Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme të gjitha oferat që do të mund të përfitojnë shqiptarët në lidhje me paketat e internetit, shërbimet telefonike dhe të televizionit. Në një video në profilin e tij në Facebook, Rama u shpreh se është arritur një marrëveshje me kompanitë që operojnë në treg si: Vodafone Albania, Telecom Albania, Abcom dhe Albtelecom, dhe do të ofrojnë oferta që do të jenë të vlefshme nga nesër dhe deri në fund të muajit prill 2020. Së pari, Rama tha se shqiptarët do të kenë 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore, së dyti akses falas në çdo platformë edukative përfshirë edhe RTSh-në, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim. Gjithastu kryeministri shtoi se do të ketë një mundësi për abonentët me kontratë fikse për të pasur platforma interaktive për fëmijë, 60% më lirë se ofertat normale.
Kryeministri tha se do të ketë edhe një zgjatje të ofertave për internet fiks dhe televizor nga Abcom, të ofertës familjare 3+1 me përmbajtje gratis për fëmijët. Gjithashtu edhe ofertë për një muaj gratis, për çdo paketë të re abonimi nga Albtelecom. Kryeministri e krahasoi situatën në Shqipëri me atë të vendeve të tjera, teksa shtoi se të gjitha shtetet që ofruan internet falas për të gjithë, e bënë këtë gjë në mënyrë jorealiste, duke kaluar në kolaps për shkak të keqpërdorimit të internetit. Rama u bëri thirrje shqiptarëve që ta përdornin internetin me përgjegjshmëri dhe ta kursenin atë me komentet të pavlefshme në faqen tij. Rama shtoi se komentet me pyetje dhe kërkesa i vlerëson jashtë mase, por ato komentet që sipas tij janë idjote, mund të mos bëhen. Kryeministri Edi Rama këshilloi edhe fëmijët e të rinjtë që të mos dalin nga shtëpitë, pasi janë mjaft të rrezikuar dhe në mos jetën e tyre, vënë në rrezik jetën e familjarëve, prindërve dhe gjyshërve.
Fjala e plotë e Ramës
Përshëndetje miq edhe uroj të jeni të gjithë mirë, mbyllur në shtëpitë tuaja, edhe unë në shtëpi sot dhe më vjen të qesh se ajo puseta e hapur digjitale, që e dini të gjithë ku bie, kishte përhapur fjalën se nuk shkoj në zyrë nga frika. Në zyrë kam qenë i detyruar të shkoj ccdo ditë, se ma ka dashur puna. Por kjo është një kohë kur trimëria tregohet duke mos dalë nga shtëpia. Dhe kur të dalësh, të dalësh i pashoqëruar, për punë të rëndësishme dhe të mos prishësh radhën apo distancat kur shkon të blesh diçka.
Po bëni të gjithë një përpjekje fantastike që do ta mbajë mend historia nëse nuk na ehedhin në plehra ata që nuk respektojnë ligjin e kësaj lufte. Janë pak, janë shumë pak në krahasim me popullsin por janë shumë që të na e bëjnë gjëmën dhe të na e bëjnë pastaj këtë luftë një tragjedi kombëtare, mos e dhëntë Zoti në përmasa të paimagjinueshme. Mbrëmë shifrat e të infektuarve në Shtetet e Bashkuara ishin të paimagjuenshme për rininë. 40% e të shtruarve janë nga mosha 20-45 vjecc dhe jo pak prej tyre janë në gjendje të rëndë. Është e vërtetë që ky armik i verbër dhe vrastar, merr në botën tjetër përgjithësisht ata që janë më të moshuar dhe më të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm, madje edhe fëmijët nuk janë të paprekshëm. Sot në Izrael luftohet për një fëmijë 9 vjecc. Prandaj ju lutem të gjithë atyre fëmijëve, të rinjve e gjimnazistëve që dalin për me demek për ajrosje dhe lozin basketboll si një lagje këtu në Tiranë, që të mos dalin nga shtëpia për asnjë arsye në botë. Sepse jo vetëm mund të transportojën bombat kur kthehen në shtëpi dhe të vrasin larg qoftë prindin apo gjyshen, por mos e dhëntë kurrë Zoti mund të humbasin jetën e tyre.
Shumë prej tyre janë ankuar për internetin këto ditë dhe unë ju premtova dje se sot do t’ju jepja një lajm pasi kemi punuar ditë natë në atë front. Administrimi i duhur i rrjeteve dhe i shërbimeve elektronike është një nga pikat nevralgjike të të gjithë menaxhimit të krizës dhe kërkon një koordinim në kohë reale të të gjthë aktorëve. E keni parë besoj se si u kolapsuan sistemet dixhitale në vendet shumë më të zhviluara se i yni. Ne ishim përgatitur qysh herët dhe kemi qenë tërë kohës në koordinim me operatorët për mbarëvajtjen dhe sigurinë e mirëfunksionimit të rrjeteve dhe shërbimeve, të cilët rrezikohen nga një kolaps i pjeshsëm apo i përgjithshëm pas mbiperdorimit të rrjetet.
