LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzohet për 15 vjedhje me dhunë, armë dhe eksploziv. Vihet në pranga i shumëkërkuari me 2 EMRA

19 Maj 2020, 07:17 Nga DOSJA
Akuzohet për 15 vjedhje me dhunë, armë dhe eksploziv. Vihet

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një person të shpallur në kërkim, i cili akuzohet se është atutor i 15 vjedhjeve me dhunë në Tiranë. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se Andi Rexhepi ose i njohur ndryshe dhe si Renato Paturi, ka qenë dhe i dënuar më parë për veprën penale vjedhje me dhunë.

Sipas bluve të Tiranës janë dokumentuar me prova ligjore 15 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të bankomatëve dhe filialeve të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburanteve e argjendarive.

Rexhepi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, më datë 15.05.2020, në bazë të provave të siguruara nga puna profesionale dhe hetimore e strukturave të Policisë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave në nivelit të dytë dhe bankomatëve.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor “ATM”, për zbardhjen e vjedhjeve me dhunë, armë dhe eksploziv, të ndodhura më parë. Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 15 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të bankomatëve dhe filialeve të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburanteve e argjendarive. Vjedhjet me dhunë e armë, të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat. Vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre ngjarjeve të dokumentuara me prova të pakontestueshme.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve me dhunë, armë dhe eksploziv, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar me prova ligjore të pakontestueshme, nga Sektori i Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor “ATM”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R. alias R. P., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, më datë 15.05.2020, në bazë të provave të siguruara nga puna profesionale dhe hetimore e strukturave të Policisë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave në nivelit të dytë dhe bankomatëve (ATM).

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas është autori kryesor i dyshuar për disa vjedhje me dhunë, armë e eksploziv në Qarkun e Tiranës, konkretisht: I vjedhjes me armë zjarri të një sasie vlere monetare në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në fshatin Kashar, Tiranë;  I tentativës për vjedhje me thyerje të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 27.12.2018, rreth orës 04:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, lagjja Laprakë, Tiranë; I tentativës për vjedhje me eksploziv të vlerave monetare në bankomatin (ATM) e filialit të një banke të nivelit të dytë në Bulevardin Blu, Bashkia Kamzë, Tiranë;

I vjedhjes me eksploziv të një shume parash në një bankomat të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 17.01.2019, rreth orës 04:30, në rrugën “Rinia”, Bashkia Vorë, Tiranë. I vjedhjes me eksploziv të një sasie vlerash monetare në një bankomat të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2019, rreth orës 03:22, në lagjjen nr. 5 të qytetit të Kavajës.

Gjithashtu, po nga puna hetimore u bë e mundur zbardhja edhe e një sërë ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat, si vjedhje me dhunë, armë e eksploziv të bizneseve, bankomatëve dhe argjendarive, konkretisht: • Vjedhja e një shume parash në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhur më 05.11.2018; • Vjedhja e një sasie parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në Ura Vajgurore, Berat, më 04.01.2019; • Tentativa për vjedhje të ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ngjarje e ndodhur më 27.12.2018; • Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ndodhur më 14.02.2019; • Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019, në lagjjen nr. 14, Durrës; • Tentativa për vjedhje në një ATM (bankomat) të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019 në lagjen nr. 13, Durrës;

• Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ndodhur në Durrës, më 31.07.2019; • Vjedhja e së një sasi bizhuterish në një argjendari në një qendër tregtare, ndodhur më 01.01.2019; • Tentativa për vjedhje të parave në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, në Shkozet, Durrës, ndodhur më 17.01.2019; Vijon puna për kapjen edhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajta pa leje a armëve dhe municioneve luftarake”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi rexhepi operacioni atm policia tirane renato paturi andi rexhepi operacioni atm policia tirane renato paturi

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Maj 2020, 20:19

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga megaoperacioni që është zhvilluar në Rinas, nga policia lokale në bashkëpunim me zyrën e hetimit në ambasadën...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale