Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Bashkimi familjar në Gjermani aktualisht paraqet shumë probleme. Por planet e koalicionit të ri qeveritar gjerman pritet të çojnë në zvogëlimin e kohës së pritjes për marrjen e vizës.
Që nga hyrja në fuqi e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë gjetur punë e kanë filluar një jetë të re në Gjermani. Si rregull pas dy vjetësh, por edhe në varësi të llojit të lejes së qëndrimit në Gjermani, ata mund të bashkohen me familjet e tyre. Sigurisht për këtë duhet të plotësohen disa kritere, si psh të ardhurat e mjaftueshme, të rregulluara në bazë kategorish nga ligjëvënësi, të cilat do të mundësonin që bashkëshorti/tja e fëmijët apo të tjerë të kishin një jetesë normale nga rroga e familjares apo familjarit që fiton të ardhurat. Edhe gjuha në nivele të caktuara kërkohet ndër kriteret e tjera për arritjen e bashkimit familjar në Gjermani.
Por megjithëse shumë vetë i plotësojnë kriteret, për familjarët kthehet në një kohë të mundimshme e shpesh dëshpëruese pritja për të marrë së pari një orar për shtrimin e kërkesës për vizë e më pas marrja e vizës. Një pritje që jo rrallë e kalon një vit. Të lodhur nga kjo, jo pak vetë marrin rrugën e vijnë në Gjermani, duke shpresuar të zgjidhin problemin e vizës në vend. Një rrugë, të cilën ekspertët e bashkimit familjar nuk e rekomandojnë, sepse familjarët përballen pastaj me vështirësi të tjera, kur nuk respektohen rregulloret.
MPJ: Do të ketë lehtësime për procedurën e vizave për bashkimin familjar
Ministria e Jashtme e Gjermanisë është e vetëdijshme për këto vonesa. Në një prononcim të fundit për DW, zyra e shtypit thotë, se në dy vitet e fundit për shembull në ambasadat e Beogradit dhe Prishtinës është arritur që të reduktohen kohët e pritjes për viza për bashkimin familjar. Kurse në ambasadat në Sarajevë, Shkup dhe Tiranë kohët e pritjes për një orar për aplikimin për vizën e bashkimit familjar edhe më tej konsistojnë në 6 muaj dhe deri në 9 muaj. Në Podgoricë nuk ka pasur kohë pritjeje para pandemisë, dhe përmes sistemit online mund të merrje një orar brenda pak ditësh.
“Ministria e Jashtme punon me intensitet që të rrisë kapacitetet e përfaqësive të huaja jashtë për pranimin e kërkesës për vizë dhe përpunimin e saj, me qëllim të uljes së kohës së pritjes. Por përpjekjet aktuale vështirësohen edhe për shkak të situatës së vazhdueshme të pandemisë dhe me masat që lidhen me mbrojtjen e punonjësve dhe vizitorëve”, thuhet në prononcimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin për DW.
Pak shpresa mund të kenë aplikuesit e bashkimit familjar për të ardhmen. Jo vetëm zbutja e gjendjes së pandemisë, por edhe planet e koalicionit të ri qeveritar gjerman për bashkimin familjar pritet të çojnë në përmirësimin e gjendjes. Shpesh organizatat e azilit apo ekspertët në Gjermani,kanë ngritur zërin, se familjet kanë një të drejtë për bashkim dhe se është e padurueshme ndarja për një kohë të gjatë e tyre. Partitë e koalicionit qeveritar, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët kanë premtuar përmirësime. Në marrëveshje theksohet, se “dhënia e vizës do të përshpejtohet dhe digjitalizohet më shumë”.
Këtë e konfirmon edhe zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme në Berlin. “Krahas masave organizuese në marrëveshjen e koalicionit janë parashikuar edhe lehtësime të tjera për procedurën e vizave për bashkimin familjar, të cilat pas zbatimit mund të çojnë po ashtu në zvogëlimin e kohës së pritjeve.” Ministria e Jashtme gjermane i tha DW, se për zbatimin e këtyre lehtësimeve që kërkojnë pjesërisht edhe ndryshime ligjore, kjo ministri është në këmbim të ngushtë me ministritë përkatëse./DW
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BRITANI– Inteligjenca Britanike mendon se Rusia po synon infrastrukturën e komunikimit “në mënyrë që të reduktojë aksesin e qytetarëve ukrainas në l...
UKRAINË– Nëse sapo po na bashkoheni, kjo është ajo që po ndodh gjatë orëve të fundit në Ukrainë.ZHVILLIMET:-Rusia thotë se po hap korridore të reja h...
SHBA– Stoqet po bien të hënën pasi çmimet e naftës po rriten në nivelin më të lartë në 13 vjet, duke rritur frikën për një rritje të mëtejshme të i...
SHBA-Frika nga shpërthimi i një lufte bërthamore që mund të vraSë me miliona njerëz po rritet. Edhe më e madhe është frika e shkatërrimit që do të sillte kjo nj...
SHBA– Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë një sugjerim për amerikanët sesi të sulmojnë Rusinë. Sipas tij ata duhet mbulojë avionët luftarakë ...
UKRAINË– Qyteti jugor, Mykolaiv, në Ukrainë është sulmuar gjatë orëve të mbrëmjes nga ushtria ruse. Këtë e ka konfirmuar dhe kryebashkiaku i qytetit,...
RUSI– Grupi i hakerëve ndërkombëtarë, Anonymous, ka arritur të depërtojë tek qindra transmetues rusë dhe u ka shfaqur sot gjatë ditës pamje të gjendjes së...
RUSI– Miliona jetë mund të shkatërrohen për të shuar obsesionin e Vladimir Putinit për Luftën së Ftohtë. CNN shkruan se më pak se tre javë pas pushtimit r...
UKRAINË-Fëmijët e vegjël janë në mesin e 1.5 milionë njerëzve që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës dhe disa janë të detyruar ta bëjnë udhëti...
UKRAINË– Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.BBC raporton se Shtabi i Përgjithshëm i U...