Falë bashkëpunimit të policisë së Shtetit, Bashkive dhe ministrisë së Brendshme është siguruar me gjithë vështirësitë kudo ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve. Më shumë se 350 teknikë janë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë ditës për të mbajtur infrasktrukturën e rrjeteve dhe për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët bazë pa shërbime bazë. Në funksion të situatës ekipet në terren mund të jenë edhe më të shpeshta. Më gjithë mangësitë e natyrshe dhe të mirëkuptueshme nga ju në këtë situatë, është krijuar një kordon asistence digjitale, jetëgjatësia e të cilit do të varet nga sensi i përgjegjshmërisë të të gjithëve ne, në një moment kur nuk ka ende një parashikueshmëri në kohëzgjatjen e kësaj lufte. Në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë shumë të rëndësishme, pjesën më të madhe të veprimtarisë së tyre online, dhe po bëhet një përpjekje për të mos ndërprerë, falë opsioneve online, mësimdhënien për nxënësit e shkollave, këmi inkurajuar fuqishëm operatorët, sipërmarrësit dhe ata që janë të angazhuar në rrjetet dhe shërbimet elektronike, të ofrojnë për të gjithë abonentët internet me cilësi të lartë dhe me kushte të favorshme financiarisht. Në këtë kontekst edhe pas testeve teknike që janë bërë nga operatorët e supërmarrësisht dhe janë koordinuar në bashkëpunim me Vodafone Albania, Telecom Albania, Abcom dhe Albtelecom, lidhur me oferta që do të jenë të vlefshme nga nesër dhe deri në fund të muajit prill 2020, po ju them: së pari do të keni 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore, së dyti akses falas në ccdo paltfromë edukative përfhsirë edhe rtsh-në, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim. Mundësi për abonentë me kontratë fikse për të pasur platforma interaktive për fëmijë, 60% më lirë se ofertat normale.
Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe televizor nga Abcom, të ofertës familjare 3+1 me përmbajtje gratis për fëmijët. Ofertë për një muaj gratis, për ccdo paketë të re abonimi nga Albtelecom. Çdo paketë e rë që do të blihet dhe çdo kontratë që do të nënshkruhet nga pajtimtari do të ketë të përfshira ofertat e sipërpërmendura. Këto janë maksimumi i mundshëm sot për sot. Përfitimi prej tyre nuk përjashton vetëdijësimin e gjithësecilit lidhur me brishtësinë akute të këtyre rrjeteve në këtë periudhë. Përvoja e vendeve të prekura dëshmon se mbingarkimi i rrjeteve dhe abuzimi i përdorimit të tyre sjell kolapsin që nuk dëmton vetëm cilësinë, por kompromenton jetëgjatësinë dhe vazhdimësinë e shërbimeve bazike të telefonisë fikse dhe celulare si dhe furnizimin me internet në këtë kohë kritike.
Situata e krijuar në këto vende ku u ofrua në mënyrë jo realiste internet mobile 100% falas për 10 ditë, rezultoi në probleme teknike që mund të jenë fatale për mijëra abonentë. Prandaj edhe ata ndryshuan kurs. Në vend të entuziazmit do të kemi më të arsyeshme 50% internet falas më shumë, jo për 10, as për 20 por për pesë javë. Javët e fundit është vënë re një rritje e kuptueshme për përdorimin e internetit. Ju lutem të jini të vëmendshëm për një përdorim të internetit në mënyrë të përgjegjshme. Përgjegjshmëria është e rëndësishme dhe patjetër që për këto kohë interneti është i domosdoshëm, por në këtë rast kursejeni internetin edhe për ato komentet pa lidhje e të panevojshme në këtë faqe. Kam një respekt për ato komente që kanë pyetje dhe kërkesa, por ato komentet pa lidhje mund ti evitoni. Keni kohë të merreni me mua sa të doni. Ajo që është e nevojshme është që këtë kohë ta shfrytëzojmë bashkarisht, sicc e thashë të lidhur: Me besa-besë.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook, statusin e ministres së e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila njoftoi se në &cc...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka deklaruar se Taulant Blla nuk shikon popullin shqiptar dhe hallet që po kalon ai gjatë peri...
Tiranë- Presidenca ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se është shtyrë publikimi i draft-opinionit final nga Komisioni i Venecias, për çështjen e...
TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u ka bërë thirjre të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet so...
TIRANË- Në kohën kur Shqipëria po përjeton ditë të vështira në luftën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë në një lidhje live në emisionin “Opinion” ku edhe ka folur lidhur me situatën në vend. Moderatori i emisionit B...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin që qarkullon në rrjete sociale se në orën 11:30 të mbrëmjes se sotme Shqipëria do të patrullohet nga heli...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka kërkuar ndihmë nga Turqia nëse vendet e tjera nuk do ta ndihmojnë Shqipërinë në përballimin e koronaviru...
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas publikimit të planit të qeverisë për përballimin e situatës së COVID-19. Në një ragim për mediat, LS...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shpehur se nga dita ë nesërme shërbimi i internetit mund të jetë falas për të gjithë.Në një lidhje live me emisionin “O...