Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Me automatik në shtëpi dhe 43 fishekë luftarakë, arrestohet 37-vjeçari në Berat
9 Shtator 2021, 07:48Nga DOSJA
BERAT– Një 37-vjeçar i identifikuar si Kleandro Korçari është vënë në pranga pasi është kapur me armë zjarri dhe fishekë. Pas kontrolleve në banesa në qytetin e Beratit, në shtëpinë e Korçarit është gjetur automatiku.
Njoftimi i policisë Berat: Goditet brenda javës, rasti i dytë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Beratit. Vijojn kontrollet nga Policia për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri. Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që posedonte armë zjarri. Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë luftarakë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kleandro Korçari, 37 vjeç, banues në Uznovë, Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Kleandro Korçari, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LUSHNJE– Banorët në Lushnje nuk munden që të dalin dot jashtë banesave të tyre për shkak të tymit që ka mbuluar zonën. Djegia e mbeturinave në Lushnje sipas ban...
LUSHNJE– Fusha e mbetjeve urbane në Lushnje është përfshirë nga flakët dhe po digjet prej më shumë se shtatë orësh. Mësohet se zjarri është aktivizuar rreth orë...
SHKODËR– Autori i plagosjes së dy vëllezërve Gruda në Shkodër është vënë në pranga nga policia e Shkodrës. Një ditë pas plagosjes me armë zjarr, Xhevahir F...
Fier. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap ...
TIRANË– Vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, në mesditë pritet të ketë reshje shiu në zonat jugore dhe ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al, shqiptarja.com, faxweb, dhe Top Channel kanë në faqe kryesore tragjedinë që...
SARANDË– Një operacion për kapjen e disa personave të kërkuar po zhvillohet sot në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për një grup grabitësish, të cilët...
TIRANË– Moderatorja Eni Vasili ka pyetur mjekët e ftuar në studio lidhur me vaksinën që ata kanë marrë kundër pandemisë së koronavirusit. Gjatë emisi...