungesa e paqes dhe mllëfi i madh me të cilin po përjeton rikuperimin tënd, por mbi të gjitha, nevoja jetike për të pastruar emrin, të cilin (në këndvështrimin tim), nëse do kishe ndërgjegjen e pastër, nuk do kishe absolutisht nevojë ta fusje vetë, nëpër mekanizma “vettingu”. Ti dikur, ke qenë nga njerëzit shembull për t’u ndjekur në botën e biznesit. Një njeri që siç thua ti, nuk u përkul dhe nuk hoqi dorë nga puna e ngritur me mund dhe djersë, as në ditët më të zeza (ato të rrëmbimeve në stil mafioz). Ishe një njeri i nderuar dhe i respektuar nga burra a gra, kudo nëpër Shqipëri. Personalisht, jam ndjerë krenar që kam patur vazhdimisht ndër vite, marrëdhënie të shkëlqyera biznesi me kompaninë tënde, ku punojnë shumë njerëz të mrekullueshëm e me integritet të lartë moral e shoqëror. Më vjen sinqerisht keq të të shoh sot teksa përpëlitesh për të pastruar emrin të cilin, fatkeqësishit nga tahmaja apo nga mania për t’u ndjerë e gjithëpushtetshme, bëre pis me duart e tua. Mendoj dhe besoj se në këtë ditë të vështirë për ty, nuk të mallkon njeri sepse je një businessëomen e sukseshme, e cila ka arritur majat. Ti u bëfsh më e pasur se Jeff Bezos, Elon Musk apo Jack Ma; deri ditën kur paratë i bën me djersë dhe mund! Ia uroj gjithkujt që punon ndershëm; ty “in primis” sepse je një grua/një nënë, në një botë të egër burrash. Ty e dashur Vilma, nëse vertet të mallkon kush sot, të mallkon sepse; edhe pse me një kompani solide ku punësohen qindra shqiptarë, harrove se çdo të thotë të jesh shqiptar e të kesh halle shqiptari. Nëse vërtet të mallkon kush sot, të mallkon; sepse në vendin më standartin më të ulët të mjekësisë në Evropë, përmes tenderave plot hije (për të qenë gentleman, them plot hije), more paratë me të cilat mund të kuroheshin mijëra shqiptarë nëpër spitale të reja dhe i ndave me një bastard si Beqja e me një kryebastard si shefi i tij. E tani që të vjen rradha ty të marrësh mjekësinë “falas” të këtij vendi, nuk ke as buonsensin të kurohesh aty ku mbushe (pa patur nevojë) thasët, por i hipën avionit e nisesh me urgjencë për Turqi; sepse të duket jeta jote, më e rëndësishme se e atyre që i konsideron thjesht numra. Ndaj e dashur; të lutem shërohu sa më shpejt për të dashurit e tu, por bëje në heshtje e mos na përziej shumë stomakun, me moralin tënd patetik! Thënë kjo; të uroj me zemër atë që i uroj çdokujt në jetë, përfshirë vetes time: Ta bëftë Zoti, siç ke shpirtin!

Vilma Nushi shkroi një letër nga spitali në Turqi, ku po kurohet për shkak se u prek nga COVID-19. Nushi reagoi ndaj atyre që e kanë sulmuar, duke thënë se perandoria e saj nuk rrëzohet lehtë dhe partë i ka fituar me djersë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet briken fejzullai vilma nushi briken fejzullai vilma nushi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet