Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Anëtari i Këshilli Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, i ka dërguar sot një letër Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare si dhe fondacioneve në Diasporë që të ndihmojnë qytetarët në trojet shqiptare. Në një letër të hapur, Destani shprehet se përballja me pandeminë që ka pllakosur njerëzimin është një luftë botërore, është një e keqe nga e cila po kërcënohet i gjithë njerëzimi, madje nga një armik i padukshëm dhe jo plotësisht i njohur për shkencën e mjekësisë.
“Le t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë në trojet tona, le t’u dalim në ndihmë sepse në këto ditë të vështira ata presin nga ne! Përmes një organizimi të mirëfilltë ne do të mundohemi të arrijmë ta mbështesim çdo familje në nevojë, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, në Luginë, Mal të Zi, në Çamëri dhe kudo ku jetojnë bashkëvendësit tanë”, shkruan ai.
LETRA E PLOTË
Apel drejtuar: Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare si dhe Unioneve, Shoqatave e Fondacioneve të ndryshme në Diasporë
Motra e Vëllezër të nderuar, Në këtë periudhë të vështirë pandemie të shkaktuar nga virusi Covid-19, si
-Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe si Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, e konsideroj themelore nevojën për t’i vënë në lëvizje strukturat tona me synimin që t’i dalim në ndihmë popullatës në trojet tona dhe jo vetëm. Gjatë periudhave të vështira në të kaluarën, Diaspora shqiptare gjithmonë ka ditur të organizohet e të koordinohet madje shumë më mirë se në gjendje normaliteti. Kërcënimet e rreziqet, çfarëdo të kenë qenë, gjithmonë na kanë bashkuar e na kanë bërë edhe më të fortë për t’i mposhtur e tejkaluar ato.
Përballja me pandeminë që ka pllakosur njerëzimin është një luftë botërore, është një e keqe nga e cila po kërcënohet i gjithë njerëzimi, madje nga një armik i padukshëm dhe jo plotësisht i njohur për shkencën e mjekësisë. Bota Perëndimore, ku kryesisht gjendet diaspora jonë, aktualisht është shumë më e goditur se trojet tona por vendet perëndimore kanë institucione dhe sisteme shëndetësore shumë më të zhvilluara, kanë resurse dhe fuqi ekonomike që atyre ua bëjnë më të lehtë këtë betejë. Vendet tona fatkeqësisht nuk i kanë këto kapacitete për t’u përballur me këtë të keqe.
Andaj u bëj thirrje të gjitha degëve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës sonë si dhe Shoqatave e Fondacioneve shqiptare për: – Koordinim në radhët tona dhe bashkërenditje të veprimeve për ndihmën e përbashkët humanitare dhe sinergjinë sociale në mbështetje të Institucioneve Shëndetësore dhe familjeve në nevojë në trojet tona. Përmes këtij aktiviteti, të sigurojmë pajisje të nevojshme për Shëndetësinë dhe mbështetje për familjet në nevojë, me produkte kryesisht të prodhuara në vendet tona. Në këtë mënyrë madje do të jepnim impakt të dyfishtë, social dhe ekonomik njëkohësisht.
Në këtë kohë pandemie që po kalojmë, – Le t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë në trojet tona, le t’u dalim në ndihmë sepse në këto ditë të vështira ata presin nga ne! Përmes një organizimi të mirëfilltë ne do të mundohemi të arrijmë ta mbështesim çdo familje në nevojë, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, në Luginë, Mal të Zi, në Çamëri dhe kudo ku jetojnë bashkëvendësit tanë. Jam fort i bindur se përmes një solidariteti të këtillë ne do të mundohemi t’ia dalim që asnjë familje mos të vuajë apo të ketë frikë për jetesën. Ne jemi të tyre, ata janë tanët. I bindur për mirëkuptimin tuaj, personalisht shpreh gatishmërinë time për veprim. Faleminderit Diasporës Shqiptare për çdo gjë që ka bërë e po bën për atdheun. Ju uroj shëndet e të mira si dhe, e kalofshi sa më lehtë këtë periudhë pandemie.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FRANKFURT- Koronavirusi është përhapur në të gjithë botën përfshirë edhe Gjermaninë, por megjithatë shumica e fabrikave të vendit janë duke bërë plane që të mbë...
KINË– Një studim i realizuar së fundmi në Kinë ka arritur në rezultatet se gratë shatzëna e kanë kaluar COVID-19 me simtoma më të lehta. në studim u zbulua...
SHBA– Presidenti i Amerikës, Donald Trump pretendon se numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kina është shumë më i lartë sesa pretend...
RUSI- Më 16 prill 1917, Vladimir Uljanov, emigranti rus i njohur më mirë me nofkën e tij revolucionare, Lenin, mbërriti në Shën Petersburg, pas një udhëtimi të ...
AMERIKË– Presidenti i Amerikës Donald Trump, ka reaguar ashpër në një postim në rrjetet sociale ndaj Kinës duke e akuzuar se ajo ka fshehur numrin ...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur me anë të një letre i është përgjigjur Presidentit, Hashim Thaçi. Kurti sh...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një letër tjetër Kryeministrit në Detyrë, Albin Kurti dhe i kërkon që ti dërgojë emrin ...
nga lart AMERIKË-Herën e fundit që ishin në tokë austronautët Xhesika Meir, Andrew Morgan dhe Oleg Skripochka kishte festa nëpër shtëpi, orë të lumtura, s...
TURQI– Javët e fundit në Turqi janë rritur ndjeshëm shitjet e kolonjës tradicionale turke, që deri më tani atje kolonja është parë si simbol i mikpritjes, por s...
AMERIKË– Revista e prestigjoze amerikane “Forbes” ka publikuar listën e 40 vendeve më të sigurta nga pandemia botërore e Covid-19. Vendin e parë e ka zënë...