Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHKODËR– Besnik Ruçi, 42 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se Ruçi po dilte nga Shqipëria përmes pikës së kalimit kufitar në Muriqan, me një mjet të llojit “Benz”.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë kontrolluar Ruçin dhe mjetin me të cilin udhëtonte 42-vjeçari, në të cilin kanë dyshuar se kishte lëndë narkotike. Për të bërë një skaner më të detajuar, mjeti është transportuar për në portin e Durrësit, ku u gjetën dhe sekuestruan 14.3 lëndë narkotike të llojit kokainë.
Droga, e ndarë në pako ishte fshehur në një xhep të sajuar në pjesën e kroskotit të makinës. Besnik Ruçi u arrestua.
Njoftimi i policisë:
Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Perëndimi”. Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër. Sekuestrohen rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike. Ditën e sotme, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor “Perëndimi”, kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin B. R.
Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit të Durrësit, që veprojnë përher në Port. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit). Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi se situata agravoi shumë shpejt në Gjirokastër, ku dhe u shënua viktima e parë nga zjar...
TIRANË- Temperaturat e larta në vendin tonë, nga i nxehti afrikan që ka përfshirë të gjithë Europën, ka bërë që Bashkia e Tiranës të marrë masa për larjen ...
GJIROKASTËR– Situata është mjaft kritike në fshatrat Asim Zeneli, Lunxhëri-Antigone dhe Krinë të Gjirokastrës. Mësohet se përveç viktimës së parë që...
SHQIPËRI– 2 mijë e 457 viktima, 463 raste aktive dhe 130 mijë e 291 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vend, kur ka kaluar më shumë se një vi...
GJIROKASTËR– Andrea Haxhiaj është 60-vjeçari që humbi jetën sot mes flakëve, duke u kthyer dhe në viktimën e parë për shkak të situatës së rën...
SPANJË- Një 24-vjeçar shqipta është arrestuar ditën e sotme në Spanjë, pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në një shtëpi bari. Europapress shkruan...
GJIROKASTËR– Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Shqipëri. Mësohet se një 60-vjeçar në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër është djegur ...
HIMARË– Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës pasi është kapur duke vjedhur.Ngjarja raportohet se ka ndodhur ditën e sotme ku...
TIRANË– Policia Rrugore ka bërë një bilancë pë muajin korrik ku nga shkeljet e qarkullimit rrugor janë arrestuar 344 drejtues mjetesh, janë pezulluar 1799...
GJIROKASTËR– Situata është rënduar në nga zjarret në njësinë administrative Lunxhëri-Antigone, pasi flakët kanë shkuar shumë pranë banesave. Në një status ...