LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë- Serbi/ Petar Petkoviç: Ngritëm çështjen e Dragica Gashiçit, i pyeta; doni Gjakovë njëetnike?

7 Korrik 2021, 18:30 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë- Serbi/ Petar Petkoviç: Ngritëm

SERBI -Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se në kuadër të dialogut me delegacionin e Kosovës të zhvilluar të mërkurën (7 korrik) në Bruksel e ka ngritur edhe çështjen e Dragica Gashiçit, serbes nga Gjakova, e cila u kthye për të jetuar në këtë qytet, mirëpo u përball me një sërë kundërshtimesh nga komuniteti shqiptar si dhe një padie të ushtruar ndaj saj nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti.

“Ngritëm çështjen e Dragica Gashiçit, gruas në Gjakovë ndaj të cilës është ngritur padi për ta dëbuar nga banesa e saj në Gjakovë. Pse? Vetëm pse është gruaja e parë që është kthyer në Gjakovë. I thash zotit Bislimi se a dëshironi një Gjakovë njëetnike si shumë qytete tjera që nuk kanë më serbë. Ato janë qytete njëentike, ndërsa nuk dëshironi të themeloni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për të cilën ju thoni se është koncept njëetnik”, -tha Petroviq në përfundim të bisedimeve mes dyja delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Petroviq tha se nuk ka marrë përgjigje për asnjë nga çështjet e ngritura. Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Në vitin 2015, sërish është arritur një marrëveshje shtesë lidhur me formimin e Asociacionin, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vlerësuar që shumë pika të kësaj marrëveshje nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë asociacion me bazë njëetnike.

Rasti Gashiç

Dragica Gashiq, më 6 qershor të këtij viti, është kthyer në Gjakovë, si personi i parë nga komuniteti serb që është kthyer në këtë qytet, pas luftës së vitit 1999, kur ajo ishte zhvendosur nga aty.

Komuna e Gjakovës ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me anë të së cilës kërkohet “anulimi i kontratës për dhënien me qira të banesës me kërkesë për masë të përkohshme”, për Dragica Gashiq.

Vendimin për dhënien e banesës Dragica Gashiçit, më 1997, në kohën e pushtetit serb, e kishte marrë Kuvendi i atëhershëm Komunal i Gjakovës. Banesa i ishte dhënë me qira, për një periudhë të pacaktuar kohore, thuhet në kontratën e publikuar nga subjekti politik, Alternativa i Mimoza Kusari-Lila, e cila është pjesë e ekzekutivit.

Dragica Gashiq ka lëshuar banesën e saj në Gjakovë më 30 qershor, sepse, siç thekson ajo, nuk ndihet e sigurt. Ajo u përpoq të ndryshonte derën e jashtme të banesës dhe ta zëvendësonte atë me një të blinduar, por policia nuk e lejoi ta bënte këtë, duke shpjeguar se ajo duhet të merrte një leje komunale për diçka të tillë.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Gashiç shprehet se askujt nuk i ka bërë asnjë të keqe dhe se do t’u bëjë ballë të gjitha tundimeve.

Por, ajo thotë se për të është i rëndë fakti që është e padëshirueshme në Gjakovë dhe që, siç thotë ajo, bashkëqytetarët e saj “e sulmojnë” gati se çdo ditë.

“Unë e lajmëroj policinë se më sulmojnë, se më gjuajnë, që më qëllojnë, që më ngjitin fotografi të ndryshme në dyert të banesës, ata më trokasin në derën e banesës, të cilës i është zbehur ngjyra si një trëndafil. Po e godite me një shqelm do ta shkallmoni”, ka thënë Gashiq.

Dragica Gashiq sqaron se para luftës dhe para se të zhvendosej nga Kosova, kishte punuar në Polici të Serbisë, në Gjakovë, por vetëm si pastruese e objektit.

Ajo shton që nuk e ka të qartë se pse dikujt i pengon fakti që ajo është kthyer në banesën e saj.

Në një bisedë me REL-in më 6 korrik, ajo tha se tash po qëndronte te motra e saj në fshatin Krushevë e Madhe të Komunës së Klinës.

Në Gjakovë, gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999 janë vrarë më shumë se 1.000 civilë shqiptarë, shumica e tyre meshkuj. Disa prej tyre edhe më tej janë persona të pagjetur.

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e nënave” nga Gjakova kishte deklaruar për REL-in se familjarët e personave të pagjetur nuk e miratojnë kthimin e Gashiqit në Gjakovë.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë ka shprehur mendimin se secili i zhvendosur e gëzon të drejtën për t’u kthyer në pronën e vet dhe në vendin ku ka jetuar më parë, në rast se për këtë shpreh dëshirën.

“Kjo nuk mund të kushtëzohet me asgjë tjetër. Unë plotësisht i kuptoj familjarët e viktimave në Gjakovë dhe e kuptoj që në Gjakovë ka një numër jashtëzakonisht të madh të vrarësh dhe të zhdukurish dhe që familjet e tyre deri më tash nuk kanë parë drejtësi. Por, megjithatë, nuk duhet të kushtëzohet kthimi i personave në pronat e veta, në banesat e veta. Në këtë kontekst edhe zonja Gashiq është kthyer në banesën e vet dhe mendoj që institucionet e sigurisë, në rend të parë, asaj duhet t’i ofrojnë siguri dhe të sigurohen që askush nuk do ta bezdisë”, ka thënë Blakaj.

Marrë nga REL

LAJMI KRYESOR: Asnjë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, kreu i delegacionit serb: Ngritëm çështjen e Dragica Gashiq, ata asnjë fjalë për asosacionin. Lajçak: Ka ende shumë punë!

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-sebi dragica gashiçit petar petkoviç dialogu kosove-sebi dragica gashiçit petar petkoviç

Sondazh

Poll
Bota 7 Korrik 2021, 16:23

BRITANI-  Modelja Coral Edgar ka joshur një 26-vjeçar drejt vdekjes së tij, pasi ky i fundit i detyrohej një sasi lekësh. The Sun raporton se 4 persona e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